gent cakaj
Qesharake: Ministri (i lënë) në Detyrë lobon ta shpallin Qytetar Nderi
Ish-kryeministri Sali Berisha publikon në faqen e vet në Facebook një tekst që e quan denoncim të këshilltarit dixhital sipas të cilit ministri i Jashtëm (i lënë) në Detyrë, Gent Cakaj po lobon që ta shpallin “Qytetar Nderi”.
raporton Berisha.
Nuk dihet sa e vërtetë është një gjë e tillë, por nëse sheh intensitetin e njoftimeve të z. Cakaj për Luginën e Preshevës mund të merret me mend se ka një investim personal në këtë drejtim.
Amballazhi i politikës së jashtme të shqiptarëve
Qeveria e re e Kosovës ka si kryeministër Avdullah Hotin, por si markë të vetën imazhi, ministren e Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla. Zonja në fjalë do të drejtojë Ministrinë e Jashtme të një vendi që ka probleme thuajse ekzistenciale me fqinjët dhe jetike me komunitetin ndërkombëtar, një pozicion për të cilin pritet të ketë vëmendje dhe seriozitet maksimal.
Arsyet banale të një emërimi...jashtë shtetit
Që ta thjeshtojmë sepse është banale:
E keni parasysh lajmin që Ditmir Bushati u caktua në një detyrë në OSBE? I dërguar i posaçëm e quajnë. Do bëjë çdo gjë, për çdo fushë dhe hall ndërkombëtar. Këtë ndryshe e quajnë Përmbarues - Factotum.
Ministri i ri i Jashtëm ka cenuar besueshmërinë e Shqipërisë. Kritika e parë publike për eksperimentin “Cakaj”
Kritikat për mënyrën sesi qeveriset në Shqipëri dhe sesi ushtrohet pushteti politik vijnë së fundmi edhe nga ShBA. Përtej faktit se kriza politike dhe korrupsioni artikulohen si pjesë e pushtetit, kësaj radhe në vëmendje vjen besueshmëria e Shqipërisë për partnerët e vet dhe në raport me angazhimet që ka marrë.
Del urdhëri i delegimit për Cakajn
Ka dalë më në fund urdhëri i kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, ministër i Jashtëm dhe për Evropën i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, për delegimin e kompetencave të ministrit të Jashtëm dhe për Evropën, zv.ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
Urdhëri për kalim kompetencash të detyrave kaq të vështira për t’u shkruar dhe thënë është miratuar në datën 23 janar, por është publikuar vetëm këto ditë në Fletoren Zyrtare.
Praktika e re e "takimeve të punës" ku gazetarëve nuk u lejohen mjetet e Punës
Qeveritarët e Rilindjes kanë nxjerrë së fundmi një mënyrë të re për të përhapur “lajmin që Duam”. Ata kanë nisur praktikën e takimeve informale me gazetarët, prej nga ku mandej çdo lajm që mund të dalë mbetet në kuadër të thashethemit dhe intepretimit. Kështu vepron ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, një kalama i llastuar nga fati, por kështu po vepron edhe drejtuesi i ri i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame, i cili sot ka zhvilluar një takim pune me gazetarë.
Të bëhesh ministër në Shqipëri është llotari...
Media të ndryshme po raportojnë për një takim informal të tensionuar mes ministrit të Jashtëm në Detyrë dhe disa gazetarëve. Zoti Cakaj ka kërkuar paraprakisht që diskutimet të mos raportohen dhe në fakt etika e kërkon një gjë të tillë. Por ja që lajmi ka dalë dhe në fakt ai ka të bëjë jo me diplomacinë, por me adoleshencën e zgjatur të ministrit.
Një grusht në tavolinë, përplasje verbale si prej nuseje histerike me njerëz të stafit dhe kundërvënie arrogante për pyetje të caktuara.
Çuna, mos harroni raportin e KLSH-së!
Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar një dëm ekonomik prej 193 milionë eurosh për vitin 2018, ndërkohë që ndikimi nga mosarkëtimi i të ardhurave shkon në 1.5 miliardë euro.
KLSH-ja ka çuar për ndjekje penale dhjetëra titullarë institucionesh dhe drejtues të nivelit më të ulët.
Keqpërdorim i një ministri, shpërdorim i një filozofi
Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, i përkëdhelur dhe mbrojur nga kryeministri si djali më i lexuar që ka Shqipëria, po përdoret në një mënyrë shumë të keqe. Zotëria ka disa ditë që shfaqet duke dhënë ultimatume dhe njoftuar masa administrative, të cilat kanë rëndësinë e tyre, por jo aq sa të njoftohen si reforma të thella dhe kthesa në shërbimin e jashtëm të Shqipërisë.
Një duartrokitje, që t'i ikin emocionet( ose Elegji për iluzionet e humbura)