Shakashvili i Gjeorgjisë dhe Shakashvili i Shqipërisë

Postuar në 09 Shtator, 2012 05:57
Ilir Yzeiri

Komentin për udhëheqësin gjeorgjian, të shkruar nga ish-ministri i Jashtëm i atij vendi, e botonte gazeta “Le Monde” në rubrikën “Ide” që përmbledh editoriale, opinione, komente, pikëpamje apo intervista me filozofë. Para këtij shkrimi pata lexuar po aty një analizë të gazetës italiane “La Repubblica” për gjendjen katastrofike të demokracisë e të korrupsionit në Rumani. Atë shkrim e kishte përkthyer në frëngjisht dhe e botonte edhe “Le Monde”. Kam parë e lexuar mjaft për Kryeministrin hungarez, i cili këto ditët e fundit hodhi poshtë dhe refuzoi një plan ndihme të Fondit Monetar Ndërkombëtar me një arrogancë që i shkon vetëm atij. Të gjithë kemi parë se ç’ndodh në Ukrainë dhe të gjithë e dimë se me Bjellorusinë Perëndimi nuk merret më. Ndërkaq, modeli i Putinit me qeverisje autoritare, korrupsion dhe shtet kleptokrat gati-gati po legjitimohet dhe Europa duket sikur ka prirjen të ndahet përsëri në dysh. Nga njëra anë Perëndimi demokratik, nga ana tjetër Lindja Autokratike. Marrëdhëniet mes tyre natyrisht nuk janë si ato të Luftës së Ftohtë, por marrëdhënie të tjera, si ato që kishte fjala vjen Perëndimi me Mubarakun e Egjiptit apo Ben Alinë e Tunizisë. Perëndimi dhe SHBA me sa duket po lodhen me vende si Shqipëria, Gjeorgjia, Ukraina, Rumania apo Bullgaria. Në këto vende demokracia jo vetëm nuk po instalohet, por po vihet re një fenomen tjetër. Shthurja totale e stofit shoqëror po sjell në skenë banditë të tipit të Berishës apo Shakashvilit apo të Viktor Orbanit që, pasi arrijnë të shtinë në dorë gjithë institucionet, e shkatërrojnë shtetin duke instaluar atje sistemin e grabitjes së pasurive publike për familjet e tyre dhe klientët e familjes, instalojnë kulturën e mosndëshkimit dhe shkatërrojnë shpresën e ngjallin frikën në popull duke nxitur ankthin për të nesërmen. Të gjitha këto i arrijnë vetëm me një armë: shkatërrimin e sistemit të zgjedhjeve. Ne nuk duhet të çuditemi kur të vijë dita që të jemi bërë të gjithë si ato delet e urta të barinjve të Prespës dhe kur të pranojmë kokulur verdiktin që do të na ofrojë Berisha më 2013. Zgjedhjet në këtë vend do t’i fitojnë mot e jetë dy njerëz, Berisha dhe Meta dhe ne do të qeverisemi vetëm prej tyre për një kohë bukur të gjatë. Zhgënjimi më i madh ishte dhe është Edi Rama që beson se me Ilir Metën do të largojë Berishën. Në fakt me Ilir Metën Berisha do ta zhdukë nga skena politike Ramën në vitin 2013. E vetmja shpresë ngjan të jetë Kreshnik Spahiu dhe lëvizja e tij. Mirëpo është e vështirë të parashikohet se sa fuqi do të ketë Aleanca Kuqezi që të ndalë instalimin e shtetit putinist në Shqipëri. Para disa kohësh, Aleanca Kuqezi la të kuptohet se edhe me djallin do të bashkëpunojë mjaft që Berisha të largohet. PS-ja nuk iu përgjigj kësaj ftese, por zgjodhi heshtjen dhe Edi Rama vijon të besojë se me konspiracionin e natës së ngjalave do ta rrëzojë Berishën dhe do të fitojë me Metën në 2013-n. Aferim! Perëndimi është lodhur me ne dhe ambasadori Withers e tha qartë që në qoftë se ne nuk reagojmë, askush nuk na ndihmon. Shikojeni portretin e Shakashvilit të vizatuar nga një ish-ministër. E njëjta pamje si kjo e Shakashvilit tonë. Në të dyja rastet ka një ngjarje me të vrarë. Në rastin tonë vriten katër protestues dhe Shakashvili ynë flet për puç, grusht shteti. Në Gjeorgji, Shakashvili sajon një incident me të vrarë, e jep edhe në televizor ulëret se atdheun do ta shpëtojë vetëm unë. Një karakteristikë tjetër është përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë si atje, si këtu te ne. Dhe përfundimi? Edhe në Rumani, pas gjithë atyre zullumeve ishte për vizitë zoti Reeker, i cili ka ardhur këto ditë edhe në Tiranë. Në Rumani, pushtetarët rumunë, sipas raportit të gazetës “La Repubblica”, bënin karshillëk të dërguarit amerikanë që kishte shkuar të ulte gjakrat se mund të kalojnë edhe me Rusinë, në qoftë se Amerika nuk mbështeste njërin apo tjetrin krah. “Në djall vafshi!” kështu siç jini katandisur thoshte gazeta “La Repubblica”, pa saktësuar se këto fjalë i kishte thënë z.Reeker apo autori i shkrimit. Berisha, natyrisht, nuk mund të bëjë insinuata të tilla. Berisha është një “yes-man” që përgjigjet ashtu siç duan amerikanët dhe zoti Reeker, por në fund vepron njësoj si Shakashvili i Gjeorgjisë dhe Orbani i Hungarisë, njësoj si të gjithë banditët që janë instaluar në krye të shteteve autoritare dhe po u imponojnë vendeve të tyre modelin e Putinit, pra kurrë zgjedhje të lira… kurrë.

Fund despotizmit të Mikhaïl

Saakachvili-t në Gjeorgji

Ashtu si zakonisht, në Gjerogji, por sidomos pas ardhjes në pushtet të dyshes Mikhaïl Saakachvili-Vano Merabishvili, Bizanti nuk duket kurrë edhe aq larg. Të ngjan se ndodhesh në një situatë klasike: një regjim autoritar përgatit zgjedhjet elektorale. Partnerët perëndimorë shumëfishojnë vëzhguesit për të parë manipulimet dhe vjedhjet që bëhen gjithnjë e më të dukshme.

Asgjë nuk mund të bësh. Ndërkaq një gjë është e sigurt dhe M. Saakachvili e përmend atë: “Unë, pas gjithë kësaj që kam bërë për vendin tim, nuk do t’ua lë pushtetin atyre!” Një gjuhë e njohur dhe e dëgjuar tashmë edhe nën qiej të tjerë. Opozitarët e tij ende quhen “agjentë të Moskës”, partizanë të rikthimit të sovjetizmit, tradhtarë të mëdhenj. Mirëpo “Komplotomania”, që është kthyer në një gjë të zakonshme, sepse në Gjeorgji janë arrestuar “spiunë”, ushtarakë të akuzuar për tentativë për grusht shteti, komplot të dështuar…, tani nuk pi ujë më. Vendi dëshiron të ndryshojë, beson në profilin e liderit të opozitës, e cila përkundër fushatës denigruese e diskredituese, nuk shihet nga opinioni si një njeri i Moskës, por si një filantrop i kudondodhur, një Bill Gates gjeorgjian, dhe të mos harrojmë se është ai që ka mbështetur deri para fillimit të luftës në Dagestan, iniciativat më spektakolare të regjimit të Saakachvili-it (kazerma, rrugë, infrastrukturë spitalore…). Në atë kohë “origjina ruse” e parave të tij nuk përbente problem. Gjerogjia kërkon ndryshimin. Qysh nga lufta, imazhi i Mikhaïl Saakachvili-it është vërtitur vetëm në propagandën skizofrenike dhe në sloganin “fituam luftën!” Vendi kërkon ndryshimin, sepse në Gjeorgji partia e Presidentit ka zaptuar pushtetin që prej tetë vjetësh me një mazhorancë të frikshme që i lejon të luajë si të dojë me Kushtetutën, pa pyetur fare për opozitën në Kuvend, me atë ndërtesë në të cilën disa vende parlamentarësh janë falur apo dhuruar sipas interesave. Asnjë bashki nuk është në dorë të opozitës, asnjë drejtues rajoni dhe çfarë të thuash për emërimet në administratën publike, për gjykatësit, policinë. Të gjitha mbahen nga dora e hekurt e një njeriu. Një pushtet që nuk ndahet me asnjë, që e ka çuar vendin nga lufta në një varfëri ekstreme, gjithë duke e sheqerosur këtë gjendje me ndërtime shumëngjyrëshe e moderne sipas modelit të “fshatit Potemkine” që habit, domethënë josh një të huaj që kalon aty pari. Pra po shkojmë drejt zgjedhjesh vendimtare; domethënë do të marrim vesh nëse ky pushtet do të mbetet i përjetshëm sipas modelit të instaluar më në veri prej Vladimir Putinit apo… A thua bashkimi për herë të parë i gjithë forcave opozitare rreth një lideri të besueshëm dhe të fuqishëm financiarisht (megjithëse në Gjeorgji të gjitha fondet janë bllokuar), do të krijojë këtë radhë kushtet për një ndërrim demokratik të pushtetit? Me gjithë shumëfishimin e manipulimeve, presioneve, diskriminimeve, në opinionin publik pak të besueshëm, në një vend ku frika vazhdon të peshojë, sondazhet megjithatë tregojnë se pushteti nuk ka shumë mundësi që t’i fitojë zgjedhjet, porse ai është gati, siç ka thënë hapur Mikhaïl Saakachvili, “që të përdorë të gjitha mënyrat dhe mjetet”. Përveç konfliktit të armatosur të vitit 2008, ne, në një numër të madh, po e njoftojmë komunitetin ndërkombëtar se retorika e ashpër e regjimit, sloganet militariste dhe strategjia e tensionit me Moskën ishin një mënyrë për të legjitimuar një regjim në emër të kërcënimit të jashtëm. Edhe tani ne po shohim videoklipe militariste në televizion, deklarata të rrëmbyera, si ajo e 29 gushtit: “Ne nuk i nënshtrohemi askujt”. Një përsëritje banale e një incidenti të çuditshëm: një bandë e armatosur (nacionaliteti nuk saktësohet) kishte nervozuar të rinjtë gjeorgjianë në një rajon të Dagestanit. Në të njëjtën kohë një atentat terrorist në Dagestan, nga ana tjetër e kufirit, mobilizoi forcat ruse. Të rinjtë u liruan. Forcat speciale gjeorgjiane ndërmorën një operacion që u finalizua me njëmbëdhjetë të vrarë nga “grupi i armatosur” dhe tre nga ana e gjeorgjianëve. Luftimet vijojnë. Moska reagoi në mënyrë të squllët dhe u kënaq duke përgënjeshtruar e duke deklaruar se luftëtarët nuk ishin as rusë as banorë të Dagestanit. Populli gjeorgjian i rrjeteve sociale pyet i shqetësuar se çfarë ishte kjo, por merr përgjigje aspak bindëse.

Salomé Zourabichvili, ish-ministër i Jashtëm i Gjeorgjisë

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

Verehet shume pesimizem tek Ilir Yzeiri, ai deklaron me siguri te plote se ''zgjedhjet në këtë vend do t’i fitojnë mot e jetë dy njerëz, Berisha dhe Meta dhe ne do të qeverisemi vetëm prej tyre për një kohë bukur të gjatë''. Pavaresisht ngjashmerive, amerikanet e mbeshtesin Shakashvilin me teper se Berishen, pasi gjithsesi Gjeorgjia eshte gjeografikisht ne sferen e influences ruse ndersa ne Shqiperi kushdo qe te vije ne pushtet nuk mund te marre nje kthese te forte antiperendimore.

Submitted by Iluministi (not verified) on

Ilir, zoteri i nderuar!

Shoh se po e braktisni pak e nga pak fushen per te cilen keni shpenzuar jo pak nga ditet tuaja e ku mund te gjeni ndonje gje me interes per te na e kumtuar, qofte kjo dhe e vogel. Te jesh i kualifikuar ne shkenca komunikimi, apo diku aty prane, por edhe te njihesh me ide qe ju vijne nga perkthimi, kjo nuk mjafton per te analizuar sendet dhe dukurite e jetes politike/sociale e jo me per te parashikuar fatet e kombit. Nuk me dukeni se mund te thoni gjera qe bindin, edhe nese perpiqeni t'i mendoni mire ato qe po thoni. Per ta thene me shkurt: Ja ke fut kot mik i mire!

Submitted by Anonim (not verified) on

pse kudo kerkohet te behen paralelizma. sakashvili berisha, (te keqinjte) kreu i opozites gjeorgjiane  rama (te miret). ndoshta ai kreu i opozites atje eshte vertet burre i mire, gje qe une nuk mund ta them per kreun e opozites ketu. te kuptohemi, nuk eshte se kam mendim te mire edhe per kreret e maxhorancave.

Submitted by dritan (not verified) on

Kreu opozites gjeorgjiane eshte nje oligark filo-rus me lidhje te drejt per drejta me Putinin i cili shpenzon miliona ne mua per lobing dhe PR - nuk e di nese kjo qe lexojme ketu eshte pjese e financimeve te tij apo injorances se atij qe ka shkruar artikullin por ne cdo rast do ishte mire te kuptonit se ke po mbroni !

Submitted by Adriani (not verified) on

Paralelizmat e paraqitur midis Shqiperise dhe Gjeorgjise jane te drejte. Nuk eshte fjala per pesimizism per te ardhmen por realitietit te mjershem politik ne te dyja vendet. Le te jene politikanet e forte ne parimet e veprimet a tyre politike, por keto jo ne kurriz te disa rregullave te lojes politike e te drejtesise.

Per Saakashvilin ardhja ne pushtet ne 2003, ne krahasim me Berishen (me te cilet shqiptaret ishen lare e shplare qe nga 1992), ishte mundesia a pare per gjeorgjianet ne post-komunizm qe te kishin ne politike te hapur, drejtesi, e zhvilim economik. Tete vite kaluan nga ajo kohe dhe politika eshte vrase, manipulative, a korruptur nga ku s'ka te shkoje me, e qe nuk ka sistem drejtesie qe te jape udhe. Berisha perdori anti-korrrupsionin e neveritshem te Nanos per te ardhur ne pushtet, dhe qe nga ajo kohe, vetem sa ka mbuluar gjurmet e korrupsionit te vet po aq te neveritshem. E keshtu beri Saakashvili qe kur ishte minister i drejtesise ne qeverine e Shevardnaxes ne menyre sensacionale ne mbledhjen e kabinetit nxorri fotografi te vilave te pushtetareve, por qe kur erdhni ne pushtet, futi ne burg disa pushtetare te korruptuar muajt e pare dhe kaq.

Pronesia shteterore shitet per qindarka e nderkohe politikanet flasin per rritje ekonomike dhe mosprekje nga kriza financiare boterore (semos te dyja vendet jane te integruara fort ne ekonomine boterore per ta ndjere ate), kur ata perdorin parate ne pasurite e shitura. Keto gjera jane te njohura mire nga njerezit ne te dyja vendet vec e vec sic dhe tekstet e mesiperme hedhin drite, por paralelizmi eshte i nevojshme per te kuptuar perhapjen pushtetin e te korruptuar e vrases.

Nese parimet e politikes duhet te jene mire organizimi e mire qeverisja e shoqerise, pervoja politike postkomuniste shqiptare e gjeorgjiane, ka qene nje shembul i keq i vjedhjes e dhunes.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.