Aleanca Kuqezi për monumentin e pavarësisë në Vlorë: Qeveria të tërhiqet nga marrëzia e propozuar

Në një deklaratë për shtyp, Aleanca Kuqezi (AK) ka sulmuar ashpër propozimin e bërë nga Berisha në mbledhjen e qeverisë për ndërtimin e një monumenti të ri për pavarësinë në Vlorë. Sipas AK-së, Monumenti i Pavarsisë, i lartë 17 metra, ka 40 vjet që qendron madhështor në qendër të Vlorës, dhe ajo do ta mbrojë me çdo mënyrë atë simbol. “Qeveria ka tentuar disa herë të ndryshojë historinë”, thuhet në deklaratën e AK-së, “Por historia bëhet 1 herë e mund të shkruhet 100 herë – ajo asnjëherë nuk mund të zhbëhet.” AK-ja shpreh keqardhjen për heshtjene opozitës ndaj këtij propozimi të qeverisë, të cilin e quan një marrëzi.
E.Zaloshnja
Comments
Ne asnje menyre te
<p>Ne asnje menyre te ndryshohet, nuk shoh asgje te pasakte ne ate monument. Harojeni se eshte bere nen frymen e rrymes socialiste. Eshte thjesht nje monument i shkelqyer qe tregon historine, asgje me shume. Do te jete katastrofike ne duan ta zevendesojne. Dhe ne qofte e realizojne. Edhe me lufte duhet patjeter te mbrohet. Gjeeane.</p>
ju shtua edhe nje particke
<p>ju shtua edhe nje particke tjeter listes se gjate te partive ne shqiperi.</p><p>Do te na jape mend ky Spahiu qe e katandisi drejtesine ne emrime me euro.</p><p>apo jane euro qe i perdor per partine e re.</p>
Add new comment