Kryeministri polak: Europa nuk ka më karburant

Polonia është përfshirë prej disa vitesh në një polemikë dhe marrëdhënie të tensionuar me Bashkimin Europian. Ligji për Gjykatën Kushtetuese, sjellja e partisë në pushtet, Ligj dhe Drejtësi, qëndrimet e fundit legjislative dhe publike për Holokaustin, të gjitha bashkë kanë përkufizuar një Poloni që është problem për narrativën monotone, njëngjyrëshe të stabilitetit të vlerave në Europë. Por duket se elita politike polake nuk vuan nga ndonjë kompleks në këtë drejtim dhe në shtjellimin publik të tezave të veta.
Në një intervistë për revistën e njohur “Spiegel”, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, shpreh hapur pikëpamjet e veta për ato që janë çështje debate sot në BE.
“Polonia është një vend shtet komb demokratik njësoj sit ë gjitha vendet e tjera të Europës. Dhe ne jemi pragmatistë. Ne kemi një problem me një pjesë të elitës politike europiane dhe me gazetarët, por jo me njerëzit e zakonshëm. 97% e investitorëve të huaj do të donin të vinin sërish në Poloni. Por ju keni të drejtë për faktin se ne duhet të shpjegojmë më mirë politikat tona”, shprehet ai.
Sipas tij kritikat e Brukselit për reformën në gjyqësor janë false dhe të pabazuara ndërkohë që përpjekjet e Polonisë kanë imponuar sjelljen prej partneri nga BE dhe jo më të një mësuesi.
I pyetur për qëndrimin e Polonisë në raport me Europën, Morawiecki thotë se shumica e shoqërive në Europë dëshirojnë një Europë të Shteteve dhe jo një federatë, apo Shtetet e Bashkuara të Europës. Ai ka vlerësuar rolin e NATO-s dhe rëndësinë e partneritetit transatlantic, si garanci për sigurinë dhe demoracinë në botë.
I qartë dhe i hapur në qëndrimet e veta, kryeministri polka thotë se Europa nuk ka më ideale. Idetë kryesore të pas Luftës, si rritja ekonomike dhe ulja e papunësisë, integrimii vendeve ish-komuniste, paqja dhe ekonomiae tregut, nuk mjaftojnë më.
“Unë jam një idealist. Ne duhet të punojmë për ide të reja për Europën. Për mua ide do të ishin pyetje si p.sh si do të përballemi me robotizimin, me kapitalizmin e përshpejtuar, me transformimin e botës së punë përmes automatizimit dhe inteligjencës artificiale dhe me pabarazinë, që është rritur në mënyrë eksponenciale. Këto janë pyetjet e së ardhmes, unë jam dakord me Thomas Piketty në këtë
shprehet ai.
Comments
Nje nga vendet e dores se
Nje nga vendet e dores se dyte ne BE sa merr pak kembet fillon e jep mend e ben karagjozin. Ju duket sikur keni politike tuajen si portal, delegjitimimin e BE para shqiptareve. Vetem artikuj te kesaj natyre nxirrni. Aspak te kundert.
Nuk deligjitimohet BE para
Nuk deligjitimohet BE para shqiptareve nga shkrimet e nje portali. As edhe para lexuesve te vet. Eshte teper ta thuash kete zoteri apo zonje. Por qe ka sjellje jolegjitime kjo eshte shume e vertete dhe nuk kemi asnje kompleks te shkruajme per kete. Edhe per faktin se sjellje te tilla, si shurdhmemeceria per drogen, i kemi prezent edhe ne Shqiperi.
E nderuar redaksi, zonja apo
E nderuar redaksi, zonja apo zoteria ka plotesisht te drejte. Perpara se te shkruani per sjelljet jolegjitime te BE, te cilat nuk mungojne, do te ishte e udhes te shkruanit edhe per shperberjen e shtetit ligjor ne Poloni, per venien nen kontroll nga qeveria e PiS fillimisht te gjykates kushtetuese dhe se fundi te gjykates se larte, etj etj. Qeveria e re katoliko-nacionaliste polake e konsideron veten si bastion kunder islamizimit te Evropes dhe ka ngritur nje fushate te eger ksenofobie dhe antisemitizmi,nje politike krejtesisht hipokrite po te kemi parasysh qe qindramijera polake punojne dhe "hane buken" e asaj Europe qe ne Poloni e mallkojne.
Ju e dini mjaft mire qe politika e Polonise dhe vendeve te tjera te Vishegradit eshte ne kundershtim me interesat e Shqiperise dhe me aspiratat evropiane te vendit tone. Per fat te keq nuk kemi pare ndonje shkrim kritik te ketij lloji, por seleksionohen tema dhe artikuj propagandistike te denje per Russia Today.
Informohuni Ju lutem perpara
Informohuni Ju lutem perpara se te ngrini akuza:
http://www.respublica.al/2018/01/11/tusk-paralajm%C3%ABron-polonia-k%C3%ABrkon-t%C3%AB-braktis%C3%AB-be-n%C3%AB
http://www.respublica.al/content/polonia-n%C3%ABn-frik%C3%ABn-e-rusis%C3%AB-reportazh-i-%E2%80%9Cder-spiegel%E2%80%9D-nga-varshava-ku-flitet-p%C3%ABr-luft%C3%AB-dhe
http://www.respublica.al/2017/07/20/polonia-nuk-t%C3%ABrhiqet-miratohet-reforma-q%C3%AB-i-heq-pavar%C3%ABsin%C3%AB-gjykat%C3%ABs-s%C3%AB-lart%C3%AB
http://www.respublica.al/2015/11/11/tone-kritike-drejt-gjermanis%C3%AB-nga-varshava
http://www.respublica.al/2017/03/29/p%C3%ABrball%C3%AB-gjermanis%C3%ABbe-me-laps-n%C3%AB-dor%C3%AB-%E2%80%93-intervista-e-%E2%80%9Cpazakont%C3%AB%E2%80%9D-e-ministrit-t%C3%AB-jasht%C3%ABm
http://www.respublica.al/2017/12/18/p%C3%ABr%C3%A7arje-serioze-n%C3%AB-be-p%C3%ABr-shkak-t%C3%AB-refugjat%C3%ABve
http://www.respublica.al/2016/03/26/nj%C3%AB-evrop%C3%AB-dy-bot%C3%AB\
http://www.respublica.al/2017/11/11/europa-do-t%C3%AB-jet%C3%AB-e-bardh%C3%AB
http://www.respublica.al/2018/01/02/europa-p%C3%ABrball%C3%AB-demokracis%C3%AB
http://www.respublica.al/2017/07/19/kontrolli-mbi-gjyq%C3%ABsorin-be-gati-t%C3%AB-pezulloj%C3%AB-polonin%C3%AB
http://www.respublica.al/2015/12/29/loja-me-zjarrin-e-polonis%C3%AB
http://www.respublica.al/2015/12/24/qeveri-t%C3%AB-plotfuqishme-nj%C3%AB-shembull-i-ngjash%C3%ABm-me-shqip%C3%ABrin%C3%AB-n%C3%AB-poloni
http://www.respublica.al/2017/05/11/gjermania-duhet-t%C3%AB-marr%C3%AB-drejtimin-e-europ%C3%ABs
Duke lexuar komentet, u
Duke lexuar komentet, u perfshiva ne kujtimet e kohes se kaluar te "socializmit" dhe diktatures "se proletariatit". Si gjithnje miku dhe armiku, si gjithnje akuza te trilluara. Sa per dijeni, Polonia eshte pjestar i EU-se (BE-se) jo qe ti serviloset cdo lloj programi te Brukselit, por te thote mendi min e saj e lire dhe e barabarte me te gjitha shtetet e tjera, -gje qe diskutantet e kohes se "socializmit", qe jane po te njejtet sot, nuk e kuptojne ose nuk duan ta kuptojne. E dyta, (per komentuesin e trete), Polonia nuk e ka vene drejtesine nen kontrollin e politikes, sic po e vene de jure edhe ne Shqiperi, (sepse de facto eshte nen politiken), por pikerisht kundershton keto perpjekje te Brukselit qe drejtesia te vihet nen kontrollin e politikes dhe ekzekutivit; per kete pune parlamenti polak e la drejtesine ne dore te saj. Dhe e treta, Polonia (apo dhe redaksia e respublices, qe pak me intereson), mund te beje edhe ndonje gabim, apo mund te jete paksa nacionaliste, apo mund te hiqet si shume respektuese e ndarjeve te pushteteve, apo-apo te tjera, por ne radhe te pare ajo po e ruan identitetin e popullit polak dhe e dyta nuk eshte nevoja qe te gjithe te duken njelloj.
Add new comment