Vetëflijimi juaj s'e bën dhunëtarin që të ndërrojë politikën

Postuar në 17 Tetor, 2012 07:23
Rexhep Qosja

Me shqetësim e shikoj grevën e ish-të burgosurve politikë në Tiranë dhe me shqetësim i dëgjoj lajmet për çka po ndodh në të dhe çka po ndodh rreth saj.
Duhet të jesh ndjenjërisht i topitur, shpirtërisht i shkretëruar dhe politikisht i verbër ta shikosh vetëdjegien e njerëzve me mënjanërinë provokuese me të cilën po e shikon qeveria shqiptare me kryeministrin Sali Berisha në krye.
Siç është fajtori kryesor për shumë vdekje e vrasje në vitin 1997; siç është fajtori kryesor për tragjedinë e Gërdecit; siç është fajtori kryesor për vrasjen e katër protestuesve në protestën e 21 janarit 2011, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka vendosur, duket, të jetë fajtori kryesor, në të vërtetë shkaktari kryesor, i tragjedisë shqiptare që po ndodh në grevën e ish-të burgosurve politikë që 24 ditë.
Ky njeri, që e qeveris Shqipërinë, në të vërtetë, që e sundon Shqipërinë, kur e kur, si e thotë vetë, me forcën e hekurt të ligjit, e shumë më shpesh me forcën e hekurt të Kanunit, me genjeshtra, me shantazhe, me kërcënime, me mashtrime, e me mjete të tjera parapolitike, tiranike e despotike, po i hedh sa po mundet benzinë grevës së ish-të burgosurve politikë.
E pamë në televizionet shqiptare se si para pak ditësh Kryesuesi i një mbledhjeje në Këshillin e Evropës ia ndërpreu fjalën këtij kryeministri të Shqipërisë. Dhe, ia ndërpreu sepse nuk donte që në atë institucion të Evropës të dëgjoheshin në heshtje gënjeshtrat e tij siç po dëgjohen në Tiranë. Në të vërtetë ishte kjo një fyerje që prej kryeministrit iu bë shtetit shqiptar e ngjashme me fyerjen që iu bë po prej tij në mbledhjen e NATO-s në Bukuresht para disa vitesh, kur i njëjti kryeministër i Shqipërisë u turr bajraktarçe të dilte në rreshtin e parë të shtetarëve të mbledhur në mbledhjen e NATO-s prej të cilit rresht e nxori një sigurues i mbledhjes edhe pse në atë rresht tashmë po qëndronte me të drejtë kryetari i atëhershëm i Shqipërisë, Bamir Topi.
Solidarizohem me ish-të burgosurit politikë që po bëjnë grevë në Tiranë. Por, megjithatë, do të doja t'u them atyre se me grevën dhe me vetëdjegiet nuk do ta zgjidhin çështjen më të madhe të Shqipërisë sot: çështjen 22-vjeçare të quajtur Sali Berisha. Mësuesja e madhe e jetës - historia, na mëson se popujt prej dhunëtarëve të tyre politikë e shtetërorë kurrë nuk janë çliruar duke u vetëdjegur, duke u vetëflijuar. Jo. Populli shqiptar, sovrani i Shqipërisë, do të çlirohet prej dhunës së Sali Berishës jo me mjetet e tij të privuara prej çdo morali politik, social dhe kulturor, jo me dhunë, jo me vetëdjegie të qytetarëve si këto të ish - të burgosurve politikë, po me mjete të tjera të ligjshme demokratike: me demonstrata, që nuk do të ndalen pavarësisht prej plumbave me të cilët mund t'i presë ai, që nuk do të ndalen derisa të mos shkojë ai në vendin që edhe e pret: në harresën politike dhe historike.
Derisa numër gjithnjë e më i madh i shqiptarëve kudoqofshin ata dhe numër gjithnjë e më i madh i mediave në Evropë e dënojnë sjelljen politike dhe çnjerëzore të kryeministrit të Shqipërisë ndaj ish të burgosurve politikë dhe vetëdjegies së disave prej tyre, në Gjakovë dhe në Deçan, para katër ditësh, ai u prit siç nuk pritën më, vrasësit politikë në botë. Po, nuk ishte kjo hera e parë që një pjesë e klasës politike të Kosovës nuk kupton politikisht si duhet dhe nuk vlerëson historikisht si duhet se ç'po ndodh në Shqipëri. Sikur të kuptonin politikisht si duhet dhe sikur të vlerësonin historikisht si duhet ç'po ndodh në Shqipëri, këta pjesëtarë të klasës politike kosovare nuk do ta nderonin me çmimin "Qytetar Nderi" i Deçanit një kryeministër politikën e të cilit do ta shënojnë jo vetëm sjelljet kundërkombëtare ndaj fatit të Kosovës deri në çlirimin e saj prej Serbisë, në qershor të vitit 1999, por edhe vetëdjegiet e qytetarëve të saj për shkak të politikës së tij dhunëtare dhe vrasjet e qytetarëve të saj prej politikës së saj vrastare. (G.SH)

Comments

Submitted by pd-isti (not verified) on

nga titulli duket sikur ky Rexhepi te jete followers i Edi Rames ne Twitter. Me mire s'po e lexoj fare...

Submitted by liridrejtesi (not verified) on

Ne parim, ne shoqerite me qeverisje demokratike paqesore liberaliste nuk ka kushte te cilat te bejne te mundur qe te gjallojne shtresa sociale te cilat te meritojne te quhen FUNDERINA! Padyshim qe ka njerez te cilet shkelin ligjet me vepra nga me te ndryshmet penale apo civile, familiare apo administarative etj., dhe qe marin denimin perkates. Dhe. Pasi keta njerez kryejne denimin, shoqeria komuniste apo demokratike paqesore (sipas vendit) kujdeset per reabilitimin e tyre social-kulturor-material etj. Per te mos u zgjatur. Termat: mbeturina, funderina etj., etj., nuk jane aspak bashkekohore vecanerisht per nje shtet si Shqiperia qe aspiron antaresimin ne BE. Gjithesesi. Perdorimi i fjales Funderina (aq me keq ne shumes) ne nivelin e nje nocioni, dhe me pas ne nivelin e nje koncepti, edhe mund te pranohet ne nje rast(deklarim), - si aksident, rreshqitje, pakujdesi. Por kur fjala funderina perdoret disa here rresht ne deklarimet zyretare te nje Partie politike qe qeveris vendin, atehere lehtesisht mbrime ne perfundimin se: tashme nuk kemi te bejme me nje pakujdesi, por kemi te bejme, gojeplote, me kuptimin dhe permbajtjen e fjales FUNDERINA. Kuptim( dhe permbajtje) i cili ka rrenje te thella sociale, ideologjike. Kuptim i cili i bie ndesh, ballazi, parimeve kryesore humane te Aktit Final te Helsinkit(OSBE). Qe bie ndesh me filozofine e sigurise njerezore, filozofi te cilen e jetesojne e lancojne e mbikqyrin me shume kujdes dhe skrupul qeverite demokratike ne Amerike, France, Angli etj., Ai, ajo, ata, ato ne PD mund te mos i duan keta apo ata njerez. Mund te mos i duan mendimet apo veprimet e ketyre apo atyre njerezve. Kjo eshte nje ceshtje simpatie apo antipatie. Deri ketu ata jane ne te drejten e tyre private dhe partiake. Por, kur PD deklarohet zyrtarisht dhe panderprerje me fjale te cilat shprehin dhe permbajne kuptime poshteruese per ata apo ato njerez, atehere, ketu, duket se ka nje qellim, ka nje papajtueshmeri te thelle ideo-politike-sociale perkundrejt atij grupi qytetaresh-Grevisteve. Dhe. Ky qellim eshte antihuman, antidemokratik, antishqiptar. Nderkohe qe: jane te gjithaneshme dhe te larmishme mjetet paqesore dhe humane, per gjetjen dhe perdorimin e gjuhes se perbashket – gjuhes shqipe, gjuhes se demokracise.

Qeveria, PD, ne vend qe ta depolitizonte ceshtjen e Grevisteve, e politizoi ate, dhe tashme mund te thuhet se teorikisht dhe praktikisht e ka sigurizuar konfliktin. Dhe,  nevoja per zgjidhjen e konfliktit ne etapen e sigurizimit te tij e ben edhe me komplekse investimin e Paleve ne konflikt, si dhe veshtireson bashkepunimin e aktoreve te tjere te brendshem dhe atyre te jashtem.

Submitted by adi (not verified) on

"Lajmi për rrëzimin e monumentit të  Enver Hoxhës  ma ka ndalur frymën", - pat thanë po atë ditë Rexhep Qosja.

Submitted by shen kozmai (not verified) on

Per Qosen pyesni Adem Demacin dhe atehere do kuptoni ne ja vlen apo jo te lexohet e te degjohet

Submitted by .Sokoli (not verified) on

Rexhepi e provoi politiken nje here, por populli e nxorri nga dritarja, tani edhe une e kuptoj se ai eshte i frustruar ...

Submitted by Hektor Sula (not verified) on

Sa kohe flet per letersi e lexoj me interes Qosen por kur ngaterrohet me politiken nuk ka asnje shenje profesionisti, predikon urrejtje midis shqiptarve, gjak, dhune, meri, hakmarrje. Nuk di te kete ndikuar ndonjehere  te propozoje gjesendi prej burri te urte.

Submitted by aba alba (not verified) on

Shume i nderuar zoti Qosja. Bukur mire, me guxim, shqiptarisht, frymezues, konstruktiv, por, produkti qe do te jepet, dale, nga ky shkrim nuk eshte, nuk do te jete,  asgje me shume sesa nje psheretime luani ne shkretetire. Me adhurim vllazeror.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.