Drejt fundit xhamia e Namazgjasë, ëndërr edhe për muslimanët e rajonit

Postuar në 19 Janar, 2019 14:02

Ndërtimi i xhamisë së Namasgjasë shihet si realizimi i një ëndrre jo vetëm për muslimanët shqiptarë, por edhe ata të rajonit. Kështu shkruan në faqen e tij Fondacioni i çështjeve Fetare të Turqisë, i cili është një prej financuesve të kësaj vepre.

Deri më tani janë kryer rreth 70% e punimeve dhe sipas planifikimit xhamia do përfundojë deri në fund të këtij viti. Ndërtimi i saj filloi në 2015, ku në inagurim mori pjesë edhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan. 

"Ndërtimi i Xhamisë së  Namazgjasë ka për qëllim përmbushjen e nevojave të muslimanëve që jetojnë në rajon në një masë të madhe. Xhamia, e cila është një ëndërr prej 100 vjetësh muslimanëve të rajonit, është planifikuar të përfundojë deri në fund të vitit dhe të hapet për të adhuruar"-shkruhet në njoftim.

Më tej thuhet se Namazgjaja do jetë xhamia më e madhe në Ballkan, produkt i një vepre bamirësie të Kombit turk ndaj atij shqiptar. Sipas Fondacionit, xhamia u ndërtua pikërisht në vendin e Namazgjasë pasi aty kryhej falja e besimtarëve muslimanë gjatë periudhës osmane.
Përfshirë dhe ambjentet e Jashtme, në xhaminë e Namazgjasë parashikohet të falen deri në 10 mijë besimtarë. Në Xhami është parashikuar ndërtimi i një biblioteke, qendre kulturore, parkingu, sallë ekspozitash, sallë ngrënie dhe sallë  konferencash.

https://m.tdv.org/tr-TR/site/haberler/arnavutluk-namazgah-camii-milletim...

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Sa mire! I ben hije edhe Akademise shqiptare te shkencave, keshtu kur do bucase artopalanti qysh ne 5 te mengjezit, ne kundershtim me ligjet e shtetit, akademiket shqiptare mund te zgjohen e te falen drejt Mekes. E ndoshta pas ndonje viti tjeter, behet edhe Akademia nje shtojce e xhamise, si pune magazine p.sh. per librat fetare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.