Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha përballë pavarësisë

Kete vit, si asnjehere tjeter eshte diskutuar gjate per ish mbretin Zog dhe shkak per te u be trajtimi qe qeveria dhe propoganda qeveritare nisen t`i benin kesaj figure, ne kuader te 100 vjetorit te pavaresise,prirja per ta vene ate nje nje rang me Ismail Qemalin, biles dhe mbi te, per t`i dhene keshtu nje vend, nje dimension e nje rol qe s`e ka patur,s`e ka luajtur,pergjthesisht ne histori,e aq me pak ne çeshtjen e pavaresise.
Ne trajtimin e kesaj figure mendoj se duhen mbajtur parasysh tre gjera,pa te cilat nuk mund te arrihet ne nje gjykim objektiv. Se pari, ish mbreti nuk mund te gjykohet sot me mendesite e vjetra te regjimit te kaluar,qe cuan ne mohimin total, per vite te tera, te kesaj figure kombetare; se dyti,ai nuk mund te gjykohet as me shijet e me interesat meskine te pushtetareve te sotem,qe duan ta perdorin figuren dhe influencen e tij,aq sa e ka,per qellime politike.
Se fundi,ai nuk mund te trajtohet as nen ndikimin e efekteve negative,qe shkaktojne ne kete rast veprimet e pa matura te qeverise. Menyra te tilla inatçore shikimi nuk i vlejne askujt. Figurat historike duhen pare me gjakftohtesi,me objektivitet, pa paragjykime; veprimtaria e tyre duhet gjykuar ne raport me kohen kur kane jetuar,kur kane vepruar,me ato probleme qe ka patur vendi, me qendrimin ndaj tyre, me perpjekjet e bera per zgjidhjen e tyre,me progresin e me ndryshimin qe ata kane sjelle,te cilat ne analize te fundit reduktohen ne nje ceshtje, ne nje pyetje konkrete: si e mori vendin kur erdhi ne pushtet dhe s`i e la ate,kur iku nga pushteti?
Sot, me te drejte, per ish mbretin ka nje vlersim e nje qendrim tjeter, objektiv,i pasqyruar ne punime e ne botime te shumta te autoreve tane dhe te huaj. Ne to ish mbretit i njihen meritat qe ka,madje dhe ne ceshtjen e pavaresise,te cilat sigurisht nuk mund t`i mohohen. Por eshte e gabuar e sigurisht, dhe e demshme, prirja per ta vendosur ish mbretin ne piedestal, per t`i dhene nje vend e nje dimension qe nuk e ka patur, pergjithesisht ne histori e, sigurisht, as ne çeshtjen e pavaresise, duke e vene, sië thashë, ne nje rang me Ismail Qemalin, apo dhe mbi te.
Ekstremet gjithenje puqen,ne kuptimin qe ato nuk i bejne mire historise,por as vete figurave historike. Akoma me e demshme behet nje prirje e tille, kur shikon qe ajo vjen nga politika, nga politika e nje vendi qe mbahet si demokratik, pasi praktika te tilla jane karakteristike per regjimet totalitare,qe i imponohen historise,me qellim qe ta perdorin per qellime politike. Ne kete rast, nuk mbahet parasysh se ne jemi nje vend i vogel, me nje popull qe e njeh dhe e çmon historine, per rrjedhoje orvatje e nderhyrje te tillat,zor s`e kalojne lehte,zor s`e pranohen e mirepriten ne opinionin publik.
Pa hyre ne problemet e brendeshme te regjimit qe ndertoi Ahmet Zogu, ne plaget e renda qe krijoj qeverisja e tij,do te mjaftonte nje shikim i qete,pa pasione e pa paragjykime i dy tre momenteve qe lidhen me raportet e jashtme, me marredheniet qe mbreti ndertoi me fqinjet, me Jugosllavine e Pashiçit ne fillim e me pas dhe me Italine Fashiste te Musolinit, te cilat i sollen deme te pariparueshme vendit,per te arritur ne perfundimin, pra dhe per te sugjeruar qe me kete figure duhet bere kujdes.Se pari, rikthimi ne pushtet me ndihmen e Beogradi,qe angazhoi para,arme dhe forca ushtarake te verbera,serbe e ruso bjellogardiste,te shpartalluara nga ushtria e kuqe dhe te strehuara ne Jugosllavi, i kushtoi shtrenjtë, shume shtrenjtë vendit: shkeljen e pavaresise e te integritetit si vend sovran, invadimin me forca mercenare te mbledhur ane e kend; vrasje, masakra çnjerëzore, djegie, shkaterrim e rrenim total te gjithckaje, ngado qe kaluan keto hordhi; e sikur te mos mjaftonin keto,dhenia Jugosllavise e Shen Naumit dhe nje pjese te Vermoshit,te njohura si toka shqiptare dhe nga Konferenca e Ambasadoreve, me 1913,si shperblim per kete aventure,qe beri te mundur kthimin e mbretit ne pushtet,ishte padyshim nje veprim i denueshem,i pa justifikueshem,ne asnje kohe e ne asnje rrethane. Se dyti,leshimet e favoret qe iu njohen me pas,fqinjit tjeter pertej detit,Italise Fashiste,me paktet e viteve 1926 dhe 1927,ne dem te sovranitetit te vendit,vetem per te siguruar shtyerjen e afatit borxheve marramandese dhe marrjen e borxheve te tjera, per te mbushur arken e boshatosur te shtetit,per te mbuluar korupsionin dhe shpenzimet per jeten luksoze te oborrit.
Koncesionet qe iu njohen ne kete rast,me keto pakte, ajo i shfrytezoi per te korruptuar zyrtare te larte te shtetit e te ushtrise,per te rritur ndikimin ne jeten shoqerore,politike e kulturore dhe per te pergatite kushtet per pushtimin e vendit; Dhe se fundi largimi i padenje pikerisht diten e agresionit fashist,duke e lene vendin pa drejtim,pa organizim e pa mbrojtje; jane akte te renda,jane veprime e qendrime qe flasin vete,qe nuk kane nevoje per komente; nje hipoteke e rende,teper e rende, qe nuk mund te hiqet e nuk mund te shlyhet lehte nga historia,nga memorja historike e shqiptarve.
Megjithate,gjykimi mbi kete figure komplekse nuk mendoj se duhet te ndalet ketu. Kjo do te ishte nje pozite e njeanshme dhe e padrejte, pasi dhe perkundrejt ketyre fakteve,te cilat nuk mund te mohohen, mendoj se nder figurat qe kane kontribute ne çeshtjen e pavaresise, renditet dhe ish Mbreti Zog,ashtu sikurse dhe ish udheheqesi komunist Enver Hoxha, qoftë edhe per faktin se ata, se bashku, e kane qeverisur kete vend per gati dy tretat e gjithe kohes se pavaresise; konkretisht; Ahmet Zogu per gati dy dekada, kurse Enver Hoxha per gati gjysem shekuli. Ne rrethana te tilla,mendoj se eshte rasti qe atyre t`u njihen kontributet ne kete ceshtje, ne çeshtjen e pavaresise,sigurisht aq sa kane qene ato.Nuk ka dyshim se, si ish mbreti Zog,ashtu dhe ish udheheqesi komunist Enver Hoxha jane dy figura te medha,dy shtetare te medhenj per kushtet e vendit.Ata kane kontribute,kane vlera e sherbime,qe nuk mund t`u mohohen,ashtu sic kane dhe probleme; madje,ne disa aspekte e ne disa drejtime, te renda e shume te renda.Po kush nuk ka patur e nuk ka gjera te tilla, kur qendron gjate ne pushtet? Prandaj bota e qyteteruar priret drejt rotacionit, ilaç qe sheron e parandalon semundjet qe sjelle pushteti, qendrimi gjate ne pushtet.
Sigurisht ata,qe te dy ishin diktatore,qe e qeverisen kete vend,sic qeveriset ne diktature,me ligje te rrepta e me denime te ashpra, me ndalim te cdo mendimi, organizimi e veprimi,qe mund te rrezikonte pushtetin e tyre. Te dy i likujduan pa meshire kundershtaret politike; sejcili me menyrat e me metodat karakteristike per kohen e tyre.
Por,kur theksoj meritat ne çeshtjen e pavaresise,per ish mbretin kam parasysh hapat e rendesishem qe u bene ne kohen e tij,ne ndertimin dhe kompletimin e institucioneve te shtetit dhe te nje legjislacioni me fryme prendimore (pavaresisht se funksionimi e zbatimi ne praktike la shume per te desheruar,per shkak te korupsionit te pushtetarve e te injorances se tyre),ne vendosjen e autoritetit te pushtetit qendror dhe te ligjit,ne te gjithe teritorin e vendit,duke i dhene fund perçarjeve,tendencave patrikulariste te sundimtarve te vegjel injorante, cifligare e bajraktare,qe kerkonin te qeverisnin feudet e tyre,pronat dhe cifliqet e tyre,sipas rregullave qe i vendosnin vete,pa pyetur per ligjin,per pushtetin qendror dhe per detyrimet ndaj tij.
Natyrisht keto hapa çuan ne forcimin e ne konsolidimit e pavaresise shqiptare,krijuan premisat per realizimin e saj dhe kjo merite atij i duhet njohur.Por,ai nuk eshte themelues i shtetit shqiptar, sic perpiqet ta paraqes propaganda qeveritare; nuk e beri ai shtetin shqiptar, sic u shpreh kryeministri keto dite.Shteti shqiptar lindi me 1912 dhe themelues jane Ismail Qemali dhe bashkepuntoret e tij.Ata ngriten insitucionet e para te shtetit shqiptar. Zogu natyrisht vuri nje gur ne themelet e tij. Agresioni fashist ishte nje prove per shtetin dhe institucionet qe ndertoi Zogu.Shkrirja e tyre,rrenimi i shtetit brenda disa oreve,tregonin se ato ishin ende te brishta,te pa konsoliduara si duhet.Ne rrethanat e krijuara, pushtimi i vendit,do te bente diferencen dhe ne aspekte te tjera,me ata qe do te vinin fill pas tij,me ata qe do mbushnin zbraztesine e krijuar me largimin e mbretit e te qeverise se tij.Ndryshe nga Zogu,qe iu shmang rrezikut,duke u larguar nga vendi, Enver Hoxha mori persiper rrezikun dhe u perballe me te.Ai udhehoqi nje Lufte fitimtare, patriotike, Nacional-çlirimtare,kunder dy fuqive me te medha agresore te kohes,Italise Fashiste dhe Gjermanise Naziste.
Ne perfundim te kesaj lufte,vendi per here te pare ne histori do te njohe nje pavaresi reale,me sovranitet te plote e me kufij te paprekshem, te pa cenueshem,te garantuar,por dhe nje ndryshim e nje perparim te madh, sidomos ne disa fusha te rendesishme,siç eshte arsimi, kultura, shkenca, shendetesia etj, per rrjedhoje dhe nje zgjim e nje emancipim te pergjithshem si popull e si komb. Natyrisht ne veprimtarine e tij rendojne probleme te mprehta,sic jane shoqerizimet ekstreme,qe cuan ne shpronesimin e pronarve te ligjshem,ne likujdimin total te prones private,izolimi gradual i vendit,e sidomos lufta e klasave,me goditjet e paprera,majtas e djathtas,qe ua rendoi jeten shtresave te tera ne vend,te atyre qe sot quhen te “persekututarit politik te regjimit komunist”.
Megjithate,problemet qe kane patur,si njeri ashtu dhe tjetri,ne periudhat respektive,kur kane drejtuar shtetin shqiptar,nuk mund te mohojne, as perpjekjet dhe as disa arritje te rendesishme te shenuara nen drejtimin e tyre,ne periudhat respektive,ne perparimin e vendit,por dhe ne konsolidimin e ne afirmimin e pavaresise se Shqiperise, te shtetit shqiptar te pavarur.
Natyrisht keto jane dy figura komplekse,madje problematike ne disa aspekte,cka e bene,te pakten per momentin jo te lehte,trajtimin e tyre,sigurisht ne menyre objektive,pa paragjykime. Por,gjithesesi,ne nje moment te tille historik,sic eshte njeqintvjetori i pavaresise,lenia e tyre menjane,apo, akoma keq,vlersimi i njerit dhe denigrimi i tjetrit,nuk do te ishte nje qendrim i drejt; per rrjedhoje,nuk besoj se do te mirepritej ne opinionin publik,i cili eshte mjaft sensibel ndaj trajtimit e ndaj vlersimit qe u behet figurave historike ne pergjithesi,e vecmas dy figurave te mesiperme.
Mendoj se do te ishte ne dobi,ne interese te qetesimit e te forcimit te situtates politike ne vend,pergjithesisht te unitetit e te bashkejeteses se qytetarve te ketij vendi, qe te kapercehej ky ngerc,ne se mund te shprehemi keshtu dhe dy figurave te mesiperme t`u njiheshin kontributet qe kane, te pakten ne ceshtjen e pavaresise,sigurisht ne masen e duhur,pa tam tamet qe ne shqiptaret jemi mesuar t`i perdorim me vend e pa vend,biles edhe atehere kur ato i bejne dem vendit,por dhe vete figurave historike.Ne kete rast, politika,klasa politike,sidomos ajo qe drejton vendin,do te fitonte pike,do te tregonte se eshte vertete realiste,e mencur dhe e emacipuar,e mbi te gjitha, e vendosur te shikoje e te ece perpara,sigurisht pa harruar dhe te kaluaren,por jo duke mbajtur koken prapa,jo duke u gozhduar pas saj.
Per te qene korrekt me historine,per ish mbretin do te ishte e mjaftueshme shtatorja e ngritur ne qytetin e Burrelit,vendlindjen e tij dhe heqja dore nga ndertimi i mauzoleut per nenen mbreteresh,qe mund te jete nje deshire e nje preokupim i ligjshem i familjes mbreterore,pra ceshtje private e saj,te cilen ajo mund ta realizoje me shpenzimet e veta.Shoqeria dhe shteti nuk kane asnje obligim ne kete ceshtje.Aq me shume kur ke parasysh, qe ish mbreti,para se te iki, mbushi arkat me arin qe ndodhej ne Banken e Shtetit Shqiptar,pasuri e shqiptarve dhe jo e tija.
Nderkohe per Enver Hoxhen mendoj se pushteti lokal ne Gjirokaster duhet te beje ate qe beri Burreli per Ahmet Zogun.Nuk eshte e drejte qe njeri te ngrhet ne piadestal dhe tjetri te denigrohet e te mohohet totalisht.Po te behet referendum,a e mendon njeri rezultatin?.
Zgjidhjet adeguate,ne kete rast,sigurisht ne pershtatje me kohet qe jetojme,gjenden kur ekziston vullneti.Gjirokastritet me çuditin me qendrimin e tyre.Eshte koha per t`u zgjuar.Kjo nuk do te thote te ushqejme e te nxisim nostalgjite per nje sistem, nga i cili nuk vuajti pak ky vend dhe as per te ndermarre veprime jo demokatike.As njeren dhe as tjetren, nuk e desheron e nuk e mbeshtet njeri,pasi nuk sjellin asnje dobi.Por kjo nuk na e heqe te drejten per te kerkuar respekt e vlersim per historine e per figurat historike te se kaluares,per ate qe bene,aq sa bene ne dobi te vendit e te pavaresise .Une kam cmuar inisiativen e matjaneve kur ngriten shtatore per ish mbretin Zog dhe e vendosen ne qender te qytetit te tyre. Nuk e dinin ata valle se, krahas meritave, ish mbeti kishte dhe jo pak probleme?.Por, pavaresisht tyre,sidomos ne nje pervjetor si ky,eshte rasti qe ata te respektohen e pse jo dhe te nderohen, sic thash per aq sa bene,per ate qe bene; kurse te tjerat jane objekt i punes se historianeve e jo i opinionit publik e aq me pak i opinionit politik.
Ne kete prizem,mendoj se duhet te shihen dhe disa figura me kontribute ne ceshtjen e pavaresise,te lene deri tani ne hije,si Luigj Gurakuqi,Nikolle Kacori,Bajram Curri etj.,apo dhe te Luftes,te pakten nga radhet e nacionalsteve,si Myslym Peza,Haxhi Lleshi,Spiro Moisiu,Mestan Ujaniku etj.Te mos priremi per t`u gjetur bishta,por te gjykohen realisht,duke cmuar ne radhe te pare meritat e sherbimet ndaj vendit; njeri pa probleme e pa gabime nuk ka; por problemet apo dhe gabimet duhen pare ne raport me kohen e sigurisht dhe me sherbimet e me meritat.Kjo pune sigurisht nuk eshte e lehte.
Ne çdo rast,ne gjykimin per sejcilin, ka rendesi predispozicioni, vullneti,fakti mbi c`baze nisesh,e sigurisht dhe qellimi e synimi qe i ve vetes,qe don te arrish. Ne kete veshtrim,nuk eshte e lehte te vendosesh per gjera te tilla delikate, se cilit do t`i ngrihet shtatore ne kryeqytet,e cilit jo; as dhe caktini i vendit, ku do te vendoset njeri apo tjetri.
Keto nuk jane çeshtje thjesht teknike apo historike,por dhe politike.Ne gjykimin e ne zgjidhjen e tyre duhet bere shume kujdes,per t`i dhene cezarit,sic thonin latinet, ate qe meriton,duke ruajtur sigurisht masen e gjerave,por dhe objektivitetin.Dhe kjo s`mund te behet vetem nga njera pale,nga qeveria e nga historianet e rreshtuar me te.Zgjidhjet qe perpunohen e vendsosen nga njera pale,nuk jane kurr as te plote dhe as objektive,por te mangeta e subjektive.Prandaj ato duhen perpunuar e vendosur ne konsultim dhe me fakroret e tjere ne vend,qe t`u qendrojne kohes,cdo kohe, pavaresisht se kush qeverise vendin.Sigurisht, ne ambientin tone te politizuar e fatkeqesisht dhe te ndare ne gjykimin e se kaluares,kjo pune behet e veshtire,teper e veshtire; por gjithesesi mendoj se ja vlene qe te luftohet per me te miren,per zgjidhjet qe i bejne mire vendit,qe i bejne mire historise.Nje qendrim i tille besoj se do te gjente mbeshtetjen dhe miratimin e shumices se shqiptarve,qe i duan dhe i çmojne historine dhe figurat historike,te se kaluares e te sotme,per ate qe kane bere e perpiqen te bejne per vendin e tyre.
Comments
Gjykim objektiv.........sic
<p>Gjykim objektiv.........sic jane sic kane qene dhe sic do jene......Por lind pyetja po Per Sali Berishen cfare vendi do kete............Do jete si Esat Pasha Toptani apo me keq ????? Per ate nuk ka uje deti dhe oqeani qe elan , paradoksi pas 50-60 vjetesh Rrugacit Sali do i ngrihet permendore si Hero i Demokracise.....</p>
Ne se per Ahmet Zogun ka
<p>Ne se per Ahmet Zogun ka gjykuar historia per 73 vjet me rradhe duke e nxjerre 'lakuriq' figuren e tij ashtu sic ishte ne te vertete,nje figure me shume ane te erreta per kombin,eshte shpejt te behen vlersime per figuren e Enver Hoxhes,mbasi sot historianet jane ende ne ndikimin e vorbulles se politikes plangprishese.</p><p>Deri sa ne kete vend do te kete qendrime kontraversiale ne afate kohore te shkurtera per figurat historike,atehere me mire eshte qe 100 vjetori i themelimit te shtetit tone te festohet pa mbivlersime e nenvlersime,se keshtu mund te perserisim gabimet e se kaluares.</p>
Një shkrim i mirë por nuk ka
<p>Një shkrim i mirë por nuk ka peshore që mund të vërë në peshë Zogun me Enverin ipari ka të gjitha të zezat që mund të jenë që nga mënyra se si u bë mbret dhe deri te dita e fundit që iku nga vendi se çfarë do bëjnë Burelasit është puna e tyre e sa për Enverin gjerat rollën ndryshe u vu në drejtimin e PKSH u zgjodh me vota unanime organizojë luftën nacionale-çlirimtare dhe u përfundua me sukses jo se ai vetëm por si ndodhë nga herë i pari i merë lëvdatat emorën ekonomin 0 dhe e ngitën shumë lartë me një mekanikë monderne me një buqësi perndimore me një arsim të përkryer me një art të artë dhe shumë të tjera ka bërë gabime apo faje po të rënda por kjo nuk do të thotë se mund ti vëmë të dy në peshore se do na vijë turpë nga vetja se e tregojmë se do jemi të pa kulturë me një horizond të kufiuar dhe se çfarë do bëjë Gjirokastra është puna e sajë por sa për Everit i takon të jetë në listën e njërzëve të këtijë populli</p>
Nuk besoj qe z. Hoxha te kete
Nuk besoj qe z. Hoxha te kete zhvilluar arsimin, shendetesine, teknologjine ??? Etj... Me shume sesa adolf hitleri, biles nuk mendoj qe historia e njerzimit te kete pasur nje udheheqes aq te afte (persa i perket zhvillimit te vendit te tij) POR vrasjet qe ai kreu eklipsuan tere keto arritje dhe asnje gjerman jo- neonazist nuk e mendon ngritjen e nje permendore per te. Deshiroja tju beja nje pyetjr komentues te dashur, vertet ju intereson elektrifikimi i vendit me shume sesa nje qenie njerore..... ??? elektrifikim mos sot mot do kemi por jeten nese se kemi sot... Per mendimin tim per udheheqes te tille skemi nevoj per buste, thjesht nje histori te paster e te drejte te tyre, me te mirat e te keqijat qe ato na sollen. Per 100 vjetor z. Berisha si pseudosemokrat duhet te trasfomonte piramiden ne nje muze torturash komuniste. Ky eshte i vetmi monument qe na duhet nga komunizmi
U vrane dy vellezer sot ne
<p>U vrane dy vellezer sot ne aksin e Lezhes,mos vlejne ata me pak se rruga e kombit?Ku shkojme me kete humanizmin tuaj?Keta mijra vete qe vriten rrugeve te Shqiperise vlejne me pak se ata(te vraret) te kohes se diktatuires.Hapi syte or taje,ke kohe dhe do te kthjellohesh.Ke per ta kuptuar qe do te shikosh me mire.Tani je duke shikuar keq.Do te shikosh me keq.Pastaj do kthehesh atje ku them une e do te vijne syte dhe mendja.Jam i bindur per keto qe te shkruaj.</p>
I dashur mik, te gjithe jemi
I dashur mik, te gjithe jemi shqiptar, ska demokrat apo socialist. Keshtu qe mos me akuzo per demokrat vetems se thashe qe z. Hoxha ka vrare apo mos etiketo nje komentues di socialist nesr thote qe z. Berisha vrau me 21 janar.... Jemi te gjithe nje. NJE KOMB, NJE GJUHE, NJE PARTI(ajo e shqiptarve). P.S. nese don te dish bindjet e mia aktuale rihidhi dhe nje sy parashteses se z. Berisha me siper
Eshte e vertete se gjate
<p>Eshte e vertete se gjate kohes se Enverit humben jeten shume njerez....dhe shume shkuan ne kampe perqendrimi....por mos harro se ishte e djathta reaksionare ekstreme e prapambetur anti patriotike, turkomane ne mentalitet e mbeshtetur ne bajraktar te veriut (qe ishin shume here me keq se bajraktari i Sotem Sali Berisha ) apo bejet dhe agallaret e jugut qe ishin shume here me keq se Beu i Skraparit Ilir Meta apo snobet dhe borgjezet e Tiranes se asaj kohe shume here me keq se snobet e sotem te Tiranes Si Fatos Nano apo Edi Rama qe cuan ne nje te majte ekstreme sic ishte dhe ndodhi ajo me Enver Hoxhen pra do pare gjerat ne kompleks. pra ajo e djathte e asaj kohe ishte totalisht e diskretituar ne syte e njerezve e shkeputur komplet nga problemet e njerezve njelloj sic eshte situata tani ku klasa e rrugaceve eshte shkeputur nga njerezit dhe problemet qe kane njerezit poshte (varferi, kriminalitet, papunesi....do me). Dhe ishte po kjo e djathte feudale turkomane qe i preu koken revolucionit te Fan Nolit.......Latifondet e medha qe nuk donin reformen agrare dhe vendi vazhdonte ne bujkroberi..........</p><p>Pra figura e Enver Hoxhes do pare ne kompleks ( <strong>humben jeten njerez dhe kjo eshte e pajustifikueshme) </strong>m.gj.th nuk ka ndonje dokument sot qe ti atribohet ndonje tradheti kombetare duke shitur troje qofte edhe tek ruset komunist<strong>......sic po ndodh tani me "globalistin" Sali Berisha..........</strong></p>
DARDANIA !!!!
DARDANIA !!!!
I nderuari z.Ilir. Ju thoni
<p>I nderuari z.Ilir. Ju thoni se nuk ka ndonje dokument per tradheti kombetare duke shitur troje qofte edhe tek ruset komunist ... Nuk e di moshen tuaj, por po te tregoj nje rast qe e kam perjetuar une dhe jo me pak se njeqind mije shqiptare te tjere. Ne sheshin Skenderbej, me fillim te marsit te vitit 1953 kur ne Moske po varrosej J.V.Stalini, te gjithe ministrat e qeverise, te gjithe deputetet e kuvendit popullor, te gjithe anetaret e komitetit qendror te PPSH bashke me dhjetra mije tiranas e te ardhur nga rrethet, u detyruan te ulen ne gjunje pa i pyetur kush nese e deshironin nje gje te tille, dhe u betuan para shokut Stalin se do t'i qendronin besnik Bashkimit te "Lavdishem" Sovjetik dhe amanetit te shokut Stalin. Une atehere isha nxenes ne shkollen e mesme dhe mbaj mend qe per persona qe qeshen pati arestime dhe disa nxenes u perjashtuan nga shkolla.</p><p>Ishim apo nuk ishim vasale apo koloni e Bashkimit te "Lavdishem" i nderuari z.Ilir ?</p><p>Ju faleminderit !</p>
Nuk eshte ceshtje besimi
<p>Nuk eshte ceshtje besimi shoku ! Ne beson ti apo jo , nuk ndryshon asgje ! Ajo qe ka rendesi eshte fakti !</p><p>Dhe PO eshte e vertete se Enveri e ndryshoi Shqiperine , perfshi arsimin dhe shkencen shume me shume se i zhvilloi Hitleri ne Gjermani ! Ka zhvillim shume me te madh te transformosh nje mikrob ne mi se sa te kthesh nje qen ne ari !</p><p>Por qe te arrish te kuptosh duhet te kesh tru ! </p>
gjermania pad luftes se pare
<p>gjermania pad luftes se pare boterore....??? Faleminderit o mik qe ma hape rrugen e ndricimit</p>
Me fal qe po te shqetesoj me
Me fal qe po te shqetesoj me pyetjet e mia, por kam nevoje per ndricim. Kur me thoje pa tru nenkuptoje anencefali apo KI<70?
hiqet si koment jo etik
<p>hiqet si koment jo etik</p>
Ahmet Zogu ka udhehequr ne
<p>Ahmet Zogu ka udhehequr ne nje kohe kur Malaparte botonte "Teknikat e Grushtit te Shtetit" dhe cd kohe duhet pare ne kontrekstin e vet. Enver Hoxha nuk eshte nje figure e urryer pse ishte komunist por sepse ishte nje Kriminel Historik, nje serial killer, nje kriminel sadist qe vriste te njohurit e tij per arsye psikokriminale, nje qenie perverse qe nuk kishte asnje ndjeshmeri njerezore dhe vrasja ishte nje veprim i ftohte qe shfarosi mijera njerez dhe qe shkaterroi qindra mije jete. Te krahasosh Zogun dhe Hoxhen eshte nje akt kriminal mediatik qe e turperon dhe e nxjerr lakuriq Respublica-n. Ahmet Zogu ka pasur nje sjellje politike adeguate me sjelljen e kundershtareve te vet. I kane bere atentate, i kane bere puc te armatosur, dhe vrasjet e sponsorizuara nga ai jane ekuivalente me te gjitha vrasjet per arsye shteterore te gjithe qeverive dhe opozitave te kohes se vet. I atribuohen vrasje qe ska asnje prove dhe fakt dhe kjo e ben te akuzuar apriori pa asnje baze faktike. Zogu ka qene nje burre shteti qe ishte ne gjendje te ndertonte shtetin shqiptar ne nje kohe qe gjithe paraardhesit dhe konkurentet e vet nuk ishin ne gjendje ta benin. Fanolistet ishin idealiste dhe jo burra shteti dhe ben gafen e jetes qe ne 1924 u lidhen me qeverine bolshevike te Moskes dhe kjo solli nje izolim te menjehershem te Shqiperise dhe kjo ishte nje diletantizem me pasoja ekstreme per Shqiperine. Zogu u perkrah gjeresisht nga shtetet e fuqishme te kohes dhe kjo solli nje stabilitet te domosdoshem per krijimin per here te pare te nje SHTET SHQIPTAR! 7 Prilli ishte nje pushtim qe nuk varej nga Zogu por ishte nje konsensus nderkombetar per ti njohur Musolinit te drejtat e tij ne ndarjen e re te Botes dhe Musolini ishte njeri me influence te jashtezakonshme nderkombetare. Cdo lufte frontale me Italine Fashiste do te ishte nje vetvrasje masive qe nje shtet i dobet si Shqiperia nuk mund ta perballonte ne asnje forme dhe kjo do te sillte nje rrezik te madh te aleancave te detyrueshme me serbet dhe greket dhe kjo e detyroi Zogun qe te pranonte me mire Italine Fashiste sesa Greqine dhe Serbine! Mashtrimi sikur Zogu ka grabitur floririn eshte e denje per librat e historise se PPSH por eshte turp te permendet sot kur dihet se e gjithe sasia e floririt shqiptar u vendos per ruajtje ne Banken Mbreterore te Londres!</p><p>Respublica me kete shkrim pa komentim distancimi tregon se ne cfare permase fshihet enverizmi ne banden sorosiane qe ka kap PS...</p>
te gjithe keta te çetës se
<p>te gjithe keta te çetës se doktorit nje gjuhe perdorin. ore, mos ju bejne gje kurse analfabetizmi prane qeverise ju, qe flisni qe te gjithe njelloj???</p>
O Altino , po bohesh edhe
<p>O Altino , po bohesh edhe mosmirenjohes tani ? Po ti duhet ta vleresoje shume Enverin mer sepse juve ju shpetoi jeten ? Harrove kur ju mblodhi Mehmet Shehu ne kala per t'iu vene minat ? Ishte urdhri i Enverit qe iu shpetoi dhe juve madje i ngritet kenge "Rrofte Partia dhe Enveri se Mehmeti desh na therri..."</p><p>Sa mosmirenjohes qe je dhe sa shpejt harron ? Mos kaq shpejt do te harrosh edhe Saliun ore , se nuk i dihet kur hap krahun dhe ky , por dhe si e hap !!!?????</p>
Berisha ! Ai ka nevoje te
<p><span style="font-family: verdana, geneva, lucida, 'lucida grande', arial, helvetica, sans-serif; font-size: 13px; background-color: rgb(255, 254, 238); ">Berisha ! Ai ka nevoje te rehabilitoje nje figure identike si vetja , apo te perafert me veten ! Edhe Berisha ka tradhetuar vendin per interesa vetiake , ka tradhetuar interesin kombetar , ka shitur territore , ka qene ushtar i bindur i serbit dhe i grekut , dheee po pergatitet qe te vjedhe pasurine e ketij vendi dhe t'ia mbathe njelloj si mbreti !</span><br style="font-family: verdana, geneva, lucida, 'lucida grande', arial, helvetica, sans-serif; font-size: 13px; background-color: rgb(255, 254, 238); " /><br style="font-family: verdana, geneva, lucida, 'lucida grande', arial, helvetica, sans-serif; font-size: 13px; background-color: rgb(255, 254, 238); " /><span style="font-family: verdana, geneva, lucida, 'lucida grande', arial, helvetica, sans-serif; font-size: 13px; background-color: rgb(255, 254, 238); ">E kupton nevojen e deshiren e madhe per t'i ngritur monumente nje figure si vetja ? Jo qe sipas mendimit tim Berisha nuk i afrohet fare Zogut , pavaresisht turpeve dhe poshtersive apo tradhetive qe ai ka bere ! </span><br style="font-family: verdana, geneva, lucida, 'lucida grande', arial, helvetica, sans-serif; font-size: 13px; background-color: rgb(255, 254, 238); " /><br style="font-family: verdana, geneva, lucida, 'lucida grande', arial, helvetica, sans-serif; font-size: 13px; background-color: rgb(255, 254, 238); " /><span style="font-family: verdana, geneva, lucida, 'lucida grande', arial, helvetica, sans-serif; font-size: 13px; background-color: rgb(255, 254, 238); ">E para : se Zogu i ka me te pakta ne numer se sa Berisha poshtersite dhe tradhetit ndoshta edhe vjedhjet !</span><br style="font-family: verdana, geneva, lucida, 'lucida grande', arial, helvetica, sans-serif; font-size: 13px; background-color: rgb(255, 254, 238); " /><span style="font-family: verdana, geneva, lucida, 'lucida grande', arial, helvetica, sans-serif; font-size: 13px; background-color: rgb(255, 254, 238); ">E dyta Zogu veproi ne kohe tjeter nga ajo e Berishes !</span><br style="font-family: verdana, geneva, lucida, 'lucida grande', arial, helvetica, sans-serif; font-size: 13px; background-color: rgb(255, 254, 238); " /><span style="font-family: verdana, geneva, lucida, 'lucida grande', arial, helvetica, sans-serif; font-size: 13px; background-color: rgb(255, 254, 238); ">E treta Zogu nuk trashegoi nje popull shqiptar te arsimuar , nje Shqiperi homogjene dhe pa dallime veri-jug , apo pa dallime latifondiste turkoshake dhe poppull te mjeruar . Zogu nuk gjeti gati asnje ndertim ne Shqiperi , asnje sistem shendetsor kapilar , asnje bujqesi te sistemuar deri tek kanalet kulluese , nuk gjeti gati asnje reputacion te pavarur te shtetit shqiptar etj etj. </span><br style="font-family: verdana, geneva, lucida, 'lucida grande', arial, helvetica, sans-serif; font-size: 13px; background-color: rgb(255, 254, 238); " /><br style="font-family: verdana, geneva, lucida, 'lucida grande', arial, helvetica, sans-serif; font-size: 13px; background-color: rgb(255, 254, 238); " /><span style="font-family: verdana, geneva, lucida, 'lucida grande', arial, helvetica, sans-serif; font-size: 13px; background-color: rgb(255, 254, 238); ">Pavaresisht se me marreveshjet e nenshkruara (me Pashicin) , apo me veprimet e kryera (faljen e territorit ) apo me pergatitjen e pushtimit , apo ikjen me turp ne diten e pushtimit dhe sabotimin e paralizimin e ushtrise se shtetit , apo vjedhjen e thesarit te shtetit dhe krime te tjera antikombetare , Zogu nuk eshte ndonje figure shembull per popullin shqiptar , ne kontekstin historik ai nuk krahasohet me Berishen ! Perkundrazi !</span><br style="font-family: verdana, geneva, lucida, 'lucida grande', arial, helvetica, sans-serif; font-size: 13px; background-color: rgb(255, 254, 238); " /><br style="font-family: verdana, geneva, lucida, 'lucida grande', arial, helvetica, sans-serif; font-size: 13px; background-color: rgb(255, 254, 238); " /><span style="font-family: verdana, geneva, lucida, 'lucida grande', arial, helvetica, sans-serif; font-size: 13px; background-color: rgb(255, 254, 238); ">Por Berisha , me rehabilitimin e kesaj lloj figure (Zogut) kerkon te legjitimoje veprimet e veta dhe jo se i rruhet per Zogun !</span></p>
Ti biem shkurt. Flasim per
<p>Ti biem shkurt. Flasim per punen e liderve ne kohet e tyre kur kane qeverisur...</p><p>Nqs Zogu meriton nje bust ne Tirane, Enveri meriton shume permendore ne tere Shqiperine sepse Enveri eshte lideri qe ka dhene me shume per forcimin e shtetit shqiptar. Pra Enveri ka bere 100 here me shume se Zogu ne konsolidimine shtetit ne te gjitha fushat: identiti shteti kufinj toksore, gjuhe, arsim, kulture, art, kinema, industri</p>
shkrim i dobet dhe i mbushur
<p>shkrim i dobet dhe i mbushur plot e perplot me inkoherenca qe vec mendjet e indoktrinuara , te kohes se xhaxhit mund ti ken. </p><p> ky po thot ne fillim qe i duhen njohur zogut edhe vlerat dhe meritat, dhe te keqiat qe ka pasur , pra duhet te kemi nje veshtirm objektive ... dhe me pas na shtron si veshtrimin me "objektive" te mundshem ,tezen komuniste mbi Ahmet Zogun. </p><p>dhe me pas thot se nuk duhet ndjekur kljo metode berishjane qe ti fusesh hundet ne histori per te ngritur dhe per te ulur figura, dhe prape megjithat me nje llogjiken alla : "per inat te sime vjerre" do ti ringrej statuja Enverin mqs po ngrihet ne pjedistal edhe Zogu.</p><p>dhe me pas thjeshte as nuk le asnje menyre per te kuptuar se perse dreqin duhet tja vinte emrin ketij artikulli Enveri dhe Zogu perball pavaresise , kur vec se per pavareisn nuk flitet ne kete shkrim. </p><p>Tani nqs ky tipi eshte historian , e di shume mire se dy keta figura i kan merritat dhe te metat e tyre. dhe te dy pra kan hapesiren e tyre ne histori. ùe se pari keta te dy kan pasur merita si udheheqes ushtarak , dhe per mbrotjen e shqiperis ne rastet e lufterave te pare dhe te dyt boterore. vec per kete dhe secili nga keta e meriton ta kete nje piedistal. qofte zogu qe organizoj kongresin e lushnjes me malesoret e vete, qofte enveri qe udhehoqi partizanet. persa i perkete gabimeve , pafund qe kan bere gjerat duhet pare gjithmon dhe ne kontekstit ku ndodhet perhere shqiperia , qe eshte i vetemi vend musliman ne europen e krishter dhe qe per kete eshte vazhdimish e diskriminuar , dhe e izoluar nga fqinje agresive. ne keto kushte edhe shume gabime qe i listohen te dyve ne fushene marrdhenieve nderkohembetare , nuk jan krejt gabime. </p><p>vec per dicka ka te drejt autori , qe nuk mund te gjykohet historia , me njerez me mendes moniste ,dhe mqs eshte dakort me mua e keshilloj ta aplikoj ketekeshille tek vetja e vet ne rradhe te pare dhe te pushoj se shkruari. </p>
ju shkruaj per te shprehur
<p>ju shkruaj per te shprehur nje habi personale te ketyre javeve. ngado qe futem neper blogjet kryesore, me del emri altin goxhaj. dy jane shpjegimet, sipas meje: ose ne emrin e ketij zoterie shkruajne persona te tjere, ose ky zoteri paska nje problem te thelle papunesie dhe e kalon kohen duke komentuar ne internet. nese mundeni, ma botoni komentin, sepse mendoj se ceshtja ka rendesi per te kuptuar marredhenien e shqiptareve me internetin. flm</p>
Jehona - A nuk e dije ti qe
<p>Jehona - A nuk e dije ti qe Altin Goxhaj eshte nje person real ne cmendinen e Elbasanit dhe qe belbezon ne cdo fjali Edi Rama and George Sorros! Ai e kalon gjithe diten ne dhomen e internetit te cmendines. Po ju mori malli ta takoni mund ta gjeni aty nga orat 8 e mengjezit ne orend 8 te darkes. Robert</p>
Thomas Paine ishte nje
<p>Thomas Paine ishte nje revolucionar i madh anglez.Ai ndohmoi shume revolucionin francez dhe pavaresine amerikane.Thomas Paine ndihmoi dhe u vu perballe revolucionareve amerikane kunder pushtuesve angleze;kombesia e tij ishte Drejtesia.Ishte mik me George Washington,Th.Xheferson,por ja qe i kthyen shpinen.Por prape keta te dy jane baballaret e Amerikes,ndaj nuk behet historia me opinione.</p>
Add new comment