Besnik Mustafaj i shigjeton të gjithë: Kombëtaren, Dukën e Lorik Canën

“Lorik Cana një lojtar që edhe kapardiset në një video të himnit të Aleancës Kuq e Zi duhet të kishte qenë i pari që të braktiste ndeshjen Maqedoni-Shqipëri”. Ky, ndër të tjera, ka qenë reagimi i hidhët i ish-ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Besnik Mustafaj në një koment për të përditëshmen ‘Panorama’. Politikani që i është kthyer letërsisë, nuk ka munguar në kritikat e tij edhe për Presidentin e FSHF, Armando Duka, i cili “nuk duhet të bëjë burrin e mirë me homologun maqedonas, por të denoncojë veprimet e tifozëve në UEFA”. Sipas Mustafajt e gjithë kombëtarja shqiptare duhet të kishte braktisur fushën e lojës pas fyerjeve të forta raciste të tifozëve maqedonas në stadiumin e Prilepit, ku Maqedonia priti Shqipërinë në një miqësore futbolli. Besnik Mustafaj ka kujtuar edhe reagimin e dobët të politikës, duke shtuar se vetëm PDIU ka reaguar dhe ka kërkuar të njëjtën gjë edhe nga të tjerët. Tifozët maqedonas kanë përsëritur në kor fraza si “një shqiptar i mirë është një shqiptar i vdekur” dhe “dhoma gazi për shqiptarët”. Ndeshja u mbyll nën një barazim pa gola, ndërkohë që sekretari i FSHF-së, Eduard Prodani, ka thënë se pavarësisht incidenteve, Federata nuk do të ankohet në UEFA.
H.B.
Comments
Ketu thote mire Besniku,

Ketu thote mire Besniku, por te pakten Federata jone te bente ankesen tek UEFA----Opozita duhet ti kerkoje llogari FSHF pse nuk ben ankim kunder Maqeonise

Mire shtet qe s'kemi , por s'kemi as opozite

Shqiperia e ka njohur dhe me

Shqiperia e ka njohur dhe me emrin "Maqedoni"!!! Mire tua bejne atehere, se jeni njerez pa shtylle kurizore.

Ata jane futbolliste dhe jo

Ata jane futbolliste dhe jo ambasadore. Lorik Cana eshte lojtar profesioniste dhe nuk mund te lere ndeshjen sa here qe horrat kerkojne ta fyejne.
Per patriotizmin e Lorik Canes zotnia ne fjale e thote fjalen e pare ate qe duhet te ishte e fundit. Lorik Cana eshte i vetmi lojtar shqiptar qe ka luajtur me skuadra te sakta dhe ka dale mire ne to, eshte i vetmi lojtar shqiptar qe kishte mundesi te luante si per Zvicren ashtu edhe per Francen por zgjodhi te luante per skuadfren tone kombetare, qe ashtu cope-cope sic eshte snobohet prej cdo shqiptari qe ka takat te luaje me ndonje kombetare tjeter, cilado qe te jete, o Greqia o Finlanda.

Burra si Lorik Cana e duan Shqiperine shume me teper se politikanet, ndoshta jo z. Mustafaj personalisht por me siguri ata shoket e vet te partise qe kur i vune kazmen vendit duartrokiteshin pa shume shikime qortuese nga keta te rreptet e sotem. Z. Cana ka bere sakrifica personale per kete vend gje qe 99% e ketyre te sendisurve patriotike as u ka shkuar mendja ta benin.

Mustafaraj u bashkohet listes

Mustafaraj u bashkohet listes se gjate te atyre derdimenve qe pasi nuk bene emer ne fushat qe kishin perzemer, dalin ne shtyp me flamur nacionalist, te sigurte se gjithnje do te kete nje skuader alpinistesh qe i ndjek nga pas.

Add new comment