Përgjegjësit për shpërthimin e urrejtjes fetare

Kemi publikuar dy shënime lidhur me dy shkrime të opinionistit të Gazetës Express, Imer Mushkolaj, njërin mbi shkrimin e tij ku radikalizmin islamik e shihte si një dukuri kundër interesit e pasionit patrriotik në Kosovë, e tjetrin mbi shkrimin ku ai denonconte reagimet rrugaçërore kundër shkrimit të parë. Në të dy shënimet kemi dhënë linqet, ku lexuesit mund të lexonin shkrimet e plota. Më poshtë po publikojmë një shkrim të marrë nga www.e-zani.com, si përgjigje ndaj shkrimit të dytë të Mushkolajt. Respublica.al.
Analisti Imer Mushkolaj, botoi një kundërpërgjigje ndaj mesazheve fyese dhe kërcënuese që kish marrë pas një shkrimi të tij në gazetën Express të tiltulluar “Dhunshëm dhe Rrezikshëm”, në të cilin ai, ngrinte shqetësimin për rritjen e radikalizmit islamik në Kosovë. Në përgjigje ndaj këtyre reagimeve, autori solli në vëmendje gjuhën e urrejtjes të bartur në këtë kategori besimtarësh muslimanë, që janë ndjerë të cënuar prej shkrimit të tij. Në këtë shkrim (“Shpërthimi i urrejtjes”) autori ankohet se për ditë me radhë është shndërruar në njeriun më të urryer të shumë prej besimtarëve dhe se kurrë më parë nuk kish marrë kaq shumë fyerje, akuza e kërcënime sa këto ditë. Pasi rendit disa prej mesazheve të ardhura në adresë të tij, të cilat shfrynin mbi të me një gjuhë të ashpër fyese dhe rrugaçërore, z. Mushkolaj shprehet:
“Unë e di se kjo gjuhë dhe këto cilësime nuk i takojnë një myslimani të mirë. Më tepër dalin nga gojët e njerëzve të frustruar dhe të shituar dogme e ideologjie. Sepse, islami është fe e paqes dhe e tolerancës. Si të tillë e njoh unë, e jo si fe të urrejtjes, kërcënimeve e dhunës. Ky nuk është islami im.”
Ndajmë të njëjtin mendim me z. Mushkolaj se kjo gjuhë nuk i përket asaj që karakterizon besimtarin musliman dhe gjejmë rastin të dënojmë reagime të tilla, si teprime të pajustifikuara moralisht dhe fetarisht. Natyrisht që asnjë justifikim nuk mund të ketë për reagime të tilla të papranueshme nga etika Islame në çfarëdo lloj rrethane. Megjithatë, nuk mund të mos shprehim gjykimin tonë se mënyra sesi e shtron problemin autori, gjë që përbën një fenomen të gjerë në shtypin shqiptar, është e gabuar. Ajo nuk i ndihmon aspak debatit publik dhe madje i provokon reagime të tilla, duke prodhuar një klimë të tillë urrejtjeje që nuk i shërben aspak Kosovës dhe shoqërisë shqiptare kudo në rajon.
Së pari, duhet kuptuar se reagimet ndaj tij vijnë nga njerëz anonimë dhe nuk është e udhës që debati publik mbi fenë të ngrihet duke iu referuar subjekteve anonimë, që as përfaqësojnë gjë, e as që kanë mundësi të të përgjigjen (përveç se me fyerje në inbox-in e e mailit). Nuk e gjejmë të udhës që reagime të tilla private emocionale, ndonëse mund të jenë në numër të madh për autorin personalisht, të përgjithësohen në mënyrë të tillë të papërcaktuar, duke bërë që edhe kundërpërgjigjia të rikthehet gjithashtu pa adresë, duke sajuar një marrës imagjinar. Ekspozimi i zërave të tillë ndaj publikut i fryn pikërisht zjarrit të polarizimeve shoqërore prej të cilave ankohet vetë autori gjë e bën po kaq të dëmshme përgjigjen e tij.
Natyrisht, kjo nuk do të thotë që shtypi të mos ngrejë shqetësime për dukuritë negative në shoqëri, përfshirë këtu edhe ato fetare, por duhet kuptuar se ato duhen trajtuar me kujdesin dhe objektivitetin e duhur, pasi ato prekin fenomene që zgjojnë ndjeshmëri të mprehta në grupe të caktuara të shoqërisë. Roli i intelektualëve duhet të jetë ai i edukimit të shoqërisë, përballë fenomeneve problematike dhe jo ai i denoncimit të pjesëve të saj, duke prodhuar përjashtimin e saj tek pjesa tjetër. Përndryshe do t’i shërbejmë agravimit të marrëdhënieve shoqërore e jo ndërkëmbimit të nevojshëm mes grupeve të ndryshme sociale.
Së dyti në shkrimin e parë, z. Mushkolaj përfshinte brenda grupeve radikale ekstremiste e madje edhe terroriste, elementë që i përkasin në mënyrë të mirëfilltë Islamit tradicional dhe nuk kanë të bëjnë aspak me ekstremizmin, e aq më pak me terrorizmin. Në dukuri të tilla, ai përfshin edhe shaminë, të cilën gjyshet tona e kanë mbajtur historikisht, ndërsa protestat për lejimin e saj në shkolla publike, si dhe ato për të drejtën e ndërtimit të një xhamie në qendër të Prishtinës i konsideron shfaqje që “duhet të jenë alarm për të gjithë”, të cilat tregojnë sesa “të rrezikshëm” janë ata që i manifestojnë. Nuk besojmë se do shumë koment për të kuptuar indinjatën e njerëzve që konsiderohen në këtë mënyrë nëpër gazeta, vetëm pse protestojnë për një të drejtë të mohuar. Natyrisht nuk do shumë mend për të kuptuar se kjo indinjatë do të prodhojë doemos reagime të tilla, si ato për të cilat ankohet autori.
Së treti, profesionalisht, kur gjykojmë një fenomen, nuk mund ta trajtojmë atë si objekt të pavarur nga konteksti ku zhvillohet. Gjuha e radikalizmit brenda Islamit shqiptar nuk mund të trajtohet jashtë një tjetër radikalizmi që synon të artikulojë përjashtimin dhe “shporrjen e Islamit nga trojet shqiptare”. Për të qenë objektivë në trajtimin e këtij fenomeni duhet të vemë në vëmendje edhe një tjetër radikalizëm, ai anti-islam, i përhapur masivisht, jo vetëm në portale e blogje interneti, por deri në media të rëndësishme e madje deri në struktura politike shtetërore. Në qoftë se radikaliteti i të parëve është i kuptueshëm për vetë faktin se është periferik dhe, më së shumti, anonim, ky i dyti është në qendër të politikave shtetërore, shoqërore e mediatike në Shqipëri e Kosovë. Domosdoshmërisht, kjo nuk mund të kalojë pa kundërefekte dhe, në një masë të madhe, diskursi genocidal anti-islam do të prodhojë doemos reagime agresive nga pala muslimane.
Gjithashtu, ky fenomen nuk mund të trajtohet pa një analizë të thellë të perceptimit që muslimanët shqiptarë kanë për shtetin dhe shoqërinë civile në Shqipëri e Kosovë.
Duke ditur që muslimanët janë sot shtresa më e diskriminuar dhe më e margjinalizuar nga shteti i tyre, si dhe më e pambrojtur nga shoqëria civile, kur të drejtat e tyre mohohen, kur politikat synojnë t’u imponohen në mënyrë arbitrare, kur institucionet i përjashtojnë nga punësimi, integrimi dhe përfshirja. Në këto kushte, është e kuptueshme që muslimanët praktikantë do të ndjehen të abandonuar në vendin e tyre dhe kjo prodhon indinjatë, ndërsa indinjata radikalizëm. Në këtë kuptim, përpara se të denoncohen individë të ndryshëm që shprehin, në mënyrë të tepruar indinjatën e tyre ndaj institucioneve të Kosovës dhe elitave të saj, duhet të gjykojmë sjelljen e këtyre të dytëve ndaj tyre.
Çfarë do të mund të themi kur muslimanëve u mohohet të kenë një xhami qendrore ku të mund të kryejnë në mënyrë dinjitoze ritualet e tyre në Prishtinë, ndërsa politika nxiton të ndërtojë një katedrale gjigande, të destinuar të mbesë bosh nga mosprania e katolikëve në këtë qytet? Çfarë të themi kur vajzat me shami përjashtohen nga shkolla nërsa kanë zero mundësi për t’u punësuar në institucionet shtetërore? Çfarë të themi kur Presidentja e Kosovës Jahjaga deklaron se Kanuni ruajti nderin dhe dinjitetin kombëtar të shqiptarëve që donte t’ia merrte sheriati dhe feja Islame?! Çfarë të themi kur mediat në Kosovë provokojnë duke hedhur shashka si kjo e fundit për terrorizmin në Kosovë në ditë Bajrami? Si mendoni se do të reagojë muslimani i thjeshtë ndaj Skënderbeut, kur intelektualë të shumtë kërkojnë ta devijojnë kumtin mitologjik nga mbrojtës i kombit në mbrojtës të krishterimit prej Islamit? A nuk janë intelektualë të tillë ata që i detyrojnë muslimanët të mos e ndjejnë Skënderbeun si hero të tyre, për sa kohë po i zhveshin heroit petkat kombëtare duke e veshur me petka fetare? Si mendoni se do të ndjehen besimtarët kur shohin në mënyrë konseguente të fyhen çdo ditë nëpër media, prej intelektualëve që zbrazin mllef ndaj fesë së tyre?
Për këtë arsye, do të ishte e udhës që radikalizmin që po përhapet në Kosovë ta trajtojmë dhe adresojmë në mënyrën e duhur, duke denoncuar fillimisht atë klasë intelektualësh e politikanësh që po polarizojnë klimën fetare e shoqërore tek shqiptarët duke i fryrë zjarrit të anti-islamizmit. Nëse duam qytetarë të përgjegjshëm e tolerantë në këtë vend, duhet ta dëshmojmë këtë ndaj të gjitha pjesëve të shoqërisë dhe nëse duam të ngremë sensibilitetet e duhura shoqërore ndaj disa shfaqjeje të intolerancës, duhet ta bëjmë këtë duke i denoncuar shfaqje të tilla nga të gjitha krahët. Përndryshe, nuk bëjmë gjë tjetër vetëm se bashkojmë frymën tonë në furrnaltën që sot po përpiqet të ndezë zjarrin e përçarjes fetare tek shqiptarët. Ky është dëmi më i madh që mund t’i bëhet shoqërisë dhe kombit shqiptar në Shqipëri e Kosovë.
Comments
Dhoma gazi per terroristet

Dhoma gazi per terroristet dhe salafistet e financuar nga ekremistet arabe nen petkun e OJQ-ve e organizatave te tjera "humanitare".

Referendum kundra thirrjes se ezanit 5 here ne dite per nje 10% besimtare myslimane, ne rastin me te mire.

LARG NGA SHQIPERIA, TERRORISTE TE FELLIQTE! Shkoni ne Arabi, atje ku mund te keqtrajtoni gra, te zhvirgjeroni femije 9 vjeç siç beri Muhamuti juaj, te merrni nga 7 gra dhe te hidhni veten ne ere per 72 virgjereshat e rrema qe ju presin.

C'mund te presesh nga njerez qe shesin veten e identitetin per 200€/muaj?

Ja "shperthimi i urrejtjes".

Ja "shperthimi i urrejtjes". Duhet me i thene Imer Mushkolajt te vije ti lexoje keto komente e te shkruaje ndonje shkrim tjeter pastaj rreth radikalizmit te rrezikshem qe vjen nga fondamentalizmi katolik, apo ndoshta ai ateist, si puna e ketij lexuesi...

Po ti mor turk shqipfoles,

Po ti mor turk shqipfoles, pse nuk fokusohesh ne komentim tim por fokusohesh me mua si person? Veshtire te gjesh nje mysliman shqiptar qe ka sadopak inteligjence dhe njeh diskutimin dhe argumentet.

Rrace e poshter, duheni varur te gjithe! Islami nuk i perket Europes, shporruni andej nga vendet arabe, maskarenj!

gjuha jote eshte aq e

gjuha jote eshte aq e pahijshme dhe antifetare sa cdo shqiptar katolik i ndershem e me dy mend ne koke (je katolik apo jo?) do turperohej me ty. Ndersa Papa do te ekskomunikonte.

turp per ata qe ndjellin urrejtje fetare nder shqiptaret. turp turp turp.

por jeni te deshtuar se shqiptaret e respektojne fene e tjetrit ne maksimum dhe nuk bien kollaj pre e ekstremistave si puna jote

te fala motres dhe mamit

te fala motres dhe mamit

te fala motres dhe mamit

te fala motres dhe mamit

Injoranca e popullit kosovar

Injoranca e popullit kosovar eshte per te ardhur keq .Niveli i shumices te kosovareve nuk shkon me larg se ai i nivelit idiotesk te hoxhes se fshatit .Me vjen keq per ta

ndersa ti ali dukesh qe je

ndersa ti ali dukesh qe je shume i arsimuar dhe niveli i intelektit tend eshte per tu lakmuar ...

ndoshta sepse jane me pak

ndoshta sepse jane me pak ekspert ne ligesi,se kendej ka nje inteligjence qe bie era pisllek...

Mos u merzit, gjenocidi do ju

Mos u merzit, gjenocidi do ju vije dhe ju do jeni te paret qe do zhdukeni, kafshe se vetem njerez nuk jeni ju!

E moret Kosoven e Serbise, ta gezoni nen terroristet islamike. Edhe pak do futni Sheriatin. Po ne Shqiperi te mos guxoni se myslimane e te krishtere i keni kunder.

DHOMA GAZI PER TE SHITURIT TEK TERRORISTET!

Z, vazhdo trego urrejtjen

Z, vazhdo trego urrejtjen tende qe dhe shqiptaret ta shohin se kush po perhap urrejtje nderfetare mes shqiptareve. Por mos harro se urrejtja me se shumti shkaterron ate qe po e bren perbrenda... turp te kesh

vetem nje pyetje kam, ti me cilen fe e identifikon veten? apo je ateist?

te fala motres dhe mamit

te fala motres dhe mamit

Duke qene shume dakort qe

Duke qene shume dakort qe Shqiperia nuk eshte vend musliman, kam nje pyetje per Nanon dhe Zaloshnjen: A e dini se Respublica po shkel legjislacionin shqiptar perfshire edhe Kushtetuten duke mbejllur urrejtje antifetare si pasoje e lejimit te ketyre postimeve te ndyra si e ketij Z lart? Muc dhe Zaloshnja kete merreni seriozisht dhe bejini derman se smund te vazhdoni keshtu! (Kjo nuk ishte per qyfyre, e kam seriozisht!)

E drejte. Deklarata te tilla

E drejte. Deklarata te tilla fashiste qe bejne thirrje per shfarosje fetare, jane kriminale dhe nuk mund te lejohen nga asnje medium, serioz apo jo. Per te tilla fjale, me ligj e kushtetute autori meriton te futet ne burg.

Nga ana tjeter, nuk ka gje me te shpifur sesa perdorimi i i tille barbar i klisheve mediatike te terrorizmit, si kale troje per t'u hedhur njerezve trute e gomarit, ne menyre qe te cosh uje ne propaganden e fese tende. Krishti do te skuqej mbi kryq, po te shihte marifetllekun banal e intrigant qe perdorin te krishtere te tille, ne dobi te perhapjes se besimit te tyre. Pote kish mundesi, do te kish zbritur nga kryqi per t'u peshtyre ne fytyre.

Sa me larg fese aq me afer

Sa me larg fese aq me afer Zotit! Krimet me te ndyra ne historine e njerezimit jane kryer nen flamujt fetare, mjaft te shihni milionat e te pafajshmeve te torturuar e masakruar nga jezuitet e Vatiqënit; mes tyre intelektuale te mirefillte, filozofe, shkencetare, te akuzuar per mosperfillje te dogmave biblike. TURP, TURP, TURP!

Une do te beja disa propozime per qeverine e ardhshme shqiptare, te kryesuar mundesisht (shpresoj sinqerisht) nga Aleanca Kuq e Zi:

1) Te perzeje e riatdhesoje çdo element drejtues te tre sekteve fetare ne territorin shqiptar.

2) Te shqiptarizoje çdo sekt te pranishem ne truallin shqiptar, si nga administrimi njerezor ashtu edhe nga permbajtja e teksteve dhe ritualeve.

3) Te verifikoje me kujdes çdo dhurate financiare te ardhur nga jashte per çdo sekt shqiptar. Ku ka shkelje apo financime per proselitizem apo me keq per terrorizem, te sekuestrohet menjehere.

4) Te mos vere asnje qindarke te arkes publike ne ndertimin & mirembajtjen e objekteve te kultit ne Shqiperi - kush do kishe apo xhami, te shkunde xhepat. Gjithashtu te mos promovoje asnje korrent fetar, ngjarje apo feste fetare ne mjetet e informacionit publik.

5) Te fiksoje rregulla te forta mbi ndotjen akustike qe prodhojne Kishat dhe Xhamite dhe mos t'i lejohet askujt te thyeje keto rregulla. Te çmontohen altoparlantet neper xhami e te desonorizohen ne maksimum xhangat e kishave.

6) Te promovoje gjeresisht filozofine - e vetmja antidote qe funksionon ndaj helmit fetar, ne menyre qe njerezit te ndriçojne mendjet me filofofine, perpara se te bien prehe e territ fetar. Urgjentisht duhet futur neper shkolla lenda e Filozofise, nga nentevjeçarja e deri ne universitet.

Une mendoj se Muci dhe

Une mendoj se Muci dhe Zaloshnja kane bere mire qe i kane lejuar keto postime. Ervin Hatibi, Besnik Sinani e ndonje tjeter qe fshihen me nofka pas ezanit, duhet ta dine vendin se ku jetojne. Muslimanet jane te padashur ne Shqiperi. Keta kot mundohen te bindin nje shumice te joshur me eren e perendimit, qe, edhe keta, jane si ata. Nuk jane te njejte. Kete, keta duhet ta dine, e ta ndajne mendjen njehere e mire. per me teper urrejtja eshte cilesi njerezore. Keta djemte e ezanit vete urrehen me njeri tjetrin e shajne muslimanet e tyre larte e poshte. Eshte koha e ketille. Me mire do jete qe te mos prononcohen fare, pasi edhe nese prononcohen nuk zgjidhin gje, por duken qaramane e qurramane.

Moderatore te respublikes.

Moderatore te respublikes. Ndersa ju i fshini komentet e lexueseve ne kete teme, te pakten, minimumi qe mund te kishit bere, do te ishte te vendosnit emrin e autorit te ketij shkrimi. Censura eshte gje jo e mire, pasi, me censure mundohet te mbaj dikush me pahir, ide te cilat thuhen edhe jashte ketij sajti.

Minimalisht autori le te tregoj emrin e tij.

Respublica, ç'ne kjo censura

Respublica, ç'ne kjo censura pa kritere!? Shkrova nje koment dje dhe s'ma publikuat. Mund ta di arsyen?

Se shumica e Shqipëtarëve i

Se shumica e Shqipëtarëve i përket fesë myslimane jemi këtu ku jemi dhe nuk mund të ndryshojmë shpejtë të më falin Shqiptarët që i përkasin kësaj feje por në qoftëse duam të shkojmë atije ku ëndërojmë duhet ta lëmë fenë myslimane e kuptojë që shumë do jenë kundëra por 1+1=2 dhe në qoftëse nuk duam jemi mirë këtu ku jemi por sotë të jeshë jashtë EVROPËS është një çmënduri e madhe ku brezat e ardhshëm nuk do na i falin prandaj sa më shpejtë tëndergjegjësojmë ndërgjegjen tonë kombëtare për të mirën e fëmijëve tanë dhe brezave që do vinë

Add new comment