Rusët e Estonisë fyejnë shqiptarët: Popull i egër

Postuar në 02 Gusht, 2011 16:58

 “Në vendin tonë (Estoni) nuk ka Shqipëri, ne nuk jemi malësorë, ne nuk jemi  popull i egër, ne jemi rusë të qytetëruar, dhe konsiderohemi rusë më të qytetëruar se vetë rusët”, citon portali estonez “Delfi” kryetarin e Unionit të organizatave të rusëve me banim në Estoni, Sergej  Sergejev. Ky deklarim, i konsideruar racist, shovinist, vepër penale nga personalitete të  shquara të shoqërisë civile, veprimtarë të të drejtave të njeriut në Federatën Ruse, është nyjëtuar nga Sergejevi në konferencën V vendore të diasporës ruse në  Estoni, që është mbajtur më 27 maj 2011 në qendrën e konferencave të hotelit “Olimpija” në kryeqytet, Talin.

Veprimtaria ka mbledhur më tepër se 100 delegatë dhe miq nga vise të ndryshme të  Estonisë. Në punime morën pjesë ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën Estoneze Jurij Merzlakov, sekretari i parë i departamentit të diasporës në MPJ-në e Federatës Ruse Aleksandër Dollgopollov, përfaqësues të kishës ortodokse estoneze të Patriarkatit të Moskës, e shumë organizata shoqërore dhe kulturore ruse të diasporës. Ishin të pranishëm, gjithashtu, deputetja e parlamentit të Republikës Estoneze, Jana Toom, dhe anëtari  i këshillit bashkiak të Talinit, Maks Kaur. Konferenca u zhvillua me mbështetjen e ambasadës ruse në Estoni.

Ka pasur shumë reagime. Po citojmë vetëm dy autorë. Gazetari rus Arkadij  Konstantinov thotë: “Unë nuk mendoj se zoti Sergejev ka qenë në Shqipëri dhe në rajonet malore të Kaukazit. Ndërkaq, t’i quash këta njerëz “të egër” këtë nuk do  ta lejonte jo vetëm korrektesa politike, por as dhe ndjenja elementare e drejtësisë”.

Personaliteti i shquar shoqëror estonez Oleg Morozov, shprehu keqardhjen pse thënie të tilla, madje të shprehura publikisht, nuk kanë tërhequr vëmendjen e organeve të drejtësisë dhe rendit, ndërkohë që “perla” të tilla duhen konsideruar si ndezje fitili për armiqësi ndër-nacionale. “Në një shtet normal të qytetëruar për deklarata të tilla zotin Sergejev do ta priste banka e të akuzuarve. Në thelb ai e vë veten mbi nacionalitetet e tjera, poshtëron këta të fundit, gjë që është shenjë e ndezjes së urrejtjes mes nacionaliteteve. Kjo është e palejueshme”, deklaroi veprimtari i famshëm.

Por lideri i rusëve të Estonisë nuk është penduar as pas 2 muajsh për çfarë ka deklaruar më 27 maj. Kështu në një bisedë me portalin “Balltija”, S. Sergejevi, më 27 korrik, deklaroi me cinizëm: “Çfarë thashë nuk e mohoj. Dhe, sipas mendimit tim, është tejet dhe tejet korrekte nga ana politike. E vërteta është se ne të gjitha problemet e mprehta i zgjidhim me gjuhë normale njerëzore dhe mbi baza juridike. Por “fëmijët e maleve”, sikurse dihet, shpesh vrapojnë t’i zgjidhin me forcën e armës. Pikërisht këtë pata parasysh dhe unë”.

Media-t dhe shoqëria civile në Estoni dhe Rusi kanë shprehur habinë pse institucionet shtetërore të Talinit dhe Moskës nuk janë distancuar dhe as nuk kanë lëshuar ndonjë deklaratë ku të dënojnë thëniet raciste. Dihet që Estonia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, ku nuk tolerohen gjëra të tilla të shëmtuara. Për më tepër në sfond të aktit terrorist në Norvegji, ku autori i masakrës ka shprehur urrejtje për shqiptarët. Kjo i kompromenton si ligjvënësit estonezë, edhe diplomacinë ruse.
Por as Tirana zyrtare nuk ka protestuar, të paktën të thirrej ambasadori estonez, me rezidencë në Athinë, Andres Talvik. As ambasadori shqiptar në Estoni, me rezidencë në Varshavë, ish-zëvendësministri i jashtëm, Florent Çeliku, nuk është ndier për incidentin. Vetëm për faktin se nominalisht shovinisti Sergejev ka përmendur Shqipërinë.

Ja nje link ne anglisht (Demetrius Klensky: Is now the Russian Foreign Ministry agreed to cooperate with a chauvinist, who heads the organization of Russian Compatriots in Estonia? on Jul 22, 2011: http://www.bakutoday.net/demetrius-klensky-is-now-the-russian-foreign-ministry-agreed-to-cooperate-with-a-chauvinist-who-heads-the-organization-of-russian-compatriots-in-estonia.html)

Nga Idriz Tafa

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

A the ruset jane ma pak te egjer se shqiptart?!?

Ata e kan diftue vehten ne Berlin me 17 qershor 1954, ne Hungari tetor 1956, ne Prage ne pranveren e 1968, ne Warshav, Poznan, ne Katyn ku ne fillim te LDB vrane 20.000 oficier polak, dhe me 9 tetor 2010 ne Smolensk ku rrezuen avjonin qeveritar polak me krenet e shtetit qe shkojshin me kujtue dhe nderue ushtaraket e tyne te vrame nga Stalini ne Katyn. Vargu i krimeve te rusve asht infinit.

Submitted by beni (not verified) on

Pse s'jemi te eger?Apo jemi popull me kulture,se ka thene Enveri me Salen?Ne per cdo gjo kallashin morim,ligji eshte armiku me i modh i joni,tamam ka thone ky robi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.