Ku shohin sytë bosh të Aishes

Postuar në 22 Tetor, 2012 11:15
Koloreto Cukali

Vjen një moment kur mësohemi aq shumë me llumin, sa ai bëhet gjendje e jona natyrale. Ky vend nuk ka shumë ndryshim nga ai sulltanati ku mbahej një kamare turpi e ku vendoseshin kokat e prera. Vetëm që nuk kemi kamare.

Ju e njihni historinë e Aishes. Ma do mendja, kur qëllon që dikush të hapë bisedën e vrasjes në një tavolinë kafeje, ju e korrigjoni me detaje më të sakta. Pra, nuk ka rrezik që të jeni të painformuar. Është shqetësues trupi i saj pa kokë, i ati i saj, don-Zhuani 80 vjeç, heshtja e grave, dhuna e burrave dhe cinizmi i shoqërisë. Çdo shqisë e kokës së prerë Aishes ka shumë për të thënë, dhe meqenëse në këtë vend vajzat si ajo nuk i le njeri të hapin gojë, po i lë rradhën time.

Goja e Aishes
Goja e Aishes, do të akuzonte gratë e këtij vendi. Para pak ditësh, gratë e shoqërisë civile dolën në shesh për të protestuar ndaj kësaj gjëje, që fjala më e butë do e përshkruante si plagë shoqërore. Në protestë u mblodhën gjithsej jo më shumë se 40 gra e vajza (shumica, ngaqë marrin dhe rroga për të qenë shoqëri civile). Më shumë janë ato që solidarizohen në distancë, në FB, për shembull, por ja që atë ditë kishin lënë një kafe që nuk mund ta shmangnin, nja dy dyqane që kishin për të parë, kishte dhe disa që erdhën mu afër vendit, po nuk gjetën parkim, e nuk iu bashkuan protestës.
Më kujtohet lumi i indinjatës së shumë femrave ndaj një shkrimit tim të titulluar “Femrat” të para nja dy vitesh. Nuk i pashë tek protesta për Aishen. Mbase është faji im që besoj në klishera si “solidarizimi femëror”, por, do kisha dashur ta shihja sheshin plot me gra. Dhe ju lutem, mos bëni komente poshtë shkrimit tim, do ishte shumë cinike.

Hunda e Aishes
Është ironik fakti që mu në kulmin e telenovelave turke, na del një Aishe e jona me emër telenovele, që romanin e vet tragjik e ka nisur që 14 vjeç. Rrezik, që 14 muajsh. Shoh burrat e mbledhur nëpër kafenerat e periferisë duke parë telenovelat turke në ekranet e mëdha (ato të Bllokut e mbajnë te FTV, java e modës në Tajvan), ndërsa burra të tjerë dhunojnë me lloj-lloj presionesh e marifetesh të vockla fëmijët e vegjël të periferisë. Fshati hesht. Si në rastin e atij që dhunonte 2 vajza të mitura. Heshtja e burrave që nuk duan t’u humbasë asnjë fjalë e telenovelës, është heshtja e kufomave sociale: njerëz pa rrugëdalje, ekonomia e tyre e rrënuar, shtëpitë e tyre të mjera, fëmijët e tyre të pashkolluar, e drejta e tyre për t’u çiftuar e pasur një jetë seksuale të shëndetshme e ulur në nivelin e derrit, burra të nënshtruar nga padija e varfëria ndaj kujtdo burri tjetër me pak pushtet e para.
Në Shqipëri nuk ka ajër të pastër, aq më shumë në fshat. Ajri jonë mban era kërmë sociale. Një femër e nuhat këtë që sa rritet. Ky, nuk është vend për vajza të vogla.
Hunda e Aishes, do akuzonte burrat e këtij vendi. Sikur ata të ishin burra. Ata janë vetëm hija e një burri, me mënyrën si votojnë, me mënyrën si jetojnë, me mënyrën si skllavërohen. Ata janë më viktima se Aishja, edhe pse nuk e dinë. Por faji i vërtetë qëndron më lart. Atje ku mblidhen fijet e pushtetit, atje ku thurret politika e dhimbjes, atje ku korbat të qorrojnë sytë.

Sytë e Aishes
Sytë e pajetë të Aishes, shohin kryeministrin. Të pajetë, si vetë shoqëria që ai modelon prej 20 vitesh, ku ai është lider i padiskutueshëm prej gati dy dekadash (ka qenë dhe një tjetër, që s’më kujtohet, për pak kohë, tashmë në ekzil mondan në Vjenë).
Sytë bosh të Aishes janë si vetë shoqëria. Të jesh gjel majë plehut, nuk i jep vlerë plehut. Thjesht i vë emrin gjelit. Historia e Aishes është e tmerrshme, sepse Shqipëria është plot me histori dhune të tilla. Çdo fshat, çdo lagje ka të tilla që dalin në dritë vetëm kur vrasin një vajzë. Dhuna, si mënyrë jetese e ka fillimin te fjalori i kryeministrit, te mënyra sesi ai bën politikë e si ngre politika, te njerëzit që i shërbejnë e e përshkëmbejnë. Fshati shqiptar është ashtu, edhe sepse cinizmi i kryeministrit me historitë e tij të Zvicrave me det e të zhvillimit që ia kalon Gjermanisë, është për të mbuluar plehun duke kënduar.
Aishja është nënprodukt i shkatërrimit të arsimit në këto 20 vjet që ka prodhuar vegjetues socialë në vend të energjive krijuese.
Fshati shqiptar, ku jetojnë Aishet, është llumi më i madh ekonomik, social e njerëzor që mund të të shohin sytë. Sikur të kishte njeri sy për të parë. Ne kemi vetëm sy bosh, si të kokës së prerë të Aishes. Dhe, për fatin tonë të mjerë, ne nuk shohim dot as me zemër.

Zemra e Aishes
Unë mund t’i kuptoj njerëzit e dhunuar politikisht të këtij vendi. Njerëz të paaftë të bëjnë punën e tyre. Njerëz të paaftë të ndërtojnë një shoqëri më të mirë.
Aishja është dhe një shuplakë për Kryetaren e Parlamentit, për gratë e pozitës dhe për ato të qeverisë-hije. Aishja është shuplakë për ato gra që pushteti i ka bërë të pushojnë se qeni gra. Aishja është shuplakë për ata burra të cekët e pragmatistë që nuk kanë ditur të bëjnë kurrë diçka më shumë sesa të vjedhin dhe të llapin ekraneve të TV-ve. Një gjasme-elitë pa ideale, që jetojnë ngjitur me mjerimin dhe kujtojnë se janë të paprekshëm nga sëmundjet e shoqërisë. Të lehtë e të përkohshëm, të papërgjegjshëm e vanitozë, pragmatistë e pa pikë ideali, ata janë sëmundja e vërtetë e këtij vendi.

Veshët e Aishes
Është e habitshme që mjerimi ka zënë vend aty feja është më e ngulur. Aishja është dhe një shuplakë për gjasme-zellin fetar të këtij vendi. Një vend besimtarësh nuk mund të ketë kaq shumë histori të tilla. Ai plaku, ai babai, ai fshat, ato fshatrat e tjerë ku historitë si kjo janë me mijëra, janë shembuj mjerimi po aq sa shembuj ligësie njerëzore. Feja, ka dështuar të kryejë misionin e vet: ta mbushë këtë vend me njerëz të mirë. Ata kanë rekrutuar trupa, por nuk kanë prekur asnjë shpirt.
E vërteta e trishtueshme është që ne nuk jemi besimtarë. Ne jemi thjesht njerëz të ligj që kemi nevojë të fshehim ligësinë pas një gjëje të madhe e fuqiplotë. Njerëzit e këtij vendi, të pazotë për të qenë të përgjegjshëm, kanë zgjedhur të maskojë papërgjegjshmërinë e tyre me besimin.

Fetusi i Aishes
Kjo nuk është një ngjarje fshati. Kjo është histori Shqipërie. Aishja nuk është as e para e as e fundit. Më parë ishte një Nazime, e më parë një tjetër, e një tjetër, një lumë vajzash. Dhe ky lumë krimesh nuk luftohet as me policë, e as me shkishërime. Kjo nuk është çështje “opinioni” shoqëror. I ashtuquajturi “opinioni” është një nënprodukt i shoqërisë. “Opinioni” reflekton gjendjen e shoqërisë, dhe shoqëria jonë është nënprodukt i mjerimit. Dhe mjerimi, ka vetëm një gisht për të drejtuar: në majën e piramidës së plehut.
Ndaj, është e pandershme të merresh me të atin, me Donzhuanin 80 vjeç, me “opinionin” e fshatit apo “Opinionin” e Fevziut. Ata janë nënprodukte të mënyrës sesi është qeverisur ky vend që na ka çuar në mjerim ekonomik, social, arsimor, kulturor e njerëzor. Të tërë ata që e kanalizojnë problemin tek fshati, opinioni, i ati e donzhuani, duan vetëm të bëjnë muhabet, e nuk duan të shohin fajtorin e vërtetë. Dënimi me vdekje, shkishërimi dhe policët, nuk janë zgjidhja. Vrasja e “Aishes” ka të bëjë me mjerimin, dhe me përgjegjësit përkatës.
Ky fenomen zhduket vetëm duke zhvilluar krejt shoqërinë, duke ndryshuar rrënjësisht arsimin, duke krijuar zhvillim të vërtetë ekonomik e jo fllucka propagande, duke ndryshuar politikën e dhimbjes që vjen bash nga Tirana, duke instaluar drejtësinë sociale e ligjore, duke krijuar një të ardhme përkundër mentalitetit se çdo gjë arrihet me dhunë. Ky fenomen kërkon shtet social, dhe jo shtetin e VIP-ave të Opinion-it.
E pamundur, e?
Vjen një moment kur mësohemi aq shumë me llumin, sa ai bëhet gjendje e jona natyrale.
Ky vend nuk ka shumë ndryshim nga ai sulltanati ku mbahej një kamare turpi e ku vendoseshin kokat e prera. Vetëm që nuk kemi kamare. Por, edhe pa të, koka e prerë e Aishes më duket sikur na sheh tërë ditën në llumin tonë njerëzor ku jemi zhytur. Dhe ku, vazhdojmë të kuakim si bretkosat.

Marrë nga revistaklan.com

Comments

Submitted by Lira (not verified) on

Zoti Cukalli.  Si gjithmone, urimet e mia me te perzemerta per kete shkrim e per te gjithe te tjeret qe na keni dhuruar.  Per ne qe jemi larg, shrimet Tuaja jane nje dhurate e bekuar pasi na njohin me realitetin (fatkeqesisht tejet te hidhur) e atjeshem jashte "opinionit".

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Bravo zoti Cukali! Nje shkrim perfekt per gjendjen aktuale te shoqerise shqiptare qe i ka humbur morali dhe llumi ashtu sic shpreheni dhe ju eshte bere gjendje natyrale.

Submitted by reformer-resprivata (not verified) on

Pervec aspektit teorik dhe shoqeror, ka edhe nje aspekt praktik ne kete histori.  Shoqeria po degjeneron duke krijuar shtratin er shume e me shume ngjarje te ngjashme.

Praktikisht duhet vepruar shpejt dhe ne menyre efikase. Se pari duhet te ndergjegjsohen te gjithe per rrezikun. Se dyti duhet hequr dore nga naiviteti i tmerrshem qe e shikon nje plak si baba apo si gjysh. Se treti cdo familje duhet te marre masa dhe te jete vigjelente. Mbi te gjitha per ti edukuar femijet me vetedijen e rrezikut dhe me atesine per t ekundervepruar ose per te denoncuar.

Ngjarja eshte ne rradhe te pare pasoje e zhveshjes se shoqerise nga vlerat morale dhe familjare dhe nga triumfi i parase dhe ndjenjes se pronesise.

Gjithkush desheron te zoteroje dicka thote Erik Frommi. Plaku desheron te zoteroje nje femije dhe ta perdore ate sipas qejfit. Ne fund fare ta marre ate me vete ne boten tjeter. Bote e plakur dhe e vdekur qe vigjelon mbi engjej te njome.

Submitted by V_la (not verified) on

Keto jane reflektime te mira. Respektoj revolten dhe guximin e autorit per te shkruar per rastin dhe problemet qe lidhen megjithese analiza me duket e ceket.

Duhen me teper studime dhe analiza publike mbi abuzimin seksual, me rolin e femres ne shoqerine tone, me institucionin dhe vleren me te rendesishem te shqiptareve "turpin", me mungesen e komunikimit dhe prinderimit te mire dhe me mungesen e mekanizmave dhe profesioniste qe i mbrojne femijet/ grate nga rreziqe te tilla.

Sa per thenien "feja ka deshtuar ne misionin e vet".  Historia  ka treguar se aty ku feja mbizoteron si vlere dhe norme te praktikuara te shoqerise aty jane shfaqur dhe me teper rastet e abuzimeve seksuale. Merr p.sh rastet e abuzimeve seksualte fshehura ne komunitet katolike. Feja nuk i ben njerezit me te mire.

Submitted by RP (not verified) on

tabloja"Ulerima" e Munch do ti shkonte me shume artikullit.Qendrojne te tera,edhe moralizmat qe bien ne vesh te shurdher,edhe perversitetet,por prerja e kokes eshte makabre.Nje plak shpifarak qe perveçse abuzon,shperblen per abuzimin,vret madje,por i pret edhe koken;gjer ketu eshte pertej te pamundures mizoria.Zjarrin ti vini Enver Hoxhes atje ku eshte,po nje gjeje te tille shtazarake ia shoi faren.KC,ç'fare te beje shoqeria e shkrete?Ajo eshte shperndare nga syte kembet se uria s'ka logjike.Nga 4 milione,1.5 jane emigrante jashte,1.5 te tjere jane emigrante brenda vendit si familja e vajzes se gjore,ndoca pasunare kane punesuar roje private;te varferit s'i llogarit kush,u japin ndonje thes me miell kur jane zgjedhjet.OJQ leshojne ndonje deklarate ne anglisht qe ti lexojne ambasadoret apo ato organizmat qe i paguajne andej nga Burkseli e gjetke.Kush jane mekanizmat qe parandalojne fenomene te tilla negative?Po,kryesisht eshte shkolla,por ajo nuk qenka shkolle ne thelb por ne fasade,ashtu si i do shkollat saliu,te lyer me boje te re dhe kaq.Dikush shkruan per te majten dhe jep shembullin e peer preassure,presion i te njejteve.Kjo ne ndonje vend si Finlanda e te tjerat skandinave funksionon,se ne fakt shteti eshte nje kontrate kolektive.Kur s'paguan taksat njeri prishet kohezioni me fqinjin qe paguan taksat dhe respekton zgjidhjen kolektive.Ne Shqiperi njeriu i thjeshte ndihet i poshteruar,se ja,ka kaq e kaq raste kur vrasesit s'kapen nga policia ose me keq,vrasesit punesohen police,ata qe futen brenda dalin brenda javes,biles me heroike.Te tere mund te sjellin shembujt qe dine,por ne substance,ajo qe perceptohet eshte se shkelja e ligjit nuk eshte ndonje perjashtim por norme dhe respektimi i ligjit eshte ndonje perjashtim.Kam frike se kete Shabanin(ky paska edhe emrin e PD-istit tipik sipas kritereve te mia)do ta nxjerrin me raport psikopatije dhe do dale nga burgu.Ishalla mos ndodhte,se do na hape pune per OJQ e atyre grave kryetare OJQ-je,qe edhe per nje krem te zakonshem presin bilete vajtje-ardhje per ne Paris.

Submitted by Johnny Be Good (not verified) on

Koloreto

Nuk ka deshtuar feja.

Pse valle nje krim qe ndermerr Shaban Norja mbi nje jetime qenka pune feje? Apo se kur krimet i ben nje Shaban mbi nje Aishe, ka pune feje, automatikisht, vetem prej tingullit ne emra?

Feja nuk ka mundesi te deshtoje.

Per cdo prifti katolik pedofil ka qindra mijera besimtare katolike qe perpiqen te bejne mire per hir te Zotit, e per cdo Shaban vrases, ka kushedi sa Shabane te tjere qe nuk jane vrases. Ja psh kemi profesor Shaban Sinanin, qe nuk eshte as vrases e as ka lidhje me fene

Submitted by Anais (not verified) on

Koloreto , Urime per shkrimin analitik , perle ! Rrenqethesh kur degjon c ' ndodh cdo dite ne kete vend te vogel mbushur me bema te shemtuara . Na Ben vertet te ndjehemi keq nen lekuren tone me gjithe c,nuk kemi bere e nuk bejme per te permiresuar sadopak jetesen tone te perbashket . Ky palo kapitalizmi yne na izoloi ne shtepite tona duke na bere cdo dite e me pak te ndjeshem Ndaj asaj qe ndodh matane portes tone. Ka ardhur koha te themi stop e te burrerohemi se nese nuk ndodh tani kushedi sa sy bosh Aishesh do na shohin e do na lemerisin neteve tona bosh . Me shume se grave te ketij vendi te lodhur prej maskarenjsh drejtues duhet t,ju breje ndergjegja burrave , vellezerve e bijve te ketyre grave , motrave e nenave te dhunuara . A ka mbet kund krenari burri shqiptar qe ben sehir kur vritet gruaja . As ne luftrat me te egra s,jane vrare se pari gra. I kane ruajtur si thesar per te rilindur jeten , per te rritur djem e vajza te fisem , per te mbajtur portat hapur e per te hijeshuar te dashurat shtepi. E ma do mendja s,ka shpi qe ndrin pa gruan e s,ka mashkull qe s,ka nevoje per pranine e saj . Mesa duket tek ne duket se gra ka mjaft e ne u vrafshin ca ka plot te tjera . Por mosni o te mjere se asnje grua s,eshte e tepert eshte nje diell qe shuhet per femijet e saj , nje moter e shtrenjte a nje bije e dashur . Ndaj I dashur Koloreto mjaft duke kritikuar grate . Shumica e grave te ketij vendi Edhe kur kane fatin te kene nje pune te mire sa kthehen ne shpi I presin dhjetera pune te tjera . Nuk identifikohen grate e ketij vendi me "zonjat " qe tregojne njera tjetres sa te shtrenjte I kane fustanet . Por te mjerat ato se mbi mjerimin e Aishes ngrene lluksin e tyre bosh. E nese fete tek ne nuk rekrutojne dot shpirterat tane bosh eshte nje Zot qe gjykon e sheh.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.