Shqiptarja.com: Kemi në dorë videon e zullumeve të Fahri Balliut

E përditshmja shqiptarja.com publikon lajmin e dhënë më shumë se njëherë mbi një bisedë të dyshimtë e komprometuese mes Dritan Priftit dhe Fahri Balliut, por duke pretenduar se ka në dorë bisedën e regjistruar në video. Sipas tyre, është fjala për një bisedë të bërë pak çaste para se në të njëjtën zyrë, dmth në zyrën e ministrit të Ekonomisë, të hynte zv.kryeministri Meta, që do të përgjohej po njësoj.
Shqiptarja.com mbron tezën se kjo bisedë e dytë 7 minutëshe dëgjohet më mirë se sa ajo mes Priftit e Metës. Videoregjistrimi nuk është publikuar në versionin online të kësaj gazette, gjë që të bën të mendosh se, në kundërshtim me atë që thuhet në gazetë, lajmi është ngritur mbi një informacion të dorës së parë, por jo mbi materialin konkret. Dhe nga videoja del qartë se Balliu i ka shkuar në zyrë për t’i kërkuar favore për vete, për kushurinjtë e për të huajt, me të cilët ai është lidhur, duke i ofruar ministrit të ekonomisë tangjente nga ana e atyre që do të përfitojnë në këtë mes. Ai i ndërhyn Priftit për një kompani ruse, e cila don të hyjë në një tender skrapi, dhe për minierën e bakrit në Rehovë të Korçës, që do duhej t’i jepej një firme turke, e cila është e lidhur me baxhanakun e Balliut (na çmendën me këta baxhanakët).
Në ditët në vijim do të ketë me siguri detaje të tjera nga kjo bisedë e mikut për kokë të Sali Berishës, pronarit të gazetës 55, me ish-ministrin e Ekonomisë, Dritan Priftin.
Re.Pu.
Comments
lume si miqte e Saliut, kane

lume si miqte e Saliut, kane siguruar familjet e tyre per 10 brezat e ardhshem, e mjere ne qe skemi buke te hame ufaa....

Pas publikimit dhe rrenimit

Pas publikimit dhe rrenimit nga sistemi gjyqesor i kryeskandalit me zv. kryeministrin Meta çdo rast tjeter korrupsioni ka per te vuajtur nga sensi i inferioritetit. Eshte kurioze per te pare reagimin e te interesuarit i njohur gjeresisht si "qen i zgjedhur dhe i zgjidhur" i regjimit aktual.

amani ore, me thoni, a ka

amani ore, me thoni, a ka fytyre me te shpifur se ky fahriu. ore dhe b... e ndonje plaku eshte me e bukur se kjo. E ka thene bukur Florenc Vangjeli, ky e ka shpirtin sic ka surratin, bajge

Nuk po ia dal dot te kujtoj

Nuk po ia dal dot te kujtoj se ku kam lexuar se Driteroi i ka bere nje portrete te persosur Fahriut.

Po ku do tja dalesh ti qe mi

Po ku do tja dalesh ti qe mi ke veshet si radare. Puna esht te truri o llapush aty esht informacioni jo te veshet

Po ku do tja dalesh ti qe mi

Po ku do tja dalesh ti qe mi ke veshet si radare. Puna esht te truri o llapush aty esht informacioni jo te veshet

Mixha Anonim, te cmoj per

Mixha Anonim,

te cmoj per mendjen e holle dhe pervojen e madhe, andaj te kerkova ndihme. Po nga reagimi po shoh se veshet e vegjel s'ta paskan ndih te kujtosh ne c'veper Driteroi ia ka bere portretin fizik dhe psikologjik Fahriut.

Add new comment