Greva e urisë dhe e djathta zyrtare

Postuar në 14 Tetor, 2012 04:20
Skënder Minxhozi

Një grevë urie po mban lidhur vëmendjen e opinionit publik shqiptar prej më shumë se njëzet ditësh. Dhjetë të persekutuar po sfidojnë urinë, etjen dhe shishet me benzinë, për të bërë që kauza e tyre ekonomike të dëgjohet më në fund pas dy dekadash. Është folur shumë për ta, e me siguri që kjo do të ndodhë edhe në të ardhmen, pasi Gjergj Ndreca dhe Lirak Bejko e blenë me trupin e tyre vëmendjen e munguar publike. Ndonëse ende jo edhe reagimin e shtetit dhe përkrahjen e hapur të shoqërisë.

Një aspekt që vlen të analizohet, në traumën, në greminën e madhe që po thellohet këto orë mes qeverisë së drejtuar nga Partia Demokratike dhe shtresës së të përndjekurve, janë shkaqet që sollën këtë mahisje, këtë mllef të mbledhur gradualisht, këtë çarje ideologjike gjithnjë e më të dallueshme. Me shumë gjasë, kjo që po ndodh këto orë i përshtatet natyrës, sjelljes dhe formatit të një qeverisjeje që nuk i shquan më ngjyrat dhe krahët. Sepse ky shtet nuk qeveriset më thjesht nga e djathta. Ai qeveriset nga e djathta zyrtare!

Koncepti i së djathtës zyrtare, qendra e saj e gravitetit, bazohet mbi një ide pushteti të centralizuar totalisht nën kontrollin e Sali Berishës, që shtrihet në një periudhë kohore prej dy dekadash. Është i djathtë ai që konsiderohet si i tillë nga shefi suprem. Pa këtë certifikatë “ndershmërie”, nuk bën pjesë në vathën ideologjike zyrtare, cilido qoftë formati dhe botëkuptimi yt. Çdo person që hyn në konflikt me kreun e grigjës, që e kritikon apo shpreh një mendim alternativ, shpallet politikisht “non grata”. Deklasimi dhe internimi i dikurshëm, meqë s’mund të ekzistojë më objektivisht si të tillë, janë transformuar në etiketimin “komunist” dhe largimin e çdo “frymori” që guxon të kundërshtojë Sali Berishën.
Kjo ka qenë një linjë sjelljeje, e cila ka bërë historinë e saj brenda radhëve të PD-së, qysh të nesërmen e krijimit të saj. Që në krye të herës, kjo parti trashëgoi në mënyrë instiktive mbeturinat e një kulture përjashtimi që e kishte pasur partia tjetër e madhe e pasluftës, që sapo kishte rënë: Partia e Punës. Komunizmi zyrtar i Enver Hoxhës ia la vendin djathtizmit zyrtar të Sali Berishës dhe ky proces u pranua kaq me përulësi e pa debate brenda PD-së, saqë u quajt një standard i aplikueshëm edhe për vitet që pasuan. Deri në ditët tona. Mjafton të pyesësh Arben Imamin, Neritan Cekën apo Preç Zogajn e Aleksandër Meksin (megjithëse dy të parët i ka zënë tashmë skleroza politike), për atë periudhë historike.
E djathta zyrtare është sot një realitet sa i konsoliduar, aq edhe konjuktural e i rrejshëm në Shqipëri. Ish-komunistë të thekur, ish-fanatikë me tesera të PPSH-së në xhep, kalemxhinj servilë e zyrtarë të një kohe tjetër të ricikluar me sukses pas vitit 1991, krijuan që të gjithë një simbiozë graduale me një pjesë të të persekutuarve të diktaturës apo me karrieristë të çdo ngjyre që kërkonin të çanin me çdo kusht në sistemin e ri – që të gjithë nën çadrën e të djathtës zyrtare të Berishës. E cila shpërfilli me arrogancë një pjesë të mirë të referencave, ideve fillestare dhe premtimeve të bujshme, duke u kthyer në formatin që e njohim sot: një qendër e mirëfilltë pushteti, ku pigmenti ideologjik ka gjithnjë e më pak peshë dhe ku interesat korente politike e ekonomike vijnë të parat. Imazhi tradicional i së djathtës, si një krah ideologjik që mbështetet mbi respektin për shtetin ligjor, rregullin dhe dinjitetin, është zëvendësuar sot nga një frymë populizmi që merr përpara çdo ligj e kanun.
Pasqyrë e drejtpërdrejtë e këtij spostimi ideologjik, e kësaj prirjeje për të kompensuar me çdo kusht humbjen e mbështetjes nga një pjesë e bazës antikomuniste, proces i cili u shpejtua vrullshëm sidomos pas vitit 2005, kanë qenë edhe aleancat e panatyrshme e hibride që PD ka bërë sa me LSI-në në qeverisjen qendrore, apo edhe pazaret e padeklaruara me komunistët në zgjedhjet e fundit në Tiranë. Berisha është sot në armiqësi apo në konflikt me shumë ish-pronarë apo të përndjekur, por ka futur në administratë, përmes marrëveshjeve me aleatët që ka në qeverinë aktuale, një numër jo të vogël fanatikësh të dikurshëm, të cilët kanë thënë për të publikisht gjëra mjaft të rënda. Shembujt janë në sytë e të gjithëve.
Partia Demokratike (kupto e djathta zyrtare) e sotme, përkrah ende ligjin 7501, për pasojë nuk u jep pronat ish-pronarëve edhe pas 22 vjetëve, premton e nuk u jep këstet të përndjekurve, bën sikur do të kthejë gjithçka përmbys për të zbuluar dosjet e pista të ish-Sigurimit, e më pas struket në një qoshe, tund gjithë ditën flamurin e nacionalizmit historik të së djathtës, e më pas i fal detin Greqisë, betohet për Kosovën e pavarur, pasi i ka vënë më shumë se një herë gurë nën rrota këtij projekti.
E djathta zyrtare është e shurdhët. Ashtu siç është rëndom pushteti. Grevistët e urisë e njohin këtë heshtje kërcënuese. E kanë njohur para të gjithë të tjerëve. Ata e dinë tashmë se kanë përballë një qeveri që nuk i llogarit më jo vetëm si mbështetës natyrorë të saj, por as si shtetas dinjitozë të këtij vendi. Me shumë gjasë ata po kuptojnë, me një çmim fatkeqësisht të lartë, se nuk kanë më përballë as idhujt e tyre të dhjetorit ’90, as ish-bashkëvuajtësit e burgjeve komuniste. Kanë përballë të djathtën zyrtare. Një mur gome që nuk ndien më prej shumë kohësh, ku të qenët në këtë apo atë krah nuk ka më asnjë rëndësi. Por ku vlen vetëm një gjë: qëndrimi në pushtet!

gazeta SHQIP

Comments

Submitted by doretari (not verified) on

Z. Skender

e pse e zgjat ja ku i ke nese di me teper shto ndonje :

Blendi Fevziu (KORANI)
Jemin Gjana (I VOGLI)
Halit Shamata (ÇANTA)
Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)
Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)
Shaban Memia (QUKAPIKU)
Vili Minarolli (PROFESORI)
Ridvan Bode (KORÇARI)
Jozefina Topalli (DIZINJATORI)
Sali Berisha (PENICILINA)
Fahri Balliu (RRJEPSI)
Leonard Demi (MURRIZI)
Uran Butka (DOKU)
Remzi Lani (HOLTA)
Spartak Poçi (INXHINIERI)
Armando Shkullaku (BOZHURI)
Servet Pëllumbi (YLLI)
Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
Genc Ruli (STILOLAPSI)
Sokol Olldashi (TRENDAFILI)

Submitted by Lirim (not verified) on

Jeni turrur si hiena mbi ata 10 njerez te cilet ju ne thelb i urreni. I digjni e i lepini me hipokrizi. Ata do te dalin andej pa nder. Ne fakt: kush ka sherbyer per ju, pavaresisht nga rrethanat, perligjjet e mundshme, ben nje marreveshje me sketerren qe lame pas. Per fat te keq, ata njerez te drobitur do te dalin andej me nje damke turpi e perbuzjeje qe ata e merituan ne menyre absurde!

Submitted by Albi (not verified) on

E vertete z. Minxhozi, ndersa perballe kesaj qendron e majta moderne e Edi Rames. E hapur, transparente, demokratike, me gare te qarte brenda saj, dhe aspak e perqendruar ne doren e nje njeriu ............ ore po tallesh ti cope faqepetulli?!!!! Ketu dy njerez kane perqendruar tere politiken ne duart e tyre ndersa ti flet vetem per njerin.

Submitted by sabri (not verified) on

barazimi mes berishes dhe rames ehste nga gjonat me idiote qe qarkullo ne kte vend. i pari komunist 25 rresht, dy her president, dy her kryminister, me '97en siper kokes, me piramidat, me gazeta qe i ka vu flaken, kurse ky tjetri minister dhe kryetar bashkie. veji ne peshore ti alban filozofi dhe krahasoji pak

Submitted by f d (not verified) on

E djathta e majta eshte me vetdeklarim, apo kahu nga ecen ?!...Kemi ende plot te mire njerez qe dhe gjymtyret e veta duan pak kohe te kthjellohen se cilat jane te majta e cilat jane te djathta...vaj hallit ne politike te dallosh kahjet kur nje reforme eshte e qendres, nje e majte e nje e djathte, nje e qendres se majte e nje e qendres se djathte, nje komuniste e nje fashiste...C'a krahu jane ?!...Si te doni i quani...Une kur marre leke me te djathten do t' i fus ne xhepin e brendshem te majte te xhaketes dhe kur  marre leke me te majten do t'i fus ne xhepin e brendshem te djathte te xhaketes,...e cfare krahu jam ?!...Therrimet qe u hidhen pulave eshte edhe qari i sorrave...

Submitted by dritan (not verified) on

Kjo greve tregon anen me te shemtuar te te majteve shqiptare. Ata jane te gatshem te mbeshtesin qofte edhe nje horr te denuar 7 vjet burg se ka detyruar femra te bejne prostitucion ne lokalin e tij, mjaft qe edhe ai te thote dy fjale kunder Berishes.

Ky eshte llumi moral dhe ku minxhozi gazetar dhe tufa pimp gjejne ngrohtesine e njeri - tjetrit

Submitted by ana frank (not verified) on

nese ajo greve ka brenda nje te denuar per krime ordinere, kjo s;do te thote aspak qe kauza e tyre te jete e shtrember. komardaret e qeverise nuk kane pse kapen pas skender tufes. akuzave le tu pergjigjet vete ai, puna eshte pse nuk marrin shperblimet qe u takojne. per kete shkruaj ti dritan kavanozi.

Submitted by student (not verified) on

oooopa! filloi lista e biografive edhe me te perndjekurit. te shkrete, sju ndane biografite, si atehere, edhe tani! zorzopet e qeverise filluan fleterrufete. njeri nder ta qenka edhe ky dritan trimi.

Submitted by dritan (not verified) on

Nese ajo greve prej 8 vetash ka si drejtues nje kriminel ordiner dhe nje tufe mbeshtetesish te majte nga jashte, mua me lind e gjithe e drejta te mendoj se ata nuk perfaqesojne shtresen e madhe prej dhjetera mijera vetash te te perndjekurve politike.

Une mendoj se nese dikush o student do merrte dhe do punonte me dhune motren ose nenen tende si prostitute ndoshta do ishe ne gjendje ta beje dallimin midis nje te burgosuri per lirine e fjales dhe nje (DELETED) te burgosur per shfrytezim prostitucioni

Submitted by Anonim (not verified) on

pse merzitesh ti dritan me drejtuesin e nje greve? ne kemi kreun e qeverise qe ka vrare qe 15 vjet me pare ne kushedi sa raste! kriminelet nuk qendrojne tek cadra e atyre fakirave, i ke shume me lart. kerkoji ne qeveri se i gjen.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.