Mit'hat Frashëri dhe epopeja e teserës së partisë që është mbi Shqipërinë
Ndoshta Mit’hat Frashëri do emigronte vetë, madje do ndryshonte edhe amanetin për t’u varrosur në Shqipëri, nëse do kishte dëshmuar dramën e sotme intelektuale të disa socialistëve që kanë qenë dikur partizanë, më pas komunistë, më pas enveristë, për të mbërritur te socializmi.
Në një intervistë për gazetën “Dita”, Fatos Tarifa, i njohur si sociolog, por edhe si ish-diplomat, thotë ndër të tjera se babai i tij, Sevo Tarifa, një funksionar i regjimit të Enver Hoxhës, kishte shprehur pezm të madh duke kërcënuar me dorëzim të teserës së PS-së. Të paktën kështu thotë gazeta “Dita”, e cila gëlon përditë nga komente veetranësh, apo ish-ushtarakësh, qëndrestarë të palatueshëm në fortifikatën enveriste.
Për ta përballur këtë vrull komentesh me pasoja në vota, kryeministri Edi Rama ka replikuar në gazetën “Dita” duke u sjellë vërdallë në shembullin e stërpërdorur të Mareshallit Peten në Francë. Gazeta vet ia ka vërvitur një redaksionale ku i bën thirrje Edi Ramës të “ulë kokën”.
*Ky fundit synon presidencën dhe shpalljen si figurë kombëtare që bën këto që bën, pasi respekt real për ndonjë gjë sigurisht që nuk ka.
Veteranët qenkan fyer. Po vallë a ndihen të gjithë kështu? Kanë kaluar 74 vjet dhe jeta të mëson disa gjëra që nuk t’i mëson asnjë shkollë. A ndihen të gjithë se në Shqipëri erdhi një tradhëtar, apo erdhi dikush që dikur gaboi. Gaboi rëndë ndoshta, por cinikja është se gabimi i tij ishte qarr për këta veteranë që sot kërcënojnë me dorëzim tesere. Çfarë drame!
Dikush mund të thotë se Frashëri nuk duhet të ishte sjellë me ceremoni shtetërore. Po a mundet vallë që ai të vinte privatisht apo si aktivitet i një shoqate?
Frashëri erdhi në vendin e tij, katandisur në një republikë rrugaçësh ku predikojnë prej dekadash të njëjtët që bëjnë të bardhën dhe të zezën. Një të mirë e pat edhe ardhja e tij, përtej çdo debati: na kujtoi të gjithëve se dorëzimi i teserës vazhdon të jetë dramë personale dhe politike. Kujtonim se ishte lënë pas kjo kohë, se partitë me të vërtetë janë organizata vulnetarësh dhe jo ikona për t’u adhuruar. Sidomos kur pas dy dekadash rrëgjimi të gjithanshëm, do të duhet të ishte kuptuar se në këtë vend nuk pati asnjë ditë të vetme, as komunizëm, as socializëm dhe as kapitalizëm.
Përndryshe këta veteranë si z. Sevo Tarifa nuk kanë pse të kërcënojnë Partinë që është mbi Shqipërinë, por ndoshta më e udhës është të ccohen e të kërkojnë largimin e Mit’hat Frashërit nga Shqipëria. Sepse ata ishin më parë luftëtarë sesa të bëheshin anëtarë partie. Por është e qartë se këtu lufton ndërgjegja e dytë me Frashërin dhe jo ajo e luftëtarit për liri.
Comments
Eh?
Nqs ne Shqieri ende perben lajm qe nje mumje ish- kriminale si Sevo Tarifa do te na lenka teseren e Partise, atehere jo vetem ka shume gjera qe shkojne per dreq e per lesh, por kuptohet qarte perse brezi i ri kerkon te largohet nje sahat e me pare nga azili i pleqve te marrosur,
Add new comment