Replikë me Ardian Vehbiun për gegnishten

Postuar në 11 Tetor, 2012 08:54
Gjokë Vata

Gazeta ‘Mapo’ në numrin e saj të datës 28 shtator 2012 botoi nji artikull të z. Ardian Vebiu me titullin: Shqip flasim e s’merremi vesh. Së pari due t’i them artikullshkruesit në fjalë: Shqipja nuk ashtë fajtore për mosmarrveshjen e atyne shqiptarve që përpiqen me e shëndrrue të vërteten në të kundërten e saj. Ata që e angazhojnë vehten në këtë rol i shkaktojnë nji dam të jashtzakonshëm prestigjit të intelektit, prandej para nji pohimit a mohimit na duhet me kujtue thanjën e urtë të lirikut tonë të madh Lasgush Poradecit: “Duhet ta kemi frikë historinë.” Kushdo sulmon nji dialekt të popullit të tij apor edhe të çdo populli, edhe sikur ai dialekt të ketë sadopak vlera gjuhsore jepet pas nji përpjekje të turpshme që synon me fye të gjithë ata që e flasin, ndaj kjo përpjekje i ngjet nji bombe e cila plasë në duert e atij që don me ua hedhë të tjerëve. Z.Vebiu në vargun e gjatë të shkrimeve antigegnisht ka ardhë vazhdimisht tue e rritë arsenalin e ofendimeve, thue se këto fyemje janë të zojat me i ba vend në Librin Gines. Mjafton edhe përqindje ma e pakët e fyemjeve Vebijane ndaj gegnishtes së tri të katërtave të popullsisë shqiptare, me u shkaktue habi të madhe lexuesave që nuk kanë si mos me i kundërshtue fymjet e tija. Ja disa nga fyemjet e nji numrit të papërfillshëm këtij vargu shpifjesh: “Gegërishtja është një para fallso e denjë të qëndrojë në nje muzeum”. “Gegërishtja është  gjuha e vjetruar e Fishtës dhe e  Koliqit. Gegërishtja është një zhargon katolik”. A nuk do të ishte ma me vend të thonte: Gegnishtja  është gjuha fatlume e shprehjes së frymzimit që na dhuruen kryeveprën e epikës shqiptare e kryeveprat e satirës shqiptare? Gegnishtja asht gjuha që përmbushi kërkesat e themeluesit të novelës moderne shqiptare. Gegnishtja në veprat e Martin Camajt është shqipja lirike. Por mllefi i z. Ardian Vebiut mundohet me i injorue këto të vërteta kaq të pamohueshme e as nuk don t’ia dijë se pa kryeveprat e shkrueme në gegnisht dejsia e përfaqsimit të letërsisë shqipe do të zbriste poshtë.

Megjithketë z. A. Vebiu ven me gëzim edhe firmën e tij në vendimin gjygjsor të Kongresit të 1972 për dënimin me vdekje të ngadaltë të gegnishtes së cilës tue iu mohue ekzistenca me të drejta të barabarta me dialektin tjetër, do të ligej gjithnji e ma shumë nën presionin shtypës të shqipes së përdorimit të sotëm me ortiqe fjalësh të hueja.

Përcaktimi ‘zhargon katolik’ që z. A. Vebiu i bani gegnishtës në nji nga artikujt e shkruem në gazetën “Shekulli” pak kohë ma parë asht edhe ma flagranti. Si mund të konsiderohet “zhargon katolik” nji gjuhë që asht pronë kulturore e përbashkët e tri të katërtave të popullsisë së nji kombi të përbam nga katër besime kryesore? Gegnishtja  nuk ka si me pasë  vlerat e nji zhargoni, në të cilin janë përkthye Komedia Hyjnore, Iliada, Fausti e sa e sa kryevepra botnore. Z. Ardian Vebiu në njanin nga artikujt e botuem në gazetën “Shekulli” shkon edhe deri aty sa të kritikojë gjuhtarët norvegjezë për dhanjen e të drejtave të barabarta të dy dialekteve norvegjeze. Pse, sipas tij gjuhtarët norvegjezë do të duhej të kishin ndjekë shembullin e Kongresit tonë politiko-gjuhsor të 1972. Z.Vebiu sigurisht e din mirë se fjala krahinë nuk e përfshin Atdheun e fjala Atdhe i përfshin të gjitha krahinat e tija e se prandej na duhet me qenë ma parë atdhetar e mandej krahinorë. Të gjitha figurat e kombit tonë i japin krenari të barabartë çdo shqiptarit, e kështu edhe pasunia e çdo dialekti ashtë pasunia e çdo shqiptarit. E çdo shqiptarit duhet t’i dhimset njisoj shkatrrimi i kësaj pasunije të përbashkët. Ja si e vlerson këtë pasuni kryegjuhtari ynë Eqrem Çabej në kumtesën e mbajtun në Kongresin e 1972: “Dialektet janë përrënj që ushqejnë lumin gjuhë. E shton: “Edhe kur të jenë zgjidhur shumica e problemeve gjuhsore, jemi ende në mes të rrugës. Standardizimi i një gjuhe bëhet ose duke u bazuar në shkrimet e shkrimtarëve më të mëdhenj të atij vendi, ose mund ta bëjë epërsia politike e një krahine.” Pra ose shkenca gjuhësore, ose politika. E si ka me dalë ma e qartë përgjegja e pyetjes: shqipen e përdorimit të sotëm a e standardizoi shkenca, a politika?! Kjo pyetje, a nuk e dëshmon frigën e dhunës që detyroi Eqrem Çabejn ta firmoste vendimin e Kongresit të 1972? Z.Vebiu tue dashtë me e shpërfillë këtë realitet shkruen në artikullin e porsa botuem nga gazeta “Mapo”: “Shqipen standarde e kundërshtojnë vetëm ata që veshin brekë legjendare të cilët janë në fotografite e Marubit e këta janë të denjë vetëm për ditën e karnavaleve të albanologjisë.” I duhet kujtue pra këtij zotnie se në fotografitë e Marubit janë disa nga figurat ma të mëdhaja të kombit tonë. E prandej këto fjalë nuk kanë si me ba atë figurë të mirë që e nderon shkruesin e tyne. E nji fjalë e urtë thotë: Kush nuk din me matë, nuk din as me pre. E matja ma e randsishme asht matja e fjalës. Në vend me u përpjekë me i njoftë sa ma thellë vlerat e jazhtzakonshme të krijimtarive të kostelacionit tonë letrar, me u mundue me i denigrue?! Dihet se as instrumentisti ma i përkryem pa instrumentin e përshtatshem për talentin e tij nuk do të mundte me i shprehë as mjeshtrinë e krijimit as të ekzekutimit, kështu edhe letrarët gegë nuk do të mund t’i realizonin ato kryevepra pa mundsitë e pakufishme të të shprehunit të frymzimeve të tyne. Kur dihet se interesi kryesor i çdo shkrimtarit asht të përzgjedhunit e gjuhës sa ma shprehse. Nëse këtë mundsi kaq të domosdoshme do t’ua jepte shqipja e përdorimit të sotëm, pse nuk e morën të gatshme Martini Camaj, Arshi Pipa e sa e sa shkrimtar të tjerë gegë?! Duhet shtue këtu se Martin Camaj  përveçse shkrimtar e poet i atij niveli, asht edhe nji nga gjuhtarët ma të zot shqiptar e autor i nji gramatike që, ngase hedhe shkencërisht poshtë standardin, as nuk përmendet kurrë. E pra, nëse shqipja e përdorimit të sotëm do të ishte vërtet standarde, do ta bante qesharak cilindo t’i shkonte ndërmend me folë qoftë edhe nji fjalë të vetme kundra tij.

Por, për fatin e mirë të shqipes e përkohshmja nuk ashtë e përhershme. E ka arsye të shpresohet se e përhershmja do ta nxjerrin shpejt jashta loje të përkohshmen. Nuk ka si me u dukë i pa mundun standardizimi i vërtet i shqipes, sepse nuk ka si të mos vdesë marria e dëbimit të paskajores që asht zemra e gjuhve ma të përparueme të Botës. Randsinë e saj në gjuhë e tregon vetë të emërtuemit e saj “infinitiv”. Ky emërtim na thotë se randsinë që ka Infiniti në gjithsi, ka infinitivi në gjuhsi. Mohimi i kësaj të vërtete asht pjellë e marrisë së paskajshme si paskajorja. Kjo e vërtetë lind pyetjen: Kush bani faj gjuhsor, gjuhtarët e gjuhve ma të përparueme që nuk e heqin, a por kongresi i 1972 që e hoqi e ne që e lam nën kthetrat e dhunës së atij Kongresi?! Kur paskajshmënia e infinitivit nuk mundka me zevendsue lidhoren, si mund ta zevendsoj lidhorja paskajoren?! Deri në  çfarë mase zbret cilësia kur rolin e paskajores ia ngarkojmë lidhores?! Dëbimi i paskajores, a nuk i shkaktoi shqipes atë dam që do t’i bahej si, mos qoftë thanë, anglishtes po t’i hiqej paskajorja?! Heqja e paskajores mori me vehte edhe nji pjesë të kohve të përbame të foljes që formohen në sajë të saj. Përse të mbetemi gjithnji të kundërtit e Botës që përpiqen me i pasunue sa ma shumë gjuhët e tyne?! Cili argument shkencor mund ta justifikojë zevendsimin e germës A me Ë në rreth 3000 fjalë kur germa A konsiderohet parsore në çdo alfabet e jo vetë ngase hapë alfabetin, por edhe se tingulli i saj i shërben muzikalitetit sa asnji zanore tjetër. Germës Ë përveçse nuk i ashtë ba vend në asnji alfabet tjetër dhe përdorët ma rrallë se çdo germë tjetër quhet ‘E memece’ e biles edhe nga shumë gjuhtarë tonë e quejnë ‘Gjysëm zanore, ose zanore e turbullt’ e gegnishtja e quen ‘E pazzane’, pra e pa dejë me iu ngarkue gjithë ai rol që i dha kongresi politiko-gjuhsor i 1972 në shqipen e përdorimit të sotëm. Germa Ë, siç shihet qartë, u ba shkak kryesor i shumicës dërrmuese të gabimeve ortografike, qoftë se edhe vetë gjuhtarët pas sa e sa këshillimeve ndërmjet tyne, ende nuk kanë mund me ra në nji ujdi përfundimtare rreth përdorimit të saktë të kësaj shkronje. Përvoja po tregon se germa Ë asht e përshtatshme vetëm me përcaktue emnat e gjinisë femnore e me zgjatë ndonji rrokje kur asht e nevojshme me e  luejt këtë rol që ka në gegnisht. Në njanin nga artikujt e shkruem në mbrojtje të shqipes së përdorimit të sotëm, Z. Ardian Vebiu çuditrisht mundohet me mbrojtë edhe rrotacizmin tue e justifikue si nji “Fenomen normal gjuhësor”. Nuk kam si mos meqenë i bindun se ai e din masëmiri që kjo mbrojtje asht në kundërshtim të hapun me rregullat e muzikalitetit gjuhsor e pikrisht për këtë gjuhtarët e të gjitha gjuhëve bajnë çmos me e minimizue sa ma shumë rolin e tij në të folun e në të shkrueme.

Ndërsa kongresi politiko-gjuhsor i 1972, zbatues i direktivave diktatoriale të partisë edhe në lamin e gjuhsisë doli kundra gjithë Botës si në çdo fushë tjetër të jetës. Kështu standardizimin e nji dialekti pamvarsisht mosplotsimit të kërkesave të nji gjuhe vërtet standarde e shpalli gjuhë imponuese e kundërshtimin ndaj përdorimit të saj, “Anmiq të politikës së pagabueshme të Partisë shtet e të udhëheqsit të saj”. Prandej do të etiketoheshin “përçarsa” e si të tillë do të dënoheshim në bazë të nenit 55. I vetmi ndryshim i  së djeshmes me të sotmen asht heqja e nenit 55. Për fat të keq, në armatën e kundërshtarve të gegnishtes ka edhe gegë të rekrutuem që, në vend me i shërbye gjuhsisë i shërbejnë interesave që nuk do të duhej as të ekzistonin.

gazeta MAPO

Comments

Submitted by pilo (not verified) on

Me keto (DELETED) qe boton do ta kthesh edhe Respubliken ne (DELETED) or Muç !

Submitted by Leonardo (not verified) on

Zoti Vata të më falni se nuk e di se çfarë doktorate keni mbaruar por më bënë çudi që të gjithë juve që i përkisni gegënishtes i jeni qepur me bukë në trastë zotit Adrian i cili si gjuhëtarë që është del në mbrojtje të gjuhës letrare dhe në qoftëse ju të gegënishtes nuk jeni dakort kjo nuk është fai i zotit Ardian që përpiqet të mbrojë standartin pa ofenduar njeri dhe keni të drejtë të mblidheni të gjithë ju të gegënishtes dhe të propozoni mendimet tuaja në qoftëse i ka ardhur koha të bëhet një kongres për përmisimin e gjuhës shqipe dhe është e drejta e gjuhëtarëve të vendosin se çfar standarti do shkruajmë dhe mos ta bëjmë siç e kemi bërë që në dikastere të ndryshme zgjedhim drejtus që skanë lidhje fare me dikasterin

Submitted by matiani (not verified) on

Nuk jam kunder botimit ne kete sit dhe kudo tjeter te shkrimeve qe synojne te mbrojne mendimin se kongresi i Drejteshkrimit i ka hy ne hak gegenishtes, por nuk eshte e drejte qe te botohen ne kete sit shkrime me nivel te tille. Te gjithve na pelqen dialekti i katundit tone, po ky nuk eshte argument.

Zoti Gjoke nuk ka idene as per moshen e z.Vehbiu. E akuzon si nenshkrues te vendimeve te Kongresit te vitit 1972, kur kohe kur ka qene ne shkollen fillore. Zotria nuk ka idene se kush eshte ai qe sulmon.

Submitted by RP (not verified) on

gjuha krahinore e nje shkrimtari apo disa poeteve/rapsodeve nuk percakton gjuhen zyrtare te nje vendi.Nuk e diskutoj qe kongresi i Drejteshkrimit te kete bere gabime,por perse kembengulet qe gjuha zyrtare te modifikohet patjeter ne favor te dialektit gegerisht,sidomos duke kujtuar Fishten,Camajn Koliqin dhe keto 3/4 e territorit,pasi 3/4 e popullsise nuk di t'i takojne"hapesires gegerishte".Meqe Fishta ,Camaj e Koliqi kane shkruar gegerisht(nje nga motivet qe kane penetruar pak tek lexuesi,sado po trumbetohen fort keto 20 vjet),biles eshte gjynah,mundet fare mire te sjell Nolin,Comoren,Kadarene,Driteroin,Lazgushin;pra çfare do bejme ne,karshillek krahinor?Ardian Vehbiu merr nje te dhene,qe eshte gjuha shqipe dhe thote me shume te drejte;a duhet te kemi nje gjuhe zyrtare dhe ta respektojme apo te hapim festival dialektesh e sekush te flase ne parlament(jozefina)si ne katundin e tij,sekush te shkruaje ne gazete si ne oden e tij,sekush te kendoje ne koncert me gjuhen e pazarit te tij,kjo eshte çeshtja!Nuk eshte askush kunder dialektit por kunder anarkise se qellimshme kunder gjuhes unike.Kam pare shume gege qe i meshojne ne forume kesaj padrejtesise te madhe qe eshte perjashtimi i gegerishtes,a thua se gjuhe zyrtare u paskesh bere toskerishtja.Jo,kjo nuk eshte e vertete!Edhe toskerishtja ka dialekte,psh jemi me fat qe labet s'jane kujtuar te"mesyjne"gjuhen zyrtare ne favor te laberishtes.Sepse me terhoqi fillimi i kesaj replike,qe me kujtoi nje batute italiane me humor tek Zelig show.I thote nje vajze nje djali:"Ore,si bejne anglezet qe merren vesh me njeri-tjetrin?"."E thjeshte-ia kthen ky-flasin te njejten gjuhe,prandaj..."."Ashtu?Po pse atehere kur une flas me kusheririn tim ne anglisht nuk kuptohemi hiç fare?".Keshtu edhe kjo puna e dialekteve,ne po flasim shqip,por pak po merremi vesh.

Submitted by Anonim (not verified) on

Sa fort ja ke futur kot or z. Gjoka, uf, uf, uf... Herë e shkruan asht herë është, pra nuk din ta shkruash as gegnishten e as standardin e do të polemizosh. Nuk je bash asnikund zotni!

Submitted by Bard (not verified) on

Vata te shkruaje vete me mire ndonje gje, sesa te mesoje te tjeret si shkruhet. Nuk e marr vesh nga e marrin kurajon keta njerez te japin leksione te tjereve si ta flasin apo ta shkruajne gjuhen, nderkohe qe ne standart jane shkruar veprat madhore te letersise shqiptare(perfshire edhe shkrimtaret kosovare). Gjuha ka nevoje per nje standart ashtu siç ishte vepra e Dantes e Petrarkes per italishten zyrtare, dhe qe ne momentin qe e ka kete standart, ajo shendrrohet ne nje organizem te gjalle qe merr nga dialektet ate qe i nevojitet dhe flak tutje ato qe e demtojne. Keta njerez e kuptojne standartin si nje hegjemoni te nje klase apo nje tjetre, dhe keshtu nuk mund te diskutohet per gjuhe, por per lufte klasash. Une per vete jam geg dhe shkruaj duke respektuar sa mundem standartin, dhe nese ka diçka qe qe me nevojitet e marr me kenaqesi prej dialekteve. Por te futesh dialektin ne diskursin publik nuk eshte ti japesh vlere dialektit; me shume eshte ta shendrrosh ate ne nje Babilon grotesk ku te gjithe flasin e askush nuk degjon.

Submitted by aqifi (not verified) on

Mbase ka te drejte autori por une nuk lexoj dot ne gegenisht, dmth nuk e kuptoj mire, a  mund te dale ndonje vullnetar ta perktheje se do ti sherbente edhe kauzes se zoterise....

Submitted by Anidonim (not verified) on

Idriz Tafa

Nuk kane faj Gjoket, jane te tjere specialiste, si ish-sekretari i Presidences Berisha Prof. Kolec Topalli, gjuhtarë nga Kosova, depuetja e Rames, Ledi Shamku e disa kokrra qe duan te per♪5ajne shqiptaret me teori qe vete i kane hedhur poshte. Kurse Vehbiu duhet te paguaje dhe per marrezirat e tij ne librat qe ka botuar. Mendimet e tij, po te zhvishen nga guacka, jane identike me ato te Vateve, Cameve, Topalleve, Shamq(k)eve. Kot Vata ben polemike me Vehbiun. Po ta lexoje me vemendje, edhe Vata e Cami dalin ne nje qafe me Vehbiun.

Te neveritshem!

Submitted by Anidonim (not verified) on

Idriz Tafa

Nuk kane faj Gjoket, jane te tjere specialiste, si ish-sekretari i Presidences Berisha Prof. Kolec Topalli, gjuhtarë nga Kosova, depuetja e Rames, Ledi Shamku e disa kokrra qe duan te perçajne shqiptaret me teori qe vete i kane hedhur poshte. Kurse Vehbiu duhet te paguaje dhe per marrezirat e tij ne librat qe ka botuar. Mendimet e tij, po te zhvishen nga guacka, jane identike me ato te Vateve, Cameve, Topalleve, Shamq(k)eve. Kot Vata ben polemike me Vehbiun. Po ta lexoje me vemendje, edhe Vata e Cami dalin ne nje qafe me Vehbiun.

Te neveritshem!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.