Shqipëria nuk është shtet mysliman, zotërinj!

Kryeministri Berisha është takuar sot me kryetarin e Knesset-it izraelit, Reuven Rivlin, në Jeruzalem, për t’i shpjeguar këtij që kërkesa për njohjen e Palestinës në OKB “saboton procesin e paqes” dhe se “paqja mes Izraelit dhe palestinezëve mund të arrihet vetëm nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta dhe sigurisë së garantuar për të dy shtetet.”
Rivlin-i, nga ana e vet, paska deklaruar se “Shqipëria është model dhe shembull parësor i një shteti mysliman shekullar, të moderuar dhe demokratik.”
Si Shqipëria shtet mysliman? Jo kaq shpejt, z. Rivlin.
Dikush herët a vonë duhet t’ua shpjegojë këtyre izraelitëve dhe hebrenjve, përndryshe ndoshta dashamirës, se Shqipëria nuk është shtet mysliman, por shtet laik (shekullar) ku bashkëjetojnë komunitete të tri feve të ndryshme.
Atributi i Shqipërisë si shtet mysliman mund t’u pëlqejë qarqeve të caktuara në ShBA dhe në Izrael, që kanë nevojë të ngutshme për një kundërshembull ndaj fanatizmit dhe të fundamentalizmit islamist; por nuk besoj se do të gjendeshin shumë shqiptarë që të entuziazmoheshin me këtë vetrinë ku duan t’ua nxjerrin shtetin; dhe aq më pak shqiptarët e besimit të krishterë dhe shqiptarët agnostikë ose indiferentë ndaj fesë, të cilët përbëjnë, në Shqipëri, shumicën, përkundrejt bashkëkombasve të tyre të besimit mysliman.
N.Y.
Comments
Ngelet ne fuqi ajo qe kemi

Ngelet ne fuqi ajo qe kemi thene : Nuk eshte e rendesishme ajo qe ne kujtojme se jemi ,por ajo qe te tjeret mendojne per neve.

Kjo ka per te ngel ne fuqi deri diten kur per ne nuk do te jete e rendesishme ,njohja apo mosnjohja e Palestines,por Shqiperia nuk eshte nje vend islamik.

Palestina, vendimin e Asamblese se Pergjthshme te Kombeve te Bashkuara te 29 Nendorit 1947,te miratuar me 33 vota pro , 13 kunder dhe 10 abstenime per ndarjen e territorit ne fjale ne dy shtete : nje per hebrenjte dhe tjetrin per palestinezet,nuk e pranoi e ndikuar dhe nga shtetet e tjera arabe;tani i takon asaj qe te beje negociata me Israelin.

Sa te fiksuar qe jeni ju te

Sa te fiksuar qe jeni ju te Respublices, (dhe te tjere) a thua se lajmi kryesor ketu eshte se kryetari i Knesset-it Izraelit na paska quajtur ne "shtet mysliman shekullar". Po pastaj? Shtet mysliman Shqiperine e ka quajtur dhe Presidenti Bush, Presidenti Klinton, Sekretarja e Shtetit Klinton, e Presidenti Obama. Keta nuk e kane bere kete me te keq, por perkundrazi, ashtu si dhe Rivlin me siper, kane thene se "Shqipëria është model dhe shembull parësor i një shteti mysliman shekullar, të moderuar dhe demokratik". Pra na kane quajtur shembull dhe model, gje qe nuk ndodh shpesh, per te mos thene kurre. Dhe per sa kohe Shqiperia mbetet nje shtet me shumice myslimane, eshte krejtesisht legjitime dhe jo problematike te na quajne shtet mysliman. (nuk e di ku i gjeni keto statistika njehere qe shumica e shqitpareve qenkan agnostike apo indiferente ndaj fese...)

Lajmi i vertete ketu eshte deklarata e turpshme e Berishes se njohja e Palestinës në OKB “saboton procesin e paqes”. Kjo deklarate eshte sa e pamoralshme, aq dhe e papergjegjshme. Se me cmend shkon Berisha e leshon deklarata te tilla ne nje kohe kur ne akoma i kerkojme vendeve Arabe e Islame e gjysmes se botes te njohin Kosoven, kjo per mua eshte e pakapshme.

Nese nuk me ishte mbushur mendja me heret, tani jam perfundimisht i bindur se Berisha eshte nje skuth i qelbet pa shtylle kurrizore i cili po merr ne qafe jo vetem imazhin tone nderkombetar, por edhe kauzen tone kombetare duke demtuar rende ceshtjen e njohjeve te Kosoves.

TURP BERISHA TURP.

Ky eshte pikerish fakti i mos

Ky eshte pikerish fakti i mos te qenit vend musliman, sepse te gjitha vendet me shumice popullsie muslimane jane pro Palestines. Ne Kudsi Sherif ndodhet Mesxhidi Haram, ndersa ai sherefsizi kryeministri i "vendit musliman"shkon e ben ziarete tek vendet e shenjta te krishtera dhe hebreje. Nje popull quhet musliman kur i dhemb gjendja ne vendet e shenjta te saja, dhe ne kete rast i jap plotesish te drejte Muç Nanos, bash ashtu eshte e verteta.

shume mire e ben berisha qe

shume mire e ben berisha qe ben kete deklarate.

e cfare te presesh nga vendet arabe qe kane 2 vjet qe nuk e njohin kosoven sepse duan serbine.

Dy verejtje te vogla. a)

Dy verejtje te vogla. a) Shqiperia nuk eshte shtet mysliman. Ka qene deri para Luftes se Dyte Boterore por 45 vjetet e sundimit komunist e kane nderruar kete kahje. Ndalimi i fese, forcimi i ateizmit dhe martesat e perziera mundesuan nje ndryshim te raporteve fetare ne vend. Sot shumica e shqiptareve e vleresojne veten si laike, pra qe besojne ne Zot, por nuk i takojne ndonje nje feje te veçante. b) Shqiperia historikisht eshte nje vend dyfetar, dhe jo tri siç thuhet rendom. Shqiptaret i takojne ose besimit mysliman ose atij te krishtere. Pra ka 2 fe, çdonjera prej te cilave ndahet ne dy dege: Katolike dhe orthodokse per te krishteret dhe synite me xhami dhe bektashinj me teqe per myslimanet. Sipas te dhenave te publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit bektashinjte shqiptare jane dhe me te shumte ne numer se sa te krishteret katolike. Fan Noli qe ne vitin 1924 eshte shprehur se shqiptaret nuk merren vesh me njeri tjetrin edhe sepse i perkasin kater besimeve te ndryshme fetare.

Tere bota e di qe jemi vend

Tere bota e di qe jemi vend islamik, vetem ne, nuk e dime ose mundohemi ta fshehim.

Gjithe ajo xhami ne mes te Tiranes, tamtamet e daulleve, me mijra njerez qe luten ne mes te sheshit dhe prape themi nuk jemi myslumane.

Po behet gati nje shekull qe nuk jemi me Turqi. Histori e poshter.

Në Shqipëri ka myslimanë,

Në Shqipëri ka myslimanë, por kjo nuk e bën Shqipërinë shtet mysliman. Në Shqipëri ka edhe të krishterë, por kjo nuk e bën Shqipërinë shtet të krishterë. Në Shqipëri ka madje edhe grekë etnikë, por kjo nuk e bën Shqipërinë shtet grek etnik. Në Tiranë ka vërtet xhami në sheshin kryesor, por pak më tutje ngrihen katedralet e katolikëve dhe të ortodoksëve, të ndërtuara tani vonë. Veç kësaj, siç e tha një komentues më lart, nuk ka asgjë myslimane (as islamike) në politikën shqiptare: as ndonjë vëmendje prioritare ndaj vendeve myslimane, as ndonjë përkushtim ndaj kauzave myslimane ose pozitës së Islamit sot në botë. Sheriati nuk luan ndonjë rol në Shqipëri. Përshtypja ime është se, në 100 shqiptarë, jo më shumë se 20-30 janë myslimanë praktikantë. Edhe Izraeli ka shumë myslimanë, madje ndoshta më shumë se Shqipëria - po provoni ta quani Izraelin shtet mysliman!

Ne Shqiperi ka edhe njerez,

Ne Shqiperi ka edhe njerez, bile jane shumica aty, po ec e quaje po deshe Shqiperine vend human, apo vend humanist.

Ju lutem anetareve te Knesetit, Tsahalit dhe ADL-se: nese nuk quhet anti-semitizem kjo qe do ju them, stop shpifjeve rituale ndaj nje vendi mik!!!!!

Myslyman jemi edhe pse kane

Myslyman jemi edhe pse kane inat kauret e Rames dhe PS-se. Biles tani me Saliun ne krye do fillojme te martohemi vetem me kauresha katolike dhe ortodokse dhe do ua veme emrat ose Mustafa ose Ramiz ose Sali ose Enver!

me duket se te gjithe po

me duket se te gjithe po eksitohen se tepermi nga titulli i artikullit, a jemi a s'jemi vend mysliman. Lajmi i vertete ketu eshte deklarata skandaloze dhe pabukse e Berishes kundra Palestines. Turp ti vije e inshallah e kap ndonje rrakete Kasam :). Ne prononcimin zyrtar ne faqe te kryeministrise nuk thuhej asnje llaf per kete deklarate bombastike... sigurisht se skuthat keshtu veprojne...

Agim Shkodra me te drejte

Agim Shkodra me te drejte thote: Nuk eshte e rendesishme ajo qe ne kujtojme se jemi, por ajo qe te tjeret mendojne per neve.

Sali Berisha pa pyetur njeri, as Kuvendin dhe as popullin, me koken e vet e futi Republiken e Shqiperise ne Konferencen e Vendeve Islamike qyshe nga viti 1992.

Atehere, pamvarsisht se çka jemi, si do te na konsiderojne te tjeret ?!- Natyrisht nje vend musliman apo islamik, me te gjitha epitetet qe bartin keto vende, prej te cilve del terrorizmi islamik. A nuk ka pase terrorista islamik edhe nga gjaku shqiptar?!?

Mua me duket se diskutimet

Mua me duket se diskutimet jane komplet te kota. Se pari ne nuk jemi shtet! Ne nuk jemi as vend normal! Cfare funksionon ne kete vend? Industria!? Bujqesia!? Infrastruktura apo superstruktura!? Arsimi!? Kultura!? Demokracia!? Drejtesia!? Ne jemi nje vend plehrash ne kuptimin fizik te tyre ( te mbysin anembane saqe gjermanet nuk i keshillojne njerezit e tyre te vijne ketu sepse do te shokohen nga pislleku e zhuli), por jemi vend plehrash edhe ne kuptimin letrar te tyre (qeveri hajdutesh, injoranteshm njerezish te ndyre plot vese e pa asnje virtyt e vizion, kemi qelbesira qe kuderbojne krim e hajduteri si kryeminister, e ministra qe vetem ndotin kete vend qe nuk e llogarit askush, plehrat jane ne cdo institucion i thenshin, si ne gjykata, ne parlament, ne polici apo ne institucionet fetare. Jemi vendi dhe populli qe kur i thua ndonje te huaji qe jam nga ky vend te largohet i tmerruar sikur i ke futur daten....prandaj o vellzer te dashur shikoni realitetin ne sy, dhe cohuni dhe pastroni vendin nga plehrat.

Nuk jane te kota diskutimet,

Nuk jane te kota diskutimet, pse te identifikohet Shqiperia ne shtet mysliman, cfare kushtetute ka ? nuk e ben shtetin fetar, mysliman ose katolik numri i banorve te ni konfesioni, po kushetuta (sheriati per islamin).

Amin.

O Muço, llogjika me te cilen

O Muço, llogjika me te cilen ti pretendon se shqiperia nuk mund te quhet vend musulman, per boten eshte si llogjika e nje femije qe eshte i bindur se 2+2 bejne 5. Kur do mesojne shqiptaret qe te pretendosh perendimin, duhet ne radhe te pare te fillosh e te mendosh si perendimi e jo ti "japesh mend" perendimit se si duhet te mendoje? Nuk ka besoj shprehje me te goditur per shqiptaret se "gjithe bota me boten, e ju me te tjeret", ose ne rastin konkret "topi bam e Muçua tutje".

Loni thote: "Mua me duket se

Loni thote: "Mua me duket se diskutimet jane komplet te kota. Se pari ne nuk jemi shtet! Ne nuk jemi as vend normal! Cfare funksionon ne kete vend? Industria!? Bujqesia!? Infrastruktura apo superstruktura!? Arsimi!? Kultura!? Demokracia!? Drejtesia!? Ne jemi nje vend plehrash ne kuptimin fizik te tyre ( te mbysin anembane saqe gjermanet nuk i keshillojne njerezit e tyre te vijne ketu sepse do te shokohen nga pislleku e zhuli), por jemi vend plehrash edhe ne kuptimin letrar te tyre (qeveri hajdutesh, injoranteshm njerezish te ndyre plot vese e pa asnje virtyt e vizion, kemi qelbesira qe kuderbojne krim e hajduteri si kryeminister, e ministra qe vetem ndotin kete vend qe nuk e llogarit askush, plehrat jane ne cdo institucion i thenshin, si ne gjykata, ne parlament, ne polici apo ne institucionet fetare. Jemi vendi dhe populli qe kur i thua ndonje te huaji qe jam nga ky vend te largohet i tmerruar sikur i ke futur daten....prandaj o vellzer te dashur shikoni realitetin ne sy, dhe cohuni dhe pastroni vendin nga plehrat." -

Linde pyetja: Pse keshtu, ndryshe nga e gjithe Europa?

Sinteze e Historise Shqipnise shek.XV-XX e bame nga Profesor Sami Repishti!

Ketu me poshte jepet nje pjese e nxjerrur nga "Pershendetje te gjithe vllezenve dhe motrave shqiptare: gezuar vitin 2000", nga Profesor Sami Repishti, Badwin, New York, USA 01.01.2000.

"....Mbas vdekjes se Skenderbeut traktati i 1479-s ne mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman te Shqiprise. Dritarja e Botes Perendimore iu mbyll Shqiperise pikrisht ne nji kohe kur era frymedhanse e Renaissances dhe idete fisnike te Humanizmit po krijojshin nji Europe te Re me nji etje garantuese per njohuni te reja, per hapsina dhe nji bote te re me nji zhvillim te lire, te pakufizueme te shpirtit kerkues e thellesisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar - qe mbetet gjithhere nji çeshtje krejtesisht intime per çdo ndergjegje personale - okupacioni otoman ka nxjerre Shqiperine nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar ate te jete nji krahine e harrueme mbrenda nji perandorie te mbyllun, me kulture te kundert nga ajo e Europes, qe po rilindte ne Perendim...."

PKDSH ka kohe qe eshte
PKDSH ka kohe qe eshte prononcuar lidhur me temen te cilen juve trajtoni me lart, por faktet jane kokforta. Antarsimi i Shqiperise -shtetit shqiptar ne organizaten e konferences islamike, qe ne 1994 eshte nje hap sa i gabuar aq dhe i rrezikshem ne dem te jo vetem imazhit te Shqiperise e shtetit laik shqiptar por nje min me "sahat" qe qon dem qendresen e popullit e aspiratat e parardhesve tane nder shekuj. Europa mburret me Kastriotin-heroin tone kombetar-atletin e krishterimit, nderkohe qe otomanet-zyrtar shtetaret"shqiptar" deklaroine te kundreten e perkatesise se besimit dhe me keq bene fakt antarsimin e shtetit shqiptar ne strukturat e organizates islamike.!
E pra kjo shumkujt mund ti sherbeje por, vetem Shqiperise dhe shqiptarve jo as i ka sherbyer as do i sherbeje per mire, perkundrazi, duke patur shtet islamik kushdo kojshi eshte i privilegjuar konjukturalisht ne politike te perfitoje ne kurriz te naivitetit tone e besueshmerise se tejskajshme ndaj klases politike tejskajshmerisht e korruptuar dhe e pafate te udheheqe e kryej detyrat qe i kerkon koha. Me respekt -PKDSH.
PKDSH ka kohe qe eshte

PKDSH ka kohe qe eshte prononcuar lidhur me temen te cilen juve trajtoni me lart, por faktet jane kokforta. Antarsimi i Shqiperise -shtetit shqiptar ne organizaten e konferences islamike, qe ne 1994 eshte nje hap sa i gabuar aq dhe i rrezikshem ne dem te jo vetem imazhit te Shqiperise e shtetit laik shqiptar por nje min me "sahat" qe qon dem qendresen e popullit e aspiratat e parardhesve tane nder shekuj. Europa mburret me Kastriotin-heroin tone kombetar-atletin e krishterimit, nderkohe qe otomanet-zyrtar shtetaret"shqiptar" deklaroine te kundreten e perkatesise se besimit dhe me keq bene fakt antarsimin e shtetit shqiptar ne strukturat e organizates islamike.! E pra kjo shumkujt mund ti sherbeje por, vetem Shqiperise dhe shqiptarve jo as i ka sherbyer as do i sherbeje per mire, perkundrazi, duke patur shtet islamik kushdo kojshi eshte i privilegjuar konjukturalisht ne politike te perfitoje ne kurriz te naivitetit tone e besueshmerise se tejskajshme ndaj klases politike tejskajshmerisht e korruptuar dhe e pafate te udheheqe e kryej detyrat qe i kerkon koha. Me respekt -PKDSH.

Agnostik apo

Agnostik apo jo-Agnostik....ne Shkoder /se na ne Shkoder bajm si "capkena" kur vjen puna te feja,,,shikoje kur asht Bajram ,si pushon qyteti,kurse per festa te Krishtera (shum te rrespektume-zdiskutohet) ....nji agnostik,nuk do ta dallote a asht fest apo dit e zakonshme...
Meqe u fol ktu edhe per % e feve te ndryshme.....Kur u fol se ne kartat e identitetit do te deklarohet edhe besimi fetar ,,,VETEM perfaqsust e Kishes Katolike e kundershtun me te madhe kyt fakt,,,,e pse?.......SEPSE E DIN MIR SE,jo vetem ne Shkoder por ne tan Shipnin, Katoliket ne Numer (per mu,jo ne cilsi) jan feja e trete... sorry darling po kshtu asht...
o kryqa te dashtun,sot qe jeni rrit harroni prrallat qe ju ka tregu gjyshja,,,,se myslimant jan te kqij e se katolikt jan te mir....
enver hoxha ka pas zemren e keje ,JO MBIEMRIN....

Le te update-ohena te tan bashk... e ta kuptojm se bota asht e madhe e ka vend per te gjith....

Per shume vjet me gezime

Per shume vjet me gezime festen e ngritjes se flamurit shqiptar ne Vlone me 28 Nanorit 1912, dita e shpalljes se Pamvarsise se Shqipnise nga pushtuesi i urryem pese shekullor aziatik turk-osman.

Ne shqiperin e sotme njihen

Ne shqiperin e sotme njihen KATER besime natyrore historike, jo 3 dhe aspak 2. Kush perkrahe lacizmin ne RSH, duhet te jete i perpikte ne kete ceshtje!!! Normale qe te tjeret, sazeve te tyre u bien. Ne jemi te mefshte, dhe s`dime te lozim tonat...Deklarata e kryeminstrit ne Izrael eshte tersisht diletante, por me siguri e diktuar. Aahhh, per dipllomaci nuk jemi ne...

Add new comment