"Roftë" Zoti dhe Bashkëqeverisja! (Video)

Postuar në 04 Tetor, 2018 12:24

Qeveria e ka ngritur stekën e vetëvlerësimit nisur nga feedback-u që merr nga populli natyrisht.  

Më mirë se populli askush nuk mund ta shprehë kënaqësinë dhe mirënjohjen për pushtetin që i gjendet në ditë të vështira.

Dhe për këtë nuk duhet shumë punë, mjafton një ftesë, një mikrofon dhe populli flet vetë. Regjia është qëndrore dhe transmetimi live gjithashtu..

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Rofte apo rrofte*?! Mos gabofsha eshte me "rr". Po kushedi se shqipja nuk eshte dhe aq e lehte per disa.

Submitted by lmitro on

Meqe e paske kuptuar degjoje mire kryeministrin si e thote kur e falenderon zotërinë. E ka me (r) si Rilindja jo me (RR). Ndaj dhe eshte vendosur ne thonjëza. Lexoje mire kontekstin.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Sa mire! Zoti u coi fjale atyre te ekzekutivit, dhe keta zbatuan ligjin! Pra ligji per zhurmat ekziston, dhe ekzistonte qysh nga kohe e Zogut, po ashtu ne ate te E. Hoxhes dhe deri me sot. Ligji ekziston edhe per zhurmen e ores 5 te mengjezit qe leshon artopalanti i minarese se xhamise, mirpo Zoti nuk i ka cuar akoma fjale ekzekutivit per kete zhurme, e sa e sa zhurma te tjera ne mes te nates. Mbetet vetem ti falemi Zotit, se ndoshta kujtohet qe ti coje ndonje fjale atyre te qeverise per zhurmat e tjera. Sepse edhe kryeministri sapo e tha qe ishte kenaqsi te degjonte Zotin dhe bashkqeverisjen. Pra qeveria dhe Zoti bashkqeverisin. A ka gje me te bukur? Jo nuk ka! Pra, te gjitha punet qe ben kryeministri dhe qeveria jane te miraprovuara nga Zoti lart. Dhe nese ndokush perflet qeverine, apo me keq, e kundershton ate ne programe te ndryshme, ai ka kundershtuar Zotin. Ah, c'kohe te lumtura kemi arritur!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.