UNICEF: Ulet vdekshmëria fëmijërore në botë

Postuar në 13 Shtator, 2012 04:49

Numri i fëmijëve që vdesin para se të mbushin moshën 5-vjeçare ka rënë në mënyrë të ndjeshme në 20 vitet e fundit. Këtë gjë e bën të ditur Unicef, sipas të cilit 6.9 milionë fëmijë në të gjithë botën kanë ndërruar jetë krahasuar me 12 milionë në vitin 1990. 

Unicef thekson se ulja e vdekshmërisë fëmijërore ka ndodhur për shkak të pasurimit të disa vendeve shumë të varfra. Gjithashtu marrja e masave për vaksinimin dhe ushqyerjen siç duhet të fëmijëve ka ndikuar në uljen e rasteve. “Vendet që kanë arritur rezultatet më të mira janë Lao, Timor Leste dhe Liberia. Këto janë vendet që gjithashtu kanë marrë më shumë ndihmë nga vendet e zhvilluara”, deklaroi për BBC drejtori i Unicef-it për Britaninë e Madhe, David Bull. Në të gjithë planetin, pesë arsyet kryesore që çojnë në vdekjen e fëmijëve para moshës 5-vjeçare janë pneumonia (18%), komplikacionet para lindjes (14%), diarrea (11%), komplikacionet gjatë lindjes (9%) dhe malaria (7%).

 

top-channel.tv

Comments

Submitted by tirana (not verified) on

<p>Timor Leste s&#39;kam degjuar, mos eshte Timori Lindor e meqe e kane marre nga italishtja Timor dell&#39;Est, e kane pershtatur duke treguar qe s&#39;ia kane haberin cfare thone</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.