Rama bën prapakthehu: nuk ka bashkëpunim me Metën

Edi Rama tha gjatë intervistës në Top Story se “Ilir Meta e meriton një mundësi të dytë”. Të gjithë e kanë interpretuar këtë frazë si një gatishmëri për një bashkëpunim me të përpara zgjedhjeve të ardhshme. E të gjitha gjasat janë që ai të ketë menduar të njëjtën gjë. Por sot ka bërë një korrektim të atij mesazhi. Në takimin me të zgjedhurit e rinj të Asamblesë, me të cilët ka diskutuar për zgjedhjet e ardhshme, citohet të ketë thënë, se “e konsideron naive, për të mos thënë qesharake, që nga disa brenda PS të thuhet të bashkohemi edhe me Metën për të mundur Saliun!”
“Kjo është njësoj si të thuash se pa gjysmën e Saliut ne nuk e mundim dot Saliun, ndërkohë që PS dhe koalicioni i sotëm opozitar ka detyrimin ta largojë Saliun në radhë të parë me një moral të ri si garanci për mirëqeverisjen”, u shpreh ai. Kjo tërheqje ka të bëjë me reagimin e fortë që pasoi një sërë deklaratash të eksponentëve socialistë (e tija në studion e Sokol Ballës ishte “qershiza mbi tortë”). Duket se nga brenda opozitës nuk pranohet një ide e tillë.
Re.Pu.
Comments
mua me duket me shume se keto

mua me duket me shume se keto para- dhe mbrapakthesat i beni ju gazetaret me interpretimet tuaja shume 'bujare', por jo fare pa te drejte. Rama tha fare hapur se Metes mund ti jepet nje shans i dyte. Kjo, sipas Rames, eshte parimore, se cdo njeriu ne moshe te re si Iliri duhet ta kete nje shans te dyte per te shlyer gabimin. Ju, nuk mendoni se arrestimi i fundit i bandes se LSI mund te kete ndikuar ne perjashtimin e nje mundesie bashkpunimi? Kjo sa per te mbetur tek hamendesimet meqe ju jeni eksperta ne kete fushe. Gjithesesi nuk medoj se dyshon njeri se Rama ka qene gjithmon gati te sakrifikoje edhe nje bashkpunim me LSI per te rrezuar Saliun. Kjo, te pakten, sipas vete fjaleve te Lilit para nja nje viti mesa me kujtohet, se Rama i paskesha ofruar edhe postin e Kryeministrit ne shkembim te rrezimit te qeveriseSali. Gjithashtu, Rama thote nje gje gjithashtu nuk mund te mohoet nga askush, se Lili perben gjysmen tjeter te pushtetit qe ndan me Saliun, pra nuk eshte shume logjike ti kerkosh Metes te rrezoje veten. Ate gje e ka dhe e ka pas gjithmon vete ne dore Ilir Meta.

Alban, askush ne Tirane nuk

Alban, askush ne Tirane nuk kishte nevoje per 15 arrestime per te kuptuar qe LSI eshte shume e kalbur. Une jam dakort me ResPublica qe Edi u terhoq pasi pa se sa shume ishin kundrra ketij bashkimi. Por kam frike se Edi do te riprovoje me vone ne kohe nje tentative te re bashkimi. Kaq i marre fund eshte.

Po c'te keqe ka te besh

Po c'te keqe ka te besh aleance me Partine e Metes? Ata jane edhe elektorat imajte ----Saliu beri aleance me Komunistet,qe eshte komplet e paimagjinueshme,ndersa PSja nuk duhet t e beje aleance me LSI-ne sepse nuk duan kryesia e PS-se----------Ata ne kryesi te PS-se qe nuk duan te bejne aleance me LSI-ne jane Absolutisht Injorante --

-Ata nuk duhet te merren me poltike,sepse nuk kutpjne dicka themeleore ne demokraci -----Nje njeri eshte fajtor kur jepet me vendim gjykate - dhe tjetra qe kur ben aleance me dike,nuk dote thote se edhe ti ke mendim pozitiv per aleatin---Aleancat jane te perkoheshme dhe behen mbi bazen e intereseit te fitimit te pushtetit--Pastaj po fitove e prish aleancen dhe shko ne zgjedhje te parakoheeshme dhe ne ke terast zgjedhjet nuk ti vjedh njeri sepse Sala nuk do jete ne ne pushtet

--Por Edi ka bere gabim qe i ka degjuar ata budallenjte e kryesise se PS-se, sepse po i humbi zgjedhjet ,pergjegjsia do bjere vetem mbi te ,jo mbi ata te tjeret

Bie plotësisht dakord me

Bie plotësisht dakord me këtë koment. Edhe mua më ka bërë përshtypje intensiteti me të cilin është trajtuar kjo temë tek ky site. Vetëm Muç Nano ka shkruar dy artikuj në gazetë për këtë gjë.

Une kete bindje kisha qe ne

Une kete bindje kisha qe ne fillim, qe bashkim me LSI-nuk nuk mund te kishte, por meqenese ne Shqiperi miza behet thjeshtesisht buall, po prisja me kersheri konfirmimin apo rrezimin e lajmit. Per fat te mire, makthi nuk vazhdoi gjate.

Une kete bindje kisha qe ne

Une kete bindje kisha qe ne fillim, qe bashkim me LSI-nuk nuk mund te kishte, por meqenese ne Shqiperi miza behet thjeshtesisht buall, po prisja me kersheri konfirmimin apo rrezimin e lajmit. Per fat te mire, makthi nuk vazhdoi gjate.

dit a kur ps te beje

dit a kur ps te beje koalicion me lsi (nqse) do jete dita me e zeze per popullin shqiptar ( te pakten per ate pjese qe e fiton buken me djersen e ballit )

ne qote se vjen ajo dite ( qoftelarg) do te thote se ne kete vend eshte instaluar perfundimisht mafia dhe per shqiperine nuk do te kete me asnje shprese , ne konceptim tim lsi nuk eshte parti por nje organizate mafioze e ngritur thellesisht mbi interesa ekonomike nga nje tufe horrash te paskrupullt qe per nga babezia ja kalojne dhe Coza Nostres , shpresoj te jene vetem spekullime dhe personalisht do te proferoja ta shihja ps ne opozite sesa te bashkeqeveriste me keta doca.

Ilir meta me kompani jane fytyrat me te urryera ato perfaqesoje pjesen me te erret te shoqerise sone dhe po instalojne ne kete vend nje regjim korrupsioni te frikshem duke u mbeshtetur tek krimi. per ilustrim po ju permend vetem disa emra nga kjo bande qe jane emeruar drejtore ne administraten e qytetit el.....

luli i frankos

ardian zhidro

moza trimi

pjerin xhuvani

ka dhe plot te tjere

ju ftoj te gjitheve te shkruani ketu emrat e banditeve qe kane zene poste neper qytetet tuaja , ju siguroj se do te kemi nje liste qe do ta kete zili dhe prokuroria

Add new comment