Berisha do të humbasë

Berisha nuk është rasti i mazokistit, i gatshëm të humbë falë emocionit të fortë që shkakton statusi i viktimës. Pa dashur të sfidojmë sedrën enigmatike të Kryeministrit (Zot na ruaj!) po rreshtojmë arsyet logjike, edhe për një mendje më pak të çoroditur se ajo e kujt është në fazën e vetë-lëndimit.
Nga eksperienca greke dimë se “Demokracia re” ishte partia që çoi vendin në krizë. Në fakt, nga viti 2004 deri në vitin 2009 kjo parti u mundua të imitonte, edhe pse në rrethana të ndryshme tashmë, suksesin e Greqisë të viteve ‘81-‘89, kohë kur Papandreu (i ati) dhe Pasoku, ngritën nivelin e jetesës në vend. Përtej çdo perceptimi real të kushteve në vend, partia e djathtë tentoi me çdo kusht të krijonte iluzionin se grekët ishin të kamur, si në kohët e tyre më të mira. Kur maska ra, Pasoku me Papandreun e ri fituan për t’u sakrifikuar në emër të të vërtetës së hidhur. Papandreu (megjithëse nuk shquhet për besimtar) u kryqëzua si Krisht katolik në kryqin ortodoks. Partia e tij u rrudh në 12% si asnjëherë tjetër në histori. Papandreu nuk pati as kohën e mjaftueshme të kuptonte se çfarë po i ndodhte. Grekët rreth tij e urrenin me të njëjtën forcë me të cilën e kishin dashur më parë. “Nea Dimokratia” u rikthye në pushtet si e vetmja alternativë me kurajon për të gënjyer përsëri. Të zhytur në krizën më të egër të mundshme, grekët arritën ta përballonin të vërtetën duke votuar partinë që i gënjeu më me sukses.
Me humbjen e vitit 2013, Berisha do të çlirohet përfundimisht nga pesha e borxheve që ka ngritur për çdo shirit inaugurimi të prerë. Fytyra e tij është ajo e një njeriu që ka një plan djallëzor. Shteti ka në dosjet e veta mbi 200 firma të cilave u duhen paguar dhjetëra milionë dollarë. E të mendosh se vetëm 2 miliardë dollarë mjaftojnë për të realizuar 2/3 e buxhetit të lodhur shqiptar. E gjitha kjo, një peshë monetare e fshehur më së miri pas batutave bajate për bllokun, të kuqtë, imunitetet, taksën e sheshtë dhe krolin e stinës. Herën e fundit që kjo ndodhi, Berisha ishte në krye të shtetit por në një pozicion tjetër. Asokohe nuk i mjaftoi ushtria për të transformuar borxhin e piramidave në humor të zi me veten. Ajo kohë i kujton se nuk ka një shans të dytë.

Berisha, si i vetmi politikan që pati për herë të parë shansin që të ketë një shans të dytë, e ka të qartë se për të hyrë në histori si “Njeriu i demokracisë” (u gjet vend edhe për Hajdarin, me një jetë të vetme), i duhet të realizojë atë për të cilën u zgjodh në vitet ‘90 nga shtabi politik i Ramiz Alisë, pluralizmin. Dhe kjo, jo thjesht si mundësi regjistrimi në rradhë në gjykatë, por si mundësi reale për rotacion politik. Diferenca midis Bashkimeve profesionale dhe një partie politike ishte mundësia e marrjes së pushtetit politik dhe ekzekutiv. Emri i Kryeministrit aktual lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me vjedhjet elektorale. Ashtu siç është organikisht i lidhur me dhunën dhe ekstremizimin e saj kundër kundërshtarëve të vet. Kjo e kthen Berishën në njeriun-tranzicion për askund. Historia, që ka gjithë kohën që nuk do të ketë kurrë kryetari i Partisë Demokratike, do të dijë të vlerësojë braktisjen e misionit të shefit të së djathtës politike. Berisha e di se për të rimarrë pozicion në librin e memories kolektive të shqiptarëve, duhet të dalë nga loja pak para mbarimit të saj. Vetëm kështu mund të besojë se publiku do ta duartrokasë. Pak shpresë ka, por nuk mund të shpresojë të ketë më shumë fat se paraardhësi i tij, vjenezi i suksesshëm i natyralizuar.

Berishës i duhet vetëm të mbyllë hesapet me Mafien që e komandon. Në kushte të tjera, kryepushtetari do të dinte ta kontrollonte raportin e tij me politikën. Por në momentin që, si në një dramë të Gëtes, Berisha shet shpirtin tek Mefistofeli i parasë, koha për të pushon së ekzistuari. Kontrata me Mafien nuk mund të zhbëhet si në një ndarje romantike. Nuk mjaftojnë fjalitë “të mos e marrim veten seriozisht”, apo “më duhet të njoh veten më parë, dhe atë ç’ka dua nga jeta”. Ky moment post-modernizmi nuk prek asnjë nga talentet e krimit. Koha ka ngrirë deri në vdekje. Për atë që duhet të vijë më pas, ka plot struktura biblike ku adresohen të interesuarit. Berisha këtë e di, dhe përfundimisht mendon të inskenojë forcën e fitores. Të paktën do të tentojë të iluzionojë padronët e vet për një fitore të mundshme. Flamuri, Poni, Ajazi, Bylykbashi, këta janë marionetat e teatrit të ri të vjedhjes. E Berisha e di se pas kësaj nuk do jetë më mielli që do t’i bjerë mbi kokë, aq më keq me reflekset e vonuara prej burri të lodhur nga mosha tashmë.
Comments
Depë Koja Derr në flakë

Depë Koja

Derr në flakë

Nga të gjithë mediokrit, ai që arrin të ketë vëmendjen e medias është si të thuash, më i adhuruari. Atij nuk i kërkohet t’i ngjajë dikujt që nuk është, të dalë nga vetja, të bëhet më i mirë, më me kulturë, në fund të fundit më i duruar me spektatorët e paguar (pesëmijëlekësha) që ka përreth. Megjithatë, detyra e tij është e rëndë dhe e vështirë: të përgatisë kushtet për arratisjen nga realiteti. Por, që t’i hiqet prej shpine çdo barrë përgjegjësie, na serviren disa ideale banale, gati-gati të arritshme: së pari pjesëmarrja. Protagonizmi televiziv. Në këtë mënyrë, i ftuari shndërrohet në një gjysmëperëndi të lakmuar, që mban përpara një kupë të shenjtë, mbushur me lëngun hyjnor - Redbull, Shark, ose ndonjë koktej tip mojito... pak rëndësi ka. Ideali i konsumatorit të televizionit është edhe ai më i lumturi: sa më shumë konsumon, aq më shumë i lumtur je. Pasi askujt nuk i shkon ndërmend se lumturia ka natyrën e dialektikës hegeliane: është cilësore. Jo, lumturia më e madhe përbëhet nga shuma e lumturive të vogla që arrihen kur ti konsumon, me në krah një këngëtare turbofolk e cila ndërkohë rrëfen për gjepura të tilla si tatuazhet e fundit që ka bërë, apo ku i ka kaluar pushimet (e kujt i plasi!). Dhe për këtë arsye mashkulli ideal, ose ideali mashkullor i masmediave nuk është ndonjë figurë politike, ndonjë kryeministër apo kre i opozitës, por një Arjan Çan. Nëse dikush do dilte para pasqyrës dhe ëndërrimtar do shihte pasqyrimin jo të vet, por të Çanit, atëherë ai do ishte në nënvetëdijen e vet edhe njeriu më i lumtur. Tani që e mendoj, skenës mediatike shqiptare i mungon e kundërta kokëposhtë e një Arjan Çani. Ndoshta do merrnim si shembull Artan Fugën, por ai del tepër rrallë në televizion, shkruan tepër rrallë nëpër gazeta për t’u shndërruar në një ikonë të masmediave e cila zbret nga ikonostasi vetëm për të shkuar me pushime. Ka Fuga, por s’ka fare mit, krahasuar me mitin Çani. Në mbretërinë e mediokërve, «mediakri» është mbret.

Kur kthehesh mbrapa në kujtesë, aty nuk sheh një teveqel: sheh një prezantues me vetullat e kërleshura: dora zgjatet të kapë mizën që nuk është aty, gjuha zgjatet të prekë striptisten e paspecifikuar të ish-Bashkimit Sovjetik. Thelbi i tij ideologjik – nëse ka – shumë-shumë është ndërthurja e platformës vorioepirote me të drejtat e homoseksualëve. Vete pa thënë se mashkulli heteroseksual normal, - e ç’është më e keqja - shqiptar, nuk është aspak i televizueshëm, ka mungesë shprehie, nuk bën për vëmendjen e kameras. E shohim ndërkohë të rrethohet me artistë shijesh të dyshimta; tallavaxhinj stonues, maratonomakë të plakur dhe shoqëtarë civilë që nuk hapin kurrë gojë në prani të specialistëve.

Për kë nuk e di, media paraqet një zonë jastëk, a cushion zone, siç thuhet, mes botës dhe botës së shfaqjes. Që kohët e fundit, për fat të keq, është shndërruar në një synim. Je i famshëm sepse del në media dhe nuk shfaqesh në media sepse je i famshëm. Për njeriun që s’ka bukë të hajë, kanaçja e bekuar e pijes energjike është një synim për t’u arritur, është vetë integrimi veriatlantik dhe europian.

I tillë është pra Arjan Çani. Njeriu mbi mesataren, me interesa kulturore, politike te Çani sheh kufizimet e veta dhe triumfin mediokër të këtij kufizimi. Është e kotë të dëgjosh Bahun ose Mendelssohn-Bartholdy-n; dëgjimi i klipit të fundit të Çiljetës mjafton. A e keni vënë re humbjen e mbiemrit nëpër personazhe të reklamuar kohët e fundit? A e di njeri sesi e ka mbiemrin Genta e Big Brotherit? A mos është kjo lindja e një aristokracie të re? Krahasojeni për shembull me Pepinin e Landenit ose me Mountbattenin e Burmës? A nuk tingëllojnë pak si shumë njëlloj?

Gjatë gjithë këtij shkrimi duhet të kemi kujdes të mos ngatërrojmë kekun me byrekun, d.m.th. Arjan Çanin me personazhin Arjan Çani. Çanin po ta shohësh, nuk të le përshtypjen e ndonjë ideali bukurie mashkullore, atletizmi, guximi apo testosteronesh. Çani nuk ka fare komplekse, ai nuk di anglisht dhe as që do ta mësojë atë. Çani nuk do kishte mësuar dot as frëngjisht po të mos kishte qenë në Francë, pasi frëngjishtja në Tiranë nuk do t’i hynte në punë. Për Çanin, duarëtrokitësit me pagesë nuk janë persona të mirëfilltë, në rastin më të mirë janë idiotë: “ma hiqni për leckash atë idiotin aty!”.

Arjan Çani flet një shqipe të thjeshtë, ligjërimi i tij është ligjërimi bazë i asfaltit të rrugës që nuk ngrihet dot deri te trotuari. Kategoritë gramatikore dhe sintaktike nisin e zhduken, njihet vetëm shkalla sipërore e mbiemrave. Njeriu nuk ka pse të vrasë mendjen për ta kuptuar, është shumë e thjeshtë ta kuptosh Çanin. Çani nuk qesh sepse ka ndjenjën e humorit, ai qesh sepse është i vetëkënaqur, qesh se ka një emision televiziv, ka shefa të ngjashëm me veten, merr shumë dhe shpenzon shumë, pra pi shumë pije energjike. Me gjithë këtë energji, njeriu duhet të jetë patjetër i lumtur. Të bie në sy që Çani nuk përdor perifrazime në ato përimtimet e veta me natyrë seksuale. Për ’të, lesbiket “i hyjnë me llapë”. Megjithatë, ai arrin të shprehë admirim të gjallë për dikë që ka kulturë të gjerë, duke mos e frenuar veten në batuta për midhjen ose pjeshkën, pa i shkuar ndërmend se tjetri ndoshta ndihet në siklet kur flitet për këto gjëra drejtpërdrejt në ekran.

Në lashtësi, nuk kishin tanke. Në vend të tyre përdornin elefantët: lëkura e tyre ishte e trashë dhe vështirë se shpohej nga shigjetat. Siç thotë Plutarku, Aleksandrit të Madh i bënin aq përshtypje elefantët persianë sa natën para betejës së Gaugamelës (331 p.e.s.) i bëri fli Fobit, perëndisë së frikës. Në vitin 218 p.e.s., fama e tyre u rrit edhe më. Hanibali u nis për të pushtuar Romën, duke marrë me vete edhe elefantët, të përkryer për shkatërrimin e vijave armike.

Nëse elefantët ishin tanket e para në botë, derrat në flakë qenë predhat e para antitank të botës. Të lyer me zift, ndizeshin dhe më pas liheshin të lirë të bënin kërdinë. Sipas shkrimtarit romak Gaius Plinius Secundus, arma ishte tepër efikase pasi «elefantët tremben edhe nga kuisja më e vogël e derrit».

Kur derrat në flakë kishin sukses, fitoret e tyre ishin të shkëlqyera. Më 266 p.e.s., Megara u mbrojt prej pushtuesit maqedonas Antigon II Gonatus duke përdorur derra të lyer me rrëshirë. Elefantët e Antigonit u zmbrapsën gjithë tmerr. Megjithatë, në shumicën e rasteve, taktika ka disavantazhe të rënda. Meqenëse jetëgjatësia e derrit në flakë është e shkurtër, largësia e qitjes është nën 120 metra. Kjo do të thotë se armikun duhej ta kishe pak a shumë para syve; në rast të kundërt, derrat nuk do kishin kurrfarë efekti. Predhave gjithashtu i mungonte një sistem komandimi, kjo i bënte tej mase të pasaktë. Edhe kur i drejtoje nga armiku, ata zakonisht vraponin sipas qejfit, duke ndezur zjarre për hesap të vet.

E bëra gjithë këtë parantezë për t’u kthyer edhe njëherë te Arjan Çani, derrit në flakë që Berisha dhe miqtë e vet ia kanë hedhur para këmbëve elefantit të opinionit publik, me shpresën se do ta shtyjnë deri më 2013.

Sa derra paska ky Berisha mor

Sa derra paska ky Berisha mor vlla, te shpresojme mos i mbaron rreshira...!

Mustafa, kot të të pyes, mund

Mustafa, kot të të pyes, mund ta botosh komentin në "Opinion"?

Ded jam me ty ne kete ne

Ded jam me ty ne kete ne lidhje me Canin.Vlerat e tij gazetareske dhe njerezore jane minimale.Por gjenden rreth tij aq plehra qe ti bejne fresk .Shprehja jote "Në mbretërinë e mediokërve, «mediakri» është mbret" i shpreh te gjitha per te.

Dua e qenve: Zoti të hedhë

Dua e qenve: Zoti të hedhë copa mishi

nga qielli.Dëshira e mbetjeve të "ish-ëve,,

Add new comment