Greva e urisë: gjërat kanë shkuar shumë larg

Vëmendjen e opinionit publik e ka tërhequr ana “spektakolare” e grevës së urisë, e cila ka kulmuar me dy akte që vetëm për pak nuk janë finalizuar me vetëflijimin e Gjergj Ndrecës e të Lirak Bejkos, të cilët i vunë flakën vetes; dhe për rrjedhojë, pakkush është marrë me thelbin e protestës së këtij grupi ish të përndjekurish. Cilat janë kërkesat e tyre? Sa është kostoja financiare e këtyre kërkesave? A janë të realizueshme? Janë pyetje për të cilat shtypi e televizionet nuk na kanë dhënë një informacion të detajuar. Duhet të jenë të paktë shqiptarët që e kanë një ide lidhur me atë që kërkojnë ish të përndjekurit politikë të futur në grevë urie. Gazetarët kanë raportuar në një farë mënyre vetëm lidhur me kërkesat e bëra, dhe thelbi i këtyre kërkesave mund të përmblidhet si vijon: “Të zhdëmtohen tërësisht dhe në mënyrë të menjëhershme për vitet e vuajtjeve e të burgut gjatë regjimit komunist; t’u jepet ndihmë e asistencë e qartë sociale të gjithë ish të burgosurve politikë, të cilët kanë mbetur të vetmuar dhe pa asnjë përkrahje tjetër; t’u lidhet një pension i posaçëm të gjithë ish të burgosurve politikë që janë gjallë; t’u garantohet shërbim mjekësor falas të gjithë ish të burgosurve politikë; t’u merren letrat “e zhvleftësuara” me vlerë, dhe në këmbim t’u jepen shpërblime që kapin vlerën e plotë të tyre etj., etj.”. Nuk dihet se sa shkon fatura financiare e këtyre kërkesave, por dihet që, edhe sikur të bëhet fjalë për një faturë të përballueshme financiare, ligji i sotëm është pengesa e parë që duhet kapërcyer. Ka një ligj pra mbi “dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, i cili ka parashikuar një formulë që e shtrin dëmshpërblimin në vite, e që nuk lejon dëmshpërblimin e plotë menjëherë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për disa kërkesa të tjera. Kjo do të thotë se gjithçka duhet të fillojë me miratimin e një ligji të ri për këtë kategori; e ndoshta me ndryshimin e një numri ligjesh të tjera, që lidhen me vënien në praktikë të ligjit të parë. Është një pengesë që mund të kalohet, sigurisht. Ndërhyrja në ligj është një gjë që bëhet. Dhe bëhet në harkun e një kohe të shkurtër. Por për këtë do të duhej të llogaritej fillimisht vlera e faturës financiare e do të duhej të ekzistonte më pas një vullnet për t’u përgjigjur kërkesave të ish të përndjekurve të futur në grevë urie. Qeveria (as ndonjë instancë tjetër, për hir të së vërtetës) nuk e kanë llogaritur vlerën e kësaj fature; e ç’është më e rëndësishme, qeveria nuk ka treguar se e ka vullnetin për t’u dhënë zgjidhje problemeve të tyre. Bën vaki që disa kërkesa të tyre të jenë praktikisht të parealizueshme, por është qeveria që duhet të na bindë për këtë gjë, është qeveria që duhet të dalë e të na thotë se “kërkesat, të gjitha apo një pjesë, janë të parealizueshme për një, dy, tri… dhjetë arsye”. Qeveria nuk e ka bërë këtë. Kryeministri ka dalë përpara gazetarëve, e ka folur më shumë se njëherë për këtë çështje, por jo për të hedhur dritë mbi të; përkundrazi, ka dalë për të hedhur dritë “mbi biografinë e njërit apo tjetrit”, gjë që ai e bën gjithnjë me kundërshtarët që i shkaktojnë kokëçarje. Dhe kështu, ne kemi sot një info kryeministrore mbi jetën e Gjergj Ndrecës, por nuk kemi një info kryeministrore mbi gjendjen e të gjithë gjergjndrecave të Shqipërisë. Dhe Kryeministri ka për detyrë të na japë këtë të dytën, e jo të parën. Në stilin rrugaçëror të të parit të qeverisë, kanë folur edhe të tjerë afër të tij. Na kanë thënë se kjo grevë është e pilotuar nga opozita e nga socialistët, na kanë thënë se grevistët e përndjekur prej regjimit komunist janë vënë në shërbim të ish-komunistëve, na kanë thënë se grevistët janë paguar nën dorë, na kanë thënë se ata kanë pasur si qëllim për t’ia bërë këtë gjëmë vendit në ditët që pritej të merrej statusi i vendit kandidat, na kanë thënë dhe çmendurira të tjera të kësaj natyre që kanë synuar të denigrojnë grevistët e të ndotin politikisht grevën, e jo t’na e bëjnë të qartë çështjen (është për të ardhur keq që askush ndër ish të përndjekurit afër e pro qeverisë nuk e ka ngritur zërin; e vërteta është se nuk ka pritur kush që ata të bëheshin tok me grevistët; por dikush edhe mund të ketë pritur që ata të distancoheshin nga sjellja e qeverisë, e cila nuk u mjaftua të na thosh se kërkesat e grevistëve janë të parealizueshme, por bëri çmos të na bënte me dije se grevistët ishin të shitur tek opozita; personalisht, heshtja e këtyre njerëzve të godet më shumë se sa vetëdjegia e Gjergjit e Lirakut). Dhe është pikërisht sjellja e qeverisë, dhe heshtja e ish të përndjekurve të dhjamur (tok me vendosmërinë dramatike të grevistëve) që kanë krijuar një simpati kolektive për një kauzë, e cila i përket një grupi numerikisht të vogël të shoqërisë dhe për të cilën (kauzën pra) nuk ekziston një ide e saktë. Përveç kësaj, gjestet radikale e vetëmohuese të vetëdjegies, e reagimi inatçor e rrugaçëror i qeverisë, i kanë çuar gjërat shumë larg, në pikën ku duket se nuk ka më kthim pas, e ka shumë gjasa që në këto rrethana punët të marrin një përthyerje tragjike. Është pikërisht kjo përthyerje që duhet evituar. Nuk ka kohë për të humbur, pasi greva e urisë është në ditën e 23 të sajë. Njerëzit që kanë akses e ndikim në qeveri duhet ta këshillojnë këtë të fundit të merret seriozisht me çështjen, e jo me grevën e grevistët, ndërsa njerëzit që kanë akses e ndikim te kampi tjetër, duhet t’i këshillojnë grevistët të pranojnë një zgjidhje të negociueshme, e jo të shpresojnë për një zgjidhje me logjikë ultimatumesh. Kush janë këta njerëz që kanë ndikim këtej e andej? Nuk e di. Ndoshta ambasadorët, të cilët duhet të riprovojnë. Veçse në mënyrë më inteligjente se sa në rastin e parë.
SHQIP
Comments
M. Nano shkruan se ''ligji i

M. Nano shkruan se ''ligji i sotëm është pengesa e parë që duhet kapërcyer''. Nuk me duket se eshte keshtu. Grevistet e urise kane parashtruar edhe opsionin e marrjes te 4 kesteve te para (1+3, pasi kesti i pare eshte marre). Ky opsion eshte plotesisht i bazuar ne ligj, pasi nga hyrja ne fuqi e ligjit dhe deri tani duhet te ishin paguar 3-4 keste.

Muc dikush tha qe fatura

Muc dikush tha qe fatura financiare per shlyerjen e te 4 kesteve eshte 180 milione USD. Pak a shume tek kjo shifer bien dakord te gjithe. Keto qe jane fut ne greve i duan pernjehere, biles dhe me 30% inflacion, kerkese e greves kjo, dhe asnjeri nuk thote si doli vlera e inflacionit, perse duhen llogaritur me inflacion kur vete ligji e parashikon pagesen me keste etj. Nuk duhen shume mend qe dhe nje si puna jote te kuptoje o Muc qe 180 milione pa inflacion dhe 206 milione USD me inflacionin e grevisteve, per nje vit per shtetin tone jane shume, qamet shume. Jane shume edhe sikur keto para te perdoren per nje veper publike per te gjithe shqiptaret dhe jo me per te demshperblyer nje pjese te vogel te tyre, me taksat e mbledhura nga pjesa tjeter.

Biografite e Ndreces, Tufes dhe atyre qe jane ne greve jam dakord me ty qe nuk perbejne thelbin e problemit. Po ndoshta sherbejne per ti kujtuar taksapaguesve shqiptare, atyre qe punojne dhe robtohen cdo dite, se ku po shkojne nje pjese e parave te taksave te tyre. Dmth nje pjese po shkojne per te demshperblyer menaxhere prostitucioni, pijanece, te cmendur, parazite etj. Me kete absolutisht nuk po them se gjithe te burgosurit politike jane te tille, por ka dhe shume si puna e ketyre ama.

Dhe boll me hipokrizine, si tenden si te PS. As nuk ju eshte rrujtur dhe as ju rruhet per te burgosurit politike ndonjehere o skraparlliu im i dashur.

Lixha dhe vetem lixha, asnje

Lixha dhe vetem lixha, asnje pervec lixhes edhe pertej lixhes. Pyetja tani shtrohet shume thjesht: Perse zoteri nuk e ke zbatuar ligjin?! Nese nuk kishe mundesi te paguaje perse e bere ligjin ne kete menyre ?! Ata persona qe kane hyre ne greve kane hyre sepse ti si qeveri nuk ke zbatuar ligjin qe ke bere. Pra po ta shpjegoj me thjeshte: NESE TI SI QEVERI DO KISHE SHPERNDARE KESTET SIPAS LIGJIT QE KE NXJERRE PO VETE NUK DO TE NDODHTE KJO SITUATE. Qe ta shpjegoj akoma me thjeshte: KJO QEVERI I JEP TE DREJTE VETES EDHE TE MOS TI ZBATOJE LIGJET QE NXJERR PO VETE. Pra ngaqe nuk di te besh llogarite kur nxjerr buxhetin harron qe ke per te paguar edhe ca pare dhe cfare ben: VENDOS QE TE MOS TI PAGUASH. Ceshtja ne thelb nuk ka te beje shume me te perndjekurit se sa ka te beje me perceptimin qe ka kjo qeveri ne vecanti dhe malokeria ne pergjithesi ne lidhje me zbatimin e LIXHES. E kuptove tani tani?! Ik dhe mos na caj me k..in.

Cfare nuk eshte zbatuar ne

Cfare nuk eshte zbatuar ne ligj ore juristi i ..... Nese jane shkelur afatet per pagesat te shkojne te ankohen dhe te bejne padi ne gjykata dhe jo te digjen si psikopate para kamerave.

Gjithsesi te informoj qe ligji ne kete rast eshte zbatuar pike per pike. Dhe te jesh i sigurte qe po te ishte PS ne pushtet nuk do te kishin marre kokerr leku.

Te perndjekurit duhet te

Te perndjekurit duhet te ishin demshperblyer me kohe, me parà te verteta e jo me "letra me vlere", qe ne fakt nuk kane asnje vlere. Perpara se te jete nje detyrim ligjor i qeverise aktuale, ky eshte nje detyrim moral qe gjithe shoqeria u ka ketyre njerezve. Perveçse jane denuar kot se koti e kane hequr te zite e ullirit duke lene familjet ne pike te hallit, kane punuar me vite neper miniera pa asnje shperblim. Se paku t'u jepet shperblimi i punes se papaguar te burgut.

Ne fakt te vetmit qe

Ne fakt te vetmit qe mbeshtesin fuqishem greven 8 veteteshe te kryesuar nga nje ish i denuar per shfrytezim prostitucioni eshte PS me analistet e mosvarur si psh Nano, Minxhozi, Baze, Zaloshnja njerez qe u kane dale thinjat duke u marre me hallet e ish te perndjekurve.

Nje aramate me disa dhjetera mijera teorikisht te interesuar per kete greve nuk duket gjekundi. Dhe aresyeja pse nuk duket eshte sh e thjeshte, sepse nuk e sheh veten te perfaqesuar as nga nje (DELETED) si Tufa, as nga Gramoz Ruci dhe as nga M.Nano.

Jane dhjetera mijera ish te perndjekur ata qe duhet te legjitimojne perfaqesine e tyre me njerez qe i perfaqesojne me dinjitet dhe jo dyshja Rama - Tufa

Add new comment