Berisha: Rama urren të pasurit. Rama: 95% e shqiptarëve do paguajnë më pak

Postuar në 13 Nëntor, 2011 10:22

Kudo që shkon, Berisha nuk harron të thotë ndonjë gjë për Topin e Ramën. Por ndërsa për Topin i duhet një sebep i mirë (nuk është mirë të sulmohet Presidenti i Republikës vend e pa vend), për Ramën gjykon se nuk ka nevojë për sebep. Në fund të fjalës së rastit, i kthehet kryetarit të socialistëve, më saktë propozimit të këtij të fundit për adoptimin e taksës progresive. Ja, sot ishte në Petrelë, në një tip panairi të agro-biznesit, dhe aty tha: “Qeveria nuk do të rrisë taksat për fermerët e bizneset, siç kërkon Rama me një urrejtje arkaike ndaj të pasurve. Problemet zgjidhen duke bërë çdo gjë që të varfërit të rimëkëmben, do vendosim rregulla lehtësuese për fidanet. Nëse ti rrit taksat, nuk bën gjë tjetër veçse rrit përçarjen”.

Deri para ca kohësh, Rama i linte pa replikuar sulmet e Berishës, por tani ka zënë të bëjë replikë për çdo frazë. “Për cilët të pasur e ke fjalen Sali, për 99% të tyre që po i mbyt apo për 1% që po i majm? Të gjithë do paguajnë sa u takon. 95% e shqiptarëve do paguajnë më pak, ndërsa biznesmenët do shpëtojnë nga kthetrat e bizneseve të pushtetit”, ka shkruar në twitter Rama.

Re.Pu.

Comments

Submitted by nerro (not verified) on

<p>shum mire ben Rama qe u pergjigjet. Qe Saliu flet si kodra mbas bregut, kete nuk e diskuton kush, po nuk ka pse te mos ta mari dhe pergjigjen e budalliqeve qe flet. Bravo Rama, trajtoje si e meriton kokren e idjotit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.