Vera pa alkool e Brukselit

Aso kohe, kur bashkuan 12 llojet e vreshtave, ata prodhuan verën më të admirueshme në botë... Gjermania, me trupmadhin Helmut Kohl i shtypte kokrrat e rrushit me këmbë aq sa nuk linte as një pikë të shkonte dëm.. Miterand i Francës me gotën e kristaltë në dorë testonte i pari prodhimin, që në fuçitë e lisit, përpara se të mbylleshin në shishet e fisme për t’u hapur në tryezat e vendeve me demokraci të thartuar... Ndërsa shtetet e tjera, deri në atë kohë, as në ëndrrat e tyre të dehura nuk e kishin gustuar një begati të tillë... Për ta falenderuar Zotin, si rrallë herë shpërthyen dyert e katedraleve dhe në mure vunë re ikonat shekullore... Pa dallim u fiksuan te ajo me fushën blu dhe 12 yjet që rrethonin Shën Marinë...12 orë, 12 muaj, 12 ngjyrat e qiellit..., njësimi, perfeksioni, bashkimi... Në heshtje, e krahasuan veten me personazhet e një prej tregimeve më të përmendur në botë, atë të 12 apostujve të shenjtë dhe këtë simbol e shndërruan në flamurin e Evropës së Bashkuar...
Por... por për fat të keq nuk zgjati shumë dhe u pushtuan nga djalli.. Për hir të sasisë, hoqën dorë nga cilësia, i shtuan vreshtat me hardhi të pabëra e na u bënë 27... Lanë mënjanë paravolitë dhe verbërisht besuan se Zoti kish gabuar numërimin para 2000 vitesh në Jeruzalem...Madje tentuan sfidën dhe e shndërruan Brukselin në një qytet edhe më të shenjtë se sa vetë Jeruzalemi, plot me 27 apostuj... 27 apostuj me të drejta të barabarta për t’i predikuar kujtdo, por pa marrë asnjëherë përgjegjësi të barabarta për krasitjen e hardhive në vreshtat e tyre... Dhe kështu i gjithë prodhimi i ambalazhuar i 27 vreshtave u mbeti në duar, pasi asnjë treg përveç atij të besimit musliman nuk po lakmon tashmë ta pijë verën pa alkool të kësaj kantine... Madje edhe këto vende vetëm falë diellit të fortë që i ngroh po mbajnë një shpresë... Të pijnë sa të munden, të zbërthejnë komçat e këmishës dhe të fërkojnë barkun karshi diellit, në pritje të fermentimit, pa kryer mëkat e të dehen një ditë me vlerat e demokracisë së kësaj Evrope......
Tashmë, Gjermania dhe Franca, fajtorët dhe të penduarit kryesorë kanë filluar të takohen shumë shpesh për të zvogëluar numrin e anëtarëve të përgjegjshëm sërisht në 12 Shtete...A do të jetë e mundur kjo?! Natyrisht që po, sepse Zoti është gjithnjë i plotmëshirshëm për ata që sinqerisht reflektojnë... Do të ndodhë, kur të shpallin emrat e atyre zyrtarëve evropianë që bashkëpunuan me autoritet greke për të deformuar shifrat... Kur të pranojnë gabimin fatal të grisjes së demokracisë me të dyja duart në referendumin për pavarësi të Malit të Zi, kur vullnetin e lirë të një populli e matën me 55 PLUS 1% ... do të mund të ndodhë. Vetëm atëherë kur të marrin përgjegjësinë për neglizhencën që shkaktoi masakrën e Bosnjës... Pse jo, do të ndodhë që Zoti ta përzejë sërisht djallin nga kantina e tyre e do të prodhojnë sërisht verën e dikurshme...
Por nëse Bashkimi Evropian redukton anëtarsinë superiore në 12 Shtete ç’mund të ndodhë...?! Qeveria aktuale e SHBA-ve do të përballet me sulme të papritura dhe të pa ndalshme... Dhe kjo veçse nga ushtria e kollarisur e zyrtarëve të papunë të Brukselit të ardhshëm..... Pasi për këtë ushtri të çoroditur, nuk do të ketë më projekte në miliona euro për të firmosur, udhëtime të pafund, hotele luksoze, gazetarë të interesuar për t’u marrë ndonjë fjalë ...E shumë e shumë privilegje nuk do t’i gëzojnë më si dikur... Nuk do të kenë më të dashura, madje edhe të dashurit, në vendet ku lindën, nuk do t’i pranojnë më në vreshta duke i quajtur grabitës të ëndrrave të tyre...
Këta zyrtarë të papunë, teksa do të enden nëpër botë si endacakë me shishet e verërave pa alkool dhe pa etiketa nën sqetull, do të fajësojnë Presidentin Obama për këtë katandisje... E kështu do të udhëtojnë pa pushim... Mund t’u ofrohen për punësim klikave që mbështesin terrorizmin ose ndoshta do t’u bashkëngjiten fushatëbërësve republikanë në zgjedhjet e ardhshme të SHBA-ve, për të mundur Obamën... Me insistim dhe shpresë për të kthyer edhe njëherë kohën e Bushit....atë kohë që vetëm nën efektin e verës me sa më shumë alkool mund të harrohet...
Comments
E ke qare artikullin. E ke

E ke qare artikullin. E ke thene shume bukur per ata barkderret, llupesit, trashaluqet e ketyre institucioneve te kota qe gjoja investojne nga 2-3-10 miliarde euro ne vendet ne zhvillim per projekte te kota qe nuk maten dot shpenzimet si dhuna ndaj burrave, grave, femijeve, trajtimi ne komunitete e lesh e lesh e lesh, jo se keto jane te parendesishme por qellimi pse ata i bejne eshte qe te vjedhin parate jo te ndryshojne ndonje gje. Keto i quajne donacione (d.m.th i marrin te gjitha per vete) jo kredi. Ndersa kur vjen fjala per ndertime infrastrukturore ku shpenzimet jane te matshme japin kredi. Vjedhin ndryshe nepermjet perqindjes se tenderit 10-15 % ne varesi dhe te projektit. Pastaj ne fund te dites disa katundare (pa ofenduar fshataret tane te nderuar qe po robtohen te shkretet per buken e gojes) nga gjermani, franca, austria, cekia na dalin ne televizor dhe na flasin per investimet nga ana e istitucioneve te tyre. Perversitet total. Vjedhje galopante dhe pastaj u kerkojne vendeve ne zhvillim te ulin korrupsionin te ndryshojne.

Me pak fjale BENI SI THEMI NE POR MOS BENI SI BEJME NE.

PERVERSITET TOTAL.

hartim mature ? si te thoni

hartim mature ? si te thoni ju, dursun-efendi. uroj te keni marre 10!

Degjoni Berishen kur

Degjoni Berishen kur flet. Arritje madhe futja ne NATO. Mbas kesaj dite ne cdo familje shqiptare eshte shtuar nje pjate gjelle me teper. Te gjithe jane me te lumtur. Pa le kur te pranohemi ne BE. Askush nuk do te punoj me. Fshatarit shqiptar, do te vijne t'ja punojne tokat mjetet nga Gjermania e Franca. Vape nuk do te kete me, qe te digjet ne mes te fushes per piken e ujit. Nga qielli do te krijohen re artificiale dhe shiu do te bjere vetem ne aren e atij qe e deshiron. E sa mire me ken shqiptar.......atehere !!!!!!

Add new comment