Ca e ca po shohin rrezikun e sundimit të pakicës!!!

Postuar në 26 Korrik, 2012 03:53
Mustafa Nano

Një shqetësim që dallohet mbi të tjerët në Shqipërinë e sotme është ai që ka të bëjë me një regjim të kontrollit progresiv që mazhoranca, më së pari e më shumti Kryeministri Sali Berisha, ka vendosur mbi institucionet publike e shtetërore, e mbi jetën publike e politike. Si zor të gjesh ndonjë njeri të arsyeshëm që ta mohojë këtë fakt. Është vetë Berisha që nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta maskuar këtë strategji të tijën për të shtënë në dorë gjithçka. Për të ilustruar këtë që sapo thashë, do mund të bëja fare kollaj një listë të gjatë strukturash shtetërore, të cilat janë nën kontrollin e Kryeministrit. Por më duket më e udhës, s’ka gjë se më e mundimshme, të bëj një listë fare të shkurtër institucionesh që janë të pavarura, që kontrollohen nga opozita apo që kontrollohen nga faktorë të tjerë joqeveritarë. Cilat janë këto? Këtu po fus disa media opozitare, ose neutrale, disa organizata joqeveritare, dhe – në lëmin e institucioneve publike – po llogaris Avokatin e Popullit, gjykatat e të gjitha niveleve, Kontrollin e Shtetit (e shihni sa zemërgjerë po tregohem?), SHISH-in, Prokurorinë dhe kaq. Deri dje ish dhe Presidenti. Qysh sot nuk është më. Nishani mund t’na befasojë nesër, por sot ne nuk mund të injorojmë faktin që ai është zgjedhur President për t’i shërbyer Berishës, i cili shumë shpejt synon të marrë kryeprokurorin, dhe kreun e SHISH-it (këto dy emërime përbëjnë punët më të para që Nishanit i duhet të bëjë për mentorin, mbi të gjitha bossin, e tij), dhe kështu brenda gjysmës së dytë të këtij viti bien tre nga institucionet më të rëndësishme të shtetit, që deri më tani kanë qenë të pakontrolluara nga Berisha (të kuptohemi, nuk kanë qenë në asnjë rast kundër Berishës ndonëse ky i fundit u ka dhënë arsye të jenë kundër tij, e ndonëse ia ka dashur puna t’i quajë si armiq për vdekje). Sistemin gjyqësor, tok me do institucione të tjera, i llogarita të pavarur, por nuk duhet t’na dalë nga mendja se në një klimë të kontrollit të institucioneve të shtetit nga një dorë e vetme, njerëzit e sistemit të drejtësisë tremben vetvetiu, gjë që është provuar më se njëherë. E në këtë kuptim, shumë shpejt mund të vijmë në rrethanat, kur entet e entitetet e pavarura do të numërohen me gishtat e njërës dorë, e kur asnjëra sosh nuk do të jetë një institucion publik apo shtetëror.

Kjo është situata, dhe opozita, ngaqë i kanë mbetur në dorë çelësat e kashtës, po kërkon të shfrytëzojë ndërhyrjen në Kushtetutë për çështjen e imunitetit edhe për ndërhyrje të tjera që synojnë zgjedhjen e kryeprokurorit, apo të anëtarëve të Gjykatës së Lartë me një shumicë të cilësuar (me 84 vota). Është kjo një kërkesë normale? Apo janë qiqra në hell që kërkon Rama? E vërteta është se kjo kërkesë është e diskutueshme sa të duash, e prandaj mazhoranca është në të drejtën e vet ta refuzojë, ashtu siç është në të drejtën e socialistëve ta kërkojnë një gjë të tillë në rrethanat e instalimit të një regjimi putin-ian në Tiranë.

Dhe kjo po ndodh. Berisha po e refuzon. Por shihni çfarë argumenti ka nxjerrë për ta hedhur poshtë si kërkesë: “Ky vend për 45 vite është drejtuar nga një pakicë. Ka ikur kjo kohë. Unë i bëj thirrje zotit Rama të lërë mënjanë pazaret. Nuk është kultura jonë ‘e tëra për mua, asgjë për kundërshtarin’. Është për të qeshur, apo jo? Berisha po flet për një situatë, në të cilën është pakica parlamentare që përpiqet të sundojë, e të cilën ai nuk mund ta lejojë. Mund të flasim sa të duam ne të tjerët, por atij aq i bën; ai ka krijuar ca realitete të tjera në kaptinën e vet, dhe të gjitha arsyetimet i vërtit rreth atyre realiteteve. Themi ne që Berisha po merr nën kontroll gjithçka? Hm, punë e madhe. Ai vetë ka shqetësim tjetër në mendje, ai ka shqetësimin që pakica parlamentare kërkon t’i marrë të gjitha.

Nuk do t’ia vlente të komentoje Berishën në këtë rast (ashtu si dhe në raste të tjera), por njerëzit e mazhorancës, madje dhe ca që njihen si më racionalët mes tyre, po i mbajnë iso kësaj logjike sureale. Një nga këta është Neritan Ceka. Unë besoj vërtet se Ceka është, në mos tjetër, një njeri racional, por ky, në një intervistë për televizionin A1 Report, u vu të ndiqte e të përligjte pretendimin e Berishës mbi një sundim fantomatik të pakicës parlamentare. Është të vësh duart në kokë. Të shohësh në Shqipërinë e sotme rrezikun e sundimit të pakicës parlamentare do të thotë të jetosh në një botë mirazhesh e halucinacionesh.

“[Me propozimin e tyre për të emëruar kryeprokurorin dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë me 84 vota] socialistët po bëjnë një lojë, me synimin për të marrë kryeprokurorin dhe për të vendosur nën kontrollin e partisë së tyre gjykatat, të cilat duhet të jenë të popullit, e jo të një partie”, ka thënë Ceka në atë intervistë, sipas shqiptares.com. Dhe po aty nënvizon me ton të prerë: Edi Rama ta harrojë Prokurorin e Përgjithshëm dhe Gjykatën e Lartë!

Tani, Rama thotë “hajt t’i zgjedhim me 84 vota ca krerë apo anëtarë institucionesh të pavarura”, gjë që don të thotë “hajt t’i zgjedhim bashkë”, dhe këtë propozim mund ta hedhësh poshtë, ç’është e vërteta, si një praktikë që bart rrezikun e bllokimit të procesit të emërimit në këto poste, mund ta hedhësh poshtë si një praktikë jo të preferueshme kudo në botën demokratike, mund ta hedhësh poshtë edhe me argumente të tjera, por ta hedhësh poshtë si një tentativë të opozitës për të marrë nën kontroll institucionet don të thotë se – kështu thonë andej nga viset e mija –  ‘truri t’ka lënë shëndenë’. Në fakt, sikur t’mos e dija autorin e këtyre deklaratave, do thoja se i ka nxjerrë nga goja ndonjë koqe kandari. E prandaj jam i pagojë kur mendoj se është Ceka, për të cilin – përsëris – kam menduar gjithë herën se është një nga qeniet racionale të këtij vendi. Apo s’jam unë racional që kam parë tek Ceka një racional?

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Hahaha, koment i bukur, sidomos ai permbylles per Ceken. Gjithsesi, Z.Nano, duhet te pranoni qe opozita po vuan pasojat e tentatives qe beri Rama ne 2008 per ta bere veten nje Putin ne miniature(me ndryshimet kushtetuese). Opozita i ka dhene me te dy duart gjithe pushtetet kryeministrit, me iluzionin qe do ishte ai sot ne pozicionin e Berishes. Kujisjet per konsensus qe ben Rama per zgjedhjen e Presidentit, Prokurorit te pergjithshem, apo ndryshimet me marsh indietro te kushtetutes, jane kujisje per te cilat askush nuk dyshon se jane hipokrizi dhe kapje pas fijeve te barit te atij qe eshte buze gremines. A duhet te alarmohemi qe republika parlamentare qe kemi po shendrrohet ne republike kryeministrore? -Natyrisht qe po, por qe kjo te mos ndodhe,  duhet qe me pare tu jepet  shkelmi i fundit atyre qe jane ideatore, arkitekte dhe zbatues te kesaj felliqesie; Rama eshte njeri prej tyre. Ai me kryesori...

Submitted by ajsberg (not verified) on

Stadiumi: Shqiperia. Ekipet ne fushe: PD-ja pritese e PS-se.Trajnere: Berisha dhe Rama. Kapien skuadrash: Patozi e Ruci. Arbiter kryesor i percaktuar ne momentet e fundit: Nishani. Fusha ne gjendje jo te mire teknike per shkak te rreshjeve te shumta politike.Tifozeria 50 me 50. Ovacione plot. Formacionet dhe taktikat jane per PD-ne me tre sulmues ndersa me PS-ne me 8 mbrojtes e  1 kundersulmues.Rezultati? Jemi ne pritje...Do fitje me i miri, qe ka formacion me te mire, qe ka taktike me te mire, qe ka trajner me te mire...Dhe ne fund: Urra,uuurrrrraaaa...Mosss,offff, boooffff...Arbitri sheh kronometrin...Ne shohim njeri tjetrin ne sy pa fjale...Keshtu sic jemi katandisur...te dale ku te dale!...Stadiumi : Shqiperia. Vezhgues: Arvizuja...Uuuaaaaaa???!!!...

Submitted by ajsberg (not verified) on

Me falni se harrova...Komentator sportiv: Mustafa Nano...

Submitted by katarakti (not verified) on

Sigurisht qe nuk je ti racional. Ceka e ka treguar se eshte nje njeri qe mendon vetem per xhepin e vet. Nuk ka as parime dhe as skrupuj. Si shumica e politikaneve shqiptare. Boll ta shohesh se si e ka dredhur nja 30 here gjate ketyre viteve dhe e kupton. Ne Shqiperi ka pak figura me integritet, me ndjenje patriotike, vetmohuese., ne sherbim te se mires se pergjithshme dhe Atdheut.Shkaterrimi material i vendit eshte shoqeruar me shkaterrimin moral te njerezve.

Submitted by moralisti (not verified) on

E ke kapur shume bukur Muci! Sipas meje edhe nga pikpamja gjuhesore "sundimi i pakices" ne rrethanat aktuale nuk ka sens. Eshte njesoj si te thuash se po vuajme nga te ftohtit ne vere.

Permbajtja kuptimore e gjuhes po peson trauma ne gojen e kryeministrit. Absurditeti logjik po con drejt absurditetit shprehimor dhe kjo ka kohe qe ka filluar, qe kur eshte konkluduar se maxhoranca aktuale eshte me e sukseshmja ne bote dhe ajo qe nuk ben detyrat e shtepise eshte opozita. Ky vend vuan jo nga qeverisja e keqe, por ngaqe opozita nuk di ti mbaje ison maxhorances. Se shpejti kjo logjike do te na coje tek perfundimi se e keqja e vetme e ketij vendi eshte vetem nje : ekzistenca e opozites.

Sa per Ceken, eh te shkuara te harruara: na ishte nje here nje burre i mencur...

Submitted by I-liri (not verified) on

Pyete CEKEN !  C'ishte diktatura e proletariatit? Ai e di mire. Edhe SRB-i e di mire , pasi ato parime po zbaton.

Diktatura e proletariatit eshte sundimi i shumices mbi pakicen.

Ndersa demokracia eshte. Jo te gjitha i mer shumica. Edhe pakica vleresohet dhe i jepet ajo qe i takon.

Submitted by Jani (not verified) on

Natyrisht qe nenteksti i zotit Nano eshte i qarte per "racionalitetin"  e zotit Ceka, ai gjithnje ka qene racional per "curven"  (perkuljen) e tij. Por, ajo qe me habit eshte se akoma ka njerez qe besojne se ne PD ka njerez me dinjitet dhe karakter. PD asnjehere nuk ka patur persona te tille, edhe bishtat qe jane larguar prej saj te pafytyre kane qene, qe nga Meksi me kompani e deri te Topi me gjithe skuadren e re. Shohim e degjojme shpesh, qe te larguarit nga PD, jane personalitete, por kur ishin brenda bandes PD ishin me keq se keta te fundit qe jane ne bande. Mentaliteti monist, filozofia e jetes totalitare dhe te menduarit enverist nuk eshte larguar ndonjehere ne Shqiperi.  Kjo eshte dhe fatkeqesia e kultures sone te pandryshuar. Kjo eshte dhe e keqja jone kolektive qe mbahet gjalle nga tipa te tille si Sala, Rama dhe tere analistet perfshi edhe Nanon me analiza te njeanshme.

Submitted by ATILA (not verified) on

KUSH E SE NJEH SALI SATRAPIN
QE KUR FLET TA CAN DHE TRAPIN
KUR HAP GOJEN VJELL VEC VRER
ISHLLAH I MBYLLET NJEHERE
SHQIPERI TE HENGRI TENJA
SA KE SALIUN BRENDA
SA KE MURTAJEN E ZEZE
QE DI VEC TE VJELL E TE NDEZE
TE SHAJE E TE SHPIFE MARREZIRA
SE E KA ZAKON QELBESIRA
TE VODHI, TE NDAU, TE VRAU
VAMPIRI QE QAFEN TA CAU
TA PIU GJAKUN E SU NGI
AI CAKALLI ME GJITHE LUKUNI
O ZOT NA SHPETO NGA KY MALLKIM
KTHEJE PERSERI NE ATE VRIME
NGA DOLI FUTE LANETIN
SE E TMERROI I PESHTIRI MILETIN
PO TA KISHTE TE EMEN NE JETE
DO E BENTE E SHKRETA LANET
E NGRATA ZOTIT DO I ISHTE LUT
NE VEND TE TIJ ME MIR NJE MUT
SHQIPERI DURO DHE NJEHERE
SE NJE DJALE PER TY DO TE LERE
DO TE DOJE TE NGREJE ME LAVDI
DO TE MBAJE ME DESHIRE MU NE GJI.

Submitted by Anonim (not verified) on

Sapo Saliu  i beri djalin ambasador Cekes, ai u kthye ne pozite...Gjenerali i Cerrikut eshte epitetuar Ceka nga Sala

Submitted by nik (not verified) on

o Muci.

Ku ishe ti kur te gjith antaret e gjykates larte dhe kushtetuese u zgjodhen nga kryesia e PS dhe nga grupi deputeteve te PS.

apo atehere nuk prishte pune se ishin te majte,ndersa tani qe nuk ndodh nje gje e tille flet perralla.

Submitted by Mato Gruda (not verified) on

I dashur Mustafa,

Sa bukur shkruan, per sevda,

Sa per te qeshur ha ha ha

Kur degjon Salen tralalalala

Qe thote: Pakica kerkon sundimin

me kushtetute te Shqiperise

Dhe ti e gjete. Sa shpejt e gjete?!

Qe ca "sojseze", ish racionaliste,

Shkuan per lesh tek thone: u prish

Se bejne hesap e u del "idiotce"

s'ka mazhorance me 84 koqe,

E po "idiotce" i thone vetvetes

Ka mazhorance qe mund te zgjedhe

nje prokuror me vota te veta?

Se gjejne dot,  kerkojne Markon

qe t'u pergjigjet shkurt e prere:

Kush e zgjedh prokurore me 84

kur Sala ka vec 74

Pergjigjet Marko i viseve te tua:

Shoku Edi Rama ben aprovimin

Shoku Gramos Ruci ben propozimin

Shoku Sali Berisha ben votimin.

Pastaj thellohen "racionalistet"

t'i vene piken i-politikes:

"PS kerkon Sundim t'pakices."

I vene pastaj kryq arithmetikes.

Po ti je aty, rri gati-tu!

Qe t'i mberthesh e ti shperthesh,

t'i krahasosh dhe shkaterrosh.

Ti besh pershesh ti çosh per lesh.

Se ti je zgjuar, perhere fituar

me dordolecet salinjte saleshet

Me PD-istet me tere pucistet,

Ti ke fituar me qeverrine,

me tere ministart me policine.

Nder te gjithe penat

ti je me e mira,

Zoti te dhente fuqi

te shkruash mbrekullira.

Submitted by Lleshi (not verified) on

Mustafa!

"Ku ishe ti Adam" kur Raama propozoi ndryshimet kushtetuese nderkohe qe ishte i bindur se do te fitonte zgjedhjet, dhe sipas tij do te behej mbret?!

Ate cfare ka mbjellur ate do te korre zoti Rama. A nuk ishte pikerisht ai qe ditet e fundit te fushates ju versul me pabesine me te madhe aleateve te tij, nderkohe qe Berisha i afronte te vetet dhe i inkurajonte ?!

Nuk po mbroj zotin Berisha ketu, por duhet te jesh i pameshirshem edhe me zotin Rama i cili gjate ketyre viteve ka treguar se mbi supe mbane nje koke si ena e danaideve :)

Submitted by timo (not verified) on

Me keqardhje them se jeni igabuar, z.Nano,me konsideratën për Cekën. Ai që kur ka hyrë në jetën politike është këthyer në një Dallkauk i vërtetë.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.