Sistemi ynë drejtësisë ta bën të pakuptimtë çdo gjë

Dritan Prifti do shkojë të dëshmojë në gjyqin në ngarkim të Ilir Metës, nëse e thërrasin. Këtë e thotë ai vetë, sipas asaj që thotë Gazeta Shqiptare. “Natyrisht që do të paraqitem në gjyq për të dëshmuar. Dhe aty do përsëris gjithçka që kam thënë, para gjykatësve. Por nuk kam ndonjë shpresë se do bëhet drejtësi. Me sa shoh, të gjithë janë të blerë.”, thotë ai.
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, me anën e të cilit nuk pranohet ekspertizë e re, procesi gjyqësor po shkon drejt fundit. Ky vendim nuk thotë ende që Ilir Meta është i pafajshëm, por shtron rrugën për ta nxjerrë të pafajshëm shumë shpejt. Ç’do bëhet me Dritan Priftin, i cili në këto rrethana do të rezultojë që ka futur duart në një video-kasetë me synimin për të futur në kurth një ministër të Republikës, madje një zv.kryeministër? Normalisht, i padituri Ilir Meta, me të dalë i larë nga kjo akuzë, do duhej të ngrinte padi kundër falsifikatorit Dritan Prifti, por të gjithë e dimë se kjo s’ka për të ndodhur. Ai mezi po prêt që kjo çështje të mbyllet. Atëherë? Atëherë i bie që prokuroria të hapë një çështje penale në ngarkim në Priftit, por as kjo s’ka për të ndodhur pasi Prokurorët e mendojnë këtë punë si Prifti. Dhe kështu i bie që secili të shkojë në punë të vet. Ku ishit? Asgjëkundi. Çfarë bëtë? Hiçasgjë. Ky është sistemi ynë i drejtësisë.
M.N.
Comments
Z.Mustafa! Meqe hiqesh si

Z.Mustafa! Meqe hiqesh si rebel per lirine dhe fjalen e lire do te lutesha te me spjegosh pak se çfare mendimi ke per Dritan Priftin.Mendim per kohen kur Dritani ishte Minister dhe doli nje afer biznesi se kishte perfituar 1.8 milion euro.Atehere Partia ne gjirin e se ciles eshte sot Dritani,neprmjet T.Balles ,per rreth dy muaj vere na qante kryet per kete afere korruptive.Une ndihesha keq se e kisha ne qeverine te cilen e kisha votuar.Edhe Dritani i shkret c'do dite neper TV,dilte dhe spjegonte se si i kishte fituar ato dreq eurosh.

Sot Partia dhe Dritani jane ngjizur,dhe Taulanti gjithashtu, e ne nuk po marrim vesh se kush eshte "i virgjeri" e kush eshte "kupuku".Ne psikologjine time modeste ,Dritani eshte nje pacient qe do meshiruar,por jo perkrahur.Ilir Meta eshte nje DINOSAUR i korrupsionit ,por jo para EDI Rames.Bile Rama pergjerohet per Kurmvbanin dhe asgje nuk fal per kurban.

Pergezoj zotni Mustafa Nanon

Pergezoj zotni Mustafa Nanon per dhanjen konçize te lajmeve, ndryshe nga shumica e gazetave. Un personalisht nuk kam durim dhe kohe te lexoj shkrime qe tirren gjate.

"Ku ishit? Asgjëkundi. Çfarë

"Ku ishit? Asgjëkundi. Çfarë bëtë? Hiçasgjë. Ky është sistemi ynë i drejtësisë."

E bukur kjo Z. Nano.

Add new comment