Qarku i Fierit nën mëshirën e logjikës parashtetërore

Ajo që po ndodh në Fier është e një logjike parashtetërore. Palët janë duke u kacafytur duke pretenduar të njëjtin post, atë të kryetarit të Këshillit të Qarkut. Socialistët kanë kryetarin e tyre, Vangjel Ndrekën, mirëpo pala tjetër është mbledhur dhe ka zgjedhur Artur Shehun si kryetar. I pari, Vangjel Ndreka, e ka parashikuar këtë fund të fabulës në një letër që pak kohë më parë ua ka dërguar ambasadorëve. Vini re deri ku ka arritur mosbesimi: letrën nuk ua ka dërguar autoriteteve të shtetit shqiptar, por ambasadorëve.
Socialistët e kanë çuar çështjen në gjyq, megjithatë, dhe Gjykata e Apelit, Vlorë, e ka dhënë verdiktin: kryetar i Këshillit të Qarkut është Vangjel Ndreka. Ky është një vendim i formës së prerë, dhe sipas legjislacionit shqiptar, duhet zbatuar pa një, pa dy. Vetëm Gjykata e Lartë, me kërkesë të palës tjetër, mund ta pezullojë zbatimin e këtij vendimi; ose mund të marrë një vendim të ndryshëm (nëse kërkesa kërkon dhe rigjykimin e çështjes).
Por pala e demokratëve dhe e LSI-stëve këmbëngulin në të tyren. Për ta kryetar duhet të jetë Artur Shehu. Kush e zgjidh këtë, nëse jo gjykatat? Me sa mend po e vazhdojnë këtë histori ata që po e vazhdojnë? Pse nuk bëhet asnjë ndërhyrje nga autoritetet politike e shtetërore të Tiranës? Ku e gjejnë këtë kurajo, vallë?
Re.Pu.
Comments
"Ku e gjejnë këtë kurajo,
<p> "Ku e gjejnë këtë kurajo, vallë?" Pyetje retorike me duket!!!! Po bej edhe une disa pyetje retorike!!! Ku e gjeten Kurajon teqellonin me arme ndaj Shtetit ne 14 Shtator?Ku e gjeten kurajon te ndertojne nje Fabrike Demontimesh municionesh 8 km nga Tirane pa asnjelloj kushti sigurie? Ku e gjeten kurajon te benin Ruzhdien dhe motrat e saj ne gjithe Shqiperine? Ku e gjeten kurajon te qellonin mbi njerez te pafajshem ne 21 Janar? Ku egjeten kurajon te vidhnin me KQZ-ra ne mes te kamerave e te dilnin pa lagur?? etj etj...... Ne mbani mend nga komedia "14 vjeç dhender" :"Ligji ne doren e Maliqit godet edhe forte(rasti i djeshem i METE-s) , edhe bute(ca raste kur jane bere gjyqe e kane dale pa lagur), ose nuk godet fare" , sepse kta rob jane mbi ligjin, sepse ligji ne Shqiperi nuk zbatohet, vetem ligji i Xhungles ekziston(edhe ky i fundit cop cop, as Tarzanit s'ja mban te ngreje zerin)</p><p> </p>
Do te doja te dija se ku
<p>Do te doja te dija se ku bazohen juridikisht Salistet ne kerkesen e tyre?</p>
KU BAZOHEN JURIDIKISHT
<p>KU BAZOHEN JURIDIKISHT SOCIALISTET ?????? KJO PYETJE MUND TE BEHET VETEM KUR JETOHET NE SHTETIN E SE DREJTES ,,JO KUR GJITHCKA ESHTE NE DORE TE BERISHES , GJYKATA POLICI USHTRI PRESIDENT , VARI LESHT SHTET I QELBUR I KORRUPTUAR </p>
Add new comment