Topi bën propozimin e dytë për kreun e KLSH…një mbështetës të Topit

Postuar në 17 Nëntor, 2011 13:49

Presidenti Topi ka hedhur sot propozimin e tij të dytë brenda një harku të shkurtër kohor për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe bëhet fjalë për ish-deputetin dhe ish-ministrin e Partisë Demokratike, Bujar Leskaj. Kandidatura e re e Presidentit pritet, sipas procedurës, t’i kalojë Kuvendit të Shqipërisë për miratim. Bujar Leskaj është propozimi i dytë që i çohet Kuvendit për postin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit nga ana e Presidentit Topi, pas rrëzimit të kandidaturës së Sali Shehut. Ajo që i bashkon këto dy kandidatura është fakti se të dy politikanët njihen si mbështetës ose të afërt me propozuesin e tyre, Presidentin Topi. Ndërkohë që kandidatura e Shehut u rrëzua nga mazhoranca, pritet të shihet qëndrimi i deputetëve të PD-së ndaj Bujar Leskajt, ish-koleg deputet dhe ish-ministër i forcës së tyre politike. Në rast se Leskaj nuk ka bërë një pakt paraprak me lidershipin e PD-së që mos t’i kundërshtohet kandidatura, ai pritet të pësojë fatin e të rrëzuarit të parë, Sali Shehut. Në të kundërt, partisë së re të Topit pritet t’i shtohet edhe një eksponent tjetër në formën e një ish-deputeti dhe ish-ministri të PD-së me emrin Bujar Leskaj.

H.B.

Comments

Submitted by edmond (not verified) on

<p>Nuk e shoh si e shihni ju! Propozimi matyrisht qe do vinte nga predidenti dhe po natyrisht qe do ishte nje figure e perkrahur nga ai(Ashtu do jet per te gjitha) por ne rastin konkret une shoh nje prezantim tjeter.Qendrimi i Z.Leskaj kete periudhe ka qene i qarte.Une kete e kam pare ne shume shkrime te tij sidomos gjate fushates.Sipas meje au nuk eshte dhe nuk mund te jete pjese e partive qe mendohen.Eshte me PD dhe nuk e ka mihuar kurre kete,perkundrazi ka mbajtur nje qendrim shume aktiv ne kete drejtim.</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Fatmir (not verified) on

<p>Nuk e di se a duhe te shprehem per kete, por une e mendoj nje kandidature shume te mire per ate detyre. Jam nje ish student i tij dhe ruaj konsideraten me te larte per te jo thjesht si politikan, por dhe si ekonomist.Ka botuar dhe disa libra ne kete fushe. Nje mendim i thjeshte. Me falni pe shqetesimin</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.