Ben Blushi: Sali Berisha është një qënie banale

Ben Blushi ka qenë i ftuar nga Fred Peza në programin e vet në Vizion Plus, dhe me ç’u duk nga intervista, ka pasur një marrëveshje mes të dyve për t’mos folur për politikë. Por për politikë është folur, prapëseprapë. Dhe në një moment, Blushit i është kërkuar të komentojë komentet e kryeministrit Berisha lidhur me librat e Ramës e të tijat, e me një si rivalitet të natyrës artistike që ezgiston mes tyre. Në këtë pikë Blushi nuk i rezistoi ngasjes për ta shqepur gojën (ka kohë që e mban të qepur): “Nuk kam asnjë koment për këtë njeri... Kohët e fundit, por edhe në përgjithësi, i bëj një pyetje vetes dhe them se si ka mundësi që një burrë në këtë moshë, të jetë kaq banal. Çfarë nevoje ka për të qenë banal? Dhe mendoj që banaliteti i Sali Berishës është një gjë e padurueshme. Banalitetin ai nuk e kuron dot, jeton në banalitet, ndaj dhe nuk dua ta komentoj fare. Mund të bëja batuta pa fund me Sali Berishën për të mbushur edhe faqet e gazetave dhe në disa raste edhe e kam bërë, por nuk më intereson sepse banaliteti është gjëja nga e cila kam filluar të kem neveri.”
E.G.
Comments
Ehh... , mire e ka bere qe
<p>Ehh... , mire e ka bere qe eshte shprehur keshtu. ne fund te fundit Berisha eshte banal, dhe ben mire qe te thuhet e te sterthuhet, ne menyre qe gjindja te kuptoje qe menyra se si ai sillet nuk eshte normale.</p>
Lumpen oriental . E para here
<p>Lumpen oriental . E para here qe ndaj te njejtin mendim me Blushin...</p><p>E njejta gje vlen edhe per klanin e Bishes dhe bashibozuket qe kane vene dhjam nen regjimin e tij. Ka nje mesim historie qe na thote se sa me harbut,inatcor, aggresiv e arrogant qe eshte Lumpeni Oriental ne maje te kalit aq me e rrepte, me e shpejte dhe me e plote do te jete edhe kunderpergjigja dhe hakmarrja nga populli dhe historia per lumpenin dhe fisin e tij kur ti meren kembet kalit. SHembuli i fundit i diktatoreve arabe patjeter qe e cimbis edhe Bishen.</p><p>Mua personalisht Saliu sme ka bere asnje te keqe ne menyre direkte, dhe jam i ndergjegjshem se smund te jete vetem faji i nje horri per ate qe po kalon atdheu im. Por nuk mund ti gjej vetes asnje fjale me te bute dhe racionale per te pershkruar neverine dhe urrejtjen qe kam per kete ndryresire, per gjithcka qe ai dhe backgroundi i tij perfaqeson dhe per ate qe ai i ka bere popullit tim ne menyre te perseritur ne keto 20 vjet.Duket se fillim i fundit sapo ka nisur tashme dhe varet nga opozita dhe shumica e shqiptareve nese do tja zgjasin jeten QENIT. Bisha doli pa lagur heren e pare dhe duket se shpreson se keshtu do te jete edhe kesaj here. Une shpresoj qe ky maskara te galbet burgjeve (ka me shume se nje krim qe ai ka kryer qe ta mbaje ate pas hekurave per jete) dhe sa per fisin e biznesmenet e tij mjafton te ndjekesh aferat dhe financat e tyre dhe ti lejosh te jetojne ne varferi dhe mizerjene tyre ashtu sic kane lene mijra familje shqiptare. Per fat te keq nuk jam shume optimist qe ka nje politikan shqiptar sot qe te kete guximin ti shkoje deri ne fund transparences per korrupsionin masiv mafioz qe ka zene per fyti vendin tone. M e shume gjasa tek ne do te perseritet ajo qe kane bere per te pakten 50 vjetet e fundit fqinjet tane evropian ne jug e perendim te shqiperise dhe qe jane aspak per ti pasur zili.</p>
Add new comment