Socialistët fillojnë të sendërtojnë një nismë “të çuditshme”

Socialistët e kishin lajmëruar më parë përzgjedhjen e kandidatit për postin e Avokatit të Popullit nëpërmjet ca procedurave të tipit anglosakson, dhe duket se arrestimet e disa punonjësve të administratës publike e kanë valorizuar këtë gjest të paprecedent. Edi Rama nuk e lë t’i shpëtojë ky rast, dhe në shkrimin e tij të publikuar online kërkon të ballafaqojë administratën që është në dorë të bandave partiake me administratën që ai synon të ndërtojë në frymën e gjestit të paralajmëruar. “Ne jemi të bindur”, thotë ai në shkrim, “se ndryshimi radikal që duam të sjellim për një Shqipëri normale, kalon përmes vendosjes së një kufiri të qartë mes shtetit e partisë në pushtet.”
Ky është një zotim për t’u parë e verifikuar në praktikë, por ndërkohë sendërtimi i kësaj ideje ka marrë udhë. Komisioni që do të përzgjedhë kandidaturën mes aplikimeve që do të bëhen përbëhet nga tre deputetë, nga dy anëtarë të Asamblesë sonë të re Kombëtare, dhe nga përfaqësuesit e shoqërisë civile Luan Omari dhe Vangjel Kosta”. Për ta anglosakson-izuar deri në fund idenë, do duhej që ky komision të dominohej nga shoqëria civile e bota akademike, por në kontekstin shqiptar, edhe kështu si është, ngjan si lëvizje revolucionare. Duhet shpresuar që socialistët t’i mbahen kësaj fryme,
M.N.
Comments
…BULLSHIT!DEMAGOGJI DHE

…BULLSHIT!DEMAGOGJI DHE PROPAGANDE!edhe Saliu kur ishte ne opozite keshtu fliste..e tërrci, e vërrci—bla, bla, bla, jemi ngopur me keto idera kur jane ne opozite. Kur vijne ne pushtet, bejne kerrdine me rekrutim militantesh! Shembuj: vetem aleatet e Edit; PBDNJ, eshte parti qe po nuk ishe grek ose te paguash tek V.Dulja nuk ke shans te hysh ne pune, mos te flasim per Nard Ndoken, qe nuk le bandit dhe hajdut pa rekrutuar dhe nuk e ka per gje te flake ne rruge specialiste te mirefillte! Ka shume njeres qe mendojne si Edi, puna eshte kush mund ti ve ne jete. Kompromiset per pushtet prevalojne mbi ato parimet e Edit ne opozite!

C'the me siper vlen per

C'the me siper vlen per 20 vitet qe u bene tashme. Kam ndjesine, qe si per dreq nuk di ta shpjegoj mire, por them se kupat jane mbushur. Njerezit ne shumice ia kane idene edhe pse nuk e shprehin. T'i ngjas vendimarrjes zviceriane eshte rruge qe duhet mbeshtetur. Dmth qe edhe pse nje parti eshte ne pushtet, per shume gjera te rendesishme duhet te pyese shtetasit qe qeveris, me referendum ose me ane te teknologjise qe kushton shume me pak.

Te ndergjegjshem se leku nuk fitohet me kollaj si me pare, qytetareve shqiptare do t'ju interesoje qe c'ke me te se si perdoren parate e nxjerra prej tyre nga taksat. Nje arsye e protestave ne perendim eshte edhe e mesipermja. 2012 do te jete nje vit mjaft i veshtire per shqipetaret dhe idete ndryshe e gjejne te lehte te mbeshteten.

Nisma eshte risi pozitive.

Nisma eshte risi pozitive. Mendoj se nuk eshte e drejte te vendosesh shenjen e barazimit ndermjet PS dhe PD kur diskutohet per administraten publike (ref. komentit te pare). Eshte fakt se PD kur eshte ne pushtet e shkaterron nga themeli administraten, kjo ndodhi edhe ne vitet 1992-1997 edhe keto 6 vitet e fundit. Ndersa PS tregoi me teper kujdes, pavaresisht presioneve te miltanteve gjate viteve 1997-2005, administrata publike u be me e qendrueshme, u miratua dhe filloi te zbatohet Ligji per Nepunesin Civil te cilin PD me pas e hodhi praktikisht ne koshin e plehrave. Le te shpresojme se administrata e ardhshme kur te rivije ne pushtet e majta do te jete me profesioniste krahasuar me ate te viteve 1997-2005, ndersa nuk ka kuptim krahasimi me administraten aktuale.

Nisma "te reja", lule sa te

Nisma "te reja", lule sa te duash, ngjyra si ...ylberi, karroca e "Dylit" plot e perplot...Shije do kete?!...Torba gjithe kohes me "lajle-lule" na rri plot, por ne duam t'a mbushim me "simite"...

Add new comment