Historia te Semafori

Fushata që është duke u zhvilluar në kuadrin e njëqindvjetorit të pavarësisë më duket se e ka cunguar këtë përvjetor të madh, më saktë, e ka përgjysmuar. Etapa shumë të rëndësishme të këtyre njëqind vjetëve lihen në hije ose nuk përmenden fare. Njëqindvjetorin unë e përfytyroj si një ndërtesë njëqindkatëshe, ku kati i 90-të nuk mund të qëndrojë në ajër pa katet që ngjiten, duke u nisur nga themeli. Ky themel fillon me Skënderbeun. Ky personazh i madh i historisë jo vetëm shqiptare, por edhe asaj europiane, sikur është lënë mënjanë, madje i kanë marrë edhe atë copë shesh që mbante emrin e tij dhe e kanë mbjellë me bar e plepa. Gjithashtu, periudha pesëdhjetëvjeçare 1940-1990, që është edhe periudha më dinamike e historisë sonë moderne, me disa përjashtime, është lënë mënjanë. Të flasësh për pavarësinë e Shqipërisë dhe të anashkalosh Luftën Nacionalçlirimtare kundër dy agresorëve më të mëdhenj të shekullit të 20-të – një luftë që u njoh nga koalicioni i madh antifashist, – është jo vetëm absurde, por edhe antikombëtare.
Së dyti, shumë ngjarje po trajtohen jo me ngjyrën e flamurit kombëtar, por me ngjyrat e flamurit të partisë në pushtet. Periudha njëzetvjeçare e tranzicionit shqiptar ka shërbyer jo për të korrigjuar ato shtrembërime apo pasaktësi që janë bërë në fushën e historisë sonë në periudhat e kaluara, por solli shtrembërime të reja skandaloze, që s’kanë të krahasuar me asnjë periudhë të mëparshme. Tashmë s’është fjala për korrigjimin e historisë, por për ekzekutimin e saj. Tranzicioni shqiptar ka prodhuar të paktën dy kryeministra, të dashuruar marrëzisht me historinë. Njëri tha: “Mua më quajnë Fatos Nano, prapa më vjen Historia!”. Tjetri, me emrin Sali Berisha, u bë xheloz dhe e vuri Historinë përpara. Prej atëherë, ai ka marrë revan. Nga mëngjesi e deri në darkë nuk i ndahet Historisë nëpër ekranet televizive dhe mbledhjet gjithfarëshe. Ai e ka mbërthyer Historinë për gryke dhe i thotë: Ky këtu është i kuq. Ai atje është i zi. Ai tjetri më tutje është gri. Ky duhet errësuar e zhdukur. Këta duhen veshur me blu dhe të ngrihen në monument!
Qyqarja Histori! Ka dalë te semafori dhe s’di se kujt t’i shkojë prapa e kujt përpara!
Duke shfrytëzuar njëqindvjetorin e pavarësisë, falsifikatorët janë në ugarin e veprimtarisë. Atyre me të vërtetë iu mungojnë ato fakte që do të dëshironin t’i kishin për të mbështetur Kryeministrin, por ata e kanë zellin me tepri, që i bën të hidhen pa parashutë. Prandaj rishkruesit e historisë – tani që Kryeministri ka ndryshuar profesion – e kanë shumë të kollajshme të nxijnë letër dhe t’iu mbushin kokat e zbrazëta atyre që s’kanë asnjë detyrë, veçse të ngrohin karriget dhe të dëgjojnë me miratim gjithçka që vjen nga kupola. Kur dëgjon dhe shikon se çfarë po bëhet me Historinë tonë, mund të arrish në përfundimin se ky njëqindvjetor na erdhi si me porosi, jo për të nxjerrë në pah vlerat patriotike të popullit shqiptar, por për të ngritur në piedestal antivlerat dhe tradhtinë kombëtare.
Kam lexuar me shumë interes një numër librash dhe artikujsh të historianëve tanë të shquar, si Frashëri, Puto, Xhufi, Milo e ndonjë tjetri. Ato janë me shumë vlerë, sidomos për brezin e ri, i cili nuk i ka përjetuar ngjarjet, ndërsa tekstet e shkollës janë bërë çorbë. Opinioni i gjerë po përballet me një llavë propagandistike zyrtare, e cila ka në dorë paranë dhe shumicën e medias.
Një element tjetër në këtë fushatë duket se përbën rehabilitimi i Mbretit Zog.
Këtu nuk është fjala për element të ri. Rehabilitimi i Ahmet Zogut ka kohë që vërtitet nëpër korridoret e pushtetit Berisha. Fokusimi i programeve qeveritare mbi figurën e Ahmet Zogut jo vetëm që e ka zbehur, por edhe e ka çoroditur fushatën e njëqindvjetorit të pavarësisë. Me çka po na shohin sytë dhe na dëgjojnë veshët, duket qartë se piramidës shtetërore aktuale nuk i intereson propagandimi i pavarësisë së Shqipërisë. Patriotizmi jo e jo. Këtu më tepër, është fjala për një “lojë me mbret”, që të përligjë tradhtinë kombëtare. Me sa duket, Berisha kërkon alibi për disa veprimtari të tijat personale, të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me besnikërinë ndaj atdheut e kombit. Ka disa ngjarje e veprimtari shumë të ngjashme midis Zogut dhe Berishës, jo vetëm në shitjen e Shqipërisë, por edhe me qëndrimet ndaj dy vendeve fqinje, të cilat, gjatë historisë, na kanë cunguar edhe si territor, edhe si popuj. Për çudi, edhe në këto kohë moderne, kur flitet për “vëllazërim europian”, Shqipëria merret në shënjestrën e shovinistëve fqinjë, ndërsa qeveritarët e sotëm ose bëjnë sehir, ose bëjnë lëshime të tilla që vënë në rrezik sovranitetin kombëtar. Shën Naumi i Zogut dhe falja e detit jugor grekut, janë paralele kuptimplote, për të mos folur për shumë ngjarje të tjera.
Po a do të shkosh në ceremoninë e ngritjes së monumentit të Ahmet Zogut? – do të më pyeste dikush.
Unë i kuptoj dhe i mirëpres shakatë, por, në rastin konkret, më shumë rri e mendoj për pozitën e vështirë të atij që do të mbajë fjalimin kryesor përpara monumentit të Ahmet Zogut. A do të thotë ai disa fjalë edhe për ikjen, apo do të flasë vetëm për kthimin? Me siguri, ai nuk do ta përmendë ikjen, prandaj, për ta plotësuar tablonë e ceremonisë, po sjell këtu vetëm disa rreshta nga kujtimet e një dëshmitari okular, direkt nga dogana greke në Kapshticë, më datën 7 prill 1939. Mirash Ivanaj, që i përjetoi ato çaste, shkruante: “Ceremonia e dorëzimit (te dogana greke) qe e shkurtër. Dera e huej u hap. Mbreti hypi në auto… Ah Kapshticë tradhtare! Pse s’u çave pesëqind pash thellë! Pse s’na përpive…! Ne u dorëzuem, u dorëzuem pa ia pa fytyrën armikut…”.
Tani, mua më lindin disa pyetje:
A do t’i ketë parasysh referuesi kryesor i ceremonisë ato çka përshkruan Mirash Ivanaj, kur të lexojë fjalimin para monumentit të Mbretit të ikur? A do t’i buçasin në veshë paralajmërimet e Himnit Kombëtar që u këndua në Vlorë natën e 28 Nëntorit 1912, ku thuhet: “Nga lufta veç ai largohet, që është lindur tradhtar!”? A do t’i dalë përpara statuja madhështore e Bajram Currit në qendër të Tropojës? A do t’i kujtohet elegjia e Fan Nolit për “Bajrakun e gjallë”? Po sikur në ajër të kumbojë, papritur, zëri i “Trim Tribunit të Djalërisë”, e të thotë: “Mos ma përdhosni përmendoren, he burra, ajo është e të gjithë shqiptarëve!”.
Po… Historia ka dalë te semafori dhe pret se kush do ta marrë.
"Panorama"
Comments
Tradhtaret perseri do te

Tradhtaret perseri do te perfundojne ne koshin e plehrave te historise.

te drejte ke zYmer ne semafor

te drejte ke zYmer ne semafor eshte historia jone,shikoni flamurin kombetar te deformuar ne simbolin tone Shqiponjen qe qarkullon ne kete 100 vjetor

berihsa erdhi me daulle dhe

berihsa erdhi me daulle dhe do shkoje me kercitje teneqesh.

Per ju Z.Imer Akoma vazhdoni

Per ju Z.Imer

Akoma vazhdoni (DELETED) neper analet e historise Enverist0-komuniste duke mohuar e denigruar ate pjese te historise kur kombi u formesua dhe shteti u ndertua. E kam fjalen per periudhen pas pavaresise deri ne pushtimin Fashist te vendit. Periudhe ne te cilen Mbreti Zog kontribuoi dhe udhehoqi qofte si firmetar i ngritjes flamurit, qofte si luftetar per mbrojtjen e vendit, qofte si burre shteti minister apo kryeminster, qofte si Mbret, qofte edhe pas ardhjes se komunizmit, ku udhehoqi luften per rrezimin e tij deri sa vdiq ne mergim.

Vecanerish. si matjan qe jeni, duhet te shprehni me shume vleresim e mirenjohje per ate bir te lavdishem te krahines se Matit. Shikoni cfare bejne vlonjatet per Ismail Qemalin, ata e nderojne deri ne hynizim birin e tyre megjithese ai nuk jetoi e punoi me shume se 3 muaj ne Vlore gjate gjithe jetes se tij. Dhe bejne shume mire pasi keshtu duhen nderuar e respektuar bijte dhe djemte qe kane kontribuar per kete komb.

Sigurisht, (DELETED) ju nuk mund te kuptoni qe patriotizmi fillon nga uni, shtepia, fisi, krahina dhe pastaj kombi.

Ne kete kendveshtrim, a mund te me thoni se cfare keni bere per fshatin tuaj, per krahinen tuaj Matin per afro 50 vite, ku ju dhe vellezerit tuaj ishit perfaqesuesit e vetem matjane qe gezonit privilegje te sistemit komunist?

(DELETED), keni kurajon te shkruani me te njejtin pasion e mentalitet .

Nuk duhet te harroni se eshte sitemi demokratik, nje sistem ky pluralist tashme dhe i hapur qe ju jep mundesi te shruani cfare te doni e si tedoni. Ndryshe nga ai i juaji qe mbyste e ndeshkonte cdo mendim kunder ideologjise e propagandes komuniste.

(DELETED), t(DELETED), ose te punoje me nder e faqe te bardhe (DELETED).

Me qe dhe une jam matjan, po ju kujtoj se antizogizmi i familjes tuaj nuk kishte asnje motiv, por ishte pikerisht zhvillimi dhe civilizimi i shtetit Shqiptar qe ju dha mundesi edhe vellezerve tuaj te shkolloheshit ne shkollat e mbreterise, ku aty moret krahas edukimit edhe idete komuniste te kohes.

Se fundi, ju duhet te kuptoni qe kjo shoqeri, ky shtet, ky stad i zhvillimit social kulturor i vendit, nuk ka asgje te perbashket me doktrinat historike komuniste. Pra historia po rishikohet duke vene ne vend padrejtesite, deformimet dhe duke bere vleresimin e kontributet te figurave te lena ne hije apo te denigruara nga propaganda e historiografia komuniste.

Ne kete 100 vjetor te shtetit Shqiptar, juve ju shqeteson qe nuk po evokohet periudha komuniste!!! dhe qe Berisha po imponon apo po deformon historine!!! Dhe nuk thoni asgje se si e beri ate Enveri me ndihmen e pseudo-historineve apo duke imponuar dhe ato historiane te nderuar qe detyroheshin forcerisht te modelonin historine sipas principeve ideologjike te partise shtet???

Sidoqofte, une jam dakort qe historia te rishkruhet, qofte dhe periudha 45 vjecare komuniste, por le te fillohet me vendosjen ne vendin e duhur te vlerave e kontributeve te percudnuara te figurave te shquara te kombit dhe pastaj te perkufizohet periudha komuniste si dhe ajo post-komuniste nen driten e te vertetave historike, te fakteve, te ngjarjeve dhe vlerave te shtuara apo te pakesuara te individeve, grupimeve politike si dhe sistemeve politike shoqerore qe kane kaluar ne kete periudhe kohore.

Perseri nje keshille per ju: me mire heshtni, degjoni, kuptoni dhe reflektoni. Kjo nuk do te thote qe te "shkulni apo te flakni" bindjet ideologjike qe keni, pasi ju nuk mund ta beni ate. Por te pakten mbajini ato per vehten tuaj (DELETED) ambientin kulturor i cili per fat te keq vashdon akoma te jete i turbulluar dhe i ndotur edhe pa pjesen qe ju perket juve.

Add new comment