Një mësim i mirë për Ramën

Në muajt e parë të legjislaturës së fundit, shumëkush që kishte ndonjë mik socialist deputet, nuk kish sesi të mos gjendej keq teksa dëgjonte shfrimet e deputetëve të PS-së ndaj kryetarit të tyre. Arsyeja ishte e thjeshtë: Ishin me vetëdije në anijen e madhe socialiste, ishin futur tufë në grevë urie të paprecedent...por ishin edhe pa rrogë. Urdhri ishte i prerë nga kryetari: Vazhdoni rezistoni! Nga ana tjetër, me thjeshtësinë ‘e zakonshme’ të procedurës administrative parlamentare, Znj. Topalli u kish prerë rrogat. Të gjorëve u kish mbetur të flisnin vetëm nën zë...
Kuptohet se pushteti i qesëndisi gjatë. Edhe më vonë kur ndodhi 21 janari dhe kur e futi në kalenda gjyqin e Gërdecit. Ata mbetën në protesta pa plan dhe thjesht në një luftë pa krye, që ngriti si zakonisht në fund vetëm figurën e Ramës. Njëshit. Pasi, ashtu si Berisha, të dy prej sistemit politik në fuqi, koleksionojnë të vetëm fitoret dhe mundin, kurse vuajtjet u mbesin deputetëve, që në fillim të mandatit u ngjajnë ushtarëve të dikurshëm të vitit të parë.
Në fakt, kush do ta donte vërtetë kauzën e socialistëve shqiptarë dhe do të ndante me ta shqetësimin për hallakatjen në mesoren opozitare, që deri më tash s’po shfaq ende dritë, do të ishte më mirë t’u dhuronte atyre dhe Ramës librin e Gene Sharp-it nga “Diktatura në Demokraci”, prej vitesh Bibla e përbotshme e ndryshimeve pa dhunë. Shqipëria s’është diktaturë, por që Shqipëria qelbet krejt Autokraci, është e pamundur të mos thuhet. I gjithë sistemi qeverisës në të cilin fuqia politike supreme është e koncentruar tek dora e Berishës, vendimet e të cilit nuk kanë as edhe kufizimin më të thjeshtë ligjor si edhe as mundësinë normale të mekanizimit të kontrollit popullor, kanë thjesht një emër në fjalorin politik: Autokraci.
Në këtë rast, shumë nga ideologët e sotëm të PS-së, bash të shkolluar dhe që citojnë pa fund ideologë, ekonomistë, sociologë të huaj, harrojnë se ideja dhe teoria për kthesën është shumë afër. Një libërth i vogël, që një shtëpi botuese modeste dhe interesante e ka nxjerrë së fundi në shtyp edhe për shqiptarët. Atje ke të precizuar sesi mund të marrësh një pushtet. Dhe, të mos harrohet se sa më i egër dhe i sofistikuar është ai, aq më e thjeshtë është për ta mundur në përshkrimet gati didaktike të autorit.
Mesazhi i tij qendror është se fuqia e diktaturës vjen nga bindja e vullnetit të popullit që qeverisin diktaturat- dhe faktin tjetër se nëse njerëzit mund të saktësojnë teknikat e mospëlqimit të tyre, regjimi do mund të shkërmoqet shpejt. Kuptohet se politikanët tanë rëndom mund të të përqeshin nëse i përmend emrin e Sharp-it, njërit nga kandidatët e Nobelit për 2009, edhe pse falë mësimeve të tij, bota arabe dhe institucionet e saj, mësuan teorikisht sesi ta kanalizonin urrejtjen, ashtu si Otpor në Beograd filloi rezistencën ndaj një prej regjimeve më gjakatare të Ballkanit etj.
Ai nuk pretendon dhunë, por pretendon një strategji të gjerë rezistence. Një e tillë që gati mungon tek Opozita shqiptare dhe përveç kësaj kërkon disa institucione, që në vendin tonë pothuaj as nuk njihen fare. Syresh kanë të bëjnë me sindikatat, institucione nga më të turpshmet në ekzistencën e shtetit shqiptar; administratën, mbushur për fat të keq me militantë; por edhe artin e letërsinë etj. Për ta shtjelluar idenë, Sharp parashtron plot 198 armë “jo të dhunshme” që rreshtojnë nga përdorimi i ngjyrave ndryshe te kyçi i dorës edhe deri tek kinse funeralet dhe bojkotet e vazhdueshme. Për fat të keq, Opozita në të gjitha mitingjet masive, më shumë ka treguar se ka numër mbështetësish, sesa të trandë sistemin autokratik të Berishës, që prej disa prej përfaqësuesve të huaj është artikuluar qartë: Ky njeri sundon por nuk qeveris. Deri më tash, opozita shqiptare shquhet për mangësi dhe mosvazhdimësi, për gjetje të gabuara kundërshtimi dhe centralizim të palogjikshëm të rezistencës së saj. Të zënë për fyti nga këshillat e pambarimta të ambasadorëve, dhe të lloj—lloj pseudosh këshilltarë, që thjesht vegjetojnë dhe presin pushtetin, ata kanë zgjedhur më mirë që të bëjnë një kundërshtim bajat në parlament, që degjeneron normal me fyerje me libër shtëpie, sesa vërtetë t’i tregojnë njerëzve sesi mund të ndryshojnë këtë regjim, nën drejtimin e tyre.
Më thjesht akoma por dhimbshëm, duket se ky pushtet nuk është se i intereson pjesës së madhe të tyre të opozitarëve shqiptarë, që nuk duken aq të shqetësuar për problemet ekonomike vetjake dhe ca më shumë të vendit. Kjo i bën socialistët një grup të dobët dhe që duket se pushtetin (që ka shumë gjasa ta trashëgojnë) ta përcjellin po kaq njësoj si paraardhësit dhe ta mbajnë po njësoj.
Gjithsesi, asnjëherë s’është vonë, këtë Bibël të ndryshimit tashmë e kanë dhe në shqip: Duhet të zhvillosh një strategji për të fituar lirinë (lexo ndryshimin) dhe vizionin e një shoqërie që doni! Kalo frikën me kinse akte të vogla rezistence! Përdor ngjyrat dhe simbolet për të demonstruar bashkësinë e rezistencës! Duhet mësuar nga shembujt historikë të suksesit në lëvizjet jo të dhunshme, dhe përdorimi i “armëve” jo të dhunshme! Përcaktoni shtyllat e mbështetjes dhe zhvilloni një strategji! Përdorni aktet opresive dhe aktet brutale nga regjimi si një mjet rekrutimi për lëvizjen tuaj! Izoloni ose hiqni nga lëvizja pro qeveritare, njerëzit që përdorin apo mbrojnë dhunën! Identifiko burimet që mbajnë diktaturën (Autokracinë) dhe bëji për vete!
“Epo, mirë- i tha një vajzë e re iraniane, ideologut të përmbysjes Gene Sharp (cituar nga CNN), Rinia është shumë e zhgënjyer nga brutaliteti i dhunës përdorur së fundi ndaj tyre...Ndaloi e gjithë protesta e rrugës. Çfarë do t’i thoshit atyre në këtë rast? Si do mund të organizohen sërish?”
"Ju nuk keni pse të marshoni rrugëve përballë ushtarëve me automatikë. Kjo s’është gjë aspak e mençme për t’u bërë. Por ka gjëra të tjera që mund të jenë edhe më ekstreme. Ju mund të rrini të gjithë në shtëpi”. “Komplet qyteti në qetësi dhe çdo ditë në shtëpi”. “Dhe, ti mendon se regjimi do çajë kokën për këtë?”, ia pat vajza...Biseda mbyllet thjesht me një tundje koke: Po.
A mundet që Rama ta kuptojë këtë lloj rezistence dhe Berisha ta ndjejë? Në planin zdërhallës shqiptar aspak. Këtu të gjithë tallen dhe bëjnë të mençmin vetëm në kafe dhe kuptohet para të huajve. Jo më kot lufta e opozitës shqiptare është një zhgënjim i madh dhe me gabime të mëdha taktike. Por më shumë akoma, ajo s’ka treguar asnjëherë se funksionon si një strukturë e tërë, e cila do të vendosë pikat mbi i. Në këtë rast edhe mësimet e Gene Sharp-it e kanë të vështirë që të japin ndonjë ide, nëse ato nuk shihen ashtu si janë... fare thjesht.
Kështuqë edhe në të ardhmen, deputetëve të PS-së u mbetet të presin sms-të e kryetarit dhe kur privohen për ndonjë gjë, siç ndodh rëndom kur s’begenisen, të ankohen tek shokët e tyre për kryetarin dhe për këtë dreq Berishe, që s’do t’ia dijë fare dhe që po plotëson qetësisht qëllimin e tij më të madh të karrierës që ta drejtojë shtetin shqiptar në 100 vjetorin e tij, si shtetari i parë real de jure dhe de facto i këtij vendi.
Gazeta Shqiptare
Comments
Mesimi mund te jete i mire po

Mesimi mund te jete i mire po Rama vete eshte nxenes i mire!? Deri me sot ka treguar se eshte si ai femija i llastuar qe thote ¨topi eshte i imi, penalltine e gjuaj une¨

pyetja eshte: a deshiron Rama

pyetja eshte: a deshiron Rama demokraci? Keqkuptimi nis ketu si per Andonin, si per Nanon (Mucin), si per popullin tone. Nese Rama do thjesht autokraci per veten e tij nuk me duket se problemi ngelet se si te hidhet Sala.

Ky liber do vlente shume po

Ky liber do vlente shume po te vinte Rama ne pushtet se sa per Berishen, mjafton te mos sulmosh me molotov Kryeministrine, dhe reago nga mengjesi deri ne darke se ste gjen gje. Po me ardh Rama si i behet?!!! Une disa protesta i beja i vetem para Bashkise dhe me ka hap 12 gjyqe dhe kallzime penale per shpifje;-ppp duke qene ne Opozite:-))))

PSE MERRENI ME ALTIN GOXH

PSE MERRENI ME ALTIN GOXH LEGENIN, O NJEREZ?

Akoma me gjyqet ti? Te kisha

Akoma me gjyqet ti? Te kisha qene ne vend te Rames, nuk do te kisha hedhur ne gjyq per shpifje, por per lehje dhe prishje te qetesise publike! Ne fakt, bashkia pat marre nje aksion me saçme ndaj qenve ne ate kohe, por per shkak se protestoi Shoqata per mbrojtjen e te drejtave te kafsheve dhe ajo Gay Pride, nuk e çoi aksionin deri ne fund. Gjynah!

ju ka ardh aty ku smban po

ju ka ardh aty ku smban po ske cte besh, do durosh o Erjon Vëra and Co;-))) Me menyren se si reagoni e demostroni urrejtjen dmth vuajtjen qe ju kam shkaktu;-))) Cti besh... kur jua zhysja s'perdorja vazeline, ju ka dhemb eee;-)))))

edit i pelqen vetem mendja e

edit i pelqen vetem mendja e tij.vazhdo keshtu edi,ndryshe si do te fitoje perseri e djathta ne 2013.

Zoti Andoni, jeni futur Ne
Zoti Andoni, jeni futur Ne Nje qorrsokak qe sju nxjerr dot njeri e aq me pak lexuesit e Respublikes! Ju nuk jetoni Ne autokraci sepse autokracia nenkupton institucionalizem autoritar! Ju dhe une jetojme Ne Monarki jo kushtetuese, ne nje shtet pa autoritet e me kapitalizem monopolist Ne baze te familjes....qe fillesat i ka pasur Ne Shekullin e 14!
. Ne nuk kemi ushtri a polici autoritariste por grupe paramilitare qe kontrollojne qetesine Ne kryeqytet, nuk Jane Ne gjendje te sigurojn kufijte e vendit por pergjojne opoziten!
Kush nga Ne mund te hap biznes Ne Tirane ku jetojme pa njohuri paternaliste!
Po mos prishni imazhin e demokracise dhe kapitalizmit me eksperiencen e deshtuar shqiptare te ketyre 22 viteve! Por per cfare demokracie diskutoni kur skemi jetuar Nje dite Ne Demokraci ????? Kemi jetuar te lire nga Shtypja Enveriste ?????Po mungesa e represionit Hoxhist nuk na klasifikon si Demokraci !
Ju nuk duhet te beni te pa-anshim por te edukoni publikun Shqiptar! Lexoni komentin e mesiperm ku Nje lexues uron te fitoje e Djathta Perseri Ne 2013????? Cila e djathte???? Ilir Meta eshte e verteta Socialiste dhe sot ka 20% te pushtetit; Saliu eshte i gjelbert (green) sipas deklaratave te tij Po Ti besojm shendetit te tij mendor!
Po I kujt eshte faji qe njerezit besojne se Iliri e Saliu Jane e djathta???? Lerini sofizmat shendetesore e pasurore prurese por ju lutemi te kontriboni Ne iluminizmin e Shqiptareve e Jo qorrollepsjen e tyre!
REspect!
Gene Sharp, si profesor i

Gene Sharp, si profesor i mire ka studiuar karakteristikat e perbashketa te shume levizjeve anti-diktature, por as ka organizuar ndonje prej tyre, as ka konsultuar te tilla.

Eksperienca e te tjereve eshte gjithmone e vlefshme, por vetem i zoti e nxjerr gomarin nga balta!

Ne kete shtet me kete

Ne kete shtet me kete demokraci te shthurur, ne kete shtet ku sundohet dhe nuk drejtohet, veshtire se do te triumfoje ndonjehere demokracia e vertete. Dhe kjo vjen nga qe ne kete rruge eshte demokracia ne te gjithe boten. Te gjithe duhet te bindemi se "Ky stan kete bulmet ka". Jetojme ne nje rend qe, pavaresisht nivelit ekonomik, eshte i destinuar te deshtoje qe cikli historik te perseritet. E pse te mos ndodhe kjo, kur njerez qe kapin suksesin ekonomik, ne pergjithesi jane injorante, debile dhe ne kete kohe krize jane kthyer edhe ne arrogante. Populli i mjere punon (ajo pjese qe ka mundur te gjeje ndonje pune) punon pa orar, pa para, pa kushte dhe pa te drejte fjale. Kjo situate ishte pra 100 vitesh, por tani nuk justifikohet. Spjegojeni ju qe vetem dini te mbroni njerin apo tjetrin krah se pse ndodh qe te varfrit po shtohen, ndersa te pasurit as e kane menduar ta ulin nivelin e qefit, por kane shtuar agresivitetin ndaj punonjesve. Vertete kane sukses te perkohshem, pasi punen ua bejne profesionistet, pagat i kane ne nivele denigruese, shtetit i paguaje aq pak sa edhe shteti bie ne nivelin idiotesk, punonjesit i sigurojne ne nivelin e pages minimale dhe kur i sigurojne, mjere ata punonjes sa vuajne qe ta marrin ate page e cila nuk dihet se kur (nuk) i kalon ne banke. Strategjia e nje shteti te tille nuk mund te quhet strategji e shtetit te vitit 2012,or 1912, 1812. Politologet apo studiuesit as po e vrasin mendjen ta studiojne fenomenin e rritjes se amlitudes i pasur - i varfer, po per te mos ofenduer ndonjerin, hendekun i pasur - popull. Thoni se ku do te çoje ky hendek ne nje te ardhme te afert? Mos valle di ndonje qe biznesi eshte realizuar ndermjet tokes dhe qiellit, pa njerez, pa punetore? K mundesi qe nje njeri te beje biznes pa punetore?

Nuk besoj se Sharp funksionon

Nuk besoj se Sharp funksionon kudo, e aq më tepër në sundimin e shqiptarëve nga Berisha. Ka inorancë të gjeneralozuar në ktët vënd, që është rritur edhe më shum[ 22 vjetët e fundit. Unë besoj se fundi i Berishës është bashkë me fundin tonë. Ai është një përbindësh, është i mbinatyrshëm. Diktatura e Enverit ishte e shpallur, por tani kemi diktaturë në demokraci, tepër e rrezikshzme. Berisha rrezohet vetëm me revoltë popullore, Sharp nuk bën punë këtu. Berisha manipulon, beln gazetarë, blen dipllomatë të huaj, falë teritore shqiptare në këmbim të pushtetit të tij . Ne do të mbetemi në të njëjtën gjëndje seri sa të jetojë Berisha, madje dhe në opozitë, në mos ngjaftë që të ngrihet nga varri.

Edhe Ben Andonit duhet ti

Edhe Ben Andonit duhet ti jete prere burimi financimit , perderisa nga nje gazetar korrekt dhe asnjanjes eshte rrjeshtuar edhe ai me pusht-analistet e klanit te qeverise. Ti gazetar qe na servir mendjen , po e quaj te nobelistit Sharp, me thuaj - a ke protestuar ndonjehere ? Qofte edhe me shkrimet e tua , je perplasur ndonjehere me qeverite ? Asnjehere ! Si ndodh dhe a mund te argumentosh me analizen tende pse shumica e pusht-analisteve " zgjidhjen " apo daljen nga autokracia e parase e kerkojne jo te dhuna e pushtetit por te " dobesia" apo pafuqia e shoqerise ndaj te keqes. Pse nuk perqendrohesh me analizen tende tek nevoja dhe forca e votes se lire ; forca e votes se lire e rrezon si keshtjelle rere gjithe teorine e Sharp-it tend. Personalisht asnjehere nuk kam besuar tek teorite qe nuk shoqerohen me aksione politike . Ne te kaluaren jo te larget kete gje e kane bere me mire luftetare te tjere te shoqerise civile si M. L. King J. Baez , M. L. King , D. Bowei , K. Klei , M. Sakarov , San Suu Kyi ... deri te E. Rama dhe A. Klosi ne vitin 90 , ne nje kohe qe salinjte benin analiza ne KQ te PP... dhe berishistet e sotem me forcen e parase kane krijuar oligarkine e parase . Keshtu quhet ajo qe Sharp-i jot rreket ta quaj diktature apo autokraci.

Add new comment