Tri pyetje dhe një këshillë për Zj. Topalli

Sikundër njoftohemi prej medias, Zj. Topalli, e ndodhur në një takim me gratë drenovare, paksa thënë në formë premtuese se në mandatin e ardhshëm të qeverisë Berisha do të ketë 30% gra, duke lënë të kuptohet se ajo vetë do të angazhohet për ta realizuar këtë synim.Duke qenë se Z. Berisha nuk është në opozitë por në krye të qeverisjes, mandatin e dytë së të cilës kërkon ta pasojë me një të tretë, na lindin një sërë pyetjesh:-Nuk kuptohet se përse kuota prej 30% e pjesëmarrjes së grave në qeverisje nuk mund të realizohet që në këtë mandat?- Çfarë e pengon Zj. Topalli që të bëjë presion në Partinë Demokratike që qeveria aktuale të pasurohet me pjesëmarrjen e më shumë grave ministre dhe zëvendësministre?-Çfarë mendon Zj. Topalli se do të ndryshojë në konfiguracionin e koalicionit të drejtuar nga PD që do ta mundësojë përfaqësimin më të gjerë të grave në qeverisje në një mandat të tretë?Në fund, me përulësinë e votueses së rëndomtë, marr guximin ta këshilloj Zj. Topalli që atë premtimin para grave të drojtura e punëtore të fshatit të largët Drenovë, ta drejtojë më mirë si kërkesë ndaj atyre burrave të padrojtur e jo aq punëtorë, logun e të cilëve di fare mirë ta bëjë zap kur i duhet ta kapë për zhelesh e të qesë jashtë dikë për t’i lënë gjithë të tjerët ulun ndejun.
Comments
Ndoshta zoti do mendoje dhe
<p>Ndoshta zoti do mendoje dhe do na shpetoje nga Topallet, Berishet e Co.!</p>
Amen!
<p>Amen!</p>
Zoti na ruajte dhe ky premtim
<p>Zoti na ruajte dhe ky premtim nuk mbahet edhe ne legjislaturen tjeter. U lodhem duke degjuar gjelat me ngjyra te PD-se, tani na duhet te degjojme edhe kra-kra-te e sorrave Doda, Bulku, Vokshi e shume te tjera me ne krye sorren e te gjithe sorrave ose zorrave, Topallen qe nuk lane vlere shqiptare pa e perdhunuar dhe ska dordolec qe t´i trembe.</p>
Add new comment