Rama rrëfen Kullën vetmitare në breg të Lanës dhe pse i shpëtoi shembjes

Postuar në 16 Nëntor, 2011 02:29

Shumëkush ka pyetur, deri para pak muajsh, se ç’ishte ajo ngrehinë gri, e vetmja që i kish shpëtuar aksionit të Edi Ramës për pastrimin e bregut të Lanës nga helmi i kërpudhave të ndërtimeve pa leje e pa stil. Në mjediset gazetareske dihej se në të ngujohej një familje nga veriu. Por ajo ndërtesë, që sikur dilte nga një kohë tjetër, paqëllimshëm shërbente edhe një metaforë. Dukej sikur Kryetari i Bashkisë e kishte lënë enkas këtë çiban të madh shëmtie në breg të përroskës kryeqytetase si për të ravijëzuar idenë e tmerrit të Tiranës së djeshme. U desh libri i fundit që një prej dy protagonistëve të shpjegonte se pse ruspat bashkiake ishin frenuar para asaj ndërtese në stacionin e fundit të Tiranës së re. Edi Rama, në librin e tij ‘Kurban’, shkruan se, një mëngjes, një plak me sy të kaltër e të mëdhenj i kërkoi vëmendjen mu në hyrje të Bashkisë. Në episode që përbëjnë momentin më ngashnjyes të librit ish-Kryetari i Bashkisë i premtoi plakut verior se familja e tij nuk do të ngucej derikur të gjendej një strehë për ta.

H.B.

Comments

Submitted by Tiku (not verified) on

<p>Kjo histori ka vite, dhe me duket se ka edhe nja dy vjet qe eshte prishur ajo kulla!!!!!Tani qe pjeset me interesante te librit, ato qe perbenin raportet me politikanet, mbaruan se publikuari s&#39;po lini germe pa komentuar e sqaruar. Do jete me mire ne komentimin e lajmeve me te fresketa, ose me sakte lajmi Investigativ e ka humbur prioritetin, te gjithe analizojne ate qe e dine te gjithe!!!!!!!!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.