A mund të ketë feeling mes shqiptarëve e maqedonasve? Apo është e pamundur?

Në ndeshjen miqësore mes kombëtareve të Shqipërisë e të Maqedonisë, që përfundoi në barazim, u dëgjuan kore tifozësh që recitonin vargje antishqiptare. Ishte pak e papritur kjo situatë, por ca më shumë ishin të papritura sloganet e zgjedhura. Një sosh kish një ngjyrim të qartë nazist: Dhoma gazi për shqiptarët. Një tjetër buronte prej një qasjeje nekrofile: shqiptar i mirë është vetëm shqiptari i vdekur.
Reagimet nga pala shqiptare nuk kanë munguar e nuk kanë vonuar. “Përmes institucioneve shtetërore do të kërkojmë përgjegjësi për të gjithë ata që e shfrytëzuan apo e keqpërdorën këtë ngjarje sportive….”, deklaruan në emër të BDI-së. Ndërsa PDSH-ja në opozitë gjen një rast për të nënvizuar përgjegjësitë e partisë tjetër shqiptare. “[Kjo që ndodhi] është pasqyrim i pozitës tejet inferiore të partisë shqiptare në pushtet, BDI-së”, thotë një deputet i PDSH-së. Pati reagime dhe nga ndonjë parti e Tiranës, por këto ishin të një natyre folklorike.
Ka një klimë të rënduar në marrëdhëniet mes shqiptarëve e maqedonasve. Ka kohë që pritet një përmirësim i kësaj klime, por asnjë përmirësim nuk vihet re. Janë dy popuj e dy kombe që nuk kanë empathi e feeling me njëri-tjetrin. Dhe aktorët publikë, politikë, kulturorë nuk bëjnë asgjë për të vendosur një rend të ri gjërash. Përkundrazi. Dhe kjo duket qartë në rastin konkret. Mediat maqedonase, siç raportohet nga Top-channel, nuk i kanë kushtuar asnjë rresht thirrjeve raciste, që janë dëgjuar në stadiumin e Prilepit. E kanë injoruar krejt si ngjarje. E çuditshme.
M.N.
Comments
Feeling eshte aty, thjesht

Feeling eshte aty, thjesht nuk ka politike qe ta veje ne pah. Kush ka shkuar ndonjehere ne Oher e di mire qe Maqedonasit aty jane shume te sjellshem ndaj turisteve Shqipetare. Po ashtu, te gjithe turistet Maqedonas ne Shqiperi jane te kenaqur nga dashamiresia Shqipetare qe ata nuk e njihnin dhe nuk do ta kishin njohur nese nuk do te kishte ndodhur problemi me emrin me Greqine. Keshtu qe feeling ka, thjesht duhet kanalizuar dhe duhen injoruar huliganet e football-it. Po kush ta beje kete pune????????

Perpos shkrimit me te cilin

Perpos shkrimit me te cilin jam dakord, sinqerisht nuk e kuptoj perdorimin e fjaleve emapthi dhe feeling.
Dicka te ngjashme ju e beni thuajse ne cdo shrkim, z. Nano

empathi* --- ndjese (ne

empathi* --- ndjese (ne lidhje me komentin me lart)

eshte krijuar nje shtrese e

eshte krijuar nje shtrese e gjere ne shtyp ,kulture e politike me kompleks te rende inferioriteti.Edhe kur peshtyhen ne fytyre(si rasti konkret) perpiqen ta justifikojne duke thene e beri pa dashje,,,ne i duam shume ,,,po fryu ere ne moment dhe ,,,,padashje ndodhi

''empathi'' eshte zemerimi

''empathi'' eshte zemerimi dhe inati.E kunderta e ''simpathi''

Add new comment