Për ata që s’ua ndjen, që s’e dinë, ose që s’duan t’ia dinë

Hamendja ime e mirëinformuar është se ka shumë shqiptarë që s’ua ndjen fort për kalvarin e tmerrshëm të vuajtjeve nëpër të cilin kanë kaluar të burgosurit politikë në kohën kur Sali Berisha, kryeministri aktual i vendit, ishte një komunist tejet i devotshëm.
Hamendja ime e mirëinformuar është se ka shumë shqiptarë që nuk e dinë mirë se ç’kanë hequr realisht të burgosurit politikë në burgjet e kohës kur Sali Berisha, kryeministri aktual i vendit, ishte një komunist tejet i devotshëm.
Hamendja ime e mirëinformuar është që ka disa pak shqiptarë që e dinë bash bukur se shteti shqiptar u është shumë borxhli të burgosurve politikë, por s’duan t’ia dinë për ta, sepse llogaritë elektorale u tregojnë se të burgosurit politikë protestues mund të jenë aktualisht një përqindje e vogël e elektoratit shqiptar.
Për të gjithë shqiptarët që janë pjesë e njërës prej kategorive të mësipërme, dhe që po i lexojnë këto rreshta, po riprodhoj përafërsisht më poshtë fragmente nga jetshkrimi i papublikuar i një të burgosuri politik të viteve të para të regjimit komunist.

“9 muajt në burgun e fashistëve italianë në vitin 1942, pasi kisha marrë pjesë në atentatin ndaj majorit të SIM-it, po më dukeshin si konvalishencë, krahasuar me 9 muajt që kalova në hetuesinë e shtetit shqiptar në vitin 1949. Dhe vitet që kalova në Burgun Famëkeq të Burrelit, pas 9 muajve të hetuesisë së tmerrshme të vitit 1949, m’u dukën përsëri pothuaj si konvalishencë. E di që sa më sipër mund të tingëllojë si një paradoks, por duhet që dikush të ketë kaluar nëpër kalvarin e muajve të hetuesisë sime, që të kuptojë se nuk bëhet fjalë për një paradoks…
Kur fashistët italianë më pyetën nëse kisha qenë pjesë e grupit që kreu atentatin ndaj majorit të SIM-it, me krenari thashë PO. Por ndërhyrja (tek Qazim Bej Mulleti) e babait tim (një bej i njohur i Tomorricës) bëri që unë të lirohesha nga burgu pas 9 muajve.
Një ndërhyrje e ngjashme (tek Enver Hoxha) u bë edhe në vitin 1949, por pa rezultat… Çdo ditë, ish-lopçari i familjes sime, që ishte bërë tashmë kapter burgu, më dërrmonte me kamzhik duke më pyetur: “Ku dhe kur je takuar me S. Protopapën”. E kishte fjalën për shokun tim të fëmijërisë, vëllain e sime shoqe, dhe ish-komandantin e nje çete te Ballit Kombëtar, i cili ishte arratisur në Amerikë. Unë i thosha se hera e fundit që e kisha takuar ishte në vitin 1943, kur të gjithë palët politike shqiptare luftonin kundër fashistëve dhe jo kundër njëri-tjetrit. Por kapteri-lopçar me thoshte se e kisha takuan pas vitit 1946 dhe vazhdonte pa pushim kamzhikimin e shpinës time tejet të gjakosur…
Në qoftë se që në fillim të hetuesisë do të më kishin thënë se për 9 muaj rrjesht do të më kamzhikonte mizorisht ish-lopçari im, hetuesia do të më ishte dukur një farë gjysëm-konvalishence. Dreqi e mori, do ta dija të paktën se ai ferr do të merrte fund pas 9 muajsh dhe do të shkoja në kaushin e Burrelit...
Por çdo ditë në hetuesi, pasi thosha se S. Protopapën e kisha takuar për herë të fundit në vitin 1943, kur së bashku me Ramiz Alinë, Kristaq e Margarita Tutulanin, etj kishim përpiluar një trakt antifashist, kapteri-lopçar më kamzhikonte edhe më fort…
Më mirë një fund i tmerrshëm, sesa një tmerr pa fund, i thosha vetes çdo ditë, dhe i lutesha hetuesit që të shkruante çfarë të donte në proçes-verbal e unë ta firmosja. Por hetuesi më rikërkonte pa pushim të tregoja se ku dhe kur e kisha takuar S. Protopapën, pas vitit 1946, kur ai ishte dënuar me vdekje në mungesë…
Për ironi të hidhur të fatit, vite më vonë, mora vesh se shoku im i fëmijërisë dhe vëllai i sime shoqe, S. Protopapa, pas vitit 1946, kishte studiuar për fizikë bërthamore në SHBA dhe ishte bërë pjesë e grupit që shpiku bombën me hidrogjen. Ndërsa unë kamzhikohesha mizorisht për një takim fantazëm me të në Shqipëri, pa ditur se kur do t’i vinte fundi asaj torture të tmershme pa fund…" *****************************
Shënim: Fragmentet e mësipërme janë shkëputur nga jetëshkrimi i papublikuar i tim eti (ndjesë pastë), titulluar “Dallgët e jetës"
Comments
Komunizmi i

Komunizmi i rrahu,perdhozi,burgosi,nderkohe qe regjimi i sotem po i detyron te djegin vehten.Me vjen keq per Babain tuaj z.Zaloshnja dhe per ju,femijet e tij.Ngaqe dhimbjet e prindit,trasmetohen pashmangsherisht tek femijet.Une kam lindur ne fshatin Lepenice te Vlores,fshat i cili pesoi shume gjate Komunizmit per shkak te Ungjit tim Hysni Lepenica,pervecse familjet me te aferta me te,ashtu sikunder eshte familja ime.Une personalisht linda vetem pak dite mbas vdekjes se Enver Hoxhes dhe nuk e jetova ate regjim.Megjithate jam mese i bindur,se nese sot do te ishte gjalle Babai jot,Sali Protopapa dhe Ungji im Hysni Lepenica,me siguri qe do kishin qene te paret ne luften anti-regjim Berishist.Pershendetje z.Zaloshnja dhe ju uroj qe te mund te keni sheruar sado pak dhimbjet e se kaluares.Shqiptaret i jane te gjithe borxhllinj ketyre njerezve.Brezi im,i joti e madje edhe brezi i atyre qe akoma nuk kane lindur.Por kete nuk mund ta kuptoje dot njeriu me emrin Sali Berisha qe ka veshur kemishen e zeze te fashizmit,mbasi flaku kemishen e kuqe te lyer me gjakun e viktimave te Komunizmit.

Sali Protopapa dhe Hysni

Sali Protopapa dhe Hysni Lepenica do rrotulloheshin ne varr po ta dinin qe pinjollet e tyre jane vene ne sherbim te djalit te Kristaqit, djalit te Xhelilit, djalit te Hamitit, te Gramoz Rucit e Skender Gjinushit, te Zabit Brokes e te nipit te Shefqet Pecit !

Eshte pikerisht e kunderta.Do

Eshte pikerisht e kunderta.Do te rrotulloheshin dhe jane rrotuluar kushedi se sa here ne varr,qe pinjolle te bashkvuajtesve apo te afermve te tyre i sherbejne Sali Berishe Krimit me perulesi.Jane permbysur ne varr,qe akoma Shqiperia kullon gjak nga nje Fashist i cmendur me emrin Sali Berisha.Ata kerkojne nga pinjollet e tyre zhdukjen e Diktatures Fashiste.Kriminele te instaluar ne Tirane.Une pikerisht jam kunder Sali Berishes,ngaqe deshiroj te nderoj ungjin tim Hysni lepenica,i cili po te ishte gjalle,me siguri do ishte kunder Sali berishes dhe pro Edi Rames.Me siguri dhe me garanci te plote ta them kete.Akuzat ndaj Kristaq Rames,i cili nuk ka qene kurrsesi Kriminel,edhe po te shin te verteta,kjo nuk do te thote se djali i tij eshte kriminel.Nuk kane faj Gjermanet e sotem per Krimet e kryera nga Nazistet e djeshem shoku Komunisto-Demokrat me Dritan.Po per ju,shpifjet e Sali Berishes jane me te besueshme se sa faktet e pa kundershtueshme.Juve u ben me shume pershtypje Krimet e Komunisteve te djeshem,tashme te vdekur,sesa krimet e fresketa akoma me gjakun e pathare te Sali Berishes.Jeni pervers te cmendur,truthare dhe kriminel te rendomte.Te gjithe ju qe i shkoni nga mbas Kriminelit me te madh qe ka njohur Kombi Shqiptar edhe me teper se Enver Hoxha.Per turpin tuaj,por kurrsesi nuk duhet te ndihen te perbuzur femijet tuaj neser per burracakllekun tuaj te ndyre dhe Kriminal.Jo.Asnjehere dhe kurrsesi nuk do te pergojohen niperit dhe mbesat e Sali Berishes per shkak te gjyshit Kriminel.Rrrace e cmendur dhe e peshtire.Ne,pasardhesit e familjeve te persekutura,ashtu sikunder une dhe Zaloshnja e dime vete se si eshte e verteta dhe s'kemi nevoje te na i thone kete,kockelepires si puna jote.Familja ime nuk pranon telepije ndonje Kocke te ketij regjimi qe kerkon te na demshperbleje per regjimin e djeshem,duke persekutuar dhe vrare te persekutuarit e sotem,ne emer te persekutimit te djeshem.Ne Rusi,nje ish i burgosur politik,nuk pranoi parate e qeverise se Putinit si demshperblim ndaj vuajtjeve te Komunizmit,sepse deklaroi."Nuk mund te pranoj para nga nje regjim qe persekuton,burgos dhe vret,me keq se regjimi i djeshem,e nderkohe te demshperbleje persekutoret e vjeter".Por persekutoret e vjeter,duhet te jene me te ndjeshem ndaj te persekutuarve te rinj.Ndaj Krimeve politike si ato te 21 Janarit pershembull.Ne duhet te jemi te paret qe duhet te ndezim sinjalin e alarmit.

sa per dijenine tende o

sa per dijenine tende o dritan, qe e ka patur me pare nofken "nik", sali protopapa eshte gjalle dhe jeton ne Boston. Para dy vjeteve u shpall qytetar nderi i beratit. kurse ne vitin 1992, pd-ja e beratit e vuri te parin ne listen e kandidateve per deputet, por sa e mori vesh kete gje enveristi berisha, i tha gone musarajt qe ta hiqte nga lista, se perndryshe do ta shkarkonte nga kryetar i pd-se se beratit...

Atentat ndaj majorit italian

Atentat ndaj majorit italian gjate luftes dhe del nga burgu me 9 muaj burg... do te kishte qene e mundur po te kishte qene kusheri i pare i Duces.

Shoku Zaloshnja kete historine pse na e tregove apo tu duk me prekesja nga historite e te burgosurve politike?

Zaloshnja, komenti Juaj eshte

Zaloshnja, komenti Juaj eshte i mirekuptuar, por ajo pjesa e krenarise per Protopapen qe paska ndihmuar ne shpikjen e bombes me hidrogjen, sikur e rrenon tekstin. Mesa di une, mjaft prej shkencetareve qe ndihmuan ne shpikjen e saj(duke perfshire edhe ata ruse), nuk ishin shume krenare per ate qe kishin krijuar, biles shumica prej tyre u trajtuan per depresion neper klinika psikiatrie...

Zoti Zaloshnja.. Eshte me te

Zoti Zaloshnja.. Eshte me te vertete nje histori e dhimbshme dhe natyrisht kur keto jane vuajtje te babait tuaj dhembin edhe me shume. Une megjithate desha te permend disa argumenta qe jane disi ne konflikt me ate pozicionin tuaj te panegocioeshem anti PS:

1-Duhet te keni parasysh qe komunistet percane edhe shume familje, dmth gjysma e fisit ishte i persekutuar dhe gjysma tjeter u detyruan ti mohnin njerzit e tyre te aferm. Ndoshta edhe sot jane te ndare ne linja te majte e te djathte.

2-Ne emer te demokracise se vertete dhe garantimit te rrotacionit juve ndoshta e dini me mire por eshte e domosdoshme qe te kemi bashkim te gjere opozitar: PS, AK,FRD etj. Nese rrezimi i rregjimit, dmth e ardhmja e femijeve eshte me i rendesishem atehere te tjerat jane sekondare.

3-Kjo qasja me te majtet asnjehere me ngjan disi alla "Kanun i Leke Dukagjinit" dmth bijte e tyre duhet te paguajne ne rregjim sepse ne komunizem shume te tjere kane vuajtur. (kjo natyrisht eshte subjektive!). Mos harroni qe padrejtesia nuk ka njgjyre politike. Kane kaluar 22 vjet nga rrezimi i komunizmit edhe ata qe ishin studente te dhjetorit ne vitet 90 jane 40-50 vjec sot. Dhe shumica e atyre qe mbushnin sheshet ishin studentet nga familje jo te persekutuara.

4-Komunizmi qe juve po ju motivon edhe sot eshte shume me present ne PD sic edhe juve e keni deklaruar. Keshtu qe nje koalicion opozitar i perkohshem anti-Sali eshte mese i domosdoshem pikerisht per te mos u tallur me viktimat e komunizmit.

Ne ato maja rripa-rripa, nje

Ne ato maja rripa-rripa, nje m'a hipe-nje here t'a hipa...Kete e thashe per beun dhe lopcarin...Tjetra...,per vuajtjet e gezimet e njerit a tjetrit ne vite e kohe me lufte e paqe, jane te besueshme deri ne skaj kur i tregojne te tjeret, dhe jo 'do me per Belulin' apo per 'gjyshin' tim...Respekte per qendresen ndaj vuajtjeve te atyre m'ahere, atehere, dje e sot...por pa luftuar me 'pende e boje' per te marre dekorata sot duke e bere biografine vet...Transparenca e ketyre koheve mjegullon dhe verbon realitete...sipas akseseve...gojetarise...anetaresise...'zotesise'...E verteta eshte si floriri, do situr rera e nje bregu te tere per ta gjetur...

Edhe "hamendja ime e

Edhe "hamendja ime e mirëinformuar" më thotë se Ti edhe shumë të tjerë si ti , që në krye të herës e dinit se "ishte një komunist tejet i devotshëm" dhe në fillim i shkuat pas e akoma më keq me opinionet tuaja bët që edhe shumë të tjerë ta ndjekin.

Po si t'ua njohe plaget,

Po si t'ua njohe plaget, nje njeri qe ushqehej ne vathen e regjimist hoxhist, bente pushimet me familjet e byroisteve, dhe kur juve u rrihnin, ai bridhte rrugeve te Romes, Parisit dhe Vienes ?! Ai ka jetuar si mos me mire ne ate kohe, dhe ju fal trampolina, per te kercyer aty ku eshte sot. Ai nuk e di cfare eshte vuajtja. Ai shtron nje banket, ku shpenzon 2 milion dollare, ne te njejten kohe, kur jo shume larg tij, ata qe e kane bere kryeminister, po vdesin urie??!!

Zaloshnja, jam shume dakort

Zaloshnja, jam shume dakort me ato qe beri regjimi komunist, por eshte teper paradokse qe te na besh me te buta ndeshkimet qe u bene ne burgjet e fashisteve dhe nazisteve. Edhe ne ashtu si ju kemi pasur failjare te cilet u denuan, torturuan dhe u vrane si ne regjimin fashist nga italianet dhe naziset gjermane, ashtu edhe nga regjimi Hoxhist. Por kurre nuk kemi bere nje krahasim te tille te bejme njeren me te mire se tjetren. Ne nje fshat te jugut nje i ri i shkolluar nga Normalja e Elbasanit e deri ne shkollat e Italise, u kthye per te luftuar fshaizmin. U denua nga fashistet, doli nga burgu, dhe nuk ndaloi aty presekutimi i tij. Me ndihmen si keta S. Protopapat e gjurmuan kembe pas kembe, duke e vrare dhe e varen para fshatit per ta bere shembull. Ndersa te rinjte e fshatit e varrosnin naten, fashistet e zhvarrosnin diten dhe e linin te varur ne mes te fshatit per te frikesuar njerzit. E pra te lutem mos bej krahasime te tilla me fashistet. te kuptojme dhimbjen, te cilen e kemi hequr te gjithe bashke, por mos i tejkalo disa gjera.

Z. Zaloshnja, me te vertete

Z. Zaloshnja, me te vertete me vjen keq per ate qe i ka ndodhur babait tend dhe mijerave te tjere. Desah te te bej nje pyetje, pse je kaq i terhequr ne tregimin e asaj qe i ka ndodhur babait tend, se me duket se po e marrim vesh rastesisht se cfare paska hequr babai yt? dhe pse pikerisht tani? Besoj qe ke arsyet e tua dhe kjo eshte e drejta e juaj per kohen menyren dhe vendin e asaj qe thua. Por, une jam i mendimit se pasiviteti juaj, ose me sakte i atyre te denuarve politik, qe ne fillimet e para kerkuan parate dhe jo vendosjen e dinjitetit te tyre apo denimin e atyre qe kishin vrare dhe torturuar, e perdhunuar per "qef", ka sjelle kete gjendje dhe per kete, nuk ja ka fajin njeri. Nuk po them pse nuk u hakmoren, por po them qe gjerat kane nje rend logjik. Me vrave prinderit pa te drejte, e para duhet te ndeshkohesh, e dyta duhet te me japesh demshperblimin: ky eshte dhe rendi i denimeve penale ne Amerike, meqe e njeh mire si sistem.

Ndoshta mendon se po mbroj Saliun apo Ramen. Perseri e drejta jote dhe e imja gjithashtu, por duhet te biem dakord qe gjerat kane nje rend.

Zaloshnje, E kam njohur

Zaloshnje,

E kam njohur tet'ate dhe ishte vertet nder burrat me te rralle qe kam takuar ne jete. Nuk dija se kishte lene kujtime te shkruara, por keto qe lexoj jane te verteta, sepse i kam degjuar edhe nga Hekurani. Ajo qe s'kuptoj eshte kjo: pse nuk i ke botuar deri me sot kujtimet e tet'eti? Ç'pret?

Relapso, Ne qofte se je biri
Relapso,
Ne qofte se je biri i Hekuranit qe e dinte mire historine e tim eti, i bie qe bashke te jemi kusherij te dyte. Nejse, ne lidhje me kujtimet e tim eti, po te informoj se gjetem dy doreshkrime te tij pasi vdiq ne vitin 1978 - njeri i titulluar "Dallget e jetes", te cilin e kam cituar ne shkrimin e mesiperm, dhe nje roman te titulluar "Ironite e nje kohe te çmendur". Te dy doreshkrimet ishin tejet te rrezikshme per kohen dhe ne i dogjem nga frika se mos perfundonim te internuar si hallat dhe tezja ime. Pasazhet qe kam cituar jane riprodhime te peraferta (siç e kam theksuar ne shkrim) nga jeteshkrimi "Dallget e jetes"
E.Zaloshnja
Nuk eshte mire qe gjerat te

Nuk eshte mire qe gjerat te merren personale.Jo sali berisha,jo berishe saliu;po mire,PS e nano pijanecit ç'beri per kompensimin e te persekutuarve?z.Zaloshnja,te te arrestojne ne 1949 se ke takuar kunatin ne 1943 eshte ca surreale,se ashtu do sharrohej e tere Shqiperia,pastaj me behet qejfi qe nje i afermi juaj ka studjuar dhe ka qene ne grupin e shkencetareve qe aplikuan ne nje testate mekanizmin Teller-Ulam,sado qe mizore kjo shpikje,qe ne fakt shpikje nuk ishte,por thjesht nje permiresim ne sistemin e funksionimit te detonatorit,e realizuar nga Edward Teller.Shyqyr qe nuk na e hodhen ne ndonje cope,por mendoj se dajua nuk e beri se do shuante edhe fisin e tij.Hajde mo,se shaka po bejme.Keq e kemi se na eshte fiksuar Pirro Mani,por nejse.Une kam nje perfytyrim tjeter te te persekutuarit,jo si bejlere qe i morren tokat,se reforma agrare eshte nje akt i njohur,biles e kane bere edhe ne vende kapitaliste pjeserisht.Mendoj se jane njerez qe jane burgosur per lirine e tyre dhe madje lirine koshiente,jo si njeri qe hengri burgun kot se tha qe qumeshti ka uje,se ka pasur edhe te tilla absurditete.Keta jane viktima te nje lufte idiote te klasave,qe lufte klasash nuk ishte,por thjesht sistem kokash turku qe u kalb tamam nga egërsia e karrieristeve,qe nga me i madhi e deri me i vogli.Por natyrisht,edhe viktimat duhen demshperblyer e jo thjesht ne masen financiare.Ish lopçari i kujt?I beut?Babaim im kur ka qene i vogel ka qene hyzmeqar,por mbeti mik me djalin e beut gjersa kz i fundit vdiq dhe babai im eshte komunist i '47.S'u kujtua njeri te merrej me babane tim apo t'i hiqte teseren e partise,qe e ruan edhe sot,se ku i dihet,mund te vleje pas 2000 vjetesh si papiret e Qumranit.Ka edhe raste te tjera,psh partizanet rrethuan ballistet e Safet Butkes siç tregonte gjyshi qe ka qene atje dhe askush nuk desh ta vriste,por ky vrau veten.Me duket i biri nuk vuajti si i persekutuar;ja nje rast i"kundert",apo po ia fus kot?

ore RP, duket se e paske

ore RP, duket se e paske lexuar pa syze kete artikull. zaloshnja ka shkrujt qe hetuesi e akuzonte babane e tij per takim me sali protopapen pas vitit 1946, e jo per takim ne vitin 1943. po sic duket ti qeke djali i ndonje ish-hetuesi komunist. une e kam taku vete sali protopapen, se jeton ketu ne boston, dhe eshte nje plak shume i mencur e i nderuar. sa per kuriozitetin tend, ma ka tregu edhe kete historine e safet butkes qe permend ti. safeti, i biri i patriotit te madh sali butka, sapo ishte kthy nga kampi i tmerrshem i ventotenes, ku e kishin burgos fashistet italiane, dhe ishte nje nga arkitektet e marrveshjes se mukjes. por marrveshjen e mukjes e prishi dushan mugosha dhe enveri u dha urdher partizaneve komuniste qe te benin lufte te pameshirshme me ballistet. Dhe a e di kush e rrethoi safetin ne shtepine e tij? vellai i vet, muarremi, me ceten partizane qe komandonte. prandaj dhe safeti vrau veten, sepse nuk donte te luftonte kunder vellait te tij. dhe pikerisht nga ai incident i rende, fjala vllavrasja perdorej aq shume nga balli ne ate kohe. ndersa sot perdoret termi me modern "lufte civile"

boston,ke te drejte per

boston,ke te drejte per datat,megjithese une e di ja qe S.Prototapa ishte arratisur para'46.Per saktesi,une nuk perdor syze,biles me qejf te sqaroj se babai im komunist nuk ka qene hetues,se edhe mund te ishte,se nuk jam une qe vendos pas 50 vjetesh se çfare do bente babai im ne kohen e tij.Meqe hetuesit ishin ish lopçare,prape me qejf te sqaroj se babain e kam nga Skrapari i siperm,ku nuk mbanin lope,por dele,ndaj çoban e pranoj por jo lopçar,biles nuk kane pasur bej ne fshat,keshtuqe s'urrenin bejleret.Bashkepunimi i ballisteve me italianet me pare e me pas me gjermanet eshte fakt i njohur,me marreveshjen Dalmazzo - Kelcyra te firmosur por edhe me veprime ne terren.Keto veprime shkaktuan te vrare,jo vetem ne partizanet por edhe ne banoret,prandaj nje gje eshte kontributi i S.Protopapes ne zhvillimin e bmb H(ose bmb Teller)dhe nje gje tjeter pergjegjesia e veprimeve luftarake si komandant Balli.Besoj se me kupton per çfare po them,qe mos ta zgjas kot.Edhe von Braun mbetet pionieri me i madh i misilistikes(çoi njeriun ne Hene)por kur ishte me gjermanet beri goxha viktima ne Londer e gjetke.Nuk e diskutoj qe S.Protopapa do jete nje plak i mençur,por njefare borxhi ndaj asaj kohe mund ta kete,se me vjen keq,por ishte ne kahun e pushtuesve;kjo eshte e verteta.Sa per hamendjet e tua,qe çfare do jem une e çfare do jete babai apo gjyshi,e kupton qe duhet te rikurdisesh oren,se gjykatesi me i mençur eshte Koha.Ajo qe une guxoj te kundershtoj eshte ky konformizem elitar,qe"...shiko kush jam une,dardha qe bie nen dardhe...familjet e medha,etj...".Besoj edhe bijte e çobaneve dhe lopçareve mund te afirmohen e te drejtojne,pasi kompetencat jane veti dhe impulse personale.Per ironi te argumentit dhe nick-ut tend,gjyshi im ka qene ne Pittsburg,Chicago dhe Boston,ne ato kohe kur çdo qytet-fshat shqiptar kishte inaguruar qeverine e vet(qeveri e Durresit,Vlores,Mirdites,Oroshit,Lushnjes,Burgajetit,etj)dhe biles babai im mban krenar nje faqe te Vatres ku gjyshi ka kountribuar me nje shume jomodeste per kohen per themelimin e kesaj shoqerie ne Boston.Por ky eshte kujtim familjar e jo ta tundim podiumeve se kushedi se çfare paska bere gjyshi im e na takoka gjysma e 100 vjetorit te Pavaresise apo ndonje permendore ne sheshin e fshatit,megjithese ne Shqiperi s'e kam pare si tradite venien e busteve ne sheshe fshatrash;o ne qytet o s'ka.Ka thene nje kinez i lashte me vargje,por shkurt po e permbledh keshtu:Qe bota te kete paqe,kerko qe paqja te filloje nga shprti yt!

O RP, nga pergjigjia jote,

O RP, nga pergjigjia jote, kuptoj qe qenke nje djal inteligjent, por paske nje problem me kete punen e datave. me sa kuptoj une nga shkrimi i zaloshnjes, babane e tij e akuzonin kot per takim me s.protopapen pas vitit 1946, nderkohe qe s. protopapa kishte ikur nga shqiperia qe ne mbarim te luftes qe ne 1944. po te sugjeroj te gjesh ne internet nje interviste qe skraparlliu roland qafoku i ka marre s.protopapes (s'e mbaj mend ne c'televizion)rreth jetes se tij dhe do marresh vesh se ai ka ekzekutuar ne emer te ballit kombetar nje komandant cete te ballit, i cili bente pikerisht ato gjera qe driteroi ia veshi protopapes ne filmin famekeq i teti ne bronx. gjithashtu do marresh vesh se ceta e protopapes ka luftuar ne bashkepunim me misionin anglez kunder autokollonave gjermane qe leviznin nga jugu ne veri. kurse ato marreveshjet dalmaco-kelcyra qe ke lexuar ne historine e partise se punes jane thjesht histori te partise se punes.

Add new comment