Malaj: Bankat do të kenë vështirësi në financimin e projekteve të mëdha

Postuar në 16 Gusht, 2018 17:33

Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj, mendon se bankat tregtare do ta kenë të vështirë dhënien e kredive për projektet e mëdha ku del garant shteti. Sipas tij, në raste të caktuara, gjatë menaxhimit të buxhetit, shteti shtyn afatin e shlyerjeve të detyrimeve dhe kjo do të krijonte ngërç te bankat. Një tjetër minus për biznesin shqiptar sipas Malajt është edhe mungesa e bursave. I ftuar në studion e televizionit TemA, Malaj tha se prania e një burse do të ndihmonte edhe në mirëqeverisjen e vendit. Qeveria shqiptare ka lançuar projektin e investimit 1 miliard euro, ku në partneritet me privatin synon të kryejë disa investime të mëdha në vend.

Një prej tyre është edhe ndërtimi i Rrugës së Arbrit, ku qeveria ka dalë garant tek banka për shlyerjen e kredisë që ka marrë kompania që ka fituar projektin. Por, i ftuar në studion e lajmeve të televizionit “Tema”, ish-ministri i Financave, Arben Malaj, u shpreh se bankat tregtare do ta kenë të vështirë financimin e të gjithë projekteve të mëdha ku del garant shteti për shlyerjen e kredive. Kjo sipas tij, pasi shteti në menaxhimin e buxhetit në situata të caktuara shtyn afatin e shlyerjes së detyrimeve dhe kjo do të krijonte ngërç te bankat.

Sipas Malajt, nëse në Shqipëri do të ekzistonte bursa, atëherë nuk do të ishte nevoja e kreditimit, por do kishte persona të interesuar për të marrë pjesë në investim. “Kjo do të ndihmonte edhe në mirëqeverisjen e vendit”, thotë Malaj. Lidhur me situatën aktuale në Shqipëri për skemën e PPP-së, Malaj thotë se qeveria duhet të bashkëpunojë pak më shumë me ndërkombëtarët. I pyetur edhe për rastin e Italisë për incidentin që ndodhi dy ditë më parë, Malaj ia vuri fajin koncesionit.

TemaTv

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Pyetje. Perderisa shteti del garant, pse mos ta marre vete drejtepredrejte kredine dhe te ndertoje rrugen?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.