Militantizmi dhe indiferenca

Kur lind nji militant vdes nji njeri. Militantizmi asht uniforma që veshë marria kur rekrutohet. Tek ne ma së shumti ai asht politik. Militantizmi asht mbyllja hermetike ndaj çdo arsyeje që kundërshton dogmat e kapos; zakonisht kjo sëmundje ban që truni të kthehet o në nji pelte pa formë që lëviz si kandili i detit tue djegë këdo që t’i afrohet, o në nji koc të fortë që as thehet as kalbet, mbrenda të cilit nuk hyn, as kontrabandë, nji mendim i vetëm. Zakonisht militanti i mirëfilltë gjysmën e kresë e ka vetëm për me krijue formën sferike të kësaj pjese të trupit. Gjanat e mira tek ai janë si gabimet e shtypit, rrallëherë losin ndonji rol të madh.
Cilado kauzë, sado madhore të jetë, kur përfundon në gojën e militantave zbehet e vyshket, era e qelbtë e shpirtit që kundërshton edhe vetë evidencën e fakteve ka nji fuqi të mbinatyrshme, ajo mban gjallë do kufoma që shkojnë tue ndotë çdo fjalë e çdo emën që marrin nepër gojë.
Anmiku ma i madh i militantit asht arsyeja dhe realiteti, prandaj ai ban ç’ban e del prej tyne. Korja e trunit të tij asht si zhguell breshket, nuk e shpon mirësia e as nuk e freskon dija. Mendja e topitun endet pa cak tue gjuejt me shigjeta të helmatisuna faktet sovrane. Arsyetimet e militantit janë si kollitjet e nji tuberkulozi, nuk asht për me pasë kureshtje me pa se çka del me to.
Militantizmi nuk gjen paqë, ai endet si shpirt i keq, mes konvulsionesh dhe halucinacionesh, tue u mundue me e nxi të bardhën, pse kjo asht e vetmja mënyrë që askush mos ta dallojë ma kontrastin mes të kundërtave. Militantizmi asht sëmundje infektive e qenjeve me gjak të nxehtë, ai asht ekuivalenti i tërbimit tek kafshët. Kur sheh krijesa që vuejnë me ketë patologji politike mendon menjiherë se nji qen i madh, pararendës i çdo tërbimi i ka kafshue e tash të mjerët sillen si të ndërkryem pa gjetë paqë, tue lehë e tue lëshue shkumë prej cepave të buzëve të frangjisuna prej mallkimeve që lëshojnë pa pra.
Ata pak vetë që shpëtojnë shëndosh prej kësaj lëngate zhvillojnë nji imunitet e sapo ndiejnë ndokend tue lehë, qoftë në ndonji foltore parlamentit, qoftë në tavolinën e ndytë të ndonji qebabtores, largohen me neveri të pathanshme.
Indiferentizmi asht sindroma e atyne që nuk kanë asnji kujdes për vetveten. Indiferenti kryet e ka vetëm për me dijtë se kah e ka të mbarën, por e mbara nuk i prihet kurrë, mbasi ai nuk ka asnji interesë. Vetë fjala inter-esse don me thanë “me qenë në mes”, pra me qenë i primë, i drejtuem dikund. Indiferenca asht paraliza e qenjes e kështu që kjo nuk i përket ma askujt.
Shpirtnat e topitun, që s’kanë asnji interesë me i ndryshue gjanat janë aleatët ma të mirë të tiranëve e t’atyne që mbysin çdo afsh lirijet. Indiferentizmi ka nji veprim të bindshëm tek njerzit: rruzat e kuqe të gjakut shndrrohen në guraleca, goja mbushet me brumë, sytë e humbin shkëlqimin e bahet si të ziem në voj, lëkura bahet e pandieshme si me e qenë e lyeme me zift, zakonisht ata janë shurdha si gjarpnij, zemra u kumbon aq sa mundet me kumbue nji gur në llomshtinë.
Indiferentizmi rrit njerëz të vegjël, të mnershëm si xhuxha e gopça si kulshedra që përtypin me dy bulshij çka t’u dalin përpara. Përreth mundet me ndodh gjithçka, me ra zjarrmi, me përmbytë uji, me rrafshue termeku, me ra lëngata, por indiferentizmi nuk lot vendit. Ai asht njikohsisht faji dhe ndërshkimi, asht nji vdekje e ngadaltë dhe e përditshme e çdo gjaje të mirë që ka shoqnia njerzore.
Indiferentizmi shkatrron neuro-përçuesit, tue e ba të pandjeshëm subjektin nga ana afektive, tue ia shkurtue frymëmarrjen dhe dëshirën me jetue i lirë; indiferenti jeton i anestetizuem, jeta e tij asht si nji pikëçuditëse që zgjatet në pakuptimësí. Indiferenti meriton plotsisht gjithçka që i ndodh në jetë.

Militantizmi dhe indiferenca janë dy skaje të kundërta, dy sëmundje që reshtin me vdekjen metaforike të vetë pacientit. Kur “vdes” nji militant a njiindiferent lind nji njeri.
Ndoshta edhe për ketë ka këndue Poeti uragan:
“Të lindet nji njerí
i madh si madhní
dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashní”.
Deri tash kemi kundrue njerëz që vdesin, por jo njerëz që lindin gjallë.
Comments
Shkrim i bukur, po ashtu edhe

Shkrim i bukur, po ashtu edhe perpjekja per te shkruar ne shkodranishte. Nje keshille dashamirese, shkrimi ne shkodranishte dhe/ose gegerishte duhet te matet mire ne c'do fjale e shprehje. Pendryshe i bejme dem te madh si dialektit ashtu edhe shqipes ne pergjithesi. Duhen ndjekur yjet e te folures gegerishte dhe duhet rremuar thelle ne burim, dmth ne popull. Ka shume thesare gjuhesore te lena ne harrese vetem nga fakti qe dialektet (gegerishtja e jo vetem ajo) nuk u shkruajten per kaq shume vite.

Me poshte disa sugjerime (prej "diletanti") per perdorim te fjaleve shqipe ne vend te huazimeve.

ekuivalenti- (i,e)njëvlefshëm, njëvlerë..

subjekti (n)-njeri (n, në)

afektive-..

anestetizuem-(i,e) mpirë, topitur

infektive-ngjitëse

Mos e qortoni per te vetmen

Mos e qortoni per te vetmen vlere qe kishte ky shkrim: te shkruemen shkodranishte!

edhe nese ka ndonje dobesi ne kete kahje, eshte deri ne fund i falshem: eshte e vetmja menyre per t'i afruar dialektet, menyra me e mire per tu ndjere familiare me njera tjetren...

Mbase eshte e vetmja menyre qe autori te rigjej veten e tij, qe premtoi dikur si shkrues me te ardhme...

le te shpresojme se vertete lindi nje njeri, pas militanit qe po shkon!

ne c'pjese te komentit e pe

ne c'pjese te komentit e pe qortimin??!!

Mbase nuk jam adresuar

Mbase nuk jam adresuar sakt, mustafa, dhe s'ka lidhje shume me shkrimin ne fjale, pra as me autorin, por me shume do desha te kuptohesha si ne nje mbeshtetje ndaj jush dhe autorit ne perdorimin e kesaj trajte dialekti.

Pra, nuk pashe qortim tuajin ne kete zgjedhje "te shkrueme-je" te autorit, por ne ftesen tuaj per nje korrectese te plote ne kete derivat te shkruare.

Bashkohem me ata qe "diferencimin" midis dialekteve (vendosur arbitrarisht) ta kapercejme me keto trajta te ndermjetme te shkruari. Une, si jugor jam i prirur ta çmoj afrimin mes dialekteve duke u bere sa me te afrueshem me lexuesit respektive, njehershem.

Shkurt, me afer ndjehem me gjuhen e perdorur nga Ndreca se sa me gjuhen e te menduarit te tij!

Natyrisht, shpresoj qe te ndjehemi sa me te kuptueshem, edhe kur ndodh te mendojme ndryshem.

edhe pordh te shkruaje

edhe pordh te shkruaje ndreca, e boton muc nano.

Shkrim pa kuptim. Na lodhën

Shkrim pa kuptim.

Na lodhën analistët që shprehin mendimet e tyre të cekëta, sikur të ishin aksioma të pakundërshtueshme. Humbje kohe e hapësire në faqen e internetit.

A e di autori se çfarë do të thotë të jesh militant ekologjist ose socialist ose liberal , ose militant i të drejtave të njeriut p.sh.? Apo të gjithë militantët janë tru-shpëlarë dhe domosdoshmërisht të paarsyeshëm? Sikur të gjithë të mendonin si autori nuk do të kishte më as politikë (as nga ajo e fismja) as filozofi as përballje idesh.

Kam një pyetje për autorin, me çfarë do ti zëvendësonte partitë politike pa patur militantë? Ne vuajmë nga mungesa e militantëve, vuajmë nga mungesa e njerëzve që janë të gatshëm ti përkushtojnë kohë mendimeve politike , të çfarëdo krahu qofshin. Pa militantë ka vetëm sahan-lëpirësa, siç i kemi me shumicë sot.

megjithese per militantizmin

megjithese per militantizmin ka te drejte,kontributi i tij ne percarjen e shqiptareve eshte me i madh.

nuk e di ne itali e respekton ilalishten zyrtare ,apo shkruan napoletance per solidaritet me gegerishten.

meqe zotria kembengul ne jozefinizmin e tij le te botohet ne ndonje blog qe lexohet nga kusmci ne gur te zi

Sinqerisht e kam, me gjithe

Sinqerisht e kam, me gjithe deshiren e madhe per te lexuar shkrimet ne dialekt, nuk ia arrij dot. Jam rritur me gjuhen letrare dhe per mua te lexuarit ne dialekt eshte e pamundur. Ndaj nuk lexova dot me shume se 2 paragrafe.

Do te me pelqente te dija se c'fare mendon autori per lexuesit si puna ime? A eshte i ndergjegjshem se duke shkruar ne dialekt perjashton nje pjese te lexuesve te tij?

O Ad, (DELETED) per lexuesit

O Ad, (DELETED) per lexuesit si puna e Lires, po s'ka marre vesh gje mga shkrimi yt se besoj se ka marre vesh ndonje llaf nga Migjeni, Mjeda a ndonje tjeter i atij rrangu.

Kush nuk kupton dialektet, nuk di shqip fare. Njerezit e letrave duhen nxitur te rremojne ne dialektet e te gjitha aneve te vendit., e kjo s'ka te beje fare me (DELETED) e Zhozefines.

Kjo ka te beje me gjallerimin e fondit gjuhesor te shqipes qe po thahet nga standartizimet pa buke dhe huazimet e panevojshme.

Po i vika rreziku shqipes nga shkodranet, korcaret, myzeqaret apo leberit dhe jo nga greket, italianet, anglezet???!!!!

Ne fakt rreziku i madh vjen nga driteshkurterit e gjysme te shkolluarit.

Pershendetje Z. Mustafa Si

Pershendetje Z. Mustafa

Si shume me vrull e paskat marre! Mendojeni edhe nje here se cilet jane driteshkurterit ne kete rast e pastaj kuvendojme.

Gjithe te mirat

"Sinqerisht e kam, me gjithe

"Sinqerisht e kam, me gjithe deshiren e madhe per te lexuar shkrimet ne dialekt, nuk ia arrij dot. Jam rritur me gjuhen letrare dhe per mua te lexuarit ne dialekt eshte e pamundur. Ndaj nuk lexova dot me shume se 2 paragrafe."

Mjeda, Naimi, Fishta, Noli, Migjeni, Lasgushi (sa per te permendur disa, se s'del vendi ketu per te gjithe) kane shkruar ne dialekt dhe si kane prishur pune as shqipes a as letersise si art. Ec e gjeje se ku eshte rritur Lira e c'fare ka lexuar ne shkolle?

ti themi gjerat hapur. kush

ti themi gjerat hapur.

kush tha qe ata qe jane kunder dialektalizmave (si nje forme e pazhvilluar e gjuhes dhe karakteristike e vendeve shume te pazhvilluara), jane pro greqizmave dhe latinizmave?

ne jemi per nje gjuhe te njesuar te shqiptareve ,ashtu si gjithe bota e zhvilluar. pse, pak dialekte ka ne itali,france,gjermani e kudo? por te gjithe respektojne gjuhen zyrtare edhe si simbol i identetit kombetar.

ndreca nuk kerkon pasurimin e shqipes me burime dialektore,te cilat jane te mirepritura,por ''baske-zimin'' e shqiperise. prandaj ne duke refuzuar ndrecen,refuzojme ''libanizimin'' e shqiperise.

fishta me shoke ,kur kane shkruar,nuk kishte gjuhe te njesuar. por e ka njohur domosdoshmerine e e saj dhe mese nje here ka ironizuar ata qe shpreheshin me fjale te huaja.

Anonim, ku rron zotrote? Ne

Anonim, ku rron zotrote?

Ne kete dynja femijet 10 vjecare flasin nga dy ose tre gjuhe e nuk u "dhemb" koka. Zoterise po i "libanizohet" Shqiperia se po folka dikush ne dialekt.

Si shkodrane, me lodhin disi

Si shkodrane, me lodhin disi keto shkrimet e bera me fjalorin e sinonimeve perpara, si ushtrime gjuhesore, pasi me duken te sforcuara dhe me shperqendrojne nga tema/permbajtja. Nese do te kete nje perpjekje serioze per ta shkruar gegerishten, mendoj se ajo duhet te marre parasysh qe, si cdo gjuhe apo dialekt tjeter, edhe gegerishtja ka evoluar keto 100 vitet e fundit. Ne kete kuptim, gegerishtja ka nevoje te pershtatet dhe jo te shkruhet ne menyre krejtesisht besnike sic e ka shkruar Fishta apo te tjere. Idealja do te ishte qe pjeset me te vlefshme te saj t'i shtohen shqipes standarde per ta pasuruar kete te fundit. Perndryshe, me than te drejten, dhe shkodranit ma te thekun, leximi i temave aktuale ne nje gegnishte "fanatike" i duket pak si me lexu bejte...

Ne pritje te nje reflektimi shkencor per nje shqipe me te pasur, ju ftoj te perpiqemi te perdorim sa me mire gjuhen standarde.

Add new comment