Dy mëlçitë në qafën e Berishës dhe mundësia e votës plebishitare në 2013-ën

Postuar në 03 Tetor, 2012 16:27
Eduard Zaloshnja

Në Shqipëri, duke përjashtuar zgjedhjet parlamentare që vetëm formalisht janë quajtur zgjedhje (1946-1987 dhe 1996), kemi regjistruar vetëm dy fitore plebishitare elektorale. E para u regjistrua në vitin 1992, pasi Partia e Punës, e cila e filloi qeverisjen duke furnizuar popullsinë me bukë me triska dhe e përfundoi me rezerva drithi për vetëm 6 ditë bukë, u detyrua t’ia lërë vendin në dorë një qeverie teknike. E dyta u regjistrua në vitin 1997, pasi Partia Demokratike, e cila i kënaqi fillimisht shqiptarët me mirazhin ekonomik të skemave piramidale dhe i zhgënjeu krejtësisht me shkërmoqjen e tyre, u detyrua edhe ajo t’ia lërë vendin në dorë një qeverie teknike.

Teori konspirative rreth krijimit të një qeverie teknike kanë qarkulluar edhe në ditët e sotme, pasi Edi Rama takoi Ilir Metën në Gjirin e Lalzit dhe bëri thirje publike për një qeveri të re para 100 Vjetorit të Pavarsisë. Dhe në qoftë se kjo gjë do të realizohej nëpërmjet një mocioni mosbesimi ndaj Berishës, ndoshta do të krijoheshin kushtet për një votë plebishitare në zgjedhjet e 2013-ës. Një kapiten Berishë i larguar nga timoni i anijes, do të bëhej një katalizator i fortë për abandonimin e saj nga shumë e shumë minj që janë majmur në hambarin e anijes gjatë 8 vjetëve të fundit…

Por Ilir Meta, në edicionin e fundit të emisionit “5 Pyetje nga Babaramo”, e përjashtoi në mënyrë kategorike mundësinë e krijimit të një qeverie teknike para zgjedhjeve të 2013-ës. Dhe pa 4 votat kuvendore të LSI-së, është praktikisht e pamundur që të krijohet një qeveri teknike. Sepse duhen 71 vota në Kuvendin e Shqipërisë që të zëvendësohet Berisha me një kryeministër tjetër. Përndryshe, duhet të ndodhë një katrahurë si ajo e 1992-shit apo e 1997-ës, për t’u krijuar një qeveri teknike…

Por a ekziston mundësia që të kemi një votë plebishitare në 2013-ën, në kushtet kur nuk do të kemi nje qeveri teknike? Ndoshta jo, sepse në qafën e Berishës janë varur dy mëlçi, që ai patjetër do t’i kullufisë dhe do t’i japin fuqi të mjaftueshme për të shmangur një votë plebishitare kundër tij.

E para është mëlçia që Vetro Energy i vari për privatizimin e Albpetrolit. Dhe kushton plot 850 milion euro ajo mëlçi! “E tërë kjo shumë do të kthehet në mirësi për qytetarët. Kam parasysh këtu rrugë, shkolla për fëmijët e tyre, ujësjellës, kanalizime. Kam parasysh kanale vaditëse, mbështetje të fuqishme për fermerët shqiptarë, të cilët po rrisin çdo vit në mënyrën më të admirueshme prodhimin e vendit. Nuk shkon asnjë qindarkë për shpenzime të administratës, e tëra do të përdoret për qytetarët në katër anët e vendit,” tha Berisha në mbledhjen e fundit të qeverisë.

Këtë deklaratë ai e bëri fill pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rekomandoi që të ardhurat nga privatizimi i Albpetrolit të shkojnë kryesisht për shlyerjen e borxhit publik. Sepse FMN-ja mendon për stabilitetin afatgjatë financiar të vendit, ndërsa Berisha, me sa duket, mendon vetëm e vetëm për zgjedhjet e 2013-ës…

Dhe 850 milionë euro të shpenzuara në një vit zgjedhor, me një shënjestrim elektoral tek zonat ku PD-së mund t’i rrezikohen mandate kuvendore, do të shërbenin si një digë e mirë për të mos lejuar një përmbytje plebishitare në zgjedhje (850 milionë euro janë pothuaj sa 40% e buxhetit të shtetit, ose sa 10% e Produktit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë).

E dyta mëlçi e varur në qafën e Berishës do të jetë kryetarja e re e KQZ-së (mund të jetë edhe kryetar, por gjasat janë të mëdha që të jetë kryetare). Berisha ka demonstruar deri më sot se di të zgjedhë në krye të KQZ-së njerëz që humbjet ia kthejnë në fitore dhe fitoret ia kthejnë në fitore të thella. Kjo eksperiencë historike e Berishës të bën të mendosh se kryetarja e re e KQZ-së, që edhe kësaj rradhe duket se do të zgjidhet nga ai, d.v., nuk do të lejojë kurrësesi një humbje plebishitare të padronit të vet.

Në këto kushte, përkrahësve të zjarrtë të opozitës, që aq shumë e dëshirojnë një fitore plebishitare të saj si në 1997-ën, ndoshta do t’u duhet të kënaqen me një rotacion pushteti si ai i 2005-ës, i cili nuk erdhi si pasojë e një vote plebishitare për Berishën, por prej taktikave të ndryshme të koalicioneve. Mos të harrojmë se Berisha rierdhi në pushtet vetëm sepse koalicioni i tij arriti të prodhojë 75 mandate kuvendore me më pak se 42% të votës popullore…

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

Dhente Zoti qe Rama te gjeje nje njeri me te sakte se Kac Islami kesaj rradhe per t'ia bere llogarite e koaliconeve...

Submitted by Fiku detit (not verified) on

Per mua; Dy melcite ne qafen e Berishes sipas Zaloshnjes , jane si dy gure ne qafen e tij kur zhytet ne Dhermi e thyen rekorde olimpike me medalje mediatike, podiume qeveritare e himne ceremoniale me shgabonja kokeposhte.

"Guri" i pare=Nese e perdor shitjen e Albetrolit per 'rrush e kumbulla' keto muaj para dasme, s'besoj se do na shpetoj nga 'kapslleku', pasi ka plote vite ne qeverisje qe vetem lifting ka bere kesaj udhe te veshtire duke 'temjanosur' per te trembur djallin opozitar dhe me ndihmen e vocerrakeve te yshtur kunder prinderve te 'mykur' qe qahen me kot nga shiu pasi bresheri do e kete kokrren me te madhe. Ndaj dhe nuk besoj se do i turret kush asaj melcie te qelbur te mbetur varur e gjithe ere te flamosur nga te dhjerrat e mizave elektorale. Kalojne vitet, hiqen sklepat, kruhen veshet e rriten pretendimet.

"Guri" i dyte=Thone qe ka brave sigurie komisioni qendror i zgjedhjeve, me dy celesa, nje e ka opozita me Kodin e ri. Keshtuqe ate melci te fosilizuar s'besoj se do ta haje kush kollaj, varesisht se kujt i peshon ne qafe, pa kompromis mes hajdutit e te zotit te shtepise.

Vote plebishitare: S'do te kete me ,mbase dhe kurre.Votat tanime do te kalojne ne site e jo ne shoshe. Do te jene vota te arta, pasi politika ka plehruar gremin e indiferentizmit ndaj zgjedhjeve si zgjedhje a makari si zgjidhje, duke u dhene karakterin e nje 'qoke' nga votuesit.

Kjo 'demokracia' e ka fajin . Drejton pakica e copezave shumicen monolite pasi ka siguruar me shume bythore ne 'tempull'...Tempulli yne si stan qensh te panginjur qe lehin e skermiten ku ndjejne melcite-melci, jo figurative...

Le te presim...Nga lart sigurisht...Mbasi zoti na bene ndonje cudi pa melci...

Submitted by eni (not verified) on

Ky analisti ... ose ndryshe Mr "sikur te kishte halla.. e dini vete ju cfare" .. pasi nuk i dalin llogarite as kete here.. po perserit thirrjen ... felliqesira te te gjithe vendit bashkohuni.. per te mundur berishen !  Analist e ?:) jo shaka :)

Submitted by Adi (not verified) on

Analiza e sakte deri diku

Ne fakt ato $ 85o milion ti shikojne me dylbi se nuk ekzistojne....Banka e cila pretendohet se financon "Vetro Scam Scheme" eshte banke e nivelit te dyte dhe ka nje fuqi kapitali e cila nuk i kalon $ 200milione(nje prej ligjeve te kontrates per bankat i cili u shkel me te dyja kembet). Plus kesaj burimet e bankes flasin se nuk jane ne dijeni te nje kontrate dhe marreveshje te tille, dhe se ligji federal nuk i lejone te financojne kapital jashte SHBA. Shume, shume Berisha do te marre disa dhjetera milione euro ne dore nga TACI OIL i cili fshihet pas kompanise fantazme Vetro Energy

Submitted by Bamka (not verified) on

Ne pamje te jashtme duket sikur Berisha ja hodhi edhe kete radhe. Qellimi i tij i vetem eshte pushteti dhe me  850 milion euro  di vete  ai si e kollandris. Por kam frike se mund t'ja shkasin, po qe se kane vendosur te mos kene me pune me te. Mund te mos ja xhirojne atehere kur i duhen dhe kjo kish per te qene fatale. Te jete se ja kane hedhur? Kjo, per nje individ qe gjithmon eshte mesuar tua hedhi te tjereve, kishte per te qene e barabarte me vdekjen...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.