20-vjetori i Rostokut, marshim kundër racizmit

Gjermanët përkujtuan 20-vjetorin e demonstratave raciste, më të dhunshmet në vend të kohës së pas Luftës, në Rostok. Me qindra qytetarë janë mbledhur për të dënuar në mënyrë simbolike gjestin e asaj kohe, kur ekstremistët e krahut të djathtë u vunë flakën një strehe azilkërkuesish, të brohoritur nga turma simpatizantësh.
Ndërtesa ku strehoheshin 150 azilantë, shumica vietnamezë u dogj, por banorët e saj arritën të largoheshin në momentin e fundit, në një incident që tërhoqi vëmendjen dhe kritikat e mbarë botës dhe shokoi kombin gjerman edhe pa të, të traumatizuar nga paslufta.
Djegia e strehës së emigrantëve ishte pika kulminante e ditëve të tëra dhune midis ekstremistëve të krahut të djathtë, mbështetësve të tyre dhe policisë në qytetin port të veri të Gjermanisë, Rostok. Natën e 24 gushtit 1992, "Shpëtia e Lulediellit", siç njohej streha u rrethua dhe u sulmua me kokteje molotov dhe gurë, ndërsa turma thërristë slogane të kohës së nazizmit, si Gjermania për Gjermanët, jashtë të huajt etj. Demostrimi kundër ksenofobisë u mbyll me vendosjen e një pllakate përkujtimore në Bashkinë e Qytetit të Rostokut.
Sipas aktivistëve, gjërat kanë ndryshuar mjaft që atëherë, por problemi i ksenofobisë mbetet aktual në Gjermani dhe në Evropë. Presidenti gjerman, Joachim Gauk ka marrë pjesë në një ceremoni të ngjashme në qytetin ku ai është lindur dhe ku punoi si pastor luterian gjatë regjimit komunist në Gjermaninë Lindore.
Albanian Screen
Comments
Futjani flaken te gjithe
<p>Futjani flaken te gjithe emigranteve te paligjshem qe kontribuojne vetem me krim dhe me vjedhje taksash, sidomos atyre myslimane qe jetojne ne vende te krishtera dhe kerkojne Sharia Law.</p>
Add new comment