Presidenti: Gent Cakaj si zv. ministër i Jashtëm refuzoi për 7 muaj aplikimin për certifikatë sigurie

Postuar në 10 Janar, 2019 13:23

Është e pritshme që pas vendimit për refuzim nga Presidneti për Gent Cakajn, mediat pranë pushtetit dhe vetë pushteti të lëshohen në logorenë e rastit “Lleshaj”. Sa më personal që bëhen zgjedhjet e z. Rama, aq më absurd beteja për mbrojtjen e tyre.

Por në rastin e Gent Cakajt, Presidenti ka konstatuar, referuar shkresave zyrtare se Cakaj ka shkelur ligjin. Në fragmentin e shkëputur nga arsyetimi i kreut të shtetit vihet në dukje refuzimi i Cakajt, në cilësinë e zv. ministrit të Jashtëm për plotësimin e formularit të aplikimit për pajisjen me certifikatat përkatëse të sigurisë për periudhën qershor 2018-janar 2019. Cakaj e ka plotësuar certifikatën vetëm në datën 3 janar 2019, pra tri ditë pas propozimit të tij për ministër të Jashtëm.

Është e udhës që të mbahet parasysh kjo situatë e provokuar nga vetë i interesuari i cili deri më sot nuk ka dhënë arsye zyrtare për refuzimin. Ose të paktën ne nuk i njohim ato publikisht. Është e udhës po ashtu që edhe sazexhinjtë mediatikë të mbajnë parasysh një gjë të tillë nisur nga fakti se kemi të bëjmë me një moment që tradhëton edhe aftësinë e kryeministrit për të zgjedhur njerëz të përshtatshëm në detyra delikate. Qeveria e Shqipërisë nuk ka pse të jetë shami hundësh e Edi Ramës.

Comments

Submitted by Toni (not verified) on

Po pergjegjesia e Bushatit ku bie? Si e lejoi ai nje zv minister te punoje per 7 muaj pa certifikate sigurie?

Submitted by redaksia on

Nuk e dime nese Bushati ka informuar apo jo Kryeministrin per refuzimin nga Cakaj te detyrimeve te veta ligjore dhe nese po cfare ka ndodhur. Por ligji per Keshillin e Ministrave thote se: 

Neni 6
Ministri dhe zëvendësministri

1. Ministri, përveç kompetencave ose detyrave qe parashikohen ne Kushtetute dhe ne ligje te veçanta, ushtron edhe detyra te tjera, qe i ngarkohen nga Këshilli i Ministrave ose nga Kryeministri.
2. Zëvendësministri zëvendëson ministrin, ne kuptimin e pikës 1 te nenit 34 te Kodit te Procedurave Administrative. Zëvendësministri emërohet dhe lirohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave, me propozim. te Kryeministrit. Me urdhër te ministrit, zëvendësministrit i caktohen edhe detyra te tjera.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.