Kur shiten e falen Pasuritë Kombëtare, rrezikohet falimentimi

Postuar në 22 Korrik, 2012 01:58
Arben Demo

Kemi folur para do kohe për borxhin publik shqiptar, përmasat e tij gjithnjë në rritje, gjykimin për të nga Moody’s dhe Standard & Poor’s, që na  klasifikojnë si vend me risk të lartë për investitorët (ku duhen përfshirë dhe blerësit e bonove të thesarit). Përgjithësisht bonot e thesarit me të cilat financohet borxhi publik i përvitshëm (diferenca ndërmjet shpenzimeve dhe të ardhurave shtetërore), eventualisht edhe detyrime nga huamarrja, që në rastet si ai i Shqipërisë me risk të madh investimi, kanë përqindje të lartë interesash që rëndojnë së tepërmi në ekonominë e vendit. Mjafton të themi që ato kapin sot shumën e më shumë se 15% të buxhetit, shifër kjo e konsiderueshme e gjithnjë në rritje.

Kjo është një arsye e mjaftueshme për nevojën urgjente të uljes së deficitit buxhetor deri në barazimin e shpenzimeve me të ardhurat. Është ajo që secili prej nesh bën në familjen e vet, nuk shpenzon më shumë se sa ka, dhe në se merr borxh mundohet ta lajë sa më shpejt atë, ose siç shprehemi “ta heq qafe”.

Kur një shtet, sipërmarrje, apo familje nuk paraqet siguri në veprimtarinë e vet njerëzit përpiqen të mos iu japin borxh dhe i shmangin kontaktet me ta, nëse japin e japin me kthim të shpejt dhe me përqindje të lartë. Por, para së gjithash shtrojnë pyetjen çfarë pasurie ka që do të mund të ma kthejë borxhin, e në mjaft raste e kërkojnë atë si kolateral (peng). Kjo vlen për individët, bizneset e sidomos për shtetet.

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Në papërgjegjësinë e qeverisë ne shpenzojmë më shumë se kemi të ardhura, marrim kredi me përqindje të lartë (credit-rating-u është përcaktues për këtë). Të huajt mendojnë se kemi garanci dhe Shqipëria ka të tilla ato që quhen Pasuri Kombëtare, që janë nëntoka, ajri-hapësira, bregu i detit, ujërat. Veç atyre me ndihmat e dhëna nga Bashkimi Evropian dhe FMN ka dhe rezervën valutore, që quhet balanca e pagesave (Balance of Payement-BoP) që sot thuhet se është rreth 2 miliard Usd.

Vazhdimi aventuresk i rritjes së  borxhit në vlerë dhe përqindje, tregon se nuk është larg dita, madje shenjat e para janë shfaqur, kur kreditorët të mos besojnë më në mundësinë tonë në kthimin e këtij borxhi kolosal (për ne); na kanë mbetur pa vjedhur vetëm hidrocentralet. Kështu bankat e huaja kanë zvogëluar portofolin e bonove të thesarit, ndërkohë , që siç theksuam dhe më lartë, është rritur përqindja e interesit të kredive dhe të bonove.

Kam hezituar të flas për këto çështje që mund të krijojnë pështjellim tek njerëzit, por  rruga në të cilën po ecën Qeveria shqiptare,d.m.th Berisha, me shpenzime dhe të parakohshme dhe jo efektive për ekonominë, rënia e ritmit të rritjes së GDP-së deri dhe rreziku për recesion na shtyjnë të mendojmë për afrimin e ditës kur nuk do jemi në gjendje të paguajmë detyrimet tona ndaj të tretëve dhe të kthejmë borxhet.

I shkruajtëm këto radhë  sepse po shohim se qeveria për përfitime të personave të veçantë po likuidon Pasuritë Kombëtare (strategjike). Së fundi 4 HEC-at, Lotaria Kombëtare, shitja e Albpetrolit bashkë me të drejta e kombit për nëntokën, privatizimi dhe vjedhja e pronave shtetërore, të gjitha në vlerë, nga një grusht qeveritarësh me shokët e tyre janë shenja që të alarmojnë. Nuk jemi as Spanja e as Greqia që të na ndihmojnë, madje rrinë e bëjnë sehir agoninë tonë politike, sociale e ekonomike (shumë shumë duke pirë Birra Tirana ose duke vënë baste për t’u argëtuar)

Për fat të keq opozita, që “përgatitet” të vijë në pushtet, nuk po shprehet në publik që të gjitha këto veprime kundër interesave të vendit do të quhen nul, duke lajmëruar dhe ortakët e Saliut, ndryshe Falimentimi i vendit do t’i bjerë asaj në kurriz dhe vuajtjet e kësaj katastrofe do jenë të mëdha. Sot paratë po ikin nga vendi për oreksin e “madhështisë berishiane”

Sa nuk është vonë duhet të reagojnë jo vetëm opozita, por dhe prokuroria, SHISH-i për ta parandaluar këtë katastrofë.

Comments

Submitted by Ben Dibrani (not verified) on

Pergjithsisht eshte nje parim i se djathtes te dobesoje shtetin dhe te forcoje privatin. Udhehequr nga ky "parim" i papergjeshem ata shkaterrojne ekonomine per t'ja dorzuar te majtes pushtetin pasi e kane kenaqur masen me ca lemoshe te marra nga fundi i thesarit te shtetit. E majta, pasi vjen ne pushtet, duhet te rregulloje zullumet e te marreve te meparshem, gje qe kerkon sakrifica nga te gjithe. Keshtu inatosen te marret e te gjitha niveleve dhe kur vijne zgjedhjet e reja therrasin te djathtet e papergjegjshem ne pushtet dhe cikli perseritet. Kjop neper bote. Ketu tek ndryshon pak fare, ketu sundon nje klike qe hajdutllekun e ka sport sepse puna e vertete eshte tradhetia e interesave kombetare ne menyre sa me afatgjate dhe sa me te pandreqeshme dhe mbi te gjitha sa me transparente. Keta tradhtare nuk kane asnje frike sepse ky vend ka me bollek aq te marre qe votojne per ta sa t'u duhet te vjedhin vetem pak per te ndenjur perseri ne pushtet.

Submitted by Anonim (Antibat... (not verified) on

Sa për histori, e gjitha nisi me taksën e sheshtë, veprimi më kriminal për buxhetin. Nga njera anë shpenzimet shkuan në stratosferë me rrugën Durrës Kukës (dhe vjedhje 220 milion euro në një dorë), nga ana tjetër të ardhurat shkuan në fund pasi u ulën taksat për tatimpaguesit e mëdhenj (Zamirin, Sandrin me shokë) nga 20% në 10%. Gropa e krijuar në buxhet nga këto veprime kriminale u mbush me borxh (që do ta paguajmë edhe ne edhe fëmijët tanë) ose me shitjen e pasurive kombëtare (që janë të të gjithë Shqiptarëve por që po i rruan Sandri me Faslliçët).  Se ku na ka çuar kjo papërgjegjshmëri shpjegohet mirë në artikullin më sipër.

Si ka mundësi që Shqiptarët nuk arrijnë ta kuptojnë që nuk po vidhen vetëm vetë por po u vjedhin edhe të ardhmen e fëmijëve? Gropa e buxhetit e mbushur sot me borxhe nesër përkthehet në më shumë taksa, më pak rrugë, shkolla, spitale etj. Me këto veprime kriminale  sot po i themi lamtumirë një jete më të mirë nesër.

Submitted by nik (not verified) on

sipas autorit,privatizimet jane te rrezikshme,duke dale keshtu kunder gjithe ekonomisteve me te medhej te botes.

qenka akoma ne kohen e dulles ky.

o burra ti shtetzojme te gjitha.kjo eshte porosia per ps kur te vije ne pushtet.

te shtetzoje nga dyqanet,tokat,shtepite edhe grate ne fund.

hajde ekonomist hajde.

Submitted by saliberi1993 (not verified) on

Gjalle qeke Nik-o, Uroj qe te mos kesh ndonje biznes apo pare ne banke se ke per tja pa

hajrin sales ne fund te vitit. Ti dhe soji yt hak e keni po ne te tjeret si tia bajme. Se sala do

ja mbathi me valixhet plote per arabi ose Malajzi si Zogu.

Submitted by nik (not verified) on

une cuditem qe jan gjalle akoma ekonomistet komuniste qe na shkaterruan per 50 vjet

Submitted by loni (not verified) on

ne thjeshte po presim qe te biesh prape nga pushteti si me 97. kesaj radhe shpresojme mos te ngresh me koken.

Submitted by katarakti (not verified) on

"Gjen dhe ben", "sipas kokes edhe festen"," çdo popull ka qeverine qe meriton", "derrit i pelqen te zhgryhet ne balte"... etj. etj. Keto shprehje spjegojne gjendjen ne te cilen ndodhet shoqeria shqiptare sot.  Kam pershtypjen se shqiptarve u duket vetja si te perkohshem ne vendin e tyre. Prandaj dhe nuk u behet vone. Mendojne te gjithe te ikin. Ndryshe nuk shpjegohet kjo amulli dhe kjo pergjumje per te ardhmen e vendit.  Nuk ka nje proteste, apo nje demonstrate te organizuar nga shoqeria civile, nga njerezit e thjeshte, kunder kesaj politike antikombetare, kunder kesaj gjendjeje qe turperon çdo shqiptar. Ata qe e kane frike Berishen, i versulen Edit se nuk po del ne krye te revoltave. Por vete nuk duan te bejne asnje sakrifice. Vetem presin qe e mira tu vije ne nje pjate te argjendte. Prit gomar te mbije bar.

Submitted by Agush (not verified) on

borxhi te vret me shpejt se plumbi  thote  fjala..

Submitted by f d (not verified) on

Duhet te reagojne, thote autori e numeron disa institucione...Duhet te reaogojne! Fillimisht duhet te reagoje mileti, ai qe nuk e ndjen se rron, punon e banon me qera ne vend te vet te trasheguar por 'pa tapi', duhet te reagoje mileti per ardhmerine e femijeve te vet qe nuk do te jene me me qira ne vend te vet por do te marrin kurbet, duhet te reagoje mileti qe kenaqet mes veti se eshte me mire se para '90-es edhe pse ka disa shtesa e disa mungesa e diferenca per mungese njohurish matematike del...politike. Le t'i shesim te gjitha, 'per te luftuar korrupsionin' dhe kur te kemi ndonje hall le te 'shesim dhe 'bythen' per te luftuar pederastine...Do te na duket cudi qe ndonje dite do marrim vesh qe edhe ne ...'jemi te shitur'...tek 'skllavopronaret' Fazllic e Co ! Ky paska qene kapitalizmi ?! Kjo paska qene enderra 'demokratike' qe shko me pushime dy jave ne Dubaj dhe paguaj per dy shekuj borxhet ?! ...Me mire kembe mbeshtjelle e i kerrusur sa kam jorganinin se sa 'fuqi ekonomike' ose sic thoshte ai 'ideologu' i prijesve tane te tanishem 'fanar ndricues ne bote'...Te keqen e kandilit...dhe me vaj nga ullinjte e mi !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.