Serbët po mësohen pa Kosovën

Postuar në 12 Gusht, 2011 17:02

Ambasadori serb në Gjermani, Ivo Viskoviç, ka dhënë një intervistë për gazetën Blic, dhe aty flet dhe për Kosovën. “Do bëjmë çmos, që Kosova të mos jetë kusht zyrtar për avancim drejt BE-së”, ka thënë ai fillimisht. Frazë e paqartë dhe e interpretueshme në më shumë se një mënyrë? S’ka problem. Është i qartë pak më poshtë: “Aktualisht për Serbinë është e pamundur të njohë pavarësinë e Kosovës….  çështja e njohjes së Kosovës nuk është vetëm çështje e krenarisë apo e drejtësisë, por është edhe çështje e fatit të njerëzve që jetojnë në Kosovë”. Siç shihet, qysh në këtë pikë mund të thuhet se ka thënë bajagi shumë në mes të Beogradit. Përkthyer ngutshëm në shqip do bënte: “Kosova është çështje e sigurisë dhe e garancive që duhen marrë për serbët e Kosovës”. Dhe me këtë duket se përgatit veten për të bërë saktësimin e mëposhtëm: [Para se të njohim Kosovën] duhet të zgjidhen shumë probleme. E pastaj, një ditë, jo në të ardhmen aq të afërt, dikush në Serbi do dalë e do thotë: Tani mund ta bëjmë këtë”.

Ivo Viskoviç është serbi i parë që shtyhet kaq shumë me një deklaratë “jo fort patriotike”.  

E.G.

Comments

Submitted by zhozef fushe (not verified) on

Normale po vetndergjesohen per mentalitetin folklorik qe kane duhe t lene pas....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.