Mëkat!

Mëkati i këtij shkrimi qoftë i imi! Zoti e di, por nëse jam duke bërë sevap, i gjithi qoftë i Juaji Shkëlqesi, i Juaji Hirësi, i Juaji Fortlumturi.
Sevapi i këtij shkrimi, qoftë i çdo Kleri në Shqipëri, ndërsa mëkati veçse i imi…
Të nderuar Klerikë! Së pari, me emrin e Zotit dhe më pas me lejen e liri-demokracisë mësova se mëkat më të madh se të vjedhësh nuk ka, madje mëkat tjetër veç vjedhjes nuk ka…
Psh: mësova se heshtja është mëkat, sepse vjedh zërin… Të mos shkruash prej frikës është mëkat, sepse vjedh guximin… Të korrësh pa pushim, gjithashtu është mëkat, sepse vjedh të mbjellat…
Mësova se të rrish këmbëkryq, ndërsa vriten përditë fëmijë është mëkat, sepse vjedh shpresën… Të fshehësh është mëkat, sepse vjedh të dukshmen; të shmangesh sot, për qindra fëmijë të ngujuar është mëkat, sepse vjedh të pashmangshmen. Analfabetizmi është mëkat, sepse vjedh dijen. Moskokëçarja është mëkat, sepse vjedh këmbënguljen.
E kërkova gjithandej mëkatin dhe të gjithin te vjedhja e gjeta … Të mbyllësh sytë ndërsa digjen pyjet, priten pemët, grryhen malet është mëkat, sepse vjedh lindjen. E shëmtuara është mëkat, sepse vjedh të bukurën. Arroganca është mëkat, sepse vjedh të urtën. Shndërrimi i prronjve, lumenjve, liqeneve të Shqipërisë në legena të mëdhenj plastikë është mëkat, sepse vjedh frymën…
Të bësh peshqesh Atdheun e të gjithëve është mëkat, sepse vjedh përkatësinë. Të qëndrosh krah për krah me përdhunuesin është mëkat, sepse vjedh nderin. Të duartrokasësh të keqen është mëkat, sepse vjedh të mirën…
Mësova shumë ndërkohë që mësoja …
Mësova se poshtërsia është mëkat, sepse vjedh lartësinë. Të urresh është mëkat, sepse vjedh dashurinë. Të gënjesh, sepse vjedh të vërtetën. Të shtrembërosh, sepse vjedh të drejtën…
Nuk përtova të nderuar Klerikë dhe nuk rreshta së mësuari për asnjë çast.
Edhe të përzesh Shqiptarët prej dheut të tyre është mëkat, sepse vjedh Mozeun… Të kryqëzosh shpirtrat e përvuajtur është mëkat, sepse vjedh Jezusin… Ti dorëzohesh këtij realiteti është mëkat, sepse vjedh Muhametin…Të dehesh me pushtetin dhe të kujtosh se feja është aq sa diametri i kapuçit mbi kokë është mëkat, sepse vjedh qiellin…
Të nderuar Klerikë! Mësova se mëkat më të madh se të vjedhësh nuk ka, madje mëkat tjetër veç vjedhjes nuk ka… Ndërsa mësoja, gjithashtu edhe mendoja, se si ikën vjedhurazi këto 22 vite liri, po aq vite sa totalitarizmi shqiptar e ndaloi ushtrimin e besimit ndaj Zotit. Mëkati qoftë veçse i imi, por i bindur jua them të hiqni dorë tashmë me kacavjerrjen në periudhën e të paudhëve... Kthehuni te e sotmja! Kthehuni te e sotmja dhe lavdëroni Zotin që ju ngarkoi këtë amanet pikërisht për këtë kohë, në këtë vend dhe me këtë popull…
… Sepse edhe Shqipëria po përjeton kohëra të vështira ashtu si kohërat e mbërritjes së profetëve.
… Sepse Shqipëria sot është i vetmi vend i shenjtë në botë që paqësisht ofron me dhjetëra rrugë të drejta ndaj dashurisë për Zotin…
…. Sepse ky popull edhe në këtë skamje po ia del të thyejë përpjekjet e hajdutëve që e provojnë ende edhe sot libanizimin e Shqipërisë…
Të nderuar Klerikë,
Them që Mëshirploti do t’jua falë mëkatet e të kaluarës nëse filloni të reagoni ndaj çdo vjedhjeje… Ma besoni, Zoti gjithësecilit prej jush i dha një amanet të shenjtë, si asnjë Kleriku tjetër në botë. Për këtë, lëvdoni atë më shumë. Ju dha amanet situata të ngjashme me ato që u dha profetëve në kohërat e mbërritjes së tyre. Thellohuni më shumë…
Nga fundi, mësova se dita e gjykimit të madh nuk ngjante aspak me Gjykatat e liri-demokracisë… Nuk kish aty ik sot e hajde nesër. Atë ditë, edhe shurdhi do dëgjonte, edhe i verbëri do shikonte, edhe sakati do vraponte. Vetëm një seance do zgjaste e tëra. As Apel, as Kasacion, as Strazburg nuk kish aty. Ish dita e të vërtetës së pamohueshme…
Zoti e di! Tani mbase munda, por ditën e gjykimit edhe sikur të dua nuk jua jap dot sevapet e mia… Ju e dini mirë, atë ditë edhe sikur të dua nuk ua mbaj dot mëkatet tuaja…
Comments
Shume bukur, me ndjenje.

Shume bukur, me ndjenje.

Po mos i nga kleriket se jane

Po mos i nga kleriket se jane ne gjumin e tyre letargjik. Faktikisht jane aty per te mbajtur zgjuar njerezine por mesa duket po u ngjitin gjumin e tyre. Jane dhjamosur sa ska me ku te veje.

Edhe ata Zihen po si zihen thuaj, por per cfare thuaj per pronat. Shesin prona, blejne prona, vjedhin prona, mbjellin kryqe e minare ku te mundin. Perse thuaj? Qe te thone qe ne jemi maxhorance ne kete vend. Qe te sigurojne karrigen e tyre.

U fshijne prapa... en politikes dhe keshtu mbajne ane. Urdherimi me bazik i Zotit eshte asnjeanesia.

Ketu kemi klerin orthodoks patriot grek (spiunon, saboton kunder shqiptareve me "bisht" qe jane njerez krijesa te zotit).

Ketu kemi dhe klerin Katolik qe mbyll syte per fenomenin e gjakmarrjes qe po shuan familje te tera mu nen hunden e tyre.

Ketu kemi dhe klerike te tjere qe ja futin kot sa here qe flasin a thuaj jemi orient.

Shkurt muhabetit jemi shoqeri ne krize identiteti.

E bukur, po tek e fundit

E bukur, po tek e fundit eshte thjesht shtjellimi i idese se Khaled Hosein te Gjuetari i Balonave. Vjen pak era vjedhje...

Efendem Ahmet Dursun Kam

Efendem Ahmet Dursun

Kam dëgjuar se ke marrë nënshtetësinë Shqipëtare por megjithatë prapë ke ngelur ai që ke qënë ose më mirë të themi, nuk je Shqiptaro-Evropianizuar por vazhdon të jesh një Turko-Azatik.

Megjithëse e ke mësuar në mënyre të shkëlqyer gjuhën shqipe, përdor në ligjërimin tënd terma që nuk janë Shqip (Sevap) dhe merr shëmbuj që janë të largët me Shqipërinë (libanizimin e Shqipërisë) ke filluar ta quash Shqipërinë atdheun tënd.

Mbase të duket qe po jeton në perandorinë e dikurshme otomane, që i shkaktoj aq vuajtje dhe shkatërime të tëmershme kombit Shqipëtar, duke filluar që nga mohimi dhe ndalimi i gjuhës Shqipe (ndërkohë që kombeve të tjera të peranodirisë osmane ju lejohej përdorimi i gjuhës së tyre amtare) e deri tek ndryshimi me dhunë dhe metoda të tjera i fesë së Shqipëtarëve. Sepse ishin të fundit që ranë duke luftuar nën zgjedhën e peranodorisë otomane, dhe për këtë shkak parardhësit e tu u betuan që do ta zhduknin dhe do ta asimilonin këtë komb nga faqja e dheut, por i rruajtën bishtin dhe nuk ja arritën dot. Por megjithkëtë ja arritën që ti shkaktonin dëmet e mësipërme të cilat ne po mundohemi ti riparojmë.

Apo duhet ta marr si të tillë, që mësimi në mënyre të shkëlqyer i gjuhës Shqipe nga ana e një Turku shërben dhe si ndjesë e asaj që kanë bërë paraardhësit e tij gjatë 500 vjetëve të kaluara.

Ose ka një mundësi tjetër që Ahmet Dursuni të jetë një nga ithtarët e përhapjes së ndikimit turk në trojet ballakanike duke zbatuar teorinë e ministrit të jashtëm turk Ahmet Dautoglu.

Këto që po ti them nuk më lindën në momentin që lexova shkrimin e sotëm por i kam parë dhe në një shkrim tjetër ku hidhje idenë e krijimit të një tregu të përbashkët Turko-Grek duke pasur si mondhë shkëmbimi Lirën turke.

Për një gjë të jesh i sigurtë ti Ahmet Dursun dhe kushdo tjetër që mendon dhe ëndërron si ty:

Shqipëria dhe Shqipëtarët ka qënë, është, dhe do të jetë pjesë e botëkuptimit, qytetërimit dhe fesë së krishterë Europiane sado që të mundoheni ti dhe ata që përfaqëson ti, që nëpërmjet Shqipërisë të bëheni pjesë e bashkimit Europian. Turqia dhe kombi Turk nuk i përkasin Europës dhe e kanë kot që mundohen të bëhen pjesë e një familjeje popujsh me të cilët s'kanë asgjë të përbashkët

Nuk e kuptova fare se ku e

Nuk e kuptova fare se ku e kishe llafin, se ca lidhje kane keto me shkrimin vetem ti e di

O Vëlla që je nga Vlora (nqs

O Vëlla që je nga Vlora (nqs nuk je Ahmet Dursuni) djalli gjithmonë fshihet mbas hollësive, dhe duhet të lexosh shkrimet e mëparshme të Ahmetit dhe të lexosh midis rrjeshtave shkrimin e sotëm që ti ta kuptosh

po te jesh Ilir Meta i

po te jesh Ilir Meta i vertete normal qe do thuash keto fjale ,sepse je mesuar gjithmone te besh e te thuash cdo gje qe eshte kunder shqiptareve ,edhe me turqit edhe me serbet (tu shtrengosh duart) , edhe ne politike qe me cdo mekat futesh pas Kryeministrit me "mekat" (me te gjitha qe jan permendur )sikur me fut gishtin ne vrymen e gjilperes.edhe po je ehde po nuk je shqiptaret sot me shume se ty dhe cdo kush tjeter duan turqine dhe ERDOGANIN sikurse edhe saliu me shume se tyy zotrote ....sa per fene krishtrizmin praktikoj vete nese te pranon si pjes e saj ....nese po mir ben te jesh aty se tjeter kund se gjen veten

I kendshem shkrimi : Te

I kendshem shkrimi : Te gjithe mekatare dhe te gjithe hajdute...Kleriket bejne perjashtim nga 'aksioma' ?

O Armond Unë jam Ilir Meta i

O Armond

Unë jam Ilir Meta i vërtetë,por jo ai që mendon dhe njeh ti. Unë nuk kam lidhje me politikën. Por kam një këshillë për ty që para se të ulesh të shkruash, bën mirë të mësosh drejtshkrimin e gjuhës shqipe dhe pastaj të japësh përgjigje. Sepse nga niveli dhe cilësia e shkrimit,tregon sesa i arsimuar dhe i edukuar je.

eshte e rendesishme

eshte e rendesishme permbajtja besoj dhe jo shume gjera tjera dhe nuk po mundohem te te jap arsye tjera .po e shoh qe ti po mundohesh te japesh veten e jo komentin per temen ...

Hartim i bukur, meriton noten

Hartim i bukur, meriton noten 10. Sa vjeç eshte ky Ahmeti?

erdhen te ndrojtur ne fillim

erdhen te ndrojtur ne fillim te viteve 90.ne rinas i shihje me valixhe druri dhe me pantallona teritali per te mbytur eren hidhnin livandon e tyre karakteristike.hapen shkollen e pare turgut ozal me pas hapen universitetin mbyllen gjuhen shqipe ne prizren.tani kerkojne te fitojne postin e kritikut.japin opinionin per ne na predikojne menyren e jeteses me mediat e tyre dhe ne na mbetet te presim levizjen e rradhes .... asimilimin.

xhimi jam anonimi.

kjo ishte per ''vellezrit aziatik me molle te kuqe''.

Add new comment