5 mësime strategjike për ne socialistët nga konventa e demokratëve

1. Bashkimi rreth liderit
Asnje ekip nuk njeh sukses pa nje kapiten te mire dhe pa unitet ne ekip. Amerikanet e bejne shume mire kete pjese. Ish-rivalet e Romney thuren lavde pafund gjate konventes se tyre per nje njeri qe e kishin ‘masakruar’ gjate primareve. Por kur ajo beteje mbaron, te gjithe jane besnike te bashkuar per te fituar ndaj kundershtarit. Kujtoni Clintonet dhe mbeshtetjen e tyre pa asnje kompleks ndaj kandidatit Obama. A duhen me shume keta njerez pas garave brenda partise? E dyshoj! Thjesht kane kuptuar pas 200 viteve demokraci se betejat fitohen vetem duke forcuar mbeshtetjen per liderin e zgjedhur ne krye te betejes.
Mesimi per ne? Nje mbeshtetje totale pa hezitim e pa asnje kompleks per Edi Ramen ne krye te betejes sone te ardhshme. Gara brenda partise, LMN-ja, debatet publike brenda vetit ishin te gjitha te shendetshme – fundja ketu dallojme nga ajo ghetto politike qe eshte PD-ja. Por, ne kete faze duhet te fitojme ndaj tyre, e jo ndaj njeri tjetrit.
Me gjithe proliferimin e partive te reja nje gje eshte e sigurt: ne 2013-en kryeminister do jete ose Edi Rama ose Sali Berisha, pike! Ne s’duhet te kemi kompleks te themi te verteta per Ramen qe I marim te mireqena por qe nese nuk thuhen nuk bejne dallimin me kundershtarin. Kandidati yne eshte ndryshe! Fjala vjen, Edi Rama ishte disidenti autentik kunder komunizmit, kurse Berisha nje sekretar I rendomte partie maje varkes ne Drilon. Ata qe e vleresojne te kaluaren, duhet ta degjojne nga te gjithe ne kete. Edi Rama eshte patriot i mirefillte – jashte klithmave e populizmit, por me vepra konkrete. Kujtoni betejen per detin, iniciativen per Luginen e Presheves, shqiptaret e Malit te Zi e nderveprimin intensiv me Kosoven e trevat ne Maqedoni, propozimet per emigrantet e qendrimi dinjitoz ndaj fqinjve. Po kundershtari yne? Tregtia me Milosevicin per naften, falja e detit e importi i plehrave jane vetem nje pakice qendrimesh fatkeqe. Ata qe e duan vendin, duhet ta degjojne vazhdimisht kete dallim. Mund te flasim per Ramen ndertues e Berishen shkaterrues, Ramen intelektual e Berishen medioker, Ramen perendimor e Berishen démodé…etj etj. Po keto dihen thote dikush! Po dihen, por kane peshe kur thuhen papushim nga te gjtihe ne socialistet, pa rezerva pa kompleks e pa droje. Vetem keshtu do te mund te mbysim gjithe propaganden e padrejte nga
kundershtari se ‘te gjithe jane njesoj’ si alibi per te mos ndryshuar e per t’i dhene publikut dhe 4 vjete te tjera me te tmerrshme se 8 vitet qe kaluam. Amerikanet e bejne kete ne cdo fushate, ekipet qe cmojne me shume liderin e tyre, fitojne me shpesh.
2. Apel pa kompleks te kaluares
Evokimi nga Obama i suksesit te Clintonit ne rritjen e punesimit, apo perlevdimi i Reganit nga Romney nuk jane ‘mbulesa lavdie’ per cdo gje te ish-presidenteve. Por jane kujtese e koheve kur gjerat ishin ‘ndryshe’, ‘jo kaq keq’ etj. Qeveria socialiste e kaluar kishte te metat e saj – une s’kam c’shtoj me shume se c’kam bere me MJAFT ne ate kohe – por nje gje duhet thene me ze te larte. Ekonomia kurre nuk u fundos
nga nje borxh 60%+ e GPDse, papunesia kurre nuk arriti 1milione, nafta nuk kaloi 100leke, dhe krimi nuk therte ne rruge kedo qe s’di t’i pergjigjet pyetjes ‘ca ke qe shef’? Te mendosh qe ne ‘98en u la troke nga Berisha e piramidat e tij dhe ku bandat kriminale benin kerdine. Ndoshta kete e kujtojne 30+ vjecaret, por nje gjenerate e re votuesish e lindur ne vitet 90-94 as e mban mend ate kohe. Ketij brezi i duhet thene troç: Po, ajo qeverisje e socialisteve nuk ishte ideale, por ishte e pergjegjshme me ekonomine, nuk toleronte krimin e rruges, menaxhoi krizen e Kosoves dhe solli paqe sociale pas nje drame vrastare. Si shembujt amerikane, ne socialistet kemi mjaftueshem shembuj tanet nga ditet kur ‘gjerat s’ishin kaq keq sa sot’ e qe duhen perseritur e permendur ne publik gjate gjithe ketyre 10 muajve te ardhshem nga te gjithe ne.
3. Historite lokale te suksesit
Kisha prej kohesh deshire te degjoja Cory Booker. Ai eshte kryebashkiaku transformues i Newark, New Jersey. Filmi dokumentar rreth humbjes se tij ne garen e pare per bashkine “Street Fight” ishte inkuarajim per mua pas humbjes time te pare ne nje gare elektorale – reflektim i tij mbi padrejtesite e betejes dhe shkundje e pluhurit nga gjunjet per t’u ngritur serish ne kembe. Cory foli ne diten e pare te konventes – frymezues dhe energjik, si medallion i suksesit te ekipit Obama ne terren. Ne sot kemi nje ekip Rama ne terren, fitues dhe te suksesshem Niko Peleshi, Vangjush Dako, Shpetim Gjika, Qazim Sejdini, Adelina Farrici, Artan Shkembi, Fatos Tushe, Stefan Cipa e shume te tjere jane Cory Booker te socialisteve ne komunitet qe ata kane transformuar ne Shqiperi. Po, ca njerez e dine, por duhet perseritur qe ta dine te gjthe se ne qytetet qe menaxhohen nga socialistet jeta eshte me e mire, punesimi me I larte, arsimi me cilesor, pushimet me te mira, investitoret me te gatshem. Vektori i shpernguljes se popullsise ne Shqiperi eshte nga Delvina ne Sarande, nga Corovoda ne Berat, nga Peshkopia ne Durres, nga Bilishti ne Korce, nga Bulqiza ne Burrel - pra njerzit ikin nga aty ku qeveris nje mini-Sali per aty ku transformon jeten nje menaxher i ekipit Rama, aftesia drejtuese e te cilit eshte sot e pakontestueshme fale edhe rilindjes se Tiranes ne 11 vitet e tij. Shqiperia eshte koleksion i ketyre historive te suksesit qe ne socialistet I kemi me bollek. Teksa
kerkojme voten per qeverisjen qendrore, duhet te mos lodhemi se kujtuari qeverite e sukssesshme lokale sipas parimit: Kush eshte kujdestar i mire tek e vogla, eshte i mire tek e madhja.
4. Programi si vizatim i endrres per te ardhmen
Le ta pranojme, per shumicen e publikut leximi i programeve politike nuk eshte nje ‘hobby’ ngazelluese. Shifrat depresive per borxhin, deficitin, inflacionin, PBB, FDI…jane nje supe alfabeti qe nuk haen nga kushdo. Ama, programi eshte deshmi se nuk po mendon vetem per fitoren sot, por dhe per qeverisjen neser. E thene troc, programi mund te vizatoje nje enderr per te ardhmen, te na rrise ambicien si komb, e t’I pergjigjet pyetjes legjitime “po te jete Rama, cfare do ndryshoje?”
Programi per nje Rilindje Shqiptare sot ka heshtur kritiket ne te pakten dy akuza: qe PS nuk ka program e se ajo nuk ka ideologji te majte. Rilindja eshte sot dokumenti me I artikuluar politik i nje partie shqiptare, por qe tani ka nevoje per ekon e te gjitheve ne ato qe jane temat definuese te tij, sidomos ato pika ku ne dhe kundershtari jemi diametralisht kunder.
1. Taksa e ndershme e shpjeguar thjesht eshte nje ulje taksash per 95% te popullsise qe sot paguajne nje takse te sheshte abuzive, jane para qe i kthehen mbrapsht shtreses se mesme e cila s’do mend qe di t’i perdori me mire per veten, sesa qeveria ‘obeze’ ne Tirane
2. 1 milione te papune nuk mund te punesohen brenda nates, por shume mund te gjejne nje pune brenda 4 viteve te qeverisjes tone me rritje te shpenzimeve publike, rikualifikim te krahut te punes ne kurse profesionale per zanate qe i lipsen kohes, dhe rikonceptim i bujqesise per punesimin ne fshat.
3. Arsimi e Shendetesi sipas nevojes, e jo sipas mundesise se xhepit eshte nje transformim i parimit “secili per vete, shteti per askend”. Zhvendosja drejt arsimit professional qe ofron zanat per pune dhe ulja e tarifave studentore eshte nje investim tek e ardhmja. Per shendetin ata thone “ta zgjidhin policat e sigurimit, si makinat”. Por njerezit s’jane hekurishte, ne socialistet besojme se jane aseti kryesor i vendit, ndaj dhe sherbimin shendetesor universal e trajtojme si nje police sigurimi qe shteti e blen per jeten e te gjithe shtetasve te saj, pavaresisht mundesise monetare.
4. Sipermarresit e vegjel jane perfaqesuesit me tipike te nje shtrese te mesme. Kur propozojme heqjen e takses se sheshte te barabarte me korporatat miliardere, po clirojme sipermarrjen familjare nga nje gare e pandershme dhe po leme me shume para per ta dhe per familjet e tyre per t’u ri-investuar
nga vete ata.
5. Zhvillimi rural dhe hovi per mikrokreditimin nuk eshte shpikje e rrotes, sesa zotim per aplikimin ne shkalle kombetare te atyre shembujve qe po funksionojne ne zona te vogla si Xare, Krutje ku ferma ka kaluar nga mundesia per veteushqim familjar, ne nje agro-biznes te mirefillte qe sjell punesim.
Per rastesi, konventat e te dy kandidateve prodhuan lista me 5 pika – ndoshta si numri ideal qe mund te mbahet mend si nje ‘mantra’ refren i fushates. Ne socialistet i kemi keto 5 premtime qe na dallojne qarte dhe ideologjikisht nga kundershtari – nuk duhet te lodhemi se shpjeguari gjer ne fitore.
5. Rrezimi i miteve per kundershtarin
Nuk mund ta injorosh totalisht forcen e kundershtarit. As ne Amerike. Komunikimet per fonde nga fushata e Obames kane qene me shume vajtuese te faktit qe Romney po shpenzon sa trefishi i tyre, cka po ua veshtirson fushaten ne shume vende. Ky lloj pezmi eshte me I madh tek ne, sigurisht. Ne fushaten e vitit 2009, perllogaritjet tona treguan se raporti i shpenzimeve qeveri vs. opozite ishin 60 me 1. Kushdo qe e mban mend fushaten 2 vjecare te spoteve qeveritare apo ‘OJF’ve te saj e kupton per çfare po flasim. Se fundi po gjen eko mendimi – me gjase i inkurajuar dhe nga qeveria – se tani qe “Saliu i ka te gjitha, do fitoje prape”. Ky eshte nje mit qe ne socialistet duhet ta rrezojme, perndryshe rrezikojme te mbytemi ne nje beteje psikologjike pa sens. Po si?
Ato ‘te gjitha’ qe ka Saliu, i ka pasur dhe me pare. Me gjithe parate e 2007, 2009 e 2011 PD doli gjithnje parti e dyte, qeveris vec fale koalicioneve. Kjo e fundit po ndryshon qartaz ne favor te PS me lindjen e disa partive te djathta anti-berishiane dhe nje hapje me te madhe te PS ndaj aleateve. Ai ka policine? Po a nuk e kishte dhe ne Kamez, ku Shemsi Premci refuzoi te rrihte simpatizantet tane. A s’e kishte dhe ne Lac, Burrel e Kavaje ku pati permbysje spektakolare? Ai ka drejtesine? Cilen drejtesi? Ate KLD qe votoi 100% me ish-presidentin, dhe 1 muaj me pas 100% kunder tij por me presidentin e ri, e qe me po aq gjase voton 100% çdo vendim te Edi Rames neser kryeminister? Ai ka SHIK? Nje SHIK qe sot me shume se kurre eshte ne cdo qelize nen mbikqyrjen e nderkombetarve, e pervec fetishit psikologjik te Saliut, nuk eshte me ai i 1997-es.
Nuk po them qe kjo do jete nje beteje e lehte, perkundrazi! Por as nuk duhet mistifikuar kundershtari pertej arsyes. Ne dallim nga 2009a shkojme ne terren me thuajse dyfshin e grupit parlamentar dhe nje shtrirje ne pushtet vendor socialist 70% me te madhe. E gjitha kjo energji duhet te na inkurajoje.

Publiku i di sa keq jane gjerat. Ajo qe ka nevoje te dije eshte se gjerat mund te behen me mire, se lideri yne ka besimin e ne te gjitheve per fitoren, se socialistet dhe ne diten e tyre me te keqe kane qene shume me te pergjegjshem per vendin, se ne kemi prova lokale te qeverisje shume te mire, se ne kemi nje program qe perqafon endrrat e shume njerzve per barazi sociale e nje shtrese te mesme te forte, dhe se kundershtari yne nuk eshte aq i fuqishem sa shtiret – perkundrazi! Ciniket me gjase do thone ‘c’na ngaterron me Ameriken, ne ketu s’i bejme gjerat ashtu’. Kane te drejte! 100 vitet shtet s’I kemi bere fare gjerat keshtu, por ndoshta gjerat duhet te ndryshojne. Ne socialistet mund ta bejme kete fushate ndryshe nga te tjeret, nje fushate shprese per te ardhmen e me nje ambicie me te madhe per veten e per kombin!
Comments
Mqs disa nga ju kerkojne

Mqs disa nga ju kerkojne argumenta dhe e servirin viziten e Veliajt ne SHBA si sukses atehere po ju them une te verteten per te gjithe ju: Erion Veliaj nuk ka qene i ftuar nga DASH (madje per te qene akoma me te sakte ate e coi Edi si perfaqsuesin e tij por per fat te mire ne DASH ka rregulla dhe nuk eshte han pa porta si mendojne keta politikanet tane) dhe per kete arsye ai nuk u lejua te merte pjese ne takime. Me fjale te tjera kur te ftuarit e tjere te PS ishin ne vizitat perkatese, Erioni ishte duke shkruar kete palo artikull ne ndonje kafe te Amerikes. Se ky Erioni mendon se njerezit ketej nga shqiperia jane si ne 90 ku nuk marin informacion dhe mund te genjehen lehte. Prandaj Erioni mendoj ti hedh hi syve te njerezve duke nxituar te shkruaj artikullin e radhes. Por kesaj radhe me nje ndryshim... duke e kuptuar gabimin e madhe qe ka bere ne te kaluaren kesaj radhe na e shet veten si pro Amerikan madje dhe me te madhe se vete Z. Obama. Por ti o Eri, haron se SHBA eshte aty ku eshte pikerisht se mer vendime pas nje analize dhe jo aq spontanisht si mendon ti. Prandaj mos mendo se gjerat zgjidhen me nje te rene te lapsit sic po kerkon ti zgjidhesh ne PS, apo me nje artikull i cili tregon se sa i dobet dhe naiv je ti por mbi te gjithe e kaluara jote nuk mund te ndryshohet nga nje artikull. Kjo eshte e verteta e vizites se Erit top sheqerit ne SHBA dhe as Erioni por dhe ndonje tjeter nuk mund ta mohoje kete gje. Prandaj Erion leri keto shkrime se te gjithe e dime mire qe ti je nje anti - amerikan dhe kerkon thjesht te lepish atje ku ke peshtyre ... OK O LAL

kritikohen pafund njerez qe

kritikohen pafund njerez qe kane qene gjithmone aktive per te miren e pergjithshme dhe vazhdojne te mbahen ne pushtet njerez qe kane menduar vetem per interesa personale madje i kane realizuar ato kundrejt cdo cmimi dhe krimi..erioni ashtu si me fjalen dhe me veprat konkrete te tij ne cdo hap te karrieres politike(kujtoj mjaftin qe ne ate kohe eshte cilesuar me te drejte si zeri i cdo shqiptari per te drejtat e tij,dhe qe sot paturpesisht po ia ktheni kunder)ka kontribuar per te ardhmen..modeli i paraqitur eshte per tu ndjekur edhe pse eshte e domosdoshme te mesojme nga te huajt por edhe pse i pershtatet dhe realiteti shqiptar..te tille duhet te jene politikanet

sic e shte thene dhe ne piken

sic e shte thene dhe ne piken 3 te ketij shkrimi,historite lokale te suksesit jane nje fillim i duhur dhe nje garanci per fitimin e zgjedhjeve ne 2013..shoqeruar dhe me ate program qe do te jete transaprent dhe lehtesisht i kuptueshem nga te gjithe se bashku me pikat qe do tu sherbejne interesave te pergjithshme e me besueshmerine qe ps e edi rames ka treguar gjate gjithe ketyre viteve fitorja eshte e garantuar..por me te drejte nuk duhen lene aspak menjane as pikat e tjera te cilat gjithashtu jane tejet te domosdoshme

Une kam ngritur nje pyetje

Une kam ngritur nje pyetje per propozimet e Veliajt per te gjithe keta qe i bejne fresk ketu dhe thone merru me idete e tij: PS PRETENDON TE QEVERISE SIC KA QEVERISUR DURRESIN DHE VLOREN????

p.s. ketu nuk jam marre me personalitetin e Veliajtn se nuk ja vlen, ate qe dikur e beja vetem une tani e bejne te gjithe;-) Kena punu per kete dite;-p

Une se kuptoj sesi

Une se kuptoj sesi simpatizantet e PS mund te kerkojne akoma mbeshtetje nga PS kur kjo e fundit eshte kthyer ne nje grupim alla ku kus klan Ramist.

Personalisht mendoj se shkrimi i Veliajt eshte totalisht jashte cdo realiteti shqiptar. Ka mundesi qe sic thote z. Ismaili ky Erion Veliaj te kete filluar te kaloje ne delir duke pare endrra sesi mund te anetaresohet dhe katapultohet ne strukturat e partise Demokratike amerikane dhe mundesisht te jete krah Barack Obames si zv. president i SHBA-ve....

Shumica e atyre qe shkruajne

Shumica e atyre qe shkruajne ketu pro erjonit jane nje grup i cili eshte ngritur nga vete ai. Se te gjitha komentet pothuaj se jane te njejta. Por pyetja ime eshte: A eshte e vertet se Erin nuk e ftuan ne SHBA dhe nuk eshte i mirepritur atje?

Duket se semundjet qe bartin

Duket se semundjet qe bartin rrjetet sociale, pa dyshim edhe Respublica , ku ne kuturisim te bejme komentet tona, do kerkojne kohe te kurohen... Me te drejte M. Nano ndermori nje hap per moderimin e gjuhes duke ia prere " gjuhen" komentuesve gojendyre ...Por akoma me tej , s'te mbetet vec te trishtohesh kur detyrohesh te lexosh konsiderata personale per autorin , ne kete rast per Erjonin , nga njerez anonime e kompetente qe shkruajne cfare u vin per mbare . Lere pastaj leksione politike , filozofike apo psiko-sociale, quaji si te duash , nga ata qe dine pak e pikerisht per kete thone gjera qe nuk di si ti cilesosh . P.sh. Ismaili , sikur te punonte ne protokollin e Partise Demokrate , thote qe Erjoni nuk ishte i ftuar ... Lere me pas te lexosh debatet Albi - Altin Goxhaj etj .....dreqi ta haje , une nuk dua te humbas kohen duke i lexuar ... Me konkretisht - une personalisht E. Veliaj e njoh si person publik , ashtu sic njoh dhe M. Nanon apo Altin Goxhaj , kam mendjen apo gjykimin tim per ta ... dhe kaq . Pse duhet te humbas kohe duke lexuar konsiderata personale nga njerez anonim ... Pikerisht ketu eshte e keqja , anonimati duhet kufizuar dhe kjo nuk eshte censure . Per mua ka nje pergjigje te thjeshte per cdo sharje - nuk ka rendesi ofendimi / sharja , rendesi ka kush e ben ... Pra , kam te drejte ta di kush eshte ai shan apo denigron , p.sh. A. Goxhaj me komentet e tij denigron apo mburr kete apo ate .Ne rregull , eshte person publik , i njohur per mua , per pasoje e kam fare te thjeshte te bej nje lloj " ekuivalentimi " te asaj qe ai shkruan ... Pas kesaj , pergjigja normale nga anonimet mund te ishte - po mire kalo ne nje blog tjeter ! Dakort por ne kendveshtrimin e Respublica-s , blogu humbet nje internaut , gje qe pa dyshim nuk eshte ne interes te saj ... Mendoj se me kohe vete Respublica gradualisht duhet te gjeje menyrat per kurimin e kesaj semundje : p.sh. mund te " perdoret " sipas nje lloj abonimi apo kritere sic veprohet ne Twitter etj. Pra vendosen disa kushte per "antaresi", natyrisht ndonje kriter edhe per anonimatin etj. .. Fola dhe lehtesova shpirtin !

Edhe njehere per ty si per

Edhe njehere per ty si per ata me siper.

Erionit i eshte bere nje kritike konkrete se ka genjyer ne kete "analize". Ai e fillon gjithcka me idene se duhet te bashkohemi te lideri ashtu sic bejne ne USA mbasi mbaron gara brenda partise.

Ajo qe po themi te gjithe ne eshte qe ne Shqiperi nuk ka gare!!! Tani keni apo jo ndonje kundershtim ndaj kesaj ideje. Nqs nuk ka kundershtime atehere Erioni eshte genjeshtar e hipokrit sepse perdor genjeshtra ne argumentat e tij. Eshte e thjeshte fare e nuk ka nevoje te bjere ne nivel personal.

p.s Une pikerisht prandaj i them Goxhajt te mos komentoj, sepse ai e ul gjithcka ne nivel personal nderkohe qe per te treguar se ca jane Rama and. co nuk ke nevoje te biesh ne ate nivel.

Nuk punoj neper protokolle

Nuk punoj neper protokolle por cfare eshte shkruar me siper eshte 100 % e sakte. Prandaj une vazhdoj qe te bej pyetjen, A mund te na e thote Erioni se per cfare arsye eshte i padeshiruar ne DASH?

Z. Sinan Hibro para se te

Z. Sinan Hibro para se te fillosh te kritikosh duhet te dish ca gjera ose te kuptosh se momentin qe ti behesh person publik je ne vemendjen e te gjitheve dhe te gjithe mund te flasin dicka per ty e mire apo e keqe qofte ajo ne baze te informacionit qe kane. Ketu ti nuk je duke lexuar ndonje liber me vjersha ose kenge patriotike kushtuar Erion Veliajt, nqs kerkon dicka te tille shiko ne PS. Ky eshte nje blog i hapur ku kushdo mund te shprehi mendimin e tij dhe nuk mund te kerkosh censuren time apo te kujtdo tjeter pse jam kunder dickaje ose dikujt. Liria e mendimit kete ka te pelqen apo jo....

Per me teper nqs une do te identifikohem se kush jam cdo besh do kerkosh ndjekje penale pse jam kunder Erion Veliajt apo do me nxjeresh para komitetit qendror me akuzen e armikut te popullit????

Nuk jam socialist dhe aq me

Nuk jam socialist dhe aq me pak Ramist. Erion Veliun e shoh thjeshte si nje gabim te kohes fale diktatit Ramist e financierit Sorrist. Por:

...ai ka artikulluar 5 pika duke i argumentuar me aq sa di dhe aq sa beson.

...ai kerkon te luaj nje rol ne partine e tij dhe ne sherbim te fitores socialiste ne 2013-ten.

...ai mbron teza e ide dhe kundershton sic i kerkohet nje opozitari te beje politike.

Pra nuk ka pse te sulmohet personalisht e denohet kolektivisht per nje mendim ndryshe nga secili prej nesh! Kjo eshte shpirti kushtetues i demokracise pluraliste. Beni edhe ju pjesen tuaj duke shfrytezuar mendimin e shprehjen e lire. Kundershtoni me argumente dhe me idene se ato qe thoni jane kunder-teza, me te besueshme dhe me realiste. Mundohuni te komentoni tezat e tije, dhe te shprehni mendimet tuaja ne lidhje me to pa pasur si epiqender tipin Velia por ato qe thote e mendon ai. Ju po komentoni indirekt me Veliaj Jo me veten tuaj. Veliaj e ben politiken me ju drejt-perdrejte, pa ju komentuar se cfare publiku jeni. Komentoni produktiv dhe jo llafallogjik. Erion Velia ju ka dhene aq shume mundesi ta kritikoni ne thelb dhe ti'a hidhni poshte tezat e tije sa qe nuk eshte nevoja te kapeni me historikun e ardhjes se tije ne PS apo cfare ka qene ..e cfare duhet te jete (morali kolektiv). Qe Erion Velia eshte ne PS dhe ka nje rol te rendesishem kjo eshte fakt! Edhe ju qe komentoni jeni fakt. Neni i perbashket eshte fakti. Komentoni pra me fakte!!!

Edhe sa here do perseritet

Edhe sa here do perseritet komenti "pse nuk merreni me faktet po merreni me njeriun"?

Apo eshte thjesht i njejti njeri qe ben te njejtin koment duke perdorur emra te ndryshem?

More anonime , dini te lexoni

More anonime , dini te lexoni apo jo ? Cfare them une e cfare thoni ju !?

He mer njeri me emer, ca thua

He mer njeri me emer, ca thua pervecse te njejtave shprehjeve klishe qe thua gjithmone?

Pyetja ime vazhdon te jete e

Pyetja ime vazhdon te jete e njejte: Perse Erion Veliaj dhe pas insistimit te Edit nuk mori ftese per ne DASH dhe pse nuk eshte i mirepritur ne SHBA?

Pages
Add new comment