Sa shumë ushqime importi!

Postuar në 26 Korrik, 2012 03:43
Eduard Zaloshnja

Jo pak shqiptarë, kur psonisin këto ditë, bëjnë pyetjen: " Si shpiegohet që kaq shumë fruta e perime importohen nga jashtë, edhe tani në kulmin e sezonit të prodhimit vendas ?" Ndërsa ata që ndjekin statistikat e INSTAT-it, mund të bëjnë pyetjen se si shpiegohet që për çdo 100 lekë mallra ushqimore që kemi eksportuar në 6 muajt e parë të vitit, janë futur në Shqipëri 766 lekë mallra ushqimore importi (http://www.instat.gov.al/graphics/doc/tabelat/trjnew/TRJ_Qershor_12/t2.xls). Dhe këto pyetje të çojnë vetiu tek pyetja tjetër më thelbësore: "Si shpiegohet që privatizimi i bujqësisë, në vend që të sillte bollëk të produkteve bujqësore shqiptare, ka sjellë në fakt lënien e jo pak tokave djerrë?" Kësaj pyetje, shumë analistë i janë përgjigjur me të drejtë se fajin e ka politika.

Kritikat kryesore ndaj politikës grupohen në dy kategori. Në ato që shohin si fajtore primare politikën e periudhës së diktaturës komuniste, e cila e shfytyroi bujqësinë me eksperimentet ekstreme kolektiviste, dhe ato që ia hedhin fajin PD-së për inisiativën e shpërndarjes së tokës atyre që e punonin.

Të dyja këto kritika qëndrojnë, por nuk e adresojnë plotësisht problemin. Kështu, është e padiskutueshme që kolektivizimi i sforcuar ekstrem vrau ndjenjën e pronës dhe komunitetit në fshatin shqiptar. Por të njëjtën gjë kolektivizimi e kishte bërë edhe në Kinë, e cila, pas shpërndarjes së tokës për përdorim anëtarëve të komunave bujqësore, e dyfishoi prodhimin e drithërave në 10 vjet. Gjithashtu, është e padiskutueshme se parcelizimi i tokës bujqësore mbi parimet e barazisë është një politikë jo fort e bazuar në llogjikë ekonomike. Por nuk duhet harruar se zhvillimi i vrullshëm i bujqësisë japoneze e pati zanafillën në reformën agrare që bëri gjenerali amerikan McArthur pas Luftës së Dytë Botërore.

Atëhere përse reforma bujqësore nuk dha rezultat në Shqipëri? Së pari, që ditën që PD-ja shpalli se do të privatizonte bujqësinë, PPSH-ja, e vendosur ta mbante pushtetin me çdo kusht, filloi një sulm të egër propogandistik për t'i futur frikën fshatarëve se toka do t'iu rikthehej bejlerëve dhe agallarëve. Dhe rezultatet e atij sulmi u panë në zgjedhjet e marsit 1991, në të cilat kryetarët e kooperativave fituan pothuajse 60% të vendeve në parlament.

E ndodhur para një realiteti të tillë, PD-ja propozoi një ligj për shpërndarjen e tokës, i cili praktikisht nuk i kompensonte ish-pronarët e vjetër. Duke krijuar kështu një pasiguri pronësie, e cila nuk lejonte shitblerjen dhe dhënien me qira afatgjatë të tokës - mekanizma këto vendimtare për konsolidimin e fermave dhe investimeve private në to.

Kuptohet që ligji i propozuar nga PD-ja bazohej në një llogari të thjeshtë politike - pa shpërbërjen e kooperativave, ajo nuk mund të fitonte zgjedhje. Dhe këtë llogari politike të saj pakkush e kritikonte atëhere. Edhe vetë PR-ja, e cila sot ka zgjedhur si kauzë dalluese të saj mbrojtjen e ish-pronarëve të tokës, në atë kohë, shprehej se "ishte që toka t'i përkiste atij që e punonte", dhe që "tokën bujqësore fshatari të kishte të drejtë ta trashëgonte, por jo ta shiste, ta blinte ose ta jepte me qira" (Programi Elektoral i Partise Republikane - gazeta "Republika", 17 shkurt 1991).

Zgjidhja e detyruar politike e PD-së në vitin 1991 ishte një hibrid midis modelit kinez dhe atij japonez, dhe si e tillë, ishte e destinuar të dështonte. Por fatkeqësisht, pas fitores së marsit 1992, PD-ja, e cila kishte marrë një mandat plebishitar nga elektorati, nuk iu përkushtua kompensimit fizik ose financiar të ish-pronarëve të vjetër. Si rezultat, 20 vjetët që pasuan e mbajtën bujqësinë shqiptare në limbo - tregu i tokës nuk u zhvillua si në Japoni, ngaqë egzistonte pasiguria mbi pronësinë, dhe prodhimi bujqësor nuk u rrit si në Kinë, ngaqë shteti nuk vazhdoi të shërbente si furnizuesi i lëndëve të para dhe grumbulluesi i prodhimeve.

Duke u kthyer tek pyetja e fillimit në lidhje me frutat dhe perimet e importit, një pyetje tjetër që mund të bëhet sot është "A do të vijë dita që në tavolinat tona të kemi me bollëk perime dhe produkte të tjera bujqësore shqiptare?" Edhe për këtë pyetje, mbetet të hidhen sytë nga politika për përgjigje.

Nën presionin e BE-së dhe Bankës Botërore, politika shqiptare do të arrijë t'i vërë një ditë kapak ligjor çështjes së pronësisë. Ndërsa më tej, mbetet të shihet se çdo të bëjë qeveria që do të jetë në fuqi atëherë. Thënë më shkoqur, mbetet të shihet nëse ajo do të vazhdojë politikën e mbështetjes së heshtur të oligarkëve të importimit të produkteve bujqësore, apo do të zbatojë politika që nxisin prodhimin bujqësor vendas .

Comments

Submitted by Petro (not verified) on

"A do të vijë dita që në tavolinat tona të kemi me bollëk perime dhe produkte të tjera bujqësore shqiptare?

E shkëputur kjo pyetje nga lënda, më dërgon tek synimi jo për të hyrë në komentin e perimeve të importit dhe vdekjes së bujqesisë së këtij vendi, por për t'u marrë përpos se me një artikull, domaten.  Vëndi i saj në tavolinat e varfra shqiptare, vinte fill pas bukës, e pas saj vinte djathi e gjiza. Po tani? A ka banor të Shqipërisë që nuk e di se domatet, si të importit ashtu dhe ato të prodhuara në vend, nuk vihen në gojë? Shko në Greqi, Francë apo Itali dhe blej domate. Ke qejf t'i hash. janë, si i thonë fjalës, mjaltë të ëmbla. Bli domate tek ne dhe shih se ato janë kashtë, fare kashtë. Degjenerimi në këtë farë feje i racave të vendit lidhet me skotën e  njerzve të degjeneruar që  kontrollojnë tregun e farërave. Askush nuk i kontrollon, por kryesorja është se askush nuk vë dorë e për rrjedhojë, gradualisht domatja po zhduket nga tavolinat tona. Më mirë bukë me djathë se sa t'i shtoj menusë edhe një sallatë domate të pështirë.

Submitted by ajsberg (not verified) on

Politiken e prones e kryesisht te tokes bujqesore e demtuan 'karkalecat' e politikes per shkak te votave. Edhe sot politika po e demton si 'gremi' bujqesine pasi nuk ofron infrastrukturen ligjore e bujqesore ne ndihme te rritjes se prodhimtarise dhe venien ne efikasitet te 'djerrinave'...Megjithate, ai qe e ka pare token bujqesore si elementin e vetem te mbijeteses ka gjetur menyra private ne orientim, kultivim, mbareshtim te produkteve, madje trumbetohet qe jane rritur eksportet, dhe e besoj se kane ndikuar deri diku hershmeria e bio-ja e tyre, ndersa importet jane rritur se kane ardhur ne tezgat tona e per rrjedhoje ne kuzhine prodhime jo cilesore, jo bio, por vetem te kostos se ulet me cmim te ngritur tek ne...Te shetiturit neper bote i dallojne fare mire gjerat,pavaresisht ngjyres se njellojte qe kane ne qeset plastike te psonisjes...Bujqesia,pavaresisht gabimeve te bera, do infrastrukture, do rruge cakulli, do uje, do plehra me cmime te mira, do transport, do pika grumbullimi, do pika tregetimi, do taksa te uleta, do nafte, do mekanizim, do diell, do dhe 'ombrelle' politike...Por keq me vjen, fshatari si fshatar, te jep voten meqenese u be me prone private dhe nuk pretendon me shume pasi eshte me mire se me pare,m'atehere', por jo me mire se ku duhet te ishte pas kaq vitesh demokratike...Dhe ne hame shalqinj me shije kungulli, domate me shije qepe, speca me shije trangulli, fruta me shije bostani te vjeshtes,...dhe barku plot e xhepi bosh...Ka pare kush fushave tona mjete te mekanikes bujqesore duke punuar,duke korrur,duke fituar...?! Pse me krahe do t'a zhvillojme kete te shkrete bujqesie ? Mesjete 'bujqesore' nen drejtimin e Rulit qe i ka vene rrulin zhvillimit, mbase per t'a detyruar fshatarin ne nje moment te caktuar politik per shitjen e tokes tek...latifondistet...e kostumosur 'blu' me kollare kastraveci 'kuq e zi'...Ne shoqerine me 'objektivin' konsumator do te konsumojme njeri tjetrin...dhe karkalecat do te mbysin peizazhin tone bujqesor...

Submitted by anonim (not verified) on

Eduard, ky artikulli yt eshte si puna e vezes se Kolombit. "Fajin per gjendjen e bujqesise e ka politika!" S'ka dyshim qe fajin e ka politika, sikurse e ka fajin politika per nivelin e larte te korrupsionit, dhe pergjithesisht per gjendjen ekonomike ne vend. S'ka nevoje ta thuash.

Submitted by nik (not verified) on

o zaloshnje.sa i mencur qe je mor djale.

e njef mire poltiken bujqesore.

do ti them kryeministrit te te propozoje per Minister Bujqesie,vetem kam frike se edhe ti njelloj si topi do te thuash : "Ceshte ky propozim aspak dinjitoz per profilin tim,qe e pakta eshte per president".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.