Mbështetje me gjysmë zemre

Duket si një ironi e historisë, që në Greqi duhet ta shpëtojnë tani "atdheun" si partnerë në koalicionin qeveritar - pikërisht ato parti, të cilat kanë qenë përgjegjëse kryesore në dekadat e kaluara për keqadministrim, korrupsion dhe klientelizëm. Parlamenti grek miratoi me një shumicë të ngushtë (dhe pa të gjitha votat e Nea Dimokratia-s konservatore të kryeministrit Antonis Samaras dhe të PASOK-ut socialdemokratik të Evangelos Venizelos-it) paketën e tretë të kursimit dhe të reformave të tri viteve të fundit.
Miratimin e refuzoi partneri i tretë i koalicionit, partia e vogël e Të Majtëve Demokratikë e Fotis Kouvelis-it, për të cilën masat e miratuara me trojkën e donatorëve ndërkombëtarë për reformimin e së drejtës së punës e kalonin kufirin. Të gjitha partitë e opozitës, mbi të gjitha E Majta Radikale e populistit Alexis Tsipras, e kanë refuzuar kategorikisht paketën e kursimeve si punë të qoftëlargut dhe si të padiferencuar. Këto nuk duken si qeveri e "shpëtimit kombëtar", as si opozitë, që vepron me ndjenjë përgjegjësie dhe në mënyrë konstruktive. Kriza vetëm sa i ka përkeqësuar të gjitha sëmundjet e demokracisë së vonuar neogreke.
Sistemi politik grek po ndahet me vështirësi të jashtëzakonshme nga epoka e gjatë e vetëshërbimit dhe bollëkut. Debati i ndezur në parlament, që merrte shpesh trajta retorike pa efekt, si dhe të thënët në mënyrë të përsëritur të njëmijë të zezave për Gjermaninë dhe për donatorët ndërkombëtarë nga ana e përfaqësuesve të popullit të ngjyrave të ndryshme, - tregoi edhe një herë fare qartë provincialitetin e thellë dhe shtirësinë e politikës greke. Pasi bënë për vite të tëra gjithçka ose asgjë për të minuar ekonomikisht sovranitetin e vendit - tani, kur vendi mbijeton me infuzionin e donatorëve, ankohen për ndërhyrjet e "fuqive të huaja, të këqija".
Qeveritë greke kanë hezituar vetë tepër gjatë, për të rimëkëmbur sektorin publik dhe për rigjallëruar ekonominë. Zelli për reforma, i arritur me detyrim nga jashtë, po merr forma të çuditshme, mirëpo ato janë tipike për kulturën politike të vendit. Qysh gjatë debatit parlamentar ministri i Financave Giannis Stournaras u përpoq që me anë të një shtojce urgjente në paketën e reformës, të arrinte heqjen e favorizimeve të ndryshme të nëpunësve të parlamentit. Kur nëpunësit kërcënuan me grevë të menjëhershme, duke rrezikuar kësisoj gjithë votimin, Stournaras-i e tërhoqi propozimin e tij. Dhe nëpunësit e parlamentit vazhdojnë të jenë më mirë sesa nëpunësit e tjerë të shtetit.
Mbështetja me gjysmë zemre e paketës së reformës në parlament nuk është ogur i mirë për të ardhmen. Për momentin mbizotërjnë si në politikë, ashtu edhe në shoqëri, forcat refuzuese. Një kulturë e re e prodhimit nuk duket në horizont. Megjithatë mbetet një fije shprese: transhi i ri i ndihmës ndërkombëtare prej 31,5 miliardë eurosh. Ai nuk do të jetë shpëtimi, por në kombinim me reformat strukturore të miratuara kjo ndihmë mund të përbëjë një shans të vogël për ekonominë e rrënuar. E kësisoj edhe për shëndoshjen e Greqisë, këtij partneri të domosdoshëm dhe të padurueshëm evropian.
*DEUTSCHE WELLE
Comments
Ky ngjan me "te paanshmit" e

Ky ngjan me "te paanshmit" e Berishes, qe pastaj perfundojne kandidate te tij per president, qe ne vend te jape ndonje argument se pse opozita e ka gabim, merret me radikalitetin e saj. Per te, opozitarizmi nenkupton thjesht etjen per te njejten karrige, por qe ne vija te pergjithshme ka te njejtin program. Hajt ta kuptoje Spiroja, etjen per programin, qe e quan mungese pergjegjesie!

Shqiperimi i artikullit le

Shqiperimi i artikullit le shume per te desheruar

bashkohem me komentin e z.

bashkohem me komentin e z. Stefan. Gjuha e perdorur le shume per te desheruar pasi ....

eshte shume letrare dhe e kulluar per nje auditor te mesuar fatkeqesisht me nje gjuhe teper te bastarduar dhe te mbushur me fjale te huaja me mbaresa te shqipes, pasi shqiperuesi nuk ka ditur t'i perktheje.

Paketa e trete e 'shterngo

Paketa e trete e 'shterngo rripin Thanas' u miratua ne nje dite me shi e vetetima dhe plote qytetare ne protesta si 'pula te lagura'...Ne parlament nje deputet i Agimit te Arte , Ilias Kasidhjaris, hapi nje debat duke deklaruar afersisht se , une si deputet marre ne muaj mbi 8 mije euro kurse vellai im oficer ne baze merr 85o euro...Deputeti i Nea Demokracia, Adhoni Jeorjiadhi, kundershtoi duke pretenduar per me pak pa dhene shifra konkrete. Nje dite me pas deputetja Fotini Pipili tregon deklaraten e saj per te ardhurat nga deputetlleku konkretisht : Paga baze 5700 euro, per organizim zyre ne zone 935 euro, per shpenzime postare e telekomunikacioni 1136 euro, shpenzime per te levizur 364 euro dhe 15o euro per pjesmarrje ne komision. Keto jane te ardhura mujore, pasi vjetoret kane edhe shperblime e paga shtese...

Ua lodha pak koken me shifra per te treguar se cilet jane ata qe votojne masat shternguese per te zakonshmit dhe per vete pasurohen ne kurriz te tyre...

Dicka mund ta kem cikur dhe ne ndonje koment tjeter qe ne nuk dime keta deputetet tane sa marrin xhanem duke gerhitur ne kuvend ?! Kush mund te na e beje nje transparence tani ?! Ata vet nuk na e bejne sepse u dhimbet bytha, por ndonje tjeter qe mund te kete akses ne keto te dhena...

Dhe pastaj te shohim pse kercasin qepenat e mbylljes se bizneseve...

Dhe pastaj te marrim masa mos na kercasin dhembet ngaqe sdo kene cfare te bluajne si ne Greqi...

Dhe pastaj...

Add new comment