Lëvizja(e përfolur) milionere e Fevziut drejt TCh dhe stanjacioni i proletariatit të reporterëve
Tashmë është bërë publike mundësia e lëvizjes së Blendi Fevziut nga Tv Klan drejt Top-Channel. Në vetvete ky nuk është ndonjë lajm që ka interes publik, por duke qenë se mediat kryesore në vend janë paradhoma të pushtetit, zhvillimet në fjalë meritojnë të trajtohen.
Kështu, pak muaj më parë disa media kërkuan të trondisnin psikologjikisht drejtuesen e Top-Channel me largimin e drejtorit Sokol Balla, ikja e të cilit u trajtua si një humbje e parikuperueshme. Në fakt e kundërta ndodhi. Balla humbi vizibilitetin dhe rëndësinë dhe Top-Channel jo.
Sot është radha e Fevziut që të japë goditjen në treg dhe sipas burimeve nga Top-Channel oferta për të është 45 milionë lekë(të vjetra) në muaj(me gjasë një pagesë më e lartë sesa e vetë drejtorit Ben Blushi). Bëhet e ditur se arsyet e largimit nga Tv Klan lidhen jo vetëm me pagesën, për të cilën Fevziu shpesh thotë se ka jo shumë rëndësi, por edhe me prezencën e tij të përdithshme në ekran. Nga informacione të ndryshme thuhet se Frangaj ka planifikuar të riorganizojë kohën televizive në bazë të shikueshmërisë, duke shmangur prezencën e Fevziut dhe emisionit të tij për katër ditë në javë. Duket se këtë favor gazetarit në fjalë po ja bën TCh, shoqëruar edhe me një pagesë të majme, sigurisht në kohezion me drejtorin-mik, Ben Blushi.
Pagesa eventuale e z. Fevziu është çështje private, por ajo është e tillë saqë patjetër do të diskutohet në mjediset gazetareske. Si mundet të përligjet nga një kompani që kërkon të ecë përpara kjo diferencë në pagesë mes një gazetari që drejton një emision, i cili nuk vlerësohet nga televizioni ku transmetohet aktualisht dhe reporterëve apo redaktorëve të newsroom?
Cilado qoftë vlera e emisionit, që padyshim është jo e vogël, për ata aqë ndjekin Tv Klan dhe Top-Channel është e qartë se profesionalisht, ai nuk ka të krahasuar me vlerën e redaksisë së lajmeve që është arma, fytyra dhe përmbajtja themelore e këtyre dy televizioneve.
Si mund të punojë në këtë klimë deprimuese një reporter të cilit i kërkohet të klimatizohet me “revolucione” drejtorësh, kundrejt një pagese minimale dhe që lëviz ngadalë dhe për një punë që në televizione po mbetetet anonime?
Kjo nuk është çështje e zilisë për pagën, por e realizmit në menaxhim. Është zotësi e madhe t’i marrësh pronarit të kompanisë – që gati sa nuk publikoi një elegji për ikjen e Sokol Ballës- një pagë të tillë. Atë mund edhe ta përdorësh mirë, nuk është rasti i parë në këto 25 vjet që pronarë me gjithfarë kompleksesh përdoren mirë nga “profesionistët e fushës”. Por pasoja që mbetet është jo e vogël. Në një redaksi të tillë është e vështirë të punohet dhe të mbetet diçka nga profesioni kur vihen vija të dallueshme mes një aristokracie fiktive dhe një proletariati që nuk po afirmon dot forcën e vet pse nuk e njeh ende. Por këto janë spekullime derisa çdo gjë të konfirmohet zyrtarisht dhe lëvizja e z. Fevziu të jetë fakt.
Comments
gacgjondrekaj0@gmail.com
Cfare lajmi.Une gjithnje e heq kanalin kur ka emision Fevziu.Cfare vlere ka .Asnje vlere per mua.Ne se televizionet ia kane arritur dites qe te te bejne ose hero,vip apo njeri shume te madhe apo te te ulin fare ,te bejne kriminel,te paditur kur duan ata kjo eshte nje fatalitet per vendin tone.Xgazetar ben yll ygazetar,kengetar apo tjeter dhe keto te tjeret bejne te kunderten,pra duke bere vip njeri tjetrin.cfare vipash.
Duhet abandonuar televizionet e shtypi shqiptar.
Add new comment