Problemi verior i Ramës

Postuar në 19 Korrik, 2012 00:33
Eduard Zaloshnja

Në qoftë se 140 mandatet e Kuvendit do të përcaktoheshin vetëm nga votat e 8 qarqeve të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut, koalicioni i udhëhequr nga Rama do të kishte siguruar 71 mandate në zgjedhjet e 2009-ës, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Berisha do të kishte marrë vetëm 64 mandate.  Por kjo epërsi e ndjeshme e koalicionit Rama në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut u eklipsua plotësisht në 4 qarqet veriorë –  koalicioni Berisha siguroi 70 mandate me ndihmën e votave të këtyre qarqeve, ndërkohë që kolaicioni Rama mbeti në kuotën 66.

Këto shifra tregojnë qartazi se strategjia e Ramës për fitimin e zgjedhjeve të 2009-ës dështoi në 4 qarqet veriorë. Se ç’pjesë e strategjisë së tij nuk funksionoi në veri ndoshta nuk do ta mësojmë dot kurrë, por gjasat janë se ajo çaloi jo vetëm në drejtim të mbrojtjes së votës, por edhe në drejtim të marrjes së saj.

Kështu, është e vërtetë se rezultatet 300 me 0 në disa qendra votimi të Shkodrës ishin një indicie e qartë se procesi i votimit ishte manipuluar në atë qark, por sidoqoftë, është vëshitrë të mendosh se manipulimet i kanë gëlltitur më shumë se një mandat PS-së. Në Shkodër, edhe sikur të quheshin të pavlefshme 10,400  vota të PD-së, shpërndarja e mandateve nuk do të ndryshonte në atë qark. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për qarqet e Lezhës, Dibrës, dhe Kukësit ku, edhe sikur të quheshin të pavlefshme respektivisht 14,550, 10,150, dhe 7,900 vota të PD-së, shpërndarja e mandateve nuk do të ndryshonte në ato qarqe.

Në fakt, e majta e ka patur ndër vite një problem verior. Kështu, nga një studim që kam kryer në prill të 2008-ës, më rezultonte se vetëm 27% e të anketuarve që kishin marrë pjesë në zgjedhje ishin votues të rregullt të së majtës në 4 qarqet veriorë, ndërkohë që për të djathtën kishin votuar rregullisht 57% e tyre.  Dhe rezultatet e 2009-ës treguan se e majta (koalicioni Rama + koalicioni Meta) u ngrit ndjeshëm mbi kuotën e votuesve të rregullt të saj - arriti kuotën 38% - por sidoqoftë mbeti shumë më prapa se e djathta (koalicioni Berisha + Poli i Lirisë), e cila kapi kuotën 62%.

Duke patur parasysh se Meta tani është në koalicion me Berishën, problemi verior i PS-së bëhet edhe më i mprehtë. Kjo, sepse 4 përqindëshi që mori partia e Metës në qarqet veriore nuk ka gjasa të rrudhet ndjeshëm në zgjedhjet e ardhshme. Përkrahësit veriorë të Metës mund të mos jenë aq të lidhur tradicionalisht me të majtën, siç janë ata jugorë. Si rezultat, për arsye pragmatiste, ata mund ta aprovojnë martesën e Metës me Berishën edhe për një mandat të dytë qeverisës.

Në këto kushte, Ramës i mbetet të mendojë për një strategji më të mençur në veri.  Është e vërtetë se ai rezultoi udhëheqësi më i sukseshëm i PS-së në elektoratin verior, por gjithashtu rezultoi se suksesi i tij nuk ishte i mjaftueshëm për t’i dhënë një mandat qeverisës.

Rama e bazoi fushatën e tij në veri kryesisht tek simpatia që elektorati i lëkundur presupozohej të kishte për të si një figurë që ishte shfaqur fillimisht në skenën publike si një antikomunist i zjarrtë - fjalimet gjatë fushatës elektorale në Shkodër e gjetkë ishin një ilustrim i qartë i kësaj strategjie. Dhe fakti që koalicioni i tij, edhe në kushtet e manipulimeve të mundshme, siguroi 34% të votave në 4 qarqet veriore (pra, 7% më shumë se niveli i votuesve të rregullt të gjithë së majtës të marrë së bashku), tregon se të lëkundurit kanë shkuar në masë drejt koalicionit të tij. Por që rezultatet në të ardhmen të jenë më të larta, duhet që të lëkundurit të konsolidohen rreth PS-së, ndërkohë që komisionerët t’i ketë më besnikë ndaj saj.

Që ky objektiv të realizohet, nuk mjafton vetëm të luhet karta e vjetër e antikomunzimit të Ramës. Ndoshta promovimi i figurave veriore në PS mund të krijojë shtratin e nevojshëm për një punë më kapliare të saj në qarqet e veriut. Marrja dhe ruajtja e votës në veri, si dhe në lagjet me popullsi veriore të krijuara në Shqipërinë e Mesme pas vitit 1990, kërkon një strategji më të thjeshtë, të bazuar kryesisht në lidhje krahinore e fisnore. Një strategji kjo e aplikuar me shumë sukses deri më sot nga Berisha.

Dhe meqë ra fjala për Berishën, vlen të theksohet se ai e kuptoi mirë se sa e dëmshme ishte përçarja e votës së djathtë në vitin 2001. Si rezultat, ai e ribashkoi të djathtën në përmasat më të mëdha të mundshme në vitin 2005, e sidomos në 2009-ën. Përballë një Berishe të tillë, të përforcuar së fundmi edhe me Metën, Rama nuk do të ketë luksin të shkojë në zgjedhjet e ardhëshme me një të majtë të përçarë. Dhe kjo s’vlen vetëm për veriun...

Comments

Submitted by Albogentivlora (not verified) on

Veriu i Shqiperise po lulezon nga dita ne dite prandaj vazhdojne tja japin voten Saliut. Nuk hane me buke thate por mish te pjekur nate per nate dhe jane te gjithe me benza. C'e do Edi Ramen, djale te ri nga Tirana kur kane Sali Berishen, plak te rrjedhur komunist, nga trojet e tyre. Ka nje diference te madhe.

Submitted by Afrimi (not verified) on

jo po te votojne partine e Rames, e cila i quan cecen, shpellare, tribu primitive.

Submitted by Albogentivlora (not verified) on

Afrimo ku e ke degjuar Ramen ti te shprehet keshtu ndonjehere? Mos e ngaterro me Saliun tend se tashme te gjithe ja njohim fjalorin. Ore per mua ju atij jepjani voten se sic e thashe me pare po ja shihni hajrin qeverisjes se tij.

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

e kam degjuar une ne 1993, ne kafen e Piramides dhe ne tavoline kam qene me Ed Paloken ne ate kohe gazetar i RD! Kemi qene dhe te tjere ne kafe dhe Rama bertiste si i marre qe do rrethonte me tel me gjemba Bathoren e ceceneve. Ti ske perse ta besosh kete por as une skam pse ta mohoj sps isha deshmitar!

Submitted by Afrimi (not verified) on

e kemi degjuar edhe Ramen ta thote keshtu neper ambiente te ndryshme, ose ne nje rast te nje pallati pa hipoteke (e kam degjuar vete), po fituam ne do ta shembim sepse na lodhen keta maloket. Ne ate pallat jane 4 familje veriore, qe i kane blere apartamentet me parate e veta.

E cfare vote kerkon ai atehere nga une, kur nuk me respekton si njeri??!!!

Submitted by Afrimi (not verified) on

jo po te votojne partine e Rames, e cila i quan cecen, shpellare, tribu primitive.

Submitted by arvanites (not verified) on

Z. Zaloshnja i di shume mire arsyet e fitores se Berishes. Vjedhje votash.  Por vetem me kete argument nuk mund te behet 2 faqe artikull prandaj i bie me mire te analizojme ndarjen administrative, koalicione, sisteme zgjedhore etj.

Submitted by I-liri (not verified) on

Z. Zaloshnja me duket se ne llogarine e votave, qe i duhet PS, psh. 10 400 vota,  ne qarkun e Shkodres, per t'ja mare nje mandat PD, keni bere nje gabim;

Po mare nje shembull te thjeshte. Sup[ozojme se subjekti X, ne zgjedhje ka mare 6 vota dhe subjekti Y ka mare 3 vota. Pra subjekti X, eshte tre vota para. Por ne se dy votues, vendosin te mos e votojne subjektin X, por votojne subjektin Y, ne kete rast ne pamje te pare mendohet se perseri subjekti x eshte i fituar, se ka kater vota. Mirepo keto dy vota i shkojne subjjektit Y , i cili shkon 5 vota. Pra del dy vota me teper.                                                                                                                    Keshtu qe kur thuhet se ne Shkoder, PS i duhen  10 400 vota per ti mare nje mandat PD, mbase llogaria eshte bere gabim. Une mendoj se i duhen 5 200 vota. Hiqja 5200 votues PD, dhe shtoja PS,  shifra del 10 400 vota.

Pra mendoj se shifra 5200 votues me teper PS, nuk e ka te veshtire ti mare, nese ndjek stategjine e berjes per vete te elektoratit por edhe per ruajtjen e ashper te votes, me c'do cmim e me cdo kusht... Per kete rojtaret e votes duhen pergatitur, por dhe duhen shperblyer, paraprakisht edhe pas fitores.....

Submitted by realisti (not verified) on

I-liri, ti e ke te sakte analizen qe ke bere ne kete koment, por komenti nuk i perket ketij artikulli.  me duket se zaloshnja e ka botuar nje artikull, ku ka bere  keto llogarite qe ke bere ti.  kurse ne kete artikull, zaloshnja po thote se edhe ne qofte se i konsiderojme si fiktive 10400 votat te pd-se ne shkoder (si ato qe dolen ne dajc, ku emigrantet qe s'kishin ardhur ne shqiperi figuronin sikur kishin votuar), pd-se nuk i ikte ndonje mandat. pra edhe sikur te eliminosh vjedhjen e 10400 votave fiktive nga pd-ja ne shkoder, ps-ja nuk shton mandat ne qofte se nuk shton votat e saj. me nje fjale mbrojtja e votes eshte e domosdoshme, por edhe shtimi i votave eshte domeosdoshmeri per ps-ne. vetem duke bertitur kapeni hajdutin nuk merret pushteti...

Submitted by a.g. (not verified) on

Kane kaluar gati mbi 20 mote qe ne po zvarritemi monopatit te demokracise me thonje e me dhembe dhe ne kete udhetim te gjate ' pa uje e buke te mjaftueshme ne canten e shpines' kerkojme te bashkojme trojet shqiptare me ate ane te kufijve, kur brenda vedit nuk bashkohemi dot per hir te tifozerise se 'ekipeve' te prijesave tane...Shume e gjate kjo malore ne monopatin e 'dhive' bishtperpjete...

Submitted by Albi (not verified) on

Shumica e verioreve kane lidhje me PD-ne, fisnore, biznesi etj. Atehere shumica e tyre ka interes te votojne PD-ne sepse ajo u zgjidh hallet.

Po ashtu jugu me PS-ne. Nuk ka ndonje cudi te madhe ketu. Ajo cka duhet te ndryshoje eshte aftesia e politikaneve per te marre vota nepermjet vendeve te punes, tenderave, vendimeve arbitrare etj. Per aq kohe sa nje politikan do kete keto lloj influencash, atehere njerezit do votojne per ata qe nepermjet ketyre influenca u zgjidh hallet.

Pra problemi eshte si te ulim pushtetin e politikaneve, pjesen tjeter e zgjidhin vete interesat vetjake te secilit votues. Ne momentin qe nuk ka me nje njeri qe u zgjidh hallet nepermjet pushtetit arbitrat atehere ato do fillojne e te votojne me shume per programet e idete e partive.

Submitted by koz (not verified) on

Kjo eshte  je ceshtje e vertet dhe qartazi nuk u trajtua fare ne rishikimn e kodit zgjedhor. Ato e thote Zaloshnja qendrojne plotesisht dhe kam pershtypjen se Opozita nuk ka nje strategji te mirmenduar sesi do te trajtoje veriun ne zgjedjet e ardhshme. Ka nje lement qe nuk permendet tek ky shkrim nga ana tjeter qe ka te bej me numrin e kanbdidateve per banore ne keto zona dhe ca me teper me faktin qe opozita nuk do te jete ne gjendje te shmang votimin e mundshem te verioreve qe jetojne ne zona te tjera edhe ne zonat e etyre te origjines apo mbushjen e ketyre zonave/kutive me votues te ardhur nga kosova apo qe votojne ne emer te emigranteve.

Une se kam idene per shofra konkrete votuesish por ma merr mendja qe zonat e thella veriore jane te zbrazuar nga banoret qe kane levizur perreth tiranes apo qyteteve te medha -atehere a u zgjidh ky disproppocion ne ndryshimet e kodit zgjedhor kur dihet ze zonat elektorale kne disproprocion te madh numrash votusish. pasi le te themi nese ne nje zone (kryesisht ne jug) votojne 20-30 mije banore per 4 deputet ne zonat e veriut mund te zgjidhesh deputet me 10 mije banore .... Ku eshte barazia e votes dhe reprezentatimit ne kete mes??? Kete besoj vetem MALOKU me te tijte (Pone/Noka/meta/manjani) mund ta dijne.

Se fundi kam pershtypja ime eshte qe Rama mendon me optimizem (qe eshte mire per te) se Ps dhe opozita do te dije ti mbroje dhe numeroje me mire votat dhe se shumica e shqiptareve nuk mund te votojne perseri per nje klike te tille, por shumica e shqiptareve kane te drejte te dyshojne se as rama ska mesuar nga gabimet e tij te meaprshme as Bisha smund te heqe dore nga vjedhja dhe manipulimi.

Po te kishte kurajo dhe inteligjence rama duhet ta kishte tejkaluar Berishen dhe te shkaktonte krize dhe qeveri teknike per zgjedhje normale. me Bishen gjithmone do te kete probleme. Rama mesa duket ka zgjedhur te ndjeke keshillat e te huajve/ambasadoreve me shprese se Berisha ose bie vete(nga brenda pushtetit) ose do te detyrohet te mos vjedhe ashiqare dhe te largohet paqesisht nga pushteti.

Vetem se te gjithe e dijne se Bisha nuk di se ceshte PAQJA.

Submitted by nik (not verified) on

o lale kozi

lexoje mire kodin se si caktohet numuri deputeteve dhe pastaj shkruaj.

vetem me te shara mund te mbulosh injorancen,sepse numuri i deputeteve per cdo qark caktohet ne baze te numurit te popullsise.

Submitted by bergo (not verified) on

Ekziston një problem i PS-së në Veri siç ekzisoton një problem i PD-së në Jug. Por është gabim të përdoret fjala 'problem' në këtë rast. Pasi z.Zaloshnja po e trajton Veriun njësoj siç e trajtonte propaganda e soc-realizmit (filmat me Ndrek Lucën etj) si problem. Në të gjithë botën ka zona të majta dhe të djathta, kjo nuk përbën ndonjë çudi. Fakti që PD nuk merr vota në Vlorë dhe Berat apo pse PS nuk merr vota në Shkodër dhe Kukës është  paaftësinë e vetë partive, dhe jo problem i zonave të caktuara.

Submitted by respublica (not verified) on

titulli dhe teksti thone problem i rames, jo i qarqeve veriore...

Submitted by nik (not verified) on

zaloshnje.si ai sondazhi i "sakte" qe bere para zgjedhjeve eshte dhe ky artikull.

sondazhin e pagoi edi dhe kete po edi.

Submitted by Arber (not verified) on

Ju vazhdoni te villni vrer akoma kunder rruges se Kombit dhe shpresoni vota. Akoma vazhdoni te mendoni se veriun duhet ta mbani ne erresire te plote ku edhe mesuesit te vinin nga Skrapari.
Nuk e keni kuptuar akoma se ajo kohe ka VDEKUR njehere e pergjithmone. Sali Berisha nuk eshte veriu dhe politikisht luftojeni dhe rrezojeni por ne interes te interesave te Shqiperise dhe jo ne funksion te sjelljes se nje klike tjeter mafioze qe vazhdon akoma me epitetet e racizmit brenda llojit

Submitted by relapso (not verified) on

Ah Zaloshnje, Zaloshnje! Zgjedhjet nuk jane çeshtje arithmetike, por çeshtje politike. Qe te fitoje Edi Rama duhet t'u mbushe mendjen shqiptareve se do te qeverise me mire se Berisha. Duhet t'u ngjalle atyre besimin e humbur ne te ardhmen, t'i siguroje ata se do te piqet e do te filloje nje politike me P te madhe e do te heqe dore nga politika e blogistit. Ketu qendron problemi i Rames. Sado vota t'i vjedhe Berisha, nese shqiptaret e votojne ne mase, askush nuk ia mohon fitoren. Mjere ne me keta politikane qe kemi!

Submitted by Atdhedashes (not verified) on

Zaloshnjen me duket se me shume e shqeteson se si mund te fitoje Rama se fati i vendit dhe cila eshte alternativa me e mire politike per te!

Zgjedhjet nuk fitohen me statistike dhe makinacione numrash Z. Staticien!! Zgjedhjet fitohen me alternative sociopolitikoekonomike bindese per publikun dhe jo me ishalla mos po gabon ky qe eshte ne pushtet e bie une ne thella.

Une Edi Rama meritoj te jem kryeminister i Shqiperise se ndryshe nga kryeministri aktual do te bej kete per Shqiperine: 1,2,3,4.

Kete do ta realizoj duke perdorur keto mjete: A), B), C), D).

Pervec kesaj une do te pushoj se vjelluri vrer ndaj rivaleve politike. Une kerkoj falje publike per ato gjera qe kam thene per rrugen Durres-Kukes-Morine.

Une dhe anetaret e Partise time nuk do ti trajtojne me verioret si shpellare, cecene etj etj. Une do te zhduk militantizmin partiak per punesim dhe cdo ven pune do te ofrohet thjesht ne baze te aftesise dhe meritave pavaresisht prej perkatesise gjeografike.

Une Edi Rama nuk do te garoj me poziten se kush i ben me shume leshime Greqise por do te mbroj fort interesat e vendit tim me dinjitet dhe integritet.

Une Edi Rama do ta reformoj te majten sot ne Shqiperi duke hequr dore nga fosilet e PPSH-se dhe pinjollet e ish nomeklatures se larte politike.

Une Edi Rama do te pushoj se kontrolluari nga milioneret qe nuk kane vend ne nje parti socialiste te majte.

Une Edi Rama do ti zgjedh deputetet e forces time politike jo me liste po me merite dhe me perkrhje solide ne popull.

Une Edi Rama do te bej te pamunduren qe  emigrantet qe jane gati gjysma e votuesve shqiptare

te kene te drejten legjitime te votes per pushtetin qendror. (jo ate lokal)

Ka edhe te tjera po kaq per sot

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Veriu i Shqiperise eshte ne anen e gabuar te Historise.Ka 22 vjet qe voton vetem Sali Berishen dhe asnjehere te vetme kundershtarin e tij.Me vjen keq ta them,sepse une e dua Veriun e Shqiperise ngaqe dua gjithe Shqiperine dhe Shqiptaret,por Veriu realisht ka bere gabime shume te renda keto 22 vjet.Shkodra ka hedhur ne kosh te plehrave lavdine e dikurshme.Vota e vazhdueshme per Sali Berishen keto 22 vjet,eshte nje gabim Historik turperues per ish-Kryeqytetin shpirteror te Shqiptareve.Shkodranet jane njerez te mrekullueshem,por akoma po remojne ne kahun e gabuar.Viti 2013 do te jete prova e tyre e fundit.Shansi perfundimtar.Shpresoj dhe uroj qe Shkodra e lavdishme ti thote jo Kriminelit dhe tradhetarit ne vitin 2013,te votoje kunder Sali Berishes.Nqs nuk deshirojne te votojne per Edi Ramen,te votojne per dike tjeter,si per shembull per AKZ.Por gjithsesi kunder Bishes shkaterrimtare te Kombit Tone,qe ka vec nje emer.Sali Berisha.Une besoj dhe shpresoj,se kete here Shkodra nuk do te gaboje me.Lavdi Shkoder Loces gjithsesi.

Submitted by nik (not verified) on

ju labt jeni mesuar te qendroni ne tribune,prandaj votoni gjithmone dullen dhe kalamajt e dulles.

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Kalamau i Dulles eshte Saliu mor zoteri.Ne nuk e votojme Saliun.

Submitted by Llogari jo llafe (not verified) on

Kam mbeldhur para disa ditesh votat qe kandidatet e PS-se kane marre ne nivel qarku.

Te them te drejten nuk me kujtohet fiks numri i votave por po ju jap disa shembuj.

Rezultati sikur zgjedhjet e 2011 te ishin zgjedhje parlamentare do te ishin

1-Qarku Shkoder(6PD me 5PS )

2-Diber- (3 me 3 madje jo shume larg me vota)

3-Durres (7 PS 5 PD 1 LSI)

4-Tirane (16 PS, 15 PD 1 LSI)

5-Korce(6 me 6 por me nje ndryshim.Kesaj rradhe koalicioni PD+LSI kishte me shume vota se PS)

6-Berat(4 PS 3 PD 1 LSI) Numri i votave per PD dhe LSI eshte rritur ne krahasim me 2009

7-Gjirokastra vazhdon te mbete 3 me 2 per PS dhe ka shume pak shanse te ndryshoje

8-Elbasanin, Vloren, Fierin, Lezhen, Kukesin nuk e kam llogaritur.

Edhe sikur Vlora, Fieri, Lezha dhe Kukesi te mbeten sic jane raporti do te shkonte

Qarku                PS                         PD                           LSI

Shkoder            5                        6                           0

Diber           3                         3                           0

Durres            7                         5                          1

Tirane           16                        15                           1

Korce           6                        6                           0

Berat           4                        3                           1

Gjirokastra            3                         2                           0

Elbasanin           7                        7                           0

Vloren          7                         5                           0

Fierin           9                        6                           1

Lezha           3                        4                          0

Kukesi           1                         3                           0

Total           71                      65                                    4

Edhe nese llogarisim nje marzh ndryshimi te pranueshem midis zgjedhjeve lokaleve dhe te pergjithshme,  kjo nuk e prish balancen sepse shton mesatarisht dy deputete ne total ne  zonat e majta(ne vlore, elbasan, fier, berat).

Surpriza me e madhe ka per te qene Durresi :))) Por do cuditen edhe ne shkoder e peshkopi

Submitted by Afrimi (not verified) on

Si mund te votoje veriu per partine socialiste kur ne kohen e tyre, nese nje djale i ri nga veriu dilte ne qender, e ndalonte furgoni i policise dhe i kerkonte certifikaten dhe nese vendlindja ishte siper Krujes perfundoje ne komisariat per 12 ore, ashtu kot per qejf te shpirtit.

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Shume e vertete.Por duhet theksuar nje perjashtim.Pervecse nje djale nga Veriu,e mori nga bagetite e Vicidolit dhe e coi drejt e ne fakultet te mjekesise per ta bere Prof.Doktor.Sali Berisha.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.