Praktikat staliniste të drejtimit të vendit dhe intelligentsia që duartroket

Postuar në 10 Korrik, 2012 03:31
Mustafa Nano

Para disa ditësh pata një artikull në “Shqip” me titull “U zbyth dhe Akademia… në një klimë zbythjeje të përgjithshme”, dhe aty i referohesha faktit që ca akademikë tanët kishin menduar të mos e ftonin një koleg të tyrin kosovar, saktësisht Rexhep Qosen, në një konventë akademike të planifikuar për t’u mbajtur disa ditë para se të bëhen 100 vjet nga dita e shpalljes së pavarësisë, me arsyetimin se Qosja i ka dhënë gojës shumë gjatë gjithë kohës kundër Kryeministrit Berisha; dhe akademikët e tjerë nuk patën fuqi të skandalizoheshin nga ky vendim i miqve të tyre.

Për saktësi të raportimit, duhet thënë se u ndien nja dy zëra (si Arben Puto e Pëllumb Xhufi), por këta, pikërisht ngaqë ishin pak, në vend ta zbusnin pak skandalin, e theksuan edhe më shumë atë (‘skandal’ po quaj jo faktin që s’kanë ftuar Qosen, por faktin që s’e kanë ftuar me atë arsyetim të çuditshëm e krejt të pakuptueshëm). Për saktësi të raportimit, më duhet të tërhiqem edhe nga pretendimi, të cilit i mbahesha në atë shkrim, se ky arsyetim i refuzimit të Qoses ka qenë ‘shpikja’ e Muzafer Korkutit, zv.kryetar i Akademisë së Shkencave. Nuk ka qenë kështu; të paktën, Korkuti vetë e mohon që kjo të jetë e vërtetë; ma ka thënë via email. Por merret vesh se kjo mea culpa e imja nuk e shfajëson as Korkutin e asnjë akademik tjetër, të cilët nuk e kanë parë të udhës të ngrenë zërin kundër vendimit për t’mos ftuar një akademik në atë veprimtari pastërtisht shkencore me një arsyetim pastërtisht (dhe ndyrësisht) politik.

Ishte një intervistë tjetër që më bëri t’i kthehem këtij argumenti. Ish një intervistë e Nevila Nikës, historiane dhe drejtoreshë e Arkivit të Shtetit, në të cilën e intervistuara kish pranuar t’u përgjigjej pyetjeve lidhur me disa qëndrime prej historiografi të Sali Berishës, Kryeministrit të Shqipërisë. Ky i fundit i kish dhënë të drejtë vetes të fliste ex cathedra për historinë e Shqipërisë, gjë që e bën shpesh pa u skuqur e pa u zverdhur dhe në raste të tjera për çështje të tjera. Një numër historianësh, të pyetur nga gazetarët, kishin pranuar ‘të lëshoheshin’ me tone polemike kundër ‘tezave historiografike të Kryeministrit’, dhe dukej se as që u kish shkuar në mendje të skandalizoheshin me këtë çalltisje të të parit të qeverisë. Sikur një Kryeministër tjetër i një vendi tjetër të ish futur me not në ujëra të tilla, të gjithë, d.m.th. jo vetëm historianët, do të shqyenin sytë e do ta shpallnin Kryeministrin e tyre si të sëmurë psikik.

Ndërsa këtu te ne janë historianët ata që nuk shfaqin as habinë më të vogël; përkundrazi, hyjnë gjithë qejf në polemikë me të, duke ia marrë këtë çalltisje, apo duke e lënë të kuptohet, si një tagër kryeministror. Në fakt, të rrimë shtrembër e të flasim drejt, Paskal Milo e kish theksuar ai anomali këtë tabiat stalinist të Kryeministrit tonë (por më pas edhe ky i kish hyrë vençe polemikës me të), ndërsa Nevila Nika nuk dukej se kish provuar ndonjë bezdi në këtë mes. Përkundrazi, ajo është shprehur në këtë intervistë se “[kryeministri] tha [thjesht] një objektiv, një orientim sesi ta shkruajmë, dha vetëm një orientim, nuk është se është detyrim për ata që e shkruajnë këtë histori”.

Sikur t’mos i njihej autorësia kësaj fraze, me siguri do të mendohej se i përket ndonjë shkencëtari putativ të kohës së Enver Hoxhës. E duhet thënë se, me gjithë gjepurat e ndërhyrjet furacake që ka bërë Kryeministri ynë gjatë njëzet viteve të fundit, askush nuk e ka justifikuar e marrë në mbrojtje kështu si e justifikon dhe e merr në mbrojtje këtë herë Nevila Nika. Nuk është problemi fare te disa qëndrime të Berishës, me të cilat unë personalisht, ashtu si edhe Nevila, jam dakord. Problemi është që Kryeministri ynë duhet ndaluar, të paktën shkurajuar, në këtë karagjozllëk stalinist. Ndërsa Nevila, në vend të bëjë këtë, thotë atë frazën e tmerrshme: “[Kryeministri] tha [thjesht] një objektiv, një orientim se si ta shkruajmë, dha vetëm një orientim, nuk është se është detyrim për ata që e shkruajnë këtë histori”.

Më duhet të them se unë personalisht nuk ndihem i fyer nga Kryeministri që flet kodra pas bregut (nuk mund t’ia lejoj më vetes të fyhem prej tij), por ndihem i fyer prej Nevilave të Shqipërisë, të cilë(a)t po krijojnë atë klimën e zbythjes së përgjithshme përballë Kryeministrit tonë mujshar e furacak. Po pakësohet frikshëm numri i njerëzve të intelligentsia-s e të elitës së këtyre anëve, që kanë guximin ta denoncojnë këtë klimë, tok me regjimin që është ngritur e po konsolidohet mbi këtë klimë. Po pakësohet frikshëm numri i atyre njerëzve që mund të denoncojnë me shqetësim e me gojën plot se, fjala vjen, “korrupsioni e krimi po lulëzon në politikë”, se “është jashtëzakonisht shqetësuese të shohësh një numër politikanësh shqiptarë, që hapur shesin mend me pasurinë e tyre, të cilën çdo kush e di që nuk mund ta kenë fituar me punë të ndershme”, se “[këta politikanë, ndonëse janë të korruptuar], janë në gjendje t’ia hedhin paq”, se “[një numër politikanësh shqiptarë] nuk e kanë problem të shoqërohen me persona me reputacion të dyshimtë, me lidhje të njohura me botën e krimit të organizuar dhe të lëndëve narkotike”, se “ende nuk kam parë një ‘Mercedes’ luksoz apo një automjet me targë ‘Z’ që të ndalohet apo të bllokohet, kur në mënyrë flagrante thyen rregullat në sy të punonjësit që ushtron ligjin”, se “kur një gjyqtar i paguar relativisht pak është në gjendje të blejë një makinë të re luksoze apo të shkojë në udhëtime të shtrenjta private jashtë, atëherë [secili] duhet të ngrejë një seri pyetjesh, sikurse duhet të ndodhë për këdo që punon në zyra publike apo në politikë”, se “kultura kriminale korruptive ka arritur një masë kritike, ku edhe armiqtë ndajnë të njëjtin interes që drejtësia të mos ushtrohet, sidomos për çështje të bujshme, nga frika e efektit domino, e duke parë se si funksionon Shqipëria, nuk është e habitshme se përse janë të paktë e të rrallë prokurorët e gjyqtarët që kanë kurajën e nevojshme për t’u dhënë fund këtyre rasteve” etj., etj.

Të cilit intelektual apo akademik janë frazat e mësipërme të futura në thonjëza? Janë të… danezit Karsten Ankjaer Jensen.

Por edhe ky është duke ikur, pasi po i mbaron mandati presidencial. Dhe ne do të kemi një njeri më pak që bën denoncime të tilla. Por do të kemi plot akademikë, intelektualë e shkencëtarë, të cilët kanë dëshmuar se nuk dinë të bëjnë gjë tjetër në këtë botë, veçse t’u qurraviten njerëzve me pushtet, ose në terma fare konkretë, t’u japin munxët kolegëve të tyre që kanë ‘pacipësinë’ të kritikojnë Kryeministrin, apo të deklarojnë se “ky Kryeministër na hap rrugët e vizionet në studimin e historisë”.

Comments

Submitted by bobi (not verified) on

Nevila Nika? Ha, ha, ha, kush osht kjo? Amon o Muc... mos u merr me nje injorante qe ka mbaru universitetin e qe eshte emeruar nga Sala drejtoreshe. Lere te haje kos...

Submitted by filan fisteku (not verified) on

Jam Filan Fisteku dhe rishkruaj te njejtin mendim prej 2vjetesh neper forume! Fajin nuk e ka Saliu, as Rama, as Ristani e as nderkombetaret.....fajin e ka GJYSMA E POPULLIT (verior, militante, te perndjekur....ne rastin e Drejtoreshes se Arshives duhet te shtoj edhe SERVILE) qe e votojne dhe mbeshtesin PD deri ne vdekje! Saliu pastaj vjedh vetem pak vota dhe arrin 51% dhe ta gezojme dhe 4vjet te tjera! Poooor Saliu nuk eshte armiku im. Fajin ma ka KOMSHIU perballe, qe me injorancen e indiferencen e vet po me mban PENG edhe mua!!!!! (Mero e Mustafai nuk mund te shkruajne hapur si gazetare, qe fajin e ka Populli, por....kur mos t'ju kete mbetur me asgje.....do ta thone!!!!)

Submitted by I-liri (not verified) on

Nuk e di sa here e ka dredhur Nevila ne jete ( qe e ka dredhur eshte e qarte).Por eshte e sigurte se do ta vazhdoje ta dredhe edhe vitin e ardhshem kur ne krye te shtetit te jete nje kryeminister tjeter. Pune vjetersie te profesionit.....

Submitted by Iluministi (not verified) on

Muç, mendoj se ke te drejte ne thelbin e argumentit:

1. Saliu e di veten profesionist të perkryer ne çdo fushë - nuk ia vlen te permend fushat ku ai sypatrembur artikulohet me bindjen  e zoteruesit te te vertetave perfunimtare, aksiomatike. Ky eshte refelksi i psikologjise se individit qe jeton në inkubin e servilizmit dhe puthadorjes.

2. Puthadorja eshte tipar qenesor i nje pjese te zyrtareve - intelektualë, oportunizem i spovuar qe te siguron shumeçka, por jo dinjitet profesisonal.

Nderkaq, mos mendo se te gjithe i takojne kesaj kategorie. Ti, p.sh., nuk ben pjese ne kete bashkesi; si t'i ka me qindra qe artikulohen ose jo publikisht. Le t'i leme zyrtaret-intelektuale te prashisin kopështin e Saliut, pasi ky eshte testi me  mire per te provuar/deklaruar integritetin e tyre akademik, profesional dhe social. Gudarë, Nevila, Dhorë e Co nuk i kiane munguar e nuk do t'i mungojne ketij vendi. Gjithsesi ji i qete se ata jane minoranca e padenje e vendit, edhe pse nje barre titujsh e nderesh u ri ne koke si brerore.

Submitted by Dardan (not verified) on

Mustafa Nanos,

Fare shkurt, me thauj nje shtet ne bote ku te pasurit si klase jane krijuar nga puna e ndershme e tyre apo sjellja e ndershme e tyre. Mos ki frike qe une do vras vehten pasi te marr pergjigje pozitive te pakten per nje emer shteti.

Submitted by luani (not verified) on

E ku do te dalesh me kete pytje? Dmth te mbyllim gojen ne, nderkohe qe mafiozet dhe boset e droges na jane bere qeveritare?

Submitted by Relapso (not verified) on

O Dardan, mos thuaj idiotlleqe! A ke jetuar ndonjehere ne ndonje shtet tjeter perveç Shqiperise? Nuk ka shtet dhe shoqeri ne bote me nivelin tone te korrupsionit dhe te pandershmerise. E sidomos nuk ka qytetar normal ne bote qe te perligje korrupsionin siç ben ti me teorine "meqe keshtu bejne te gjithe, perse te mos bejme edhe ne". Njerez si ti jane kanceri i shoqerise sone.

Submitted by krosi (not verified) on

I nderuar Muc,

jane ca njerez ne kete bote qe se kane per gje te kene shumefytyra (shprehje e Senior Blush) - psh jane ata qe mbeshtesnin Nanon me fletushka te kohes se komunizmit, jane ata sumkapucet qe mbeshtesinin Bashen me fletushka (nuk kishte gje qe ministri Lul ishte mandatori i vrasjeve te 21 janarit e deklaroi vete Prendi kur e thirri komisioni HALIMI;  Ina Rama me mire Sumkapucja e Prokurorise e ka harruar kete gje) . Pra gjerat jane mpleksur ne ate fe sa ne kenaqemi per 4 vjet me heshtjen qe flet nga Topi!!! Sumkapucer gjithandej o Muc per buken e gojes lepihen gjithandej ku te gjejne nje cope sume.

Submitted by Anonim (not verified) on

E kush te tha ty Muc Nano se Nevila Nika eshte intelektuale ? Keta "intelektuale" si Nevila Nika , Dc Prof . Shaban Memia , etj. etj. i beni vetem juve dhe pushteti qe ua ve "titujt" si dekorata skllavi partiak ! Ju te medias po ua vishni me "mish" keto "skelete" dhe ja ku na dolen "intelektuhalet" !

O Muci , nuk gjen intelektuale ne pune shteti ne Shqiperine e sotme , sic skllever "intelektuhale" te perkrahur ekonomikisht nga pushteti , mundet t'i gjesh edhe mejhaneve .....

Shqiperia e sotme , prodhon intelektuale , mbase vertet gjigande (per shkak te tragjikomedise ku ndodhet) , por keta nuk do t'i gjesh askund ne media  dhe aq me pak ne pune shteti dhe jo me "shef" ne "magazinat" e shtetit !

Submitted by matura 79 (not verified) on

Nje pyetje per ju z.Nano:  nese ju do te jetonit me rrogen qe ju jep shteti shqiptar, a do te linit ju femijet tuaj pa buke thjesht per hir te kurajos intelektuale per t'i thene gjerat troç nje Fashisti qe pa ju dridhur dora ja u heq kete buke? Shtoj ketu ne kushtet kur ne Shqiperi nuk ekziston me asnje institucion ku ju mund te gjeni dhe mbroni te drejtat tuaja.

Edhe nje pyetje tjeter: Nuk e keni vene re se te vetmit zera te vertete opozitare ne Shqiperi jane ata qe nuk varen ekonomikisht nga pushteti? Analizoni sinusoidat e Lubonjes dhe aty do te gjeni nje ilustrim te thjeshte te pergjigjeve te drejta.

Ju falenderoj per kurajon qe tregoni (se e di mire qe nuk eshte e lehte per ju dhe M.Bazen)

Kanada, korrik 2012

Submitted by luani (not verified) on

Z. Nano, shkrimi eshte shume me vend. Ceshtja qe trajton eshte shume e rendesishme, sidomos ne keto kohe: po rivendoset fuqishem frika ndaj pushtetit dhe njerezit s'po kane me kellqe as te flasin, e jo me te ngrihen kunder. Me kujton qartazi 5 dekadat qe kaluam nen Enverin...

Submitted by ervini (not verified) on

Bravo Muci, se copa mishi si Nevila po na mbysin dhe po na marrin ne qafe.  Saliun te pakten e dime se ca eshte, por jane ata qe i bejne iso te cilet jane shume here me te frikshem.

Submitted by anonim (not verified) on

Të përgëzoj Mustafa! Por sa keq janë kaq pak si ty. Sa për atë Nevilën, nuk ka se si të jetë as intelektuale e as historiane kur gati sa nuk thotë rroftë Saliu. Atë fytyrë do ta njoh menjëherë në se më bie rasti ta shoh në rrugë, mbasi më bëri përshtypje kur e dëgjova te emisoni shqip në Top chanel.  Sigurisht në se ky vënd do të çlirohet një ditë nga regjimi i Saliut, duhet ti hiqet e drejta e ushtrimit ose të qënurit historiane: Ajo është sahanlëpirëse. Ka ndonjë nga lexuesit që e justifikon atë palo grua, se ka frikë për bukën e gojës. Unë nuk jamë dakort sepse në emisjon ajo ka ardhur me vullnet të lirë. Por në fund të fundit le të jetë me dinjitet se për moshën që ka në asnjë rrethanë nuk i lejohet të shes historinë e vëndit të vetë.  Nuk di a ka surrat të dali se të gjithë njerzit e njohën dhe ka rreziuk ta pështyjnë kur ta shohin. Pra më mirë të mbetet pa bukën e gojës se sa të hajë një lugë çorbë të prishur. Ajo duhet të ketë turp qoftë dhe të ndeshet me komshitë e shkallës së pallatit, ajo është e damkosur. Por në atë emisjon doli dhe plaku Mere, Neritani, shërbëtori besnik i Enverit që e zgjishte delegatë për të marrë pjesë në kongreset e partisë. Atij Saliu i ka çuar djalin në ambasadë, i kapunësuar të gjithë si familje. Prandaj Mustafa mos iu quaj këta njërëz intelektual po sahanlëpirës dhe pa shtyllë kurrizore.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.