Birra Korça rekord konsumimi në ditën e parë të festës

Postuar në 16 Gusht, 2012 04:46

Festa e birrës në Korçë ka nisur mbrëmjen e djeshme me një çelje madhështore, ndërsa “Birra Korça” ka thyer rekordin e konsumit të gotave të birrës që natën e parë të festës, me atë të 30 mijë gotave. 

Ka qenë ora 20:00 e mbrëmjes, kur u shënua edhe fillimi i festës së birrës në ambientet e Parkut Rinia, ndërsa mijëra pjesëmarrës nga rrethe të ndryshme të vendit, por edhe emigrantë iu drejtuan tendave të Birrës Korçs, duke shijuar birrën e parë shqiptare, që sikurse shprehen edhe vetë ata është një birrë e shkëlqyer. 

Nuk ka munguar në këtë mbrëmje edhe muzika e huaj dhe shqiptare e performuar në një skenë gjigante, e cila së bashku me Birra Korçën, krenarinë e qytetarëve korçarë, që tashmë është pjesë e pandarë e festës kanë qenë shoqëruesit më të mirë të mijëra pjesëmarrësve, të cilët festuan deri në orët e para të mëngjesit. 

Ndërsa rreth orës 11:30 të ditës së djeshme, për herë të parë në Shqipëri ka mbërritur një Beer-bike (birrë-biçikletë) me një logo gjigante të "Birrës Korça", e cila do iu dha mundësinë pjesëmarrësve të festës të shijojnë birrë duke pedaluar. 

Promovimi nisi në Bulevardin 'Republika', ndërsa ishte i pranishëm edhe kreu i Bashkisë Niko Peleshi. Ky beer-bike ofron "Birrën Korça" pasi s'duhet të harrojmë që Korça është qyteti i birrës, emrin e të cilës e mban birra e parë shqiptare. Padyshim "Birra Korça" është një markë, një traditë e hershme që tregon imazhin e Korçës, birrë e cila ne na bën krenarë, ne dhe gjithë Shqipërinë. Unë e shijova vetë duke pedaluar dhe është e shkëlqyer. Sigurisht, tashmë e cilësuar si mbretëresha e festës do tërheqë vëmendjen e vizitorëve", është shprehur Peleshi gjatë fjalës së hapjes. 

 

Ballkanweb.com

Comments

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

<p>cfare lajmi eeee;-p Respublika ka nevoje per marketing;-p</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.